Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695

    Question Fizika dhe Dita e Gjykimit !!

    Fizika dhe Dita e Gjykimit


    Nga: Dr. Muhammed Khan

    Dėshira jonė nuk ėshtė e paracaktuar e ekzistencės sonė e as vdekja nuk ėshtė njė cak i paralėnė nga vetė ne. Jeta na duket pothuajse e pasosshme e sidomos kur gjėrat shkojnė ashtu si neve na pėlqen. Pėrderisa ngutemi tė preokupuar me gjėrat e pėrditshmėrisė sonė shumė pak jemi tė vetėdijshėm pėr ironinė se e gjithė kjo njė ditė do tė marrė fund.

    Shumica e religjioneve tė botės pajtueshėm me besimet e tyre parathonė jetėn pas vdekjes. Dita e gjykimit ėshtė njėra nga pjesėbesimit fundamentale tė muslimanėve, tė tė krishterėve dhe ēifutėve. Hindusėt poashtu e kanė idenė pėr reinkarnacionin e tyre tė stėrgjatė i cili megjithatė pėrfundon me ribashkimin final dhe ekzistencės supreme.

    Nėse pėrfundimisht besojmė nė Ditėn e Gjykimit, atėhere ēdo vepėr e mirė qė e shton imanin tonė do tė ishte lehtė e pranueshme pėr ne. Tė pėrkujtojmė kalimthi rrėfimin e profetit Ibrahim (paqja e Allahut qoftė me tė) tė dhėnė nė Kur’an kur flitet se si ai dėshiroi tė dinte nė ē’mėnyrė Allahu i ringjalli tė vdekurit. Ai vėrtetoi besimin e tij nė faktin se njė fat i tillė pėr njeriun ėshtė i paikshėm mirėpo shprehu interesimin pėr njė dėshmi e cila do ta kishte shuar kureshtjen e tij. Atėhere Zoti ia mundėsoi atij tė jetė vėrtetė dėshmitar i njė mrekullie. Me mendimin se nje profet i madh siē ishte Ibrahimi (a.s.) nuk e fshehu kureshtjen e tij pėr dėshmi qetėsuese, natyrisht se ne njerėzit e thjeshtė ndjejnė nevojė pėr argumente edhe mė tė mėdha. Kjo veēanarisht kėrkohet nė botėn e sotme kur njė numėr i madh i besimeve kanė pėsuar rrėnim si pasojė e tė arriturave shkencore. Fatmirėsisht te muslimanėt progresi nė shkencė vetėm se solli sqarime dhe u dha kuptim tė ri disa ajeteve tė paqarta kuranore. Andaj Kur’ani mbetet tė qėndrojė edhe mė tutje mbi librat e tjerė religjioz me plotninė e autoritetit tė njė libri vėrtetėsisht tė shpallur nga Zoti.

    Ekziston vetėm njė version i Kur’anit. Madje qoftė kritikėt e Islamit detyrohen tė pranojnė se ėshtė i vetmi nga tė gjithė librat e shenjtė qė mbeti i pandryshuar qysh nga zbritja e parė tė dėrguarit tė fundit Muhamed (a.s.) para 14 shekujve. Eksiztojnė shumė ajete nė Kur’an qė pėrshkruajnė fakte shkencore tė cilat janė arritur tė zbulohen vetėm nė njėqind vitet e fundit.

    Nė kėto ajete gjendet njė ndėrlidhje pėrsoshmerisht e pakundėrshtueshme gjatė pėrshkrimit tė fenomeneve tė ndryshme. Aty me pricizitet tė plotė bėhet fjalė pėr ide qė nė mėnyrė mahnitėse pėrkojnė me rezultatet e hulumtimve mė bashėkohorė tė universit.

    Hyrje ne Kozmologji

    Tentimi i paramendimit tė asaj se si e ardhmja e gjithėsisė lidhet me Ditėn e Gjykimit shpie te domosdoja e njoftimit tė sadopakshėm me kosmologjinė. Nė pak faqet vijuese do tė bėjmė fjalė rreth krijimit tė gjithėsisė, gjendjes sė tanishme tė saj dhe versioneve tė sė ardhmes qė na pret.

    Vitet e Dritės

    Hapėsira e pamatshme e gjithėsisė bėri tė nevojshme njėsimin e distancės (ndėrmjet trupave qiellorė) me vite drite. Viti i dritės paraqet distancėn tė cilėn e kalon drita brenda njė viti me shpejtėsi 300 000 km/s. Largėsia e diellit nga toka ėshtė tetė minuta me shpejtėsi drite. Pas diellit, ylli mė i afėrt me tokėn gjendet nė distancė prej katėr vjet drite. Kurse pėr tė kaluar nga njėri skaj i galaktikės sonė nė tjetrin, nevojiten 150 000 vjet dritė. Distanca mesatare ndėrmjet galaktikave ėshtė pėrreth dhjet milion vjet drite. Me qindra bilion galaktika tė tilla janė pjesė pėrbėrėse e kėsaj gjithėsie jashtėzakonisht tė paskaj.
    Galaktikat shpėrhapėse

    Nėse drita qė arrin nė tokė larg prej galaktikave tė tjera, analizohet nė spektroskop atėhere do tė arrihet njė pėrfundim i ēuditshėm se galaktikat janė duke u larguar nga ne me njė shpejtėsi tejet tė madhe. Sa mė e madhe tė jetė largėsia e njė galaktike prej asaj tonės aq mė e madhe do tė jetė shpejtėsia e largimit tė tyre. Njė lėvizje e tillė e galaktikave i detyrohet ekspansionit (zgjerimit) tė gjithėsisė. Gjithėsia thuhet se u krijua nga njė shpėrthim i hatashėm qė njihet si “Eksplodimi i madh” dhe gjendet nė zgjerim e sipėr qysh atėhere.

    Gjithėsia nuk mund tė krahasohet vetėm si njė sferė e pėrbėrė prej galaktikave qė largohen vazhdimisht nga njėra tjetra nė bashkėsinė e pafund tė hapėsirės. Ajo ėshtė si njė ballon me shumė pika nė tė, ku secila prej tyre pėrfaqėson njė galaktikė. Sipėrfaqja dydimensionale e hapėsirės e kėtij balloni imagjinativisht pėrfaqėson tre dimensionet e hapėsirės e qė zgjerohet nė dimensione edhe mė tė larta, ēka faktikisht tejkalon kapacitetin tonė pėrceptues.

    Ardhmėria e Gjithėsisė

    Nuk dihet ende nėse gjithėsia do tė vazhdojė zgjerimin e saj tė pandalshėm apo nėse do tė vijė ēasti i kontraktimit (pėrmbledhjes) sė saj. Nė secilėn nga kėto dy raste ardhmėria e banorėve tė gjithėsisė do tė jetė jopremtuese nė zbrazėtinė e saj. Nėse mirret se ekspancioni edhe mė tej vazhdon atėhere pas disa biliona vjetėsh gjithė energjia e diellit dhe e yjeve do tė shpenzohet dhe ēdo gjė do tė pėrfundojė nė ftohtėsinė e vdekjes. Ndėrkohė mbetet boshsia e hapėsirės qė edhe mė tek ekspansionohet. Alternativa e ekzistimit tė mjaftueshėm tė materies dhe e ndalimit nė ēastin kritik tė zgjerimit tė mėtejshėm shpie deri te faza kontraktive e gjithėsisė. Kjo fazė ka si pėrfundim gjendjen e stėrngjeshur tė materies me njė temperaturė jashtėzakonisht tė lartė e qė njihet si “Kolapsi i madh”. Kjo do tė shkatėrronte tė gjitha format e mundshme tė njohura nga ne. Pėrveē kėtyreve dy versioneve tė lartcekura depresivedhe qė shpien nė paqėllimėsi, ekziston ehe versioni i tretė. Disa fizikantė besojnė se koha mund tė prapėsohet nė momentin kur gjithėsia do tė nisė kontraktimin e saj. Ky version ka ngjashmėri tė dukshme me pėrshkrimin kur’anor tė Ditės sė Gjykimit.

    Tani le t’i kthehemi pėrsėri zhvillimit etapor tė gjithėsisė. Do tė mundohemi tė sqarojmė se si e tėrė kjo shpie deri te fundi i cili lidhet me njė fillim tjetėr e qė ėshtė Dita e Gjykimit. Pajtueshmėria ndėrmjet kozmologjisė dhe shpalljes kur’anore do tė bėhet vetėvėrtetuese.

    Pėr disa njerėz shkenca nė shekullin XX i ka zėnė vendin mrekullive dhe feja nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė kulturė interesante e trashėguar prej tė kaluarės. Fakti qė mė sė shpeshti anashkalohet ėshtė se Zoti caktoi ligjet e gjithėsisė mbi tė cilat bazohet shkenca dhe teknologjia sot. Fizikantėt dhe kozmologėt nga tė katėr anėt e botės janė duke punuar drejt njė botėkuptimi mė kuptimplotė tė strukturės sė universit. Meghithatė pėr jobesimtarėt ekzistenca e kėsaj gjithėsie ėshtė e paqėllim. Sipas tyre ky plan funksionues i universit ėshtė i rastėsishėm dhe ligjet e saj janė ta pacak. Ndėrkaq sipas pikpamjeve islame, universi ėshtė krijuar pėr njė qėllim kur edhe do tė pushojė sė qeni. Maurice Bucaille, autori i veprės “Bibla, Kurani dhe shkenca” thotė: “Nuk ekziston as edhe njė gabim i vetėm shkencor nė Kur’an”. Nuk do tė duhej tė befasoheshim nėse sot kur bota ėshtė e dhėnė e tėra pas shkencės e vėrteta pėr Ditėn e Gjykimit tė dal nė shesh nė sajė tė dijenive shkencore ne Kur’an.

    “Ne do t’u bėjmė atyre tė mundshme qė tė shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre derisa t’u bėhet e qartė se ai (Kur’ani) ėshtė i vėrtetė, A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė?” (41:53)

    Ringjallja krahasohet me pėrtritjen e tokės shterpė

    “Allahu ėshtė Ai qė i lėshon erėrat, e ato i lėkundin retė dhe Ne i derdhim ato nė njė vend tė thatė dhe me atė ujitje e ngjallim tokėn pas vdekjes sė saj. Ja kėshtu ėshtė ringjallja.” (39:9)

    Tė ngriturit e reve dhe rritja e bimėve pas shiut nuk janė mrekulli mirėpo i detyrohen ligjeve tė ndryshme fizike dhe biokimike. Ajetet kur’anore pohojnė se ringjallja pas vdekjes poashtu bazohet nė disa ligje fizike pėr tė cilat ne ende nuk jemi vėnė nė dijeni. Pashmangshėm besojmė se Allahu ėshtė Krijues i tė gjitha ligjeve tė universit.

    Eksplodimi i madh

    Gjithėsia u krijua para biliona vjetėsh nga njė eksplodim i hatashėm i ashtuquajtur “Eksplodimi i madh”. Ky fakt pėrmendet nė Kur’an nė ajetet vijuese:
    “A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė tė jetės sė ēdos sendi, a nuk besojnė?” (21:30)

    Konkluza pėr “Eksplodimin e madh” dhe “origjinėn ujore tė jetės” u bė nga ana e jomuslimanėve (ata qė nuk besuan). Nė fillim e tėrė materia dhe hapėsira (qiejt) ishin tė bashkangjitura nė unifikimin e njė pike (njė pjese) tė vetme. Pastaj ēdo gjė u nda e u shpėrnda. Tė dhėnat vėrtetuese tė “Eksplodimit tė madh” sot janė aq vėrshuese sa qė kjo mirret si njė fakt e jo vetėm njė teori.

    Ekspansioni i Gjithėsisė

    Gjithėsia ka pėsuar zgjerim tė vazhdueshėm qysh nga ēasti i krijimit tė saj. Ky zbulim epokal u bė nga njė astronom, Huble, nė fillimin e shekullit tonė. Mirėpo njė fenomen i tillė gjithashtu ėshtė paraparė nga Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit e Einsteinit.
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  2. #2
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Kontraksioni i gjithėsisė dhe zbrasja e kohės

    Koha ėshtė njė nga misteret mė tė pakapshme tė universit. Askush nuuk di tė definojė se ēka nė tė vėrtetė ėshtė koha. A.Einstein pohon se koha ėshtė diēka qė ne e masim me orė. Nė shpėjtėsi tepėr tė larta koha kalon mė ngadalė ndėrkaq ndalet fare nė shpejtėsinė e dritės. Koha ka vetėm njė kah; ajo shko gjithmonė kah ardhmėria. Ne shohim shiu duke rėnė nga qielli, gjėrat duke u thyer, njerėzit se si po mplaken dhe si po vdesin. Ne kurrė nuk shohim ndonjė gotė duke u ēthyer ose dikė qė kthehet prap pasi qė tė ketė vdekur. Mirėpo fizikantėt siē janė Michael Ber, Thomas Gold dhe Steven Haėking dhanė mendimin se nė ēastin kritik tė kontraktimit tė gjithėsisė koha mund tė zprapset nė tė kundėrtėn e kahut tė saj. Ajetet kur’anore paralajmėrojnė se njė ditė do tė nisė kontraktimi i gjithėsisė dhe atėherė Dita e Gjykimit:

    “(Pėrkujto) Atė ditė kur Ne e palojmė qiellin sikurse palimi i fletėve nė libėr. Ashtu sikundėr e kemifilluar krijimin (tuaj) e rikthejmė. Ky ėshtė obligim Yni, e Ne e bėjmė kėtė” (21:104)

    Nė ajetet e lartcekura kontraktimi i universit ėshtė krahasuar me palimin e fletėve tė librit. Kjo ndoshė kur bėhet zbrasja e kohės. Prapėsimi i kohės do ta ngjallė njeriun nga varri. Ēdo gjė do tė pėrsėritet prej fillimi meqėnėse ēdo gjė ka qenė e regjistruar nė kohė:
    “Nuk ka asgjė tė fshehur nė qiell e as nė tokė, e tė mos jetė e shėnuar nė librin e sakt (dijen e Zotit)” (27:75)

    Pasiqė historia e tokės pėson kthim nė kohė, popujt poashtu do tė kthehen njėri pas tjetrit. Tė gjitha veprat e mira dhe tė kėqija tė njeriut si dhe tė popujve do tė dalin nė shesh pėrgjatė kohės qė zprapset.

    “Dhe (atė ditė) e sheh secilin polull tė gjunjėzuar, secili popull thirret te libri i vet (shėnimet e veprave). (U thuhet): Sot shpėrbleheni me atė qė keni vepruar”.

    Me zprapsjen e tillė tė kohės njerėzve u mundėsohet tė shohin ēka patėn bėrė nė kėtė botė. Ata nuk do tė mund tė kenė ndikim nė lėvizjen e duarve tė tyre, kėmbėve, gojės dhe syve tė tyre. Tė gjitha gabimet dhe gjėrat e mira qė i ka bėrė njėherė njeriu do tė pėrsėriten prap prej tij. Kėshtu duart, kėmbėt dhe tė tjera pjesė tė trupit do tė bėhen dėshmitarė kundėr tij para Allahut dhe nė prani tė engjujve. Njeriut nuk i mbetet asfar mundėsie mohimi kundrejt veprave tė tij tė kėqija.

    “Atė ditė kur dėshmojnė kundėr tyre gjuhėt e tyre, duart dhe kėmbėt e tyre pėr atė qė atė kanė punuar” (24:24)

    “Ne u tėrhoqėm juve (idhujtarėve) vėrejtjen pėr njė dėnim tė afėrt, nė ditėn kur njeriu (besimtar) shikon se ēka i kanė sjellė duart e veta, e jobesimtari thotė: “Ah, sa mirė do tė ishte pėr mua sikur tė osha dhe!” ” (78:40)

    “dhe kur tė dėrguarve u ėshtė caktuar koha (pėr tė dėshmuar)” (77:11)


    Ska vullnet tė lirė nė gjithėsinė e kontraktimit

    Njeriut i ėshtė dhėnė vullnet i lirė tė zgjedhė ndėrmjet tė mirės dhe tė gabuarės nė jetėn e gjithėsisė sė fazės ekspansive. Ndėrkohė ēdo vepėr e tij regjistrohet nė kohė. Mirėpo me gjithėsinė e fazės kontraktive nuk do tė ketė vullnet tė lirė veprimi dhe askush nuk do tė ketė fuqi pėr tu bėrė dėm apo dobi tė tjerėve.

    “Ėshtė dita kur askush, askujt nuk do tė mund t’i ndihmojė asgjė; atė ditė e tėrė ēėshtja i takon vetėm Allahut!” (82:19)

    Zprapsja e gravitetit

    Graviteti i detyrohet disa minuta diferencė kohės nė lartėsi tė ndryshme mbidetare. Koha kalon papėrfillshėm mė shpejt nė majė tė maleve nė krahasim me nivelin e detit. Ky ndryshim nė kohė i pavėrejtshėm pėr ne mund tė matet me ndihmėn e orės atomike. Nėse koha zprapset nė fazėn kontraktive tė universit atėhere ky ndryshim kohe do tė zprapset gjithashtu. Kjo do tė shkaktojė zprapsjen e gravitetit duke krijuar njėherėshi tėrmet katastrofal tė paparė ndonjėherė.

    “Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme” (99:1)

    “E kur tė fryhet nė surė njė e fryeme. Dhe tė ngrihen toka e kodrat e t’i mėshojnė njėra-tjetrės me njė tė goditur” (69:13,14)

    “Dita kur qielli tė bėhet si kallaji i shkrirė. Kodrat tė bėhen si leshi i lėnurur” (70:8,9)

    Pėrkundur zprapsjes sė gravitetit masa e tokės nuk do tė shpėrbėhet e tėra meqėnėse zprapsja e kohės do tė shpie tė gjitha gjėrat dhe ēėshtjet nė vendet e tyre tė mėparshme.

    Toka “bosh pėrbrenda”

    Zprapsja e gravitetit do ta detyrojė tokėn tė hedh jashtė gjithė materien e saj tė brendshme dhe tė shndėrrohet nė njė top gjigant por bosh pėrbrenda.

    “dhe kur toka tė shtrihet mė gjerėsinė e saj. E tė nxjerr ēka ka brenda e tė ēlirohet” (84:3,4)

    Qendra qiellore nė zgavrėn tokėsore

    Meqenėse zprapsja e gravitetit e shndėrron nė strukturė zgavrore, qielli poashtu do tė gjendet nė qendrėn e zgavrės tokėsore.

    “Ditėt kur toka ndryshohet nė tjetėr tokė,e edhe qiejt (nė tjerė qiej), e ata (njerėzit) tė gjithė dalin sheshazi para Allahut, Njė, Mbizotėrues” (14:48)

    Ajetet qė pasojnė paraqesin kuptueshėm pėrshkrimin e Ditės sė Gjykimit. Dita e Gjykimit fillon me tėrmetin pėrfundimtar tė shkaktuar nga ēasti fatal i zprapsjes sė gravitetit. Kjo zprapsje, siē kemi thėnė do tė shkaktojė derdhjen e materialit tė brendshėm tė tokės dhe do ta le atė bosh pėrbrenda. Njerėzit do tė ngjallen njėri pas tjetrit (me grupe tė shpėrndara) brenda kėsaj lėvozhge tė rruzullit tokėsor tejpėrtej sė cilės mbizotėron qielli. Tėrė historia njerėzore do tė luhet pėrsėri pėrgjatė kohės qė ka kthyer kah. Kombet dhe njerėzit edhe njė herė do tė dėshmojnė atė qė patėn bėrė dhe pėrfundimisht do tė gjykohen sipas atyre veprimeve.

    “Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme. Dhe tė nxjerrė toka atė qė ka nė brendinė e saj. Dhe njeriu tė thotė: ‘ē’ka ėshtė kjo’ (qė bėn kėtė dridhje)? Atė ditė ajo i rrėfen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka urdhėruar atė. Atė ditė njerėzit shfaqen tė ndarė nė grupe qė tė shpėrblehen pėr veprat e tyre” (99:1-6)

    Ndonjė kureshtari mund t’i shkojė mendja se prapėsimi i kohės qė shkakton ringjalljen nga varret dhe ripėrtrirjen e moshės drejt rinisė dhe fėmijėrisė do tė shpie deri te asgjėsimi i njeriut nė mitrėn e nėnės. Sipas kėsaj ideje e zprapsjes sė kohės do tė flet poashtu pėr njė ekzistence tė paqėllim. Por nuk ėshtė ashtu. Tėrmeti fatal nukdo tė bėjė zhbirjen tonė nga toka por do tė pjesėmerr nė fenomenin e bashkangjitjes sė dimensioneve mė tė larta botės sonė. Nė ato dimensione gjenden xhehnemi dhe kopshtet famėmirė tė Ademit. Nė pak faqet vijuese do tė mundohemi tė kuptojmė se sa mrekullueshėm Zoti e ka bėrė rregullimin funksionues tė gjithėsisė. Jeta jo vetėm qė do tė rikrijohet por gjithashtu janė vėnė rregulla pėr ruajtjen e saj nga shkatėrrimi i universit dhe bartjen e saj nė botėn e dimensioneve tejekzistuese.
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  3. #3
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Dimensionet e tejsotme

    Menduar matematikisht ekziston numėr i pafundėm i pafundėm i dimensioneve. Ne jetojmė brenda hapėsirės tredimensionale. Ēdo gjė nga pėrditshmėria jonė e ka gjatėsinė, gjerėsinė dhe lartėsinė (thellėsinė) e tij. Imagjinimi i konceptit shumėdimencional pėr ne ėshtė pothuaj i pamundur. Dihet se graviteti intensifikohet nė afėrsi tė diellit e poashtu sot flitet pėr tė ashtuquajturėn shtrembėrimi i hapėsirės nė dimensione tjera. Kėtė fakt i pari e vuri nė dukje Ajnshtajni gjatė llogaritjes precise tė arbitės sė planetit mė tė brendshėm, Merkurit.

    Dikur njerėzia besonin se toka ėshtė pllakė e rrafshėt. Ata frikėsoheshin nga mundėsia e rėnies poshtė nga ajo nėse ecin tepėr larg nėpėr tė. Sot e dimė se njė gjė e tillė ėshtė qesharake meqenėse sipėrfaqja e tokės ėshtė e lakuar dhe e vazhdueshme si ajo e njė e topi. Dalja nga toka mundėsohet vetėm nė qoftė se lėvizim nė njė drjtim perpendikular ndaj sipėrfaqes sė saj. Ky drejtim ėshtė ngritja telart hapėsirės prej kudoqoftė qė gjendemi. Me problem tė ngjashėm kuptimor ballafaqohemi nė rastin e dimensionineve mė tė larta. Mund tė kemi pėrshtypjen se do tė ishim larguar nga gjithėsia sikur tė udhėtonim tepėr larg saj por fatkiqisht kjo ska fare tė bėjė me tė vėrtetėn. Qoftė sikur tė udhėtonim biliona mia larg kėtuhit ne vazhdimisht do tė mbeteshim tė burgosur brenda hapėsirės sonė tredimensinale.

    “Dhe ne kemi qenė tė bindor se allahut nukmund t’i shmangemi nė tokė e as nuk mund t’i shpėtojmė Atij duke ikur” (72:12)

    Shtegėdalja e vetme e pėrtejkalimit tė botės sonė ėshtė dalja nė di mensionet tjera me anė tė lėvizjes nė njė drejtim perpendikular me hapėsirėn tredimensionale. Por meqenėse nuk ekziston vazhdueshmėria kaluese ndėrmjet dimensioneve tona dhe atyre tjera ky kalim sot ėshtė i pamundshėm. Njė realizm i tillė arrihet nėse bėhet “shqyerja” e hapėsirės dhe bashkangjitja me ato dimensione. E kjo mund tė ndodh vetėm nė qendėr tė vrimave tė zeza.

    “Dhe qielli hapet e bėhet dyer-dyer” (78:19)

    Vrimat e zeza

    Hapja e portave qiellore (tė cekuar ne Kur’an) ėshtė ide e krahasueshme me atė tė vrimave tė zeza. Ato hapje lehtė mund tė jenė porta tejkaluese nga bota e sotme nė atė shumėdimensionale. Shkatėrrimi i pėrbrendshme i yjeve masivė pasohet me formimin e vrimave tė zeza nė zonėn gravituese tė atyre yjeve. Forcat gravituese nė vrimat e tilla janė jashtėzakonisht mbizotėruese sa qė as drita me shpejtėsinė marramendėse tė saj nuk mund t’i shpėtoj. Nga kjo vjen emri vrimė e zezė. Disa fizikantė supozojnė se brenda kėtyre vrimave, hapėsira dhe koha mund “tė shqyen” duke formuar potat e lartėcekura. Mirėpo densiteti i pafundėm i materies brenda kėtyre vrimave pengon hapjet e tilla. Kjo pengesė nuk do tė ekzistojė nė gjithėsinė e fazės kontraktive. Sprapsja e gravitetit do tė shndėrrojė tė gjithė trupat qiellorė nė struktura zgavore nėpėr qendėr tė sė cilave kalon hapėsira qiellore.

    “E qielli ēahet, pse ai atė ditė ėshtė i raskapitur’ (69:16)

    Engjujt zbresin nėpėr portat qiellore dhe askush nuk mund tė lihet pasdore.

    “Dhe (pėrkujto) ditėn kur do tė ēahet qielli me anėn e njė reje e lėshohen engjujt nė njė mėnyrė madhėshtore” (25:25)

    “(Pėrkujto) Ditėn kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokėn e sheh tė sheshtė (tė zbuluar) dhe Ne i tubojmė ata e nuk na mbetet asnjė prej tyre pa e tubuar.” (18:47)

    Kataklizma e gjithėsisė pėrfundimisht do tė pėrmbyllet nė njė lėmsh tė zjarrėt dhe fizikantėt kėtė e njhin si “kolapsi i madh”. Gjithė njerėzimi do tė tubohet. Pėr shkak tė prapėsimit tė kohės ēdonjėri jashtė vullnetit tė vet do tė reduktohet drejt asgjėsė. Mirėpo mbledhja dhe tejbartja e njėzve nė botėn tjetėr do tė pėrmbushet nga engjujt “zbritjes sė madhe”.

    Nė udhėtimin tonė tė fundit nėpėr portat e hapura qiellore, ne do tė kalojmė nėpėr shumė rrafshe dhe dimensione. Fjala sikur ky udhėtim tė ktyhej pėrmes transportimit apo mbartjes nė “diēka”.

    “Ju patjetėr do tė pėrjetoni gjendje pas gjendje’ (84:19)

    Kur do tė vijė Dita e Gjykimit

    “Njerėzit tė pyesin pėr kijametin e ti thuaj: ‘Pėr atė di vetėm Allahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta ėshėt afėr!’ ” (33:63)

    “Ata kėrkojnė prej teje ngutjen e ndėshkimit, e sikur tė mos ishte afati i caktuar, atyre do t’u vinte ndėshkimi por ai patjetėr do t’ju vijė atyre befas ashtu qė ata nuke hetojnė” (29:53)

    Rrejshėm mund tė fitohet bindja se sikur tė dinim shpejtėsinė e ngadalėsimit tė ekspansionit tė gjithėsisė ne do tė kishim arritur tė parashihnim Ditėn e Gjykimit. Mirėpo nėse veē ekziston lidhja komparative ndėrmjet kohės dhe ekspansionit tė gjithėsisė ne kurrsesi s’do ta dinim ēastin e ngadalėsimit tė ekspansionit tė saj. Kjo ėshtė sikur tentimi e caktimit tė shpejtėsisė sė lėvizjes sė njė veture me anė tė orės sė kapur pėr rrotat e saj. Nėse vetura do ta ngadalėsonte shpejtėsinė e lėvizjes, akrepat e orės do tė ngadalėsoheshin poashtu kėshtu qė shpejtėsia do tė na dukej gjithmonė e njėjta.

    “E afėrta ėshtė afruar (kijameti). Pos Allahut nuk ka kush qė mund ta largojė atė (ta pengojė)! A prej kėtij ligjėrimi (Kur’ani) po ēuditeni?” (53:57-59)
    Qoftė qytetėrimet mė luminante tė universit kudoqoftė do tė vėrtetonin se gjithėsia zgjerohet me po tė njėjtėn shpejtėsi tė mbetur trashėgim konstant qysh nga koha e krijimit tė saj. Kjo pėrforcon faktin se Dita e Gjykimit nuk mundet asesi tė parashihet por pritet tė ndodhė nė secilin ēast. Allahu i vetmi e ndoshta edhe engjujt pėrgjegjės pėr ēėshtjen e kohės e dinė ngadalėsimin e kohės dhe afrimin e Ditės sė Gjykimit. Konceptet e ngadalėsimit tė kohės dhe rrafsheve tė ekzistencės nėnkuptohen nė ajetet pasuese:

    “Njė lutės e kėrkoi dėnimin e pashmangshėm pėr jobesimtarėt. Atė (dėnim) s’ka kush qė mund tė ndalė. Ai dėnim vjen nga Allahu, pronari i shkallėve tė larta (nė qiej). Atje ngjiten engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) nė njė ditė qė zgjatė pesėdhjetė mijė vjet (ose lartėsia e atyre shkallėve ėshtė pesėdhjetė mijė vjet)” (70:1-4)

    Shtegngjitjet (nėpėr dimensione)

    Shtegngjitjet pėrfshijnė shumė nivele, rrafshe ose dimensione e Allahu ėshtė Krijues i tė gjithave pa pėrjashtim. Kur Dita e Gjykimit tė afrohet njė vėshtrim i gjithėsisė sonė nga ana e jashtme do tė kishte parashtruar tė dhėnė se koha jonė po ngadalėsohet nė krahasim me njė kohė standarde nė “tejbotė”. Ajetet e lartcekra nuk pohojnė se njė vėshtrim i tillė do tė bėhet nga qėnjet njerėzore. Duket se kjo vėrejtje ėshtė bėrė nga Allahu me rastin e ngritjes sė engjujve te Ai.

    Pritja nė varr

    Nė Kur’an shpirti krahasohet me vetėdijshmėrinė kurse vdekja me fjetjen. Pas vdekjes pėr njeriun s’do tė ketė mė vetėdijshmėri pėr kalueshmėrinė kohore. Gjėja e parė qė do tė ballafaqohemi pas kėsaj ėshėt Dita e Gjykimit.

    “Agonia e vdekjes i vjen me atė tė vėrtetėn (i zbulohet ēėshtja e ahiretit); kjo ėshtė ajo prej tė cilės ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo ėshtė dita e premtuar” (50:19,20)

    “E ditėn kur tė bėhet kijameti, kriminelėt betohen se nuk qėndruan (nė dynja) gjatė, por vetėm njė ēast tė shkurtėr. Kėshtu kanė qenė ata qė i bishtėruan sė vėrtetės. E atyre qė iu ėshtė dhėnė dija dhe besimi thonė: Ju keni qėndruar aq sa u pat caktuar Allahu deri nė ditėn e ringjalljes, e kjo pra ėshtė dita e ringjalljes, por ju ishit qė nuk e pranonit.” (30:55,56)

    Nė Ditėn kur e vėrteta rrėqethėse do tė shfaqet tronditshėm para tė gjithėve, ata qė s’patėn besuar do tė jenė tmerrėsisht tė pikėlluar dhe tė stėrmbushur me pendim. Do tė dėshironin tė mos kishin qenė kurrė por fatmjerėsisht nė Ditėn e Gjykimit s’do tė ketė mė vend pėr rindreqje dhe rikthim.
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

Tema tė Ngjashme

  1. Mrekullitė nė Kuran!
    Nga Immaculate nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  2. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  3. Besimi nė Ditėn e Gjykimit
    Nga webmasterpimi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2006, 16:24
  4. Kujto diten e gjykimit
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-09-2005, 23:20
  5. Shkenca vs. Fesė
    Nga Redi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 02-12-2004, 19:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •