Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Krim monstruoz, sterkalat e te cilit na perbaltin te gjitheve,

    Ariana Hasani


    Krim monstruoz, sterkalat e te cilit na perbaltin te gjitheve, na perbaltin ne fytyre, ne trup e ne shpirt. Na perbaltin e na bejne te mbajme koken e ulur para kujtdo, para gjithe opinionit te botes, me gjestet e disa "monstrave" qe jane kafshe e jo njerez. Perbaltin ato mijera emigrante qe me pune te ndershme punojnelarg e mbajne familje te tera, qe perballen para te huajve me krenarine kur diku ngrihet flamuri shqiptar e me turpin e poshterimin kur nje bashkeatdhetar i tyre vret ne Shqiperi shokun e ngushte qe ka ardhur nga jashte - eshte i huaj!. Per ēfare ???!!! Oh… per ēfare!Eshte e pabesueshme…E paimagjinueshme…Per nje varese floriri qe ai mbante ne qafe! Vret e i qete, shkon ne shtepi e vazhdon jeten normale, bisedon qetesisht edhe me nenen e motren e shokut qe ka vrare, sajon edhe versionet se ku mund te jete ai …O Zot…! Ju lutem shikojini mire keta vrases qė shtohen : a kane sy, veshe e hunde si ne te gjithe? A jane vertet njerez apo ndonje qenje tjeter e pazbuluar ende nga shkenca!

    Qenje qe per instiktet as kafshes nuk i ngjajne... Nje mik iardhur nga larg, per te vizituar nenen e motren, zuri nje shok qe e mendonte te mire… Por ah,… lakmia…, lakmia e njeriut qe kishte perballe. Njeriut?? A mund tė quhet i tillė? Po ulu o njeri, a djall …ē'fare je…Freskoje mendjen…. Ulu aty ne ane te rruges, hap nje shami nese nuk do te punosh ne jete. Ulu aty dhe une e para , ai tjetri i dyti, tjetri…tjetri do te te japim shume, shumeme teper monedha se sa kushtonte ajo varese. Po perse duhet te kthehesh ne kriminel. Po puno o njeri, a djall, a ēfare je…. Puno edhe ti t'i fitosh vete ato para, siē i fitonte ai shoku yt atje ne shtetin e larget me pune te ndershme. S' ka pune ????!!! Ka pune siē ka per bashkemoshataret e tu.!!! Me ke flas une ne keto momente???!!! Ti s'ke veshe, ske sy , s'ke tru si gjithe te tjeret, s'ke zemer si gjithe te tjeret? Ti nuk je njeri jo…. Na fal, atje nga parajsa ,or mik, or vella britanik qe tani nuk mund te na degjosh me….Na fal o nene e moter…Na falni ne te tjereve qe sot po qajme bashke me ju, e qe indinjohemipafundesisht per ēfare ndodh tek ne.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    Klasa politike shqiptare dhe i gjithe opinioni publik duhet te denojne publikisht krimin!
    Krime ndodhin ne te gjthe boten e ketu nuk ben perjashtim as Shqiperia e as shqiptaret, mirepo ne kete ngjarje ajo qe e beri kete ngjarje edhe me te prekshme ishte fakti se ato qe kishin kryer krimin, qendronin prane familjes se viktimes dhe luanin rolin e ngushelluesit.
    Ti hash buken dhe ta mbysesh tjetrin dhe me pas ti hash serish buken, kjo eshte nje
    ngjarje e denje per nje tragjedi te antikitetit, por te luajtur poshterisht ne vitin 2008!

    Shqiptaret ne pergjithesi dhe Shengjini ne vecanti, kane shkruar nje faqe te zeze ne traditen shqiptare, ne ate qe ne jemi mburrur aq shume para popujve te tjere - besa dhe miku.

    Nje familje angleze, qe zgjodhi vendin tone per te jetuar, befas goditet paturpesisht nga ata qe ata i pritnin dhe i percillnin, nga ata me e cilet ata ndanin te miren dhe te keqen.

    Krimi eshte pergjithesisht nje ngjarje e shemtuar, mirepo shemtimin e ben edhe me te rende pabesia dhe roli i ngushelluesit tek familja e viktimes.

    Turp, turp, turp 100 here per monstrat qe ka krijuar lakmia e disa shqiptareve per para, per jete luksoze ne rruge kriminale, per perbuzje te vlerave dhe traditave, per neperkembje te emrit dhe familjes.

    Shoqeria shqiptare duhet te reagoje! Shteti dhe ligji duhet te jene te pameshirshem ndaj krimit!

  3. #3
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Postime
    325
    nuk mjafton ta denosh krimin por dhe te kuptosh pse ndodhin gjera te ketilla

    ne shqiptaret duhet te zgjojm ato tradita qe kemi humbur dhe mos te presim perhere nga qeveria por ti mesojme sa me pare.

    ne ditet e sotme ne i kemi mesu femite qe te ken merak lekun dhe lojrat dhe traditat asnji nuk po ja meson.

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ariana Hasani,
    Nese ke gisht shko rrefehu! Ne shqiptaret nuk e kemi asnje lidhje me idiotlleqet qe shkruan ti.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Tema tė Ngjashme

  1. Enigmat
    Nga Agim Metbala nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3990
    Postimi i Fundit: 09-11-2008, 12:06
  2. Albin Kurti: "Tė gjithėve na mungojnė"
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  3. Pershendetje te gjitheve
    Nga °°Gafoorrją°° nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 21:39
  4. pershendetje te gjitheve!
    Nga Lucky_one nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 06-03-2003, 14:06
  5. Pershendetie te gjitheve !
    Nga Dejv nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 23-12-2002, 18:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •