Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    A fillon historia e familjes para lindjes se femijes ?

    Familje e krijuar mire. A ka sukses me te madh ne jete sesa lumturia e vatres familjare , se pasardhesit e edukuar mire ? Mirepo , receta qe do te garantonin kete sukses nuk ka. Kjo eshte ceshtje individuale. Gjithsesi se ka keshilla te dobishme dhe te aplikueshme, por ato mbesin shkronja boshe ne leter po qe se mungon vullneti i mire dhe kembengulesia e prinderve qe ta kuptojne femijen e tyre.
    Çfare ndodhe me femijen ne fazat e caktuara te zhvillimit te tij ne perputhshmeri me moshen qe ka, me perkushtimin dhe stabilitetin e rrethit ? Ne kete kontekst, ketu do te shtjellojme disa sqarime, per t'u marre me thellesisht me gjerat qe na duken aq te thjeshta dhe vetvetiu te kuptueshme.
    Se pari, pa marre parasysh moshen e prinderve te ardhshem, qe te dy vazhdimisht mendojne per ate qe e kane krijuar dhe qe do te jete pjese e jetes se tyre deri ne vdekje.
    Mendimet, bisedimet dhe keshillat e shkruara do t'i pergatisin ata deri diku qe ta marrin rolin e ri te - nenes gjegjesisht babait.
    Se dyti, njoftimi per shtatzenesine e ringjall historine e femijerise se tyre, nxite shpresa dhe brenga, sepse fshehe perspektivat e ardhmerise. Por , do te kete mjaft kohe qe te kerkohet zgjidhje e brengave te ardhshme, sepse gjate shtatzenesise nuk duhet menduar per veshtiresite.
    Ndonjehere ka rrethana kur lajmi per ardhjen e femijes nuk do te jete i pranuar gezueshem. Pa i numeruar te gjitha rastet qe mund te vijne parasysh, ta marrim faktin se shtatzenesia ne momente te caktuara mund te paraqese brenge serioze per ato gra te cilat kane predispozicion qe te jene te ndjeshme nga pandihmesia dhe pasiguria. Pra , mund te paraqiten mendime per nderprerjen e shtatzenesise, qe nje gruaje te tille mund t'i duket e vetmja shanse qe ne nje te ardhme tjeter te krijoje amesi te lumtur.
    Gjithashtu ndodh qe edhe burri nuk mund ta pranoje faktin qe gruaja mbetet shtatzene dhe keshtu kur ai merr vesh per kete , ai terhiqet. Burri i tille , i martuar apo jo , " e ruan " shansin e vet qe nje dite te behet baba i lumtur.
    Çfare zakonisht perjetojne prinderit pas ardhjes se femijes ne bote? Per cdo rast, edhe gezim edhe brengosje! Lajmi per ardhjen e qenies se vogel njerezore ne bote, zakonisht shkakton gezim te madh , te perzier me ndjenjen e caktuar te brenges e cila zakonisht percjell nje rast te tille. Per t'u kuptuar kjo brenge, duhet te kujtohemi ne pyetjen qe na eshte imponuar qush ne femijeri : si vijne femijet ne kete bote ? Sot femijes nuk besojne me se lejleku sjell femijen nga skaji tjeter i botes, sepse pa dyshim jane mire te informuar per te gjitha aspektet e jetes nepermjet masmediave. Ata shume me heret rriten dhe ne fakt shume heret ndalen se qeni naive, ndersa kurreshtja e tyre e lindur shume shpejt i çon ne boten jo aq ideale te te rriturve.
    Edukimi seksual neper shkolla do te duhej t'u jape pergjigje femijeve per kete çeshtje. Megjithate, shume me heret sesa qe arrijne informatat e ketilla deri te ata , te gjithe femijet gjejne disa " sqarime " lidhur me kete, nga veshtrimi fizik i vetvetes apo i te tjereve. Femijet shume heret e dine se bebja gjendet ne barkun e nenes dhe se ajo ne bark rritet per shkak se nena han ushqim. Gjithashtu, ata shume shpejte zbulojne se bebja lind nga barku i nenes. Zbulimet e tilla i mundesojne femijes qe te vije ne konkluzione me sqarimet e dhena nga te rriturit. Megjithate, duhet te pranojme se sqarimet e te rriturve shpesh jane te paqarta, sepse prinderit para femijeve te tyre e fshehin jeten e tyre intime. Per kete, ne psiken e femijes mbesin pyetje per te cilat nuk ka pergjigje. Por , ato " zbulime " dhe " pyetje " nga mosha femijerore zakonisht harrohen pas nje kohe dhe gradualisht zevendesohen me informata qe jane ne perputhje me njohurite shkencore.
    Por, kjo nuk do te thote se ato plotesisht zhduken nga shpirti i femijes dhe serish shume lehte mund te perseriten ne formen e frikes se paqarte te mashkulli apo femra e rritur.
    " Gjera te tilla " me vone mund te shkaktojne pengesa te caktuara gjate shtatzenesise dhe probleme seksuale te njeri apo prindi tjeter i ardhshem. Ata gjithsesi nuk jane gjithmone te vetedijshem per pengesat e tilla dhe per shkaqet e tyre , por ato mund te verehen nga sjelljet e tyre ndersa quhen
    " ndjenja te fajit " . Nese perjetimi i fajesimit te tille eshte shume i fuqishem, ai mund t'i demtoje gjasat e femijes se ardhshem per jete psikike te ekuilibruar.
    Edhe dicka.Shtatzenesia prinderve te ardhshem zakonisht ua imponon nje pyetje te cilen shumica nuk duan ta parashtrojne. A do ta çrregulloje jeten seksuale te çiftit te ri lindja e femijes ? Gjinekologu ose mjeku familjar duhet qe te bisedojne per kete me prinderit e ardhshem. Ne fillim te shtazenesise kur gjithçka shkon si duhet, marredheniet intime jane te mundshme. Ky preokupim i parnerit ne te vertete deshmon se secilin prej nesh e ndjek kunderthenia mes jetes personale dhe rolit si prind, por me perparimin e shtatzenesise kjo kunderthenie gjithnje e me shume rritet.

    Marre nga libri :

    " Bota e Psikës Fëmijërore "

    Bazat e Psikologjisë Mjekësore Femijërore

    Ju keshilloj qe ta lexoni kete liber eshte shume i mire
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #12
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lajmet? Vetëm me mamin dhe babin.

    E gjithë familja është ulur në sallon. Ndizet televizori. Lajmet e ditës transmetojnë imazhe dhune dhe terrori. Edhe fëmijët shikojnë. Mos i lini kurrë vetëm!

    Familja është ulur rreth tavolinë. Është ora e darkës. Si gjithmonë babi do shikojë lajmet. S’ka kukulla me kartona, s’ka emisione për fëmijë, s’ka muzikë. Në këtë orë ka vetëm lajme. Pas siglës që lajmëron fillimin e edicionit të darkës, spikerja fillon një e nga një me lajmet. E gjithë familja qetësi! Edhe fëmijët!

    “Një baba qëllon të birin 7-vjeçar për vdekje, për t’u hakmarrë për të shoqen e cila e braktisi para tre ditësh”; “250 persona u vranë dje në Irak si pasojë e një shpërthimi minash. Ndër të vrarët edhe 37 fëmijë”; “Tjetër aksidente ajror. 70 të vdekur dhe 37 të humbur është bilanci i rrëzimit të avionit amerikan dje në brigjet e Paqësorit, si pasojë e një defekti në njërin prej motorëve”...



    Lajmet, të preferuara nga fëmijët!

    Informacione, që për të rriturit, të cilët e kanë të stërvitur dëgjimin me aksidente, vrasje, të humbur e të mbytur, janë mëse të dëgjueshme. Për ta, lajme të tilla do të përbënin gjënë më normale në botë. Por nuk vlen e njëjta gjë për fëmijët, të cilët mund të turbullohen jo vetëm sepse janë duke dëgjuar për kaq e aq të vrarë apo të aksidentuar, por mbi të gjitha sepse imazhet që transmetohen në ekran mund të shkaktojnë tek ta trauma të vërteta psikologjike.

    E megjithatë, sipas disa statistikave, mendohet se edicioni lajmeve është programi më i ndjekur dhe më pak i censuruar nëpër shtëpitë e evropianëve. Prindërit përpiqen aq shumë që të mbrojnë fëmijët e tyre nga filmat me skena dhune, kontrollojnë me kujdes programet që ata ndjekin në televizor. Madje edhe vetë mediat vendosin në ekran simbole treguese me moshën përkatëse që mund të ndjekë aksh program televiziv, duke paralajmëruar se ky apo ai film nuk lejohet për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Por as kujdesi i prindërve dhe as ai i mediave nuk vlen kur vjen puna tek lajmet. Janë të lirë t’i shohin fëmijë e të rritur.



    Fëmijëve u duhen shpjeguar të gjitha

    Si të mbrosh një fëmijë nga informacionet shumë të ashpra dhe direkte, që mund të ndikojnë për keq në gjendjen e tyre shpirtërore?

    Fëmijët kanë të drejtë që të informohen dhe të dinë gjithçka që ndodh në botë. Kjo i ndihmon të jenë në dijeni të realitetit dhe mbi të gjithë shërben si material për zhvillimin e tyre. Por është e domosdoshme që gjatë ndjekjes së lajme në televizor, pranë fëmijës të jetë gjithmonë një i rritur, i cili të jetë i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve që mund t’i linin fëmijës gjatë dëgjimit të lajmeve, edhe t’i sqarojnë për çdo lajm aspak etik që mund të transmetohet. Në këtë mënyrë prindi mund të qetësojë edhe frikërat që mund t’i lindin fëmijës gjatë ndonjë imazhi që do të ishte i tepruar për syrin e një tij. Nuk ka asnjë eveniment apo ngjarje që nuk mund të diskutohet me fëmijët nëse ata janë në moshën e fillimit të shkollës. Ata mund të kuptojnë gjithçka që të rriturit u shpjegojnë. Do të ishte e dëmshme nëse fëmijët diskutojnë mes tyre ato që kanë dëgjuar nga më të mëdhenjtë ose nga televizori, sidomos pamjet apo lajmet e frikshme me skena makabre. Prandaj është e domosdoshme që t’i sqarosh –edhe kur ata nuk ta kërkojnë një gjë të tillë- për çdo gjë që fëmijët shohin e dëgjojnë, por sidomos për ato gjëra që janë vërtet të këqija dhe të paperceptueshme për një fëmijë.



    Është mirë të flasësh me fëmijët sidomos për ato gjëra që ata mund t’i trembin. Prindërit asnjëherë nuk duhet të kenë frikë t’i njohin fëmijët e tyre me realitetin, sido që të jetë ai. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm për faktin që është e pamundur t’i ruash nga informacione që përçojnë dhunë dhe skena të papërshtatshme. Do të ishte e palogjikshme që ta ndalosh një fëmijë që shohë edicionet e lajmeve, me të cilat ekranet janë deri në grykë nga mëngjesi deri në darkë. Në këtë rast më mirë t’u shpjegosh gjithçka, pasi mbi të gjitha televizioni është një instrument shumë i nevojshëm në edukimin e fëmijëve, sepse u mëson atyre se si të bëjnë dallimin nga historitë e sajuara të filmave apo të kukullave me kartona, në ato të botës reale të treguara sidomos nga lajmet. Kështu shpjegojnë sociologët.



    Kur dhe ku ndodhin ngjarjet

    Prindërit duhet të tregohen të vëmendshëm dhe të ndihmojnë fëmijën të bëjë distancimin nga ajo që shohin në televizor. Në pak minuta, emisioni i lajmeve është në gjendje të servirë një informacion të bollshëm për gjithçka që ndodh jo vetëm në vendin tonë, por edhe për ngjarjet në të gjitha planetin. Dhe për fëmijët, sidomos për ata më të vegjlit, nuk është shumë e thjeshtë të kuptojnë se çfarë është ajo që ndodh larg dhe çfarë është ajo tjetra që ndodh pranë tij dhe mund të përbëjë kërcënim dhe për atë vetë. Ja pse është e rëndësishme që të më rriturit t’u shpjegojnë të vegjëlve me fjalë siguruese dhe të qarta se ajo lufta dhe ata të njerëzit e vdekur që ata sapo kanë parë në televizion, kanë ndodhur shumë kohë më parë në një vend që është shumë larg shtëpisë së tij dhe që nuk asnjë rrezik që “të këqijtë” të vijnë deri këtu. Në këtë mënyrë fëmija do të dijë të ndajë mirë kohën dhe vendin se kur dhe ku kanë ndodhur pamjet që është duke parë në ekran.



    somario

    Do të ishte e dëmshme nëse fëmijët diskutojnë mes tyre ato që kanë dëgjuar nga më të mëdhenjtë ose nga televizori, sidomos pamjet apo lajmet e frikshme me skena makabre



    Eshtë e domosdoshme që gjatë ndjekjes së lajme në televizor, pranë fëmijës të jetë gjithmonë një i rritur, i cili të jetë i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve që mund t’i linin fëmijës gjatë dëgjimit të lajmeve


    Marre nga Revista Jeta
    "Carpe Diem"

  3. #13
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Se kane thene kot qe:Shqetesimi per ty eshte nje full time job.Ja ky eshte prindi.
    Wild and crazy can't be lazy

  4. #14
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Prind i mire eshte ai qe ka pasur prinder te mire, dhe mund te them eshte nje lloj trashegimie familjare mund ta quaj.
    Femija per mendimin tim duhet te jete ne qender te vemendjes se prinderve, dhe te dy te jene te perfshire ne edukimin e tije.
    Mbaje femijen afer, dhe te hysh ne psikollogjine e tije.
    Trajtimi i femijes si i rritur, dhe gjithmone duke i plotesuar te gjitha kushtet(simbas mundesive)dhe ne nje menyre ose ne nje tjeter, per dicka qe nuk mund t`ja plotesosh te bindet me takt .
    Gabimet qe ben femija duhet ti behet nje lloj denimi, dhe duke ja bere te qarte ndoshta edhe ndonje shkulje veshi, por te nesermen ti tregohet perseri dashuri.
    Sigurisht eshte e veshtire dhe nga njehere, varet edhe nga femija.
    Gjithmone femijes ti thuhet qe e doni shume ,dhe te mbahet e perseris sa me afer dhe te mos lihet asnjehere mbas dore, si shprehja :- E me lere se femije eshte.

  5. #15
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Televizori - vrasës i lëvizjes?

    Konsumi televiziv te fëmijët parashkollor te nxënëset dhe nxënësit të shkollës fillore.


    Prind të dashur

    Gati çdo i pesti fëmijë që shkon në kopsht parashkollor është i trashë! Mësuesit e sportit dhe mjekët e fëmijëve vërejnë përveç kësaj, që lëvizjet e shumë fëmijëve janë të pamjaftueshme dhe se shumë të rinjë e kanë një qëndrim të keq të trupit, që mund të çoj deri te dëmtimi i kurrizit.

    Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit. Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë,që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë a po vende tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë. Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësit e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta „robërojnë“ atë janë fortë të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar.

    Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë.

    *
    Një ofertë e gjerë e mediave qëndron sot në dispozicion. Mediat në përditshmërinë e fëmijëve janë sot të natyrshme. Aty bënë pjesë televizori, radio, CD- Player, videolojërat dhe videofilmat, DVD, revistat, Handys dhe kompjuteri deri te interneti. Konsumi medial do të thotë kufizim për aktivitetin trupor. Për këtë arsye fëmijët dhe të rinjët duhet të mësojnë aktivisht si të sillen me këto media.
    *
    Sjellja e vërtetë nuk do të thotë veç, që të dinë të shërbehen me këto media, por para s´ gjithash, të mësojnë që me shumë masë dhe në mënyrë kritike t´i shfrytëzojnë.

    *
    E pranishme duhet të jetë loja, lëvizja, ecja, bëritma dhe takimet me shoqëri, por ashtu si qëndrojnë që nga vendi ë parë!

    Nëse fëmijëve ju afrohet mundësia që jashtë (p.sh. në oborr, në hyrje të shtëpisë, në rrugë apo vendloje) të rrinë, kështu harrojnë ata disa emisione të „rëndësishme“në televizor.

    Jepuni pra ju fëmijëve tuaj mundësin, që të takohet me shokë, apo ftoni fëmijë tjerë që të vinë të luajnë te ju. Fëmijët kanë mjaftë fantazi, që të gjejnë lojëra, ata nuk duhet gjithmonë të jenë në përkujdesje.

    *
    Fëmijët që e shikojnë shumë televizorin shpesh nuk kanë tjetër veprimtari. Por e shikojnë televizorin nga monotonia apo luajnë videolojra.

    Rreziku, që këta fëmijë të trashen është shumë i madh, sepse lëvizin shumë pak dhe mjerisht një pjesë e tyre hanë edhe sheqerka dhe chips para televizorit.

    Kështu vie rreziku, që fëmijët pa zgjedhur dhe pa kontrolluar shikojnë çdo gjë që transmetohet. Disa Talkshows, që transmetohen në mëngjes që në asnjë mënyrë nuk janë të dedikuar për fëmijë, apo skena të dhunës që paraqiten në film, munden te fëmijët të shkaktojnë frikë dhe agresivitet.

    *
    Që edhe në programet e fëmijëve tregohet dhunë, është e rëndësishme që prindërit të dinë, çka shikojnë fëmijët e tyre dhe të flasin me ta mbi këto programe.


    Në çka duhet të mendohet te programet televizive?


    *
    Fëmijët munden vetëm një pjesë të sasisë të informacioneve t´i përpunojnë. Televizori me ndërrim të shpejt të pamjeve shkakton një vërshim ngacmimesh, që para s´gjithash fëmijët e njomë nuk mund t´i përballojnë. Fëmijët reagojnë për këtë me shqetësim.

    *
    Fëmijët e njomë nuk munden po ashtu ta bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe trillimit. Dhuna në televizor i tremb dhe i frikon ata.

    S´pari diku në moshën 9 vjeçare munden fëmijët, filmin dhe realitetin ta dallojnë, si dhe shtjellimet e komplikuara t´i kuptojnë.

    *
    Fëmijë janë marrës të mesazheve publicitare dhe nuk munden absolutisht përbërjen e të vërtetës të këtyre mesazheve në mënyrë kritike t´i gjykojnë.

    Mjerisht para s ´gjithash edhe transmetuesit e programeve private që financohen kryesisht nga blloqet publicitare, bile edhe programet për fëmijë ndërprehen nga këto bloqe publicitare.

    * Fëmijët dhe të rinjët janë gati blerësit më të fortë të informacioneve, të cilat janë të dedikuara posaçërisht për një publik të caktuar.Ne nuk kemi mundësi në ditët e sotme, që publicitetit plotësisht t´i shmangemi,për këtë duhet që prindërit me fëmijët e tyre të diskutojnë mbi kuptimin dhe qëllimin të këtyre mesazheve dhe sipas mundësisë sasinë ta pakësoni.

    Mardhëniet me televizor duhet të mësohen.
    Këtu disa propozime:

    *
    Televizori nuk duhet nevojën e fëmijës për sport dhe lëvizje ta zëvendësoj!
    *
    Lëvizja dhe shfryrja i takojnë zhvillimit të shëndetshëm.
    *
    Fëmijët (por edhe të rriturit) nuk duhet të hanë para televizorit.
    *
    Televizori nuk ka vend në dhomën e fëmijëve.
    *
    Njeriu do të duhej fëmijëve në ditë t´ju lejoj një emision ta shikojnë, por fëmijët duhet me vetëdije të përcaktohen për një emision. Pastaj televizori duhet të ndalet. Nuk duhet të shëtitet nëpër kanalet e tjera.
    *
    Fëmijët duhen atëherë ta shikojnë televizorin kur t´i kenë kryer detyrat ë shtëpisë si dhe ndonjë punë të vogël në shtëpi.
    * Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen vetëm para televizorit. Vetë programet speciale për fëmijë munden nganjëherë të shkaktojnë frikë. Pastaj është shumë merëndësi, që fëmija të ketë mundësi të flas me prindërit për atë.

    Televizori nuk duhet të jetë kujdestar i fëmijëve !

    *
    Për fëmijë të njomë ka shumë emisione të mira ,që janë pa publicitet dhe janë me mësime të vlefshme. Për fëmijë prej 5 vjeç është p.sh. emisioni me miun (Maus), rruga sesam apo dhe klubi kapiteni ariu i kaltër. Për fëmijët prej 7 vjeç është emisioni dhëmbi i luanit-lule e verdhë apo dhe pasqyra e botës së fëmijëve.



    _________________

    përgaditur nga: departementi i shëndetësisë së baselit
    "Carpe Diem"

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Nëse që nga lindja e çmon, vlerson dhe gjen metodën për formimin e personaliteti të fëmijës, sigurisht se do të fitosh një mik(fëmijën) që çdo situatë metutjeshme do të rezulton në anën pozitive të edukimit.Kjo është një formulë e imja që jamë shumë e kënaqur.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e vaioletm
    Anëtarësuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Boten e çudirave
    Postime
    19
    Ne rregull : te tere keni dhene nje mendim (tuajin apo te marre tek ktu).
    Do te isha shume kurioze te dija sesa ka nga ata mes jush qe jane prinder!
    e flasim pastaj....
    Aude et maiora pervenies..[FONT="Georgia"][COLOR="Red"][LIST=1]

  8. #18
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Kam nje pyetje, dhe shpresoj per pergjegjie ndihmuese nga ju.

    Si te krijoj apo zgjoj interesin per mesim ne shkolle te nje femije shum inteligjent i cili e ka humbur disi interesin per mesim, shum shpejt merzitet nga detyrat shtepiake dhe pastaj nuk mund te koncentrohet me, e njejta gje po ndodhe edhe ne shkolle, siç me ka treguar mesuesja e tije.

    E kam provuar ne lloj-lloj menyra, me te mire dhe me te keq, por nuk po me funkcionon asgje.

    Do te ju isha shum mirenjohes po te me ndihmonit me ndonje ide apo trik psiqik per te miren e tije, sepse eshte dem i madh kur nje femije inteligjent nuk din apo nuk mundet ta shfytzoj inteligjencen e tije ne shkolle apo ne jete.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Se pari prinderit duhen te ken nje jet me harmoni qe femijet ti kene te sukseshem , femijet marrin edukaten nga prinderit , e mandej nga çerdhet ku i dergojn etj...

  10. #20
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Te jepet jete, do te thote - te fillohet jete e re.

    Menjehere posa te lind femija, vjen deri te ndryshimi i sjelljes se çiftit bashkeshortor.Prinderit e ri anojne qe pikepamjet e tyre t'i krahasojne dhe kundershtojne, varesisht nga funksioni i tyre i babait apo i nenes dhe qendrimit
    te tyre personal si grua apo burre.
    Foshnja, e ndjeshme dhe e pafuqishme siç eshte, posedon fuqi qe nga burri dhe gruaja qe ia kane dhuruar jeten te krijoje prinder te vet, pra nene dhe baba.Qe te mund kjo krijese e pafuqishme vete te " krijoj " prinderit e saj, nevojitet
    qe te dy prinderit te posedojne baze emocionale mjaft te fuqishme qe ta duan femijen e tyre.Kjo nuk eshte gjithmone aq thjeshte siç na duket ne shikim te pare.Shume rrethana mund te gershetohen ne kete raport.Gjendja ekonomike e
    veshtire, çeshtja e pazgjidhur e banimit, largesia nga vendi i punes, e gjithe kjo shkakton situate te palakmueshme
    te jetes per prinderit e rinj.Nga kjo pikepamje, pushimi i lindjes paraqet ndihme shume te çmueshme dhe zgjatja e tij e gjate eshte plotesisht e arsyeshme.
    Problemet personale te prinderve gjithashtu mund ta veshtiresojne perkushtimin e plote te prindit si nene dhe si baba per femijen.
    Per kete, do te nevojitet ndihma e panderprere e familjes dhe e rrethit - ne situata te lakmueshme te gjyshit dhe te gjyshes, personave ne çerdhe apo ndihma e personit qe do te kujdeset per femijen dhe qe do ta ushqeje ate ne shtepi.Eshte me rendesi qe ne kete moshe foshnjes t'i sigurohet ndjenja e kenaqesise per te jetuar, gjegjesisht t'u ndihmohet prinderve qe ta plotesojne
    rolin qe e kane zgjedhur.
    Kur behet nene, ajo ne fakt e ve bashkeshortin e saj ne rolin e babase, e shtyen qe ate rol ai ta pranoje vullnetarisht dhe me gezim.Menyra se si gruaja e paralajmeron shtatzenesine e vet luan nje rol jashtezakonisht te madh, sepse ky eshte çasti kur perkushtimi i burrit ndaj gruas vihet paralelisht me perkushtimin e atij burri ndaj familjes se vet.Duhet jo vetem shume dashuri por edhe shume butesi dhe takt qe te shihet patjetersueshmeria e distances te cilen prindi i ri duhet qe ta vendose ne raport me familjen prej nga vjen, qe te mund te krijoje familje te re.
    Gjithsesi se te dy familjet mund te krijojne bashkesi edhe me te madhe si teresi, per kete shkak edhe me te fuqishme.
    Por nuk ndodh gjithmone keshtu.Ndonjehere nevojitet qe prinderit e ri bashkerisht te luftojne per te bindur mashkullin, se me ate qe ka krijuar familje te re, nuk do ta humb mbeshtetjen e familjes se meparshme e as qe do ta nderprese zinxhirin stergjyshor.Nganjehere duhen me shume vite para se te arrihet ne ate drejtim nje baraspeshe normale, mirepo ne ato raste ekziston rreziku i cili mund te godase femijen qysh ne periudhen me te hershme - gjegjesisht, harmonia e cila eshte e nevojshme per zhvillimin e tij normal psikik, me ate mund te demtohet.
    Nena shtatzene e ka per detyre qe ta mesoje burrin e vet, gjegjesisht tani e tutje babane, qe ta njohe femijen e tij ende te palindur, sepse ai tashme jeton ne boten e tij.Grate shpesh mendojne se deri te ky transformim ndodhe qe nga momenti i mbaresimit.Mirepo nuk eshte ashtu, dhe per ate shkak gruaja gjate shtatzenesise duhet ta njoftoje bashkeshortin e saj me gjithe ate qe ka te beje me jeten e re te cilen e mbane nen zemer.
    Qe nga muaji i katert i shtatezanesise, foshnja ne barkun e nenes fillon te levize dhe reagon ne jeten e prinderve.Nese gruaja e udhezon bashkeshortin qe rregullisht ta percjelle jeten e anetarit te ri te arshem qe e mban ne barkun e saj, qofte permes te degjuarit apo prekjes, me kete vendoset kontakti i pare mes femijes dhe babait te tij.Ky zbulim i thjeshte i jetes se re qe zhvillohet ne trupin e gruas i mundeson burrit qe me kohe te krijoje dhe te zhvilloje reaksione te mirefillta sa i perket shtatezenise se gruas se tij dhe keshtu te jete dora e djathte e saj dhe ta mbroje e perkrahe ate jo vetem gjate lindjes por edhe me vone, kur ajo ka nevoje qe ta mbaje dhe ruaj pasardhesin e saj.
    Te emertuarit nene, gjegjesisht baba, nuk do te thote se tashme duhet krejtesisht te harrojne se prinderit e ri edhe metej i kane ruajtur karakteristikat e veta personale, gjegjesisht ata kane mbetur ashtu siç kane qene me pare: burre e grua.Me afrimin e kohes se lindjes, por edhe nje kohe pas lindjes, nena instinktivisht gjithnje e me shume i perkushtohet femijes se saj, te cilen edhe e deshiron edhe duhet patjeter ta njohe mire qe te mund t'ia kuptoj atij deshirat dhe nevojat.
    Gjate kesaj kohe, ajo padyshim do t'i kuptoje me pak kujdes bashkeshortit te saj.Doren ne zemer, gjate kesaj kohe as babai nuk ka me pak brenga, por ai as per se afermi nuk eshte aq i preokopuar sa bashkeshortja e tij.
    Shpesh, babai i ri nuk tregon asgje direkte.Nganjehere ka ndjenje jo se nuk sherben per asgje, por se eshte i deprivuar nga gruaja e tij.Kjo ndjenje eshte plotesisht e paarsyeshme.Qe te mund sa me mire ta realizoj rolin e saj si nene, gruaja ka nevoje sa me teper t'i perkushtohet femijes se saj, qe te jete mjaft e qete qe me kujdesin dhe mbikqyrjen ta shprehe dashurine e saj e cila per femijen eshte e rendesishme jetike.
    Pra, babai duhet te sillet ashtu qe nena t'i perkushtohet plotesisht foshnjes se saj, duke i ndihmuar asaj me kujdes dhe pa imponime, me siguri dhe perhere ne rolin e saj themelor dhe ne detyrat qe e presin ate.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sekrete për të qenë të suksesshëm!
    Nga Davius në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 15-11-2023, 18:09
  2. Prindër, misioni i pamundur?
    Nga Xhuxhumaku në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-09-2012, 09:17
  3. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  4. Prezantuesi/ja me i suksesshem shqiptar ne televizion dhe spektakle?
    Nga Letersia 76 në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 24-12-2002, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •