Ndryshuar për herë të fundit nga xho1 : 08-03-2009 më 18:06
Ka shum emra shqiptar te bukur por koha vjen e ndryshon nr i popullsise rritet sdo behet shqipria me Astrit e Zef
Cdo gje vjen e ndryshon edhe ne shqiperi emrat qe vehet jan me teper te huaj .
Ndryshimi duhet pranuar e jo te shihet me frik![]()
It's nice to be important, but it's more important to be nice...!
Jo me mire por duhet me ju lon emra SHQIP.
te une nuk vjen ne shprehje me lon emra te huj, se mdoket gje palidhje![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 09-03-2009 më 17:42
**** ** ** ***** ** ***!
Po ja, po marr nje shembull tjeter. Emri Gjergj ose Jorgo - ne shqip.
Kemi:
greqisht- Jorgos
rusisht-George
anglisht-Xhorxh
frengjisht- Zhorzh
italisht-Xhorxhio
Eshte nje emer i perhapur ne hapesiren euroamerikane. E prejardhja e tij eshte nga Shenjtori i Krishtere Shen Gjergji.
Mos ndoshta nje italian psh qe quhet Xhorxhio nuk e quan veten italian sepse emri i tij ka lidhje me fene dhe jo me trashegimine romake?
Dhe kjo gje ndodh kudo ne Evrope dhe Amerike.
Une nuk kam asnje kundershtim per emrat ilire, por ato duhet te zene vendin e tyre, i cili mendoj se nuk duhet te jete kryesori.
Duke marre eksperiencen e botes do te jemi me te sigurte per kete ceshtje.
Pershendetje!
Po nuk e kam fjalen per dalmatet e sotem o zotri, mos u ngaterro! E kam fjalen per Iliret e dikurshem(pjese e tyre qene dhe dalmatet) dhe per pasardhesit e sotem te tyre qe flasin shqip, dhe jo serbo-kroatisht apo ndonje gjuhe tjeter sllave etj. Keta dalmat qe thua ti mund te jene Ilir, por jane asimiluar me kohe, qe prej dyndjeve sllave, te pakte jane ata ilire qe e kane ruajtur gjuhen shqipe ne Kroaci.
Pellazg nuk bëhesh, lind i tillë!
Nuk te tha njeri qe po s'vure emra shqiptar, nuk je shqiptar, thjeshte te thashe qe me emra shqiptare eshte me mire, pasi dhe femija do ta mesoje kuptimin, pasi normalisht do flasi shqip, dhe gjuha shqipe do ngulitet me thelle tek ai, dhe emri qe ti do t'i vesh femijes(gjithnje nese ja vendos shqiptar) do te tingulloje me bukur ne jeten e tij te perditshme. Psh, meqe me permende emrin Gjergj, si do t'ia shpjegosh emrin femijes tend kur te te pyes per prejardhjen e ketij emri ne nje te ardhme? Do t'i thuash qe e ka pase shen Gjergji po ja qe nuk di si te ta shpjegoj çfare do te thote? Apo do t'i thuash qe eshte emer ortodoks s'ka problem se eshte shqiptare apo jo. Nese ti vendos fene para kombit, atehere kjo eshte tjeter gje!!! (E kam fjalen per fene dhe jo Zotin, se para Zotit as une s'vendos ndonje gje tjeter.)
p.s. Dhe diçka tjeter se harrova, mos i merr gjithnje pervojat e vendeve te tjera si me te pershtatshmet per vendit tone, shume gjera te huaja mund te mos perputhen me ato origjinalet shqiptare.
Ndryshuar për herë të fundit nga PELASG : 09-03-2009 më 09:09
Pellazg nuk bëhesh, lind i tillë!
Duke ju falenderuar per debatin e kulturuar qe zhvilluam, po perfundoj duke dhene edhe nje mendim e kaq (debatet nuk kane fund).
Temes se hapur i pergjigjem pozitivisht. Po! Duhen vene emra shqiptare te tradites ilire ose edhe pellazge, po te jete e mundur. Jo per ndonje nacionalizem te semure. Por respektimi i tradites kombetare, asaj me te mire, eshte shume i dobishem ne kuadrin e nje globalizimi te tejskajshem dhe primitiv, ku perdorimi i fjaleve te huaja dhe edhe gjuhes se huaj eshte bere thuajse i neveritshem kur ai behet pa qene e nevojshme.
Po paraqitem i sinqerte. Po! une ne rradhe te pare ve besimin tim. Por kjo nuk me pengon ne te pasurit e mendimeve te mesiperme.
Cfare opsioni po paraqes? Emrat qe paraqita jane me te vertete shqiptare. Ato nuk e rrezikojne gjuhen nga asimilimi, perkundrazi. Femijet ne kete menyre i kthehen tradites me te mire, ku edhe gjuha luan rolin e saj.
Ato krahina te Shqiperise ku perdoren ata emra, e kane ruajtur ne shekuj gjuhen shqipe te paster dhe vetem ne te folur sepse deri vone shqipja nuk shkruhej.
Ky eshte shembull i gjalle dhe vertetim per sa parashtrova.
Edhe nje here ju falenderoj per shkembimin e mendimeve.
Pershendetje!
Krijoni Kontakt