Ashtu eshte , femijet ta bejne jeten te rendesishme , me kuptimplote.Gimi3 : Te jepet jete, do te thote - te fillohet jete e re.
Ashtu eshte , femijet ta bejne jeten te rendesishme , me kuptimplote.Gimi3 : Te jepet jete, do te thote - te fillohet jete e re.
E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)
Ne jeten e femijes dhe te prinderve te tij nuk do te thote qe momentet e veshtira te jene te njejta.Muajin e pare dhe vitet e para zakonisht jane nga te dyja anet te lumtura, aq me teper nese femija i tyre reagon ashtu siç deshirojne dhe siç presin prinderit. Megjithate, se shpejti personaliteti i femijes manifestohet ne menyre me te caktuar.Duke zbuluar gradualisht boten e te rriturve dhe duke u adaptuar gradualisht ne ate bote, deshiron edhe vete te marre pjese ne te edhe ate sipas deshires se vet.Kjo megjithate, shume shpejt do ta çoje ne kundershtim me prinderit ne situata te ndryshme.
Vitet e shkollimit te obliguar mund t'u sjellin prinderve ndjenjen e gabuar se tani kane mundesine qe te kene perkrahjen e shkolles. Ndonjehere " zgjohen " ne momentin kur femija arrine ne adoleshence dhe perseri interesohen, me pak apo me me shume fat, per fillet e jetes se rritur te atij femiu dikur te vogel te cilin e njihnin.
Te verbuar nga problemet personale, prinderit nuk i kushtojne kujdes te mjaftueshem se femija i tyre gjate rritjes gjithashtu perjeton çaste te veshtira edhe ate ne periudha kur prinderit mendojne se gjithçka eshte ne rregull. Qe nga paraqitja e viteve te para te lumtura, femija i vogel duhet t'i tejkaloje veshtiresite e medha qe te behet ai çka eshte. Qofte djale ose vajze, çdo femije shpesh eshte perplot ndjenja kunderthenese te cilat i ndihmojne atij te gjeje zgjidhje per ardhmerine. Ne te vertete, gjate periudhes se shkollimit femija patjeter te kete sukses ne nje intervenim delikat: ai duhet te mesoje si tani e tutje qe te ndaje interesin e vet ndermjet prinderve dhe botes se jashtme, e cila pernjehere i hape perspektiva te reja, interesa te reja, menyra te reja te komunikimit. Te gjithe prinderit shume mire e dine se nuk ka fitim pa investim, gjegjesisht se eshte e pamundur qe te fitohet diçka nga asgje, por shpesh harrojne se ne ate moshe nevojitet shume guxim per te rritur femijen. Qe te mund te kemi pak a shume pasqyre te veshtiresive te cilat femija patjeter duhet t'i perballoje gjate rritjes se vet, do t'i veshtrojme ne fillim prinderit e pastaj femijet.
Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .
Krijoni Kontakt