Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Si të bëhemi prindër të suksesshëm ?!

    Te shumte jane faktoret qe ndikojne ne formimin e femijeve, por prinderit jane faktori me i rendesishem, sepse shtepia e prinderve eshte shkolla e pare, ndersa prinderit jane mesuesit e pare prej te cileve fitohen edhe vetite e mira apo te keqija.
    Prinderit jane te detyruar t’i edukojne femijet menjehere pas lindjes.Krahas detyrave te lartpermendura, prinderit duhet te perkujdesen edhe per pastertine, shendetin dhe ushqimin e drejte te tyre.
    Kontrolli mjekesor i rregullt i femijes eshte detyre shume e rendesishme e prindit.Krahas edukimit dhe zhvillimit fizik, prinderit jane te detyruar qe te kujdesen edhe per zhvillimin mendor dhe psikik.Truri i femijes meson çkado qe sheh dhe degjon prej prinderve.Prandaj, duhet te jemi te kujdesshem se si sillemi dhe se çfare flasim ne pranine e tyre.

    Disa keshilla per prinderit :

    Leri femijes pak liri


    Gjeja me e keqe qe perdorim ne edukuesit dhe mesuesit eshte kontrolli i pandare i cili e merzit femijen dhe e mbingarkon.Prandaj, leri femijes nje siperfaqe te lire ku mund te sillet si te doje.Gjithashtu, beja te ditur se kjo siperfaqe lirie nuk do te funksionoje nese nuk e shfrytezon si duhet.Mos i bej kontroll e as mos i qendro mbi koke.Vetem nese i then rregullat e sistemit, keshtu ai do ta kuptoje se eshte nen kontroll.Femija ndihet shume i forte dhe eshte i gatshem te luftoje per hir te lirise se tij.Pra, ai perpiqet me qellim qe babai te mos kete kontroll mbi te.E verteta eshte se femija nuk ka nevoje per te gjitha keto, nese ngrohtesia dhe dashuria ia kane mbushur jeten, ne vend te kontrollit te pandare.Ai do te mesoje çdo te re. Me nje fjale : “ Mos i bej shpatullat e femijes tend fushe sporti, topi i te ciles eshte meraku i tepert ! “

    Urdhera te prere , por me mençuri

    Femijes duhet t’i jepen urdhera te prera, porn e te njejten kohe kerkohet prej prinderve qe interpretimi i ketyre urdherave te prera te jete ne menyre ndihmuese.Nese femija e ka shtruar dyshemene e dhomes se tij me lodra, nena duhet t’i flase ne kete menyre : “ t’i mbledhim lodrat bashke ! “, e cila fillon e para ne mbledhjen e lodrave.
    Femijes nuk I mbetet tjeter pos te filloje t’i mbledh ato.Nese te femija paraqitet padegjueshmeria, ndoshta kete e shfaq edhe me ze te larte kur nena e tij kerkon ne menyre te preree kercenuese qe te shkoje te laje duart apo te shkoje ne banjo.E kunderta ndodh nese femija degjon urdherat me sjellje te mire, çohet i zbaton ato qete e shpejt.Sa me shume qe te shtohet kerkimi i diçkaje nga ai, aq me shume i shtohet deshira per moskryerje te ketij urdheri.
    Disa prinder krenohen me femijet e tyre, te cilet zbatojne urdherat vazhdimisht dhe nuk bejne asgje per ate qe jane te obliguar te bejne.Disa te tjere bashkepunojne me femijet, sikur te ishte prone private.Ndersa disa te tjere i ngarkojne femijet jashte mundesive ; u japin pergjegjesi qe nuk mund t’i kryejne.Te tri rastet jane te paqelluara.


    Pakeso kritikat

    O ju prinder ! Kushtoni vemendje pakesimit te kritikave dhe veprimeve jo te domosdoshme! Gjithashtu, pakesoni kontrollin! Femija nuk eshte mjet te cilin mund ta drejtosh si te duash.Ka edhe ai mendimet e veta qe i njeh si te arsyeshme ne drejtim te çeshtjeve te tij personale.Kur ai perpiqet te gjeje vet zgjidhjen, jepni rastin, kurse kur nuk ia qellon, ndihmonije!
    Ne shume raste pyetje te teperta i drejtohen femijes.Per shembull : “ Pse qesh keshtu ?” , “ Pse ec ashtu ? “ , “ Nxirri fjalet dhe shqiptoji ato drejt ! “, “ Mos loz me floket ! “ Shko pastro dhembet ! “ e tjera.Te gjitha keto mund te kene veprim te kundert te femija qe e shqetesojne ose e bejne te lekundur ne vendimet e veta. Net e shumten e rasteve kjo gjendje u ndodh femijevete pare, nga kujdesi i tepert i prinderve.Pastaj me ardhjen e femijes se dyte, prinderit kuptojne se kane mesuar diçka nga femija i pare dhe se duhet t’i japin me shume liri femijes se dyte.Keshtu me femijen e dyte sillen ndryshe.
    Kerkohet prej nenes qe te femija te mbjelle menyren e diskutimit, t’i beje disa pyetje e ta shikoje se si do te pergjigjet.Gjithashtu t’i mesoje mosngritjen e zerit gjate bisedes, mosnderprerjen e bisedave te te tjereve etj.
    Ta pyese se çfare do te bente ai nese do te shikonte vellain te grindej me shokun e tij, çfare do te bente ai nese do te shikonte ne rruge femije te plagosur.
    Femijet te cilet nuk pergatiten nga prinderit rriten dhe zhvillohen me personalitet te dobet, per dallim nga ata prinder te cilet femijet i mesojne menyren e shprehjes gjate te folurit.

    Vepro me kujdes

    Nese babai para femijeve bertet, shprehet se lodhet shume dhe se atij i eshte bere padrejtesi, e gjithe kjo futet ne mendje te femijeve se babai eshte shnderruar si viktime e nenes dhe se me mire do te ishte sikur te mos martohej fare.
    Gjithashtu nese nena bertet e thote se burri eshte krijesa e vetme e cila kenaqet ne kete bote, se ai e shfrytezon çdo te drejte, atehere femija femer fillon t’i urreje burrat dhe kjo çon qe ajo ti shmanget marteses ne moshen madhore.Ai djale i cili e shikon babain me keto sjellje, mendon se kjo eshte menyra e sjelljes se burrit ndaj gruas.Gjithashtu edhe vajza nese e heton nenen te ngreje zerin kur flet me babain, atehere ajo merr mesim, kinse edhe ajo duhet te sillet me burrin e saj dikur.

    Pyetja per ju :

    Si të bëhemi prindër të suksesshëm ?!
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Ta ndegjom femijn eshte e rendsishme, te kalojsh kohe me ta sepse ne ditet e sodit, shume here te dyt baba e nana punojn e nuk kalojn kohe me femi.
    Prindert duhen ti japen shancen femijs e tyre te ben qka i pelqen, futboll nese i pelqen, vizatim e tjeter, ta lejon te ben ca gjera se nuk ka mujt me i bere prinderi vet kur ishte me i ri por me kufi. Teper liri mund te jete keq per femijn sepse athere mund te jete edhe mosrespekt ndaj prinderve.
    Kaq per sot ...
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e vaioletm
    Anëtarësuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Boten e çudirave
    Postime
    19
    Faleminderit Gimi...
    Aude et maiora pervenies..[FONT="Georgia"][COLOR="Red"][LIST=1]

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    "Per tu bere prinder te sukseshem duhet qe ta Duash dhe Qmosh "Iden" qe te behesh Prinder I Sukseshem"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ne teori te gjithe do te merrnim 10-ta ,por ne praktike eshte shume e veshtire te jesh prind i mire.Per mua nje prind i mire eshte ai qe nuk ve asgje tjeter para edukimit te femijes.Fatkeqesisht jo te gjithe prinderit e kuptojne kete gje .Ata mendojne se eshte detyre e shkollave te edukoje apo arsimoje femijen .Duhet tu qendrosh sa me prane femijeve ,ti kuptosh,stimulosh sjelljet e mira dhe qortosh ato jo te mirat, por ne asnje menyre ti llastosh shume.Nuk duhet t'ua plotesosh te gjitha deshirat ,se kjo i ben ata ,te jene gjithe kohen te varur nga ty dhe aspak te pergjegjshem ,sidomos ne shpenzimin apo ruajtjen e lekeve.Ne edukimin e femijes duhet te marin pjese te dy prinderit dhe duhet te mos jene kontraditor ne shprehjen e mendimeve apo veprimeve.
    Mund te shkruajme faqe te tera ne lidhje me kete teme ,pasi ka shume per te shkruar dhe nuk mund te permblidhen me disa reshta .Une po e le me kaq tani per tani.Bye!

  6. #6
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Prit te behemi Prinder derman pastaj e shikojme do jemi apo jo te suksesshem.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Si të bëhemi prindër të suksesshëm ?!

    1 - femise , do ja plosoja te gjitha deshirat , pervecse droges alkolit dhe sherreve

    kaq.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shpesh prinderit cuditen me sjelljet ose veprimet e femijeve te tyre. Kjo ndodh pasi ata e shohin femijen me syrin e te rriturit. Por cfare ndodh ne rast te kundert, kur i rrituri shikohet me syrin e femijes. Shkencetaret thone se nga syri i nje foshnjeje, prinderit jane po aq te cuditshem, misterioze e te hutuar, sa edhe femijet e pare nga syri i prinderve. Shkencetaret vezhguan me kujdes dhe krahasuan levizjet e syve dhe kohezgjatjen e perqendrimit te tyre tek nje grup femijesh 1 vjec dhe tek nje grup femijesh 6 muajsh. Rezultatet treguan se femija me pak se nje 1 vjec nuk eshte ne gjendje te parashikoje ose te kuptoje se cfare po perpiqet te beje nje person tjeter. Por nje femije 12 muajsh eshte ne gjendje njesoj si i rrituri te parashikoje veprime te thjeshta te personave perreth. Per shembull, nese nje nene merr nje loder te caktuar, qe foshnja e parapelqen dhe ia zgjat femijes, femija nen nje vjec nuk eshte ne gjendje te kuptoje se cfare po perpiqet te beje e ema, edhe nese kjo nene e ka bere kete veprim shume here me pare. Keshtu ndodh edhe me fytyra ose situata te njohura; foshnjet nen nje vjec nuk jane ne gjendje te kuptojne se cfare po ben personi qe perpiqet t’i ndihmojne. Shkencetaret thone se kjo duket qe tregon se perpara moshes nje vjec, ne trurin e femijes ende nuk ka ndodhur ajo nderthurje neuronesh, qe e ben njeriun te parashikoje hapin e ardhshem. Kjo ndoshta nuk u pergjigjet te gjitha pyetjeve qe kane prinderit e rinj, por te pakten i ben ata te kuptojne pak me mire perse femijet bejne ate qe bejne dhe qe te rriturve u duken veprime te cuditshme.
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923
    Citim Postuar më parë nga BaBa Lexo Postimin
    1 - femise , do ja plosoja te gjitha deshirat , pervecse droges alkolit dhe sherreve

    kaq.
    I njejti mendim me Baben
    E kam të vështirë të gjykoj të tjerët , por të tjerët e kan të vështirë për mos më gjykuar mua.....

  10. #10
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Ju jap nje keshilleemijet duan shume dashuri dhe disipline te moderuar.formula

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sekrete për të qenë të suksesshëm!
    Nga Davius në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 15-11-2023, 18:09
  2. Prindër, misioni i pamundur?
    Nga Xhuxhumaku në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-09-2012, 09:17
  3. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  4. Prezantuesi/ja me i suksesshem shqiptar ne televizion dhe spektakle?
    Nga Letersia 76 në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 24-12-2002, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •