Si të shtoj serverin në mIRC-in tim?
Kur shkarkohet një mIRC i ri, nuk e përmban serverin e Albasoul Network edhe kjo sjell që shumë persona të mos hynë në chat nëpërmjet mIRC ose pothuajse fare. Ndiqni udhëzimet e treguara më poshtë sesi të shtoni serverin e Albasoul Network në mIRC-it tuaj.
1 - Hap mIRC-in dhe shkoni tek mIRC Options
Hap mIRC-in dhe shtypni ikonën e dytë.
2 - Zgjidhni Servers tek mIRC Options
Pasi të hapet një dritare e re tek menuja në të majtë zgjidhni Connect » Servers.
3 - Lista e serverave, mIRC Options
Shtypni mbi butonin Add për të shtuar serverin.
4 - Shkruani të dhënat e serverit
Vendosni këto informacione:
Kodi PHP:
Description: Albasoul Network
IRC Server: Irc.Albasoul.Com
Ports: 6667
Group: Albasoul Network
Më pas shtypni përsëri butonin Add
5 - Kompleto shtimin e serverit
Duhet patjetër të shtypni butonin OK pasi të keni shtuar serverin, në të kundërt nuk do të ruhet asgjë.
Ps: Listën me servera të tjerë (jo shqiptarë), nëse nuk ju duhen mund ti fshini.
Për më tepër ndiqni udhëzimet e treguara në imazhin e mëposhtëm!
Krijoni Kontakt