Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 51
  1. #21
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar mė parė nga Nuh Musa Lexo Postimin
    selam,

    Do me thene, se problemi qendron aty, se BANKA e merr fitimin, e jo Nuh Musa....edhe une mund te te huazoj te holla per te blere nje veture, dhe bejme marreveshje, qe te mi kthesh ato te holla ne keste, me nje fitim "simbolik" (jashta inflacionit) prej 1%....a nuk guxoj une aspak te fitoj nga kjo ???....VETURA ESHTE LUKS!!!

    Ose ma mire, ke ndertuar shpine e re, dhe nusja ta ka fut thiken ta blesh nje KUZHINE, se do ta qeshin fqinjet, shpija goxha e bukur, e pa kuzhine nuk ja shkon, por vaj halli ti nuk ke para, e huazon tek une 3000 € me kusht te mi kthesh pas 10 muaj.....pse mor burre mos te te kerkoj une 3% me teper (jashta inflacionit) ???...KUZHINA ESHTE LUKS!!!

    O vellau im, ABU HANIFA thuhet se ka qen tregtare i shkathet, me duart ne xhepa hin ne treg, dhe del me fitim per nje muaj....kjo mund te behet vetem me shitblerje, e blej me lire, e shes me shtrejnt.....sistemi, llogjika, forma eshte e NJEJTE, mos e genjenji vetveten!!!.....

    Nese muslimanet i pengon, se sistemin bankar e kan shpik cifutet, atehere dije se kete traume e kane vetem ARABET.....ja vlen per arabet te investojn ne akcie, me fitmie 100% e me teper, e nuk ja vlen per njeriun e thjesht te tejkaloj nje krize financiare dhe momentane me rrezik te kalkuluar......

    Nje gje ta garantoj, bankat islame jane ne rritje, dhe nuk bejne asgje me shume e me pak se bankat tjera, vetem se kruhen me doren e djatht, e jo me doren e majt, e ndoshta ate vend mund me e kruajt edhe me kembe....ne fund te fundit, nese nuk ka KEQPERDORIM, atehere sistemi nuk mund te jet ndryshe, se sa eshte tash, kuptohet, "kamata" do te jet ne nivel te ulet, ne nivel ndoshta edhe me te ulet sic e praktikojn bankat ne austri psh. ne raste kur behet fjale per financime vendbanimesh......mos kini dert, se kudo ne bote, sistemi bankar nuk ka gjasa te funksionoj ndryshe, se fundi i fundit cdo rrote eshte e rrumbullaket, perndryshe nuk do te rrotullohej...

    DREJTESIA eshte ajo qe cmohet nga ALLAHU i madheruar, o vellezer.....

    flm

    PS: potencoj edhe njeher, se nuk jam dakor me sistemin bankar te perendimit ne shume pika, natyrisht se "kamata" eshte per tu kritikuar, ku rreziku i bankes dhe i sherbyesit nuk jane ne barazpeshe....ku ekziston mundesi per keqperdorim katastrofik (shih krizen ne shqiperi 1997, shih krizen aktuale ne amerik me imobiljet).....
    Sistemi i bankes ben nese banka nuk ka interes por ka ate te sherbimeve mua me duket kjo si malli e njejt , kurse kjo shitja me keste ka kamat , kurse shitja me lirim me afat kohor nuk paraqet problem pasi ne te nuk ka interes , problem paraqet interesi .

  2. #22
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar mė parė nga eldonel Lexo Postimin
    Sistemi i bankes ben nese banka nuk ka interes por ka ate te sherbimeve mua me duket kjo si malli e njejt , kurse kjo shitja me keste ka kamat , kurse shitja me lirim me afat kohor nuk paraqet problem pasi ne te nuk ka interes , problem paraqet interesi .


    Selam

    Ju tollovitni fjalen "interes" me fjalen "spekulacion".....termi me i pershtatshem per ate qe ju mundoheni te me sqaroni eshte fjala "spekulacion".....natyrisht se banka ka hapesiren me te madhe, dhe njekohesisht me te rrezikshme per spekulime te cfaredo lloji....por mu ketu eshte celesi i gjith kuptimit, ku tek ketu inkuadrohet islami!!!.....spekulim mund te behet edhe ne treg me lende tjera, perpos parave.....por bota e parave nuk eshte e leht per ta kuptuar, se nuk eshte e kapshme, eshte fryme, per kete njerezit e kan shum me rrende te thellohen ne proceset, se sa kur behet fjale ber gjera e sende qe jan te kapshme. Shume njerez mendojn, se "kamata" qe e mer banka, eshte per FITIM te bankes, kjo nuk eshte e vertet, banka nuk fiton me ate perqindjen qe ti e paguan teper, banka fiton me investimet e veta qe i ben, me parate e tua natyrisht. Kjo eshte per tu kritikuar, se a KA TE DREJT banka, te shfrytezoj ne fakt parane e huaj, per te bere investime per vetveten, e per te fituar keshtu per vetveten....

    Bankat jan institute ne vetvete me qindra mije punetore, te cilet jan njerez, kan familje dhe kan ekzistenca, dhe luftojn si te gjithe per te mbijetuar. Te cilet nuk prodhojn as nje gramm, sepse puna e tyre eshte thjsht FRYME, ata jan sherbetore....por, edhe ata ne punen e tyre derdhin djersin, keshtuqe edhe atyre u takon nje cfare HAKU....me cka ta paguaj banka HAKUN e puntorve te vet ???....po me cato perqindje qe i mer nga teje. Banka edhe DERDH KAMAT, kete e ben nga fondi kur ato investime qe i ben me parat e tua, jane te frytshme dhe sjellin fitim, e njejta gje, sic ndodh me akciet. Ulemate jane munduar te kommentojn investimet ne akcie, e i kan lejuar, kurse te njejten gje, vetem ne pako tjeter, e ndalojn ???

    Si cdo here, bota nuk eshte bardh e zi, por ka ngjyra te ndryshme.....mendoj se askush nuk i ka hi kesaj pune me sinqeritet e me lutje ndaj Allahut qe ti ndimoj, se perndryshe tash e 300 vjet ne do te kishim jo nje zgjidhje, por dhjetra e qindra zgjidhje, me te cilat muslimanet do te kishin punuar e do te kishin ec me hapa para......por, xhahillleku me se shumti sot zoteron ne kokat e muslimaneve....per gjendjen tone jemi VET fajtore....e fajin e kerkojm tjeter kundi....natyrisht, keshtu na meson shejtani....

    me nderime...
    albanish by nature

  3. #23
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu.Nė shembullin qė e mori vėllau Nuh Musa mė sipėr se borxhi i marė pėr luks dhe se ai thotė se ėshtė e rrugės(lejohet)qė tė mer njė % nga ajo shume,unė jam i mbėshtetur nė mendimin e dijetarėve tė hakut qė thonė se:"edhe poqese ajo do tė jetė 0,0000000000001%,ajo ėshtė haram(e ndaluar),"por mund qė tė thuhet se bėhet fjala pėr borxh pėr luks",edhe pse bėhet fjala pėr lluks nuk duhet tė miret si e vlefshme kjo,sepse ai qė i jep dihet sipas fesė se si duhet tė jipet borxhi.Unė po ju kujtoj se All-llahu Xh.,Sh.,nė Kur'an na ka tregu pėr kėtė,shih ajetin 282 tė sures El Bekare.Prandaj ju lus qė tė keni kujdes kur postoni se mund qė tė bini vehten tuaj nė mėkat,por ku ėshtė mė e keqja se do tė mirni me vehte edhe tė tjerė mbas ju.All-llahu na e shtoftė dijen mua dhe ju dhe ėshtė mirė qė tė shtohet ,se kėtė dije ta shfrytėzojmė pėr islam dhe jo kundėr islamit(All-llahu na ruajt).Tė ma bėni hallall nė rastėse kam gabu dhe selam alejkum we rahmetulla we berekatuhu.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Un di disa qe japin para me kamat dhe i di disa qe kan dhen nje kohe para me kamat.
    Keta qe japin momentalisht , sdin cka te bejn me paret ( kan ber shum ) mirpo ata qe me nje kohe kan dhen , besomni jan duke vujt dhe jan prish totalisht . Me siguri edhe ato te paret dot vijn ne ket gjendje.
    Mos te ushqehemi me haram , ta pastrojm pasurin , te ndihmojn nevojtaret ... sa me larg haramit.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #25
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu.Renea,mė fal se nuk je tu fol si duhet apo unė nuk po tė kuptoj mirė.Ai qė jep dhe ai qė mer,paska ndryshim.Jo VALL-LLAJ se njėjtė janė si ai qė jep,si ai qė mer,si ai qė ndihmon kėtė gjė qė tė bėhet ky haram,qė tė gjithė kanė bėrė haram dhe qysh e dimė se harami,a ėshtė i vėgėl apo i madh ai ėshtė haram.Vetėm se nė disa raste qė je o shtypur qė ta bėjsh njė gjė tė tillė,atėherė ajo ėshtė njė gjė tjetėr.All-llahu e din mė sė miri.Ma bėn hallall nė kam gabu.Selam alejkum.

  6. #26
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar mė parė nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Pse mor vella eshte e ndaluar ???


    Ke ndegjuar ndonjeher per fjalen SKONTO ???....ajo eshte 1% deri ne 5% i nje shume te caktuar, eshte mjet tregtie, qe i shtin tregtaret per nje kohe te caktuar ta mbarojn biznesin, dmth. eshte e afatizuar.

    Ben pazarllek nje pune per 1000 €. I cakton terminet, por i cakton edhe kondicionet e pages. Partneri cakton qe pagesa e 1000 € te behet 30 dit pas perfundimit te punes. Ti thua, mua me duken 30 dit shum kohe, deshiroj qe pagesen te me besh per 14 dit, partneri pajtohet, por te kerkon qe ta ulesh cmimin, dhe kjo ulje luan prej 1% deri ne 5%......pra, nese une bej ne fakt pazarllek per 1000 €, ateher pas 14 dite une pranoj pagesen netto 950 €, edhe pse kam nenshkruar kontraten per 1000 €....ekziston per mua mundesia, qe ti them partnerit, eshe pse kemi kontraten me 5% skonto, te me paguaj 1000 €, per kete partneri do ta shtij pagesen ne afatin e dyt, dmth. do te bej pagen pas 30 dit.....

    E tash, sipas llogjikes se disa hoxhollarve, ato 50€ qe mi ka ndal partneri na qenkan per ate HARAM ???....

    Dhe, mua me vjen mire, te shfrytezoj mallin e tjetrit me cmim per 60%, a me vjen rrende te paguaj per kete LEHTESIM FINANCIAR ( qe me behet per momentin), 10 % teper te cmimit aktual (ne fund te kontrates) ???

    Vellau im, kini kujdes, VLERA e PUNES dhe e SENDIT jan di komponentet kryesore....keqperdorimi ne biznes eshte ai qe ndalohet, e jo marrveshjet e ndryshme, me cfaredo kondicione qofshin ato, nese ka marreveshje nga te dija palet, dhe nese nuk shfrytezohet pozita (psh. e rrende financiare dhe pa rrugdalje) e tjetrit, atehere nuk ka kjo te beje aspak me KAMATEN qe permend kur'ani......

    Natyrisht se ekziston edhe mundesia tjeter tejet konforme me islamin. Nese nje shoqeri e sheh se ne pagesen me keste ekziston nje potencial i keqperdorimit, ateher thjesht ajo shoqeri ka mjete valide per ta ndaluar ate, nepermjet te ligjit, ashtu sic e kan praktikuar parardhesit tane, kur i thonin vetes njerez te cilvilizuar dhe te arsimuar....

    flm

    Edhe qeshtja e kesteve eshte prej llojeve te Kamates,normal nese bie ne shprehje shtesa e interesit ne %...
    Kamata ėshtė dy llojesh: “Nesieh” dhe “Fadl”.

    Kamata nesieh ėshtė shtesa e kushtėzuar, tė cilėn e merr borxhdhėnėsi prej borxhmarrėsit kundrejt kohės sė borxhit. Kjo lloj kamate ėshtė e ndaluar sipas Kuranit, Sunetit dhe Ixhmas.

    Kamata e fadlit ėshtė shitja e tė hollave me tė holla, ose shitja e ushqimit me ushqim, duke shtuar nė njėrin krah (p.sh. tė japėsh 5 euro dhe tė marrėsh 6 euro, ose tė japėsh 1kg. oriz dhe tė marrėsh 2kg.) Kjo lloj kamate ėshtė e ndaluar sipas Sunetit dhe Ixhmas, sepse ajo tė shpie drejt llojit tė parė tė kamatės.
    Nuk jam Ekonomist (jam jurist laik),por kam pak logjik ekonomike qe te menagjoj sado pak me vepra afariste...

    Ti me parė ,thua se Hoxhallareve nuk i perket te mirren me keto qeshtje (Marksi duhet ta bej kete a??),por ekonomistet duhet te jenė ata qe jan te autorizuar...Hoxha i cili e ka kryer Sheriatin ne lamin e qeshtjeve ekonomike,sigurisht qe duhet te jetė kompetent sepse ka njohuri te mjaftueshme...

    Ne kete Botė kan existuar dhe besa existojn mbi dy koncepte konomike, Koncepti "matrialist/antimoral/kapitalist" dhe Koncepti Moral...

    Marksizmi apo Rryma Ateiste e rrezoi konceptin moral apo konceptin qe ne ekonomi te largohet ndikimi etikė...

    ...dhe themeluan konceptin matrialist apo kapitalist (antimoral)d.m.th ne kete koncept "Gjithmon ka te drejt i forti kundrejt te dobetit" ,thjeshte eshte instaluar thenja e atij Filozofi te njohur,: "Njeriu per njeriun eshte Ujkė"...
    thjeshte ekonomia e sotit eshte arena me e madhe qe ka pergaditur shejtani deri me sot,thjesht ne kete ekonomi e sotit Shejtani e ka bere kulminacionin e punes se tij te synuar me parė...

    Mosunet E udheheqin boten me plot sukses me kendin 3D (Ekonomin,Politiken dhe Rjetin Informativ/mediat) ...Normal ne kordinim me shejatnin ka arritur ta mbuloj boten me autoritet te vetin ,plot intriga...

    Sot shumica e biznese afariste ne botė formohen,zhduken shpejt dhe disa mbeten ,falė perdorimit te kamates...aq e pasigurt eshte bere bota afariste sa qe jetgjatesia e nje biznesi mund te numerohet me seconda dhe minuta...sepse baza e qdo biznesi eshte ndertuar dhe qendron ne kamata,dhe kjo baze,eshte prej bazave me te pasigurta qe mund te existoj dhe keshtu qe rrenohen qdo objekt qe qendron mbi kete bazė...

    Islami qeshtjen e huadhenjes e vlerson me shume si akt Human dhe moral se sa nje veper ekonomike apo bizinsore,keshtu qe te japesh hua apo borgj (pa interes)eshte qeshtje e besimit tend ne Allahun se qfar je ne gjendje te besh per Allahun dhe Islamin,d.m.th ai saber qe bene gjatė sakrifices tende ne dhenjen e borgjit ndaj nje kerkese per borgj ,shperblehet me sevape nga Allahu,kjo ka karakter morali te lart sepse po jep diqka nga pasuria jote per nje kohė te caktuar ,pa fituar asgje,mirpo po e ndihmon nje musliman qe te e kryej nje punė apo veper te tijen ,ndersa ai qe e ka marrė kete borgj duhet ta kthej ne kohen e premtuar apo te caktuar me marrveshje ...d.m.th ketu eshte esenca e mekanizmit qe sherben per ndihme te ndersjellet ndermjet muslimaneve...

    Tash nese matrializohet ky akt morali , me interesa te ndryshme matriale ateher bie ne kundershtim me Morlain dhe keshtu qe nuk bene pjes ne moralin Islam kjo veper...
    Dikush mund te thotė se nje % interesi te nje shume te vogel duhet te lejohet ,Pikerisht ketu mund te paraqitet rreziku potencial ne devijimine botes islame,sepse duke leshuar pee ne perqindje te vogla ,mund te devioj dikush kete qellim apo caktim te normes se caktuar ne perqindje te ndryshme me te medha dhe keshtu te vie deri te legalizimi i kamates ne pergjithsi ne boten islame...keshtu nuk guxohet te veprohet keshtu,duke leshuar pee ne qeshtje te tilla,por qeshtja eshte strikte dhe nuk guxon te tolerohet...

    selam
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 22-04-2008 mė 06:09
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #27
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar mė parė nga ramazan_it Lexo Postimin
    Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu.Nė shembullin qė e mori vėllau Nuh Musa mė sipėr se borxhi i marė pėr luks dhe se ai thotė se ėshtė e rrugės(lejohet)qė tė mer njė % nga ajo shume,unė jam i mbėshtetur nė mendimin e dijetarėve tė hakut qė thonė se:"edhe poqese ajo do tė jetė 0,0000000000001%,ajo ėshtė haram(e ndaluar),"por mund qė tė thuhet se bėhet fjala pėr borxh pėr luks",edhe pse bėhet fjala pėr lluks nuk duhet tė miret si e vlefshme kjo,sepse ai qė i jep dihet sipas fesė se si duhet tė jipet borxhi.Unė po ju kujtoj se All-llahu Xh.,Sh.,nė Kur'an na ka tregu pėr kėtė,shih ajetin 282 tė sures El Bekare.Prandaj ju lus qė tė keni kujdes kur postoni se mund qė tė bini vehten tuaj nė mėkat,por ku ėshtė mė e keqja se do tė mirni me vehte edhe tė tjerė mbas ju.All-llahu na e shtoftė dijen mua dhe ju dhe ėshtė mirė qė tė shtohet ,se kėtė dije ta shfrytėzojmė pėr islam dhe jo kundėr islamit(All-llahu na ruajt).Tė ma bėni hallall nė rastėse kam gabu dhe selam alejkum we rahmetulla we berekatuhu.

    Selamu alejkum,

    .....shembulli qe permenda une eshte nje shembull shum i nderlikuar, dhe aq LEHT, sa e sheh ti, me siguri se nuk eshte!, ketu me te vertet parashtrohet pyetja, se a guxoj une, per nje SHERBIM qe ja bej dikuj, te kerkoj nje kundershperblim ???....ne kete rast une nuk e shfrytezoj poziten e tjetrit!!!....

    Nje mekat bihet, kur dikush diskuton me prapavija te keqija, me qellime te keqija, te njollos fene, te paragjykoj fene......

    Mendimet e mia nuk jane fetwaja, por MENDIME, kete duhet ta kini para sysh!!!


    flm
    albanish by nature

  8. #28
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    selamu alejkum


    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Edhe qeshtja e kesteve eshte prej llojeve te Kamates,normal nese bie ne shprehje shtesa e interesit ne %...


    Nuk jam Ekonomist (jam jurist laik),por kam pak logjik ekonomike qe te menagjoj sado pak me vepra afariste...

    Ti me parė ,thua se Hoxhallareve nuk i perket te mirren me keto qeshtje (Marksi duhet ta bej kete a??),por ekonomistet duhet te jenė ata qe jan te autorizuar...Hoxha i cili e ka kryer Sheriatin ne lamin e qeshtjeve ekonomike,sigurisht qe duhet te jetė kompetent sepse ka njohuri te mjaftueshme...
    Jo, nuk thash se nuk i perket nje hoxhe qe ka studjuar "ekonomine", und thash se nuk i perket nje HOXHE, qe ka studjuar, CFAREDOQOFT, por jo ekonomine...une thash, se ekonomisti mund te jet hoxhe, por kure nuk mund te jet hoxha ekonomist, shiqo me pare !!!


    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Ne kete Botė kan existuar dhe besa existojn mbi dy koncepte konomike, Koncepti "matrialist/antimoral/kapitalist" dhe Koncepti Moral...

    Marksizmi apo Rryma Ateiste e rrezoi konceptin moral apo konceptin qe ne ekonomi te largohet ndikimi etikė...

    ...dhe themeluan konceptin matrialist apo kapitalist (antimoral)d.m.th ne kete koncept "Gjithmon ka te drejt i forti kundrejt te dobetit" ,thjeshte eshte instaluar thenja e atij Filozofi te njohur,: "Njeriu per njeriun eshte Ujkė"...
    thjeshte ekonomia e sotit eshte arena me e madhe qe ka pergaditur shejtani deri me sot,thjesht ne kete ekonomi e sotit Shejtani e ka bere kulminacionin e punes se tij te synuar me parė...

    Mosunet E udheheqin boten me plot sukses me kendin 3D (Ekonomin,Politiken dhe Rjetin Informativ/mediat) ...Normal ne kordinim me shejatnin ka arritur ta mbuloj boten me autoritet te vetin ,plot intriga...

    Sot shumica e biznese afariste ne botė formohen,zhduken shpejt dhe disa mbeten ,falė perdorimit te kamates...aq e pasigurt eshte bere bota afariste sa qe jetgjatesia e nje biznesi mund te numerohet me seconda dhe minuta...sepse baza e qdo biznesi eshte ndertuar dhe qendron ne kamata,dhe kjo baze,eshte prej bazave me te pasigurta qe mund te existoj dhe keshtu qe rrenohen qdo objekt qe qendron mbi kete bazė......
    .....qafirat nuk duhet te na interesojn aq shume se cfare bejn ata, jane vetem per ti shiquar, dhe per te mesuar dobesite, dobesite te tyre, te sistemeve etj.... asgje tjeter....

    Nuk e di une, se ku eshte koncepti moral ne treg i rrezuar........per tu rrezuar, ai duhej njehere te ishte prezent, ekonomise perendimore nuk i hin ne llogari as morali as etika, por thjesht cmimet e tregut!!!.....perkundrazi, sistemi ekonomik ne perendim eshte aq i lidhur ndermjet veti, qe nuk ka gjasa te veproje ne baza etike dhe morale....thjesht, gjykimet behen nepermjet te matematikes....FAKT eshte, se, tregun ne terre boten e rrotullon cmimi i naftes....nese mendon, se etika dhe morali duhet te zene vend ne kete bote, atehere shkruaj Ahmadinexhatit, apo organizates OPEC (ku pjesen dermuese perbejen muslimanet arab) te stabilizojn cmimet....

    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Islami qeshtjen e huadhenjes e vlerson me shume si akt Human dhe moral se sa nje veper ekonomike apo bizinsore,keshtu qe te japesh hua apo borgj (pa interes)eshte qeshtje e besimit tend ne Allahun se qfar je ne gjendje te besh per Allahun dhe Islamin,d.m.th ai saber qe bene gjatė sakrifices tende ne dhenjen e borgjit ndaj nje kerkese per borgj ,shperblehet me sevape nga Allahu,kjo ka karakter morali te lart sepse po jep diqka nga pasuria jote per nje kohė te caktuar ,pa fituar asgje,mirpo po e ndihmon nje musliman qe te e kryej nje punė apo veper te tijen ,ndersa ai qe e ka marrė kete borgj duhet ta kthej ne kohen e premtuar apo te caktuar me marrveshje ...d.m.th ketu eshte esenca e mekanizmit qe sherben per ndihme te ndersjellet ndermjet muslimaneve...
    ...islami per keto "vepra morale" ka edhe fjale perkatese, SADAKA ose FITER.....kjo cka thua eshte nje qendrim i PERGJITHSSHEM mbi nje "problem" te pergjithshem....ne flasim konkretisht per KAMATEN qe permend kur'ani......nuk i NDOHMOJ nje vellau kur i huazoj para te bleje nje KUZHINE prej druri
    mahagoni!!!, apo te bleje nje veture te re....i ka gjitha parat gati, por i mungojn edhe ca.....ku e sheh veprimin "moral"`ketu ???.....ketu nuk ka NDIHM, ketu ka MARRVESHJE....

    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Tash nese matrializohet ky akt morali , me interesa te ndryshme matriale ateher bie ne kundershtim me Morlain dhe keshtu qe nuk bene pjes ne moralin Islam kjo veper......
    Ashtu eshte, por ndihma eshte nje gje, biznesi eshte nje gje....per ta shmange ketu dukurine e keqperdorimit, si shembull, mund rolin e "huadhenesit" ta marre nje institut shteterore, e jo individi, dhe te caktoje nje rregullore!, pra, institute te posacme per kredi ne baza ligjore, per kete mund te konsultohen dijetaret dhe te gjejne nje konsens.....fakt eshte, se PER EKZISTENC sot nuk ka nevoje askush te huazoj para.....por prap se pra muslimanet do te huazojn para....vetem se me thene se HARAM ESHTE KJO, nuk i ndihmon ata....a me kupton ???...eshte detyre e shtetit te SQAROJ PROBLEMIN me vepra, e jo vetem se me ju thane, mos mer KREDI se do te digjesh ne zjarrin e xhehenemit....ose e kunderta, mos e mer kamaten, e nese e mer, ateher nderto ndonje nevojtore.......


    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Dikush mund te thotė se nje % interesi te nje shume te vogel duhet te lejohet ,Pikerisht ketu mund te paraqitet rreziku potencial ne devijimine botes islame,sepse duke leshuar pee ne perqindje te vogla ,mund te devioj dikush kete qellim apo caktim te normes se caktuar ne perqindje te ndryshme me te medha dhe keshtu te vie deri te legalizimi i kamates ne pergjithsi ne boten islame...keshtu nuk guxohet te veprohet keshtu,duke leshuar pee ne qeshtje te tilla,por qeshtja eshte strikte dhe nuk guxon te tolerohet.........
    ...jo mor vellau im, INTERESI eshte, duhet dhe do te jet PREZENT ne cfaredo kohe...edhe ALLAHU i madheruar ne baza te INTERESIT do te gjykoje.....i fal namazet???....e ke shperblimin, nuk i fal, e ke denimin.....ben mire, do te gjejsh mire, ben keq, do te gjejsh keq.....perpjesetimet jane te njejta.....kujdes....

    Ajo "%"-ja do te bazohet ne PUNEN, dhe do te vleresohet ne menyre sistematike!!!

    Ku ne boten perendimore shitet 1 kg oriz me teper se 1 kg oriz i te njejtes cilesi, nga i njejti vend???....don teknollogjine moderne te bazosh ne teknollogjine para 100 vjet ????, keto krahasime jan qesharake dhe nuk kan fare te bejne me kamaten qe permend kurani, kini kujdes.....

    NJE PYETJE:

    Tregoma dallimin mes nje FITIMI qe behet nepermjet investimeve ne akcie dhe nje fitimi qe bej me parkimin e parave ne bank.

    selam
    albanish by nature

  9. #29
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gjėrat qė nuk lejohen tė shitet.

    1. Alkooli.

    Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) thotė: “Kur zbritėn disa ajete nga fundi i sures Bekare, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) doli dhe tha:
    "U ndalua tregtia e alkoolit."

    2. E ngordhura, derri dhe idhujt.

    Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah se ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nė ēlirimin e Mekės tė thotė:
    "Allahu dhe i Dėrguari i Tij e ka bėrė tė ndaluar shitjen e alkoolit, tė ngordhurėn, derrin dhe idhujt." I thanė: “O i Dėrguari i Allahut! Po dhjamin e tė ngordhurės, sepse me tė lyhen anijet, fėrkohen lėkurat e kofshėve dhe e hanė njerėzit nė mėngjes?” Ai tha:
    "Jo, ai ėshtė i ndaluar" I Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nė atė ēast shtoi: "Allahu i vraftė ēifutėt! Kur Allahu ua ndaloi atyre dhjamin e tė ngordhurės, ata e zbukuruan atė e pastaj e shitėn dhe hėngrėn ēmimin e tij!"


    3. Qeni.

    Transmetohet nga Ibnu Mesud el Ensari (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) e ka bėrė tė ndaluar shitjen e qenit, tė hollat e imorales dhe tė fallxhorit."

    4. Pikturat qė pėrmajnė gjėra me shpirt.

    Seid bin ebi Hasen thotė: “Isha te Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) kur tek ai erdhi njė burrė e i tha: “O Ibėn Abas! Unė jam njė njeri qė e ha bukėn me punėn e duarve tė mia dhe pikturoj kėto piktura”.
    Ibėn Abasi tha: Po tė them ty vetėm atė qė kam dėgjuar nga i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) i cili ka thėnė:
    "Kush pikturon ndonjė pikturė, Allahu do ta dėnojė atė deri sa t'i japė asaj shpirt dhe ai nuk do tė mund t'i japė kurrė shpirt asaj."
    Burri u mėrzitė shumė, derisa iu zverdh fytyra. Atėherė Ibėn Abasi i tha: “Nėse do patjetėr tė pikturosh, atėherė pikturo kėto pemė dhe ēdo gjė qė nuk ka shpirt."
    5. Frutat e pemėve para se tė dalin kokrrat apo tė piqen.

    Enes ibėn Maliku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja e frutave tė pemėve para se tė piqen, si edhe nga shitja e hurmave (temėr/hurmat arabe) para kohe. Dikush i tha: "Kur ėshtė koha e tyre?" Ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Kur tė skuqen apo tė zverdhen.

    Gjithashtu Enesi transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja e pemėve para pjekjes. I thanė: “Kur piqen ato?” Tha: “Kur tė skuqen”. Pastaj tha: “Ēfarė thoni nėse Allahu i ndalon frutat tė dalin e tė piqen, atėherė ēfarė do t'i japė ai qė ka marrė lekėt e vėllait tė tij?"

    6. Tė mbjellat para forcimit tė kokrrės.

    Ibėn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja e “temrit” para pjekjes dhe nga agrumet para se tė focohet kokrra dhe tė sigurohet se nuk ėshtė prekur me ndonjė sėmundje. Ka ndaluar edhe shitėsin edhe blerėsin."
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #30
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    CITOJ:


    QUOTE=Nuh Musa;1891461]Selamu alejkum, .....shembulli qe permenda une eshte nje shembull shum i nderlikuar, dhe aq LEHT, sa e sheh ti, me siguri se nuk eshte!, ketu me te vertet parashtrohet pyetja, se a guxoj une, per nje SHERBIM qe ja bej dikuj, te kerkoj nje kundershperblim ???....ne kete rast une nuk e shfrytezoj poziten e tjetrit!!!....Nje mekat bihet, kur dikush diskuton me prapavija te keqija, me qellime te keqija, te njollos fene, te paragjykoj fene...... Mendimet e mia nuk jane fetwaja, por MENDIME, kete duhet ta kini para sysh!!!flm[/QUOTE]Selam alejkum we rahmetulla we berekatuhu.Mbasi or vėlla Nuh Musa pėr ty shembulli qenka shumė i ndėrlikuar,atėherė pse nuk na mer njė shembull mė tė thjeshtė qė kėshtu tė kuptojnė diēka edhe* tė tjerėt apo je mėsuar vetėm me shembulla tė ndėrlikuara.Dhe desha me ta shtru nji pyetje:"Prej ku i mer kėto baza ty qė na i tregon kėta shembulla tė ndėrlikuara,a mund tė na e vėrtetosh me ndonjė ajet apo me ndonjė hadith,ose vetėm se me ekonominė tėnde?Sa pėr matematikė tė gjithė kemi mėsuar nė shkollė edhe pėr hoxhallarėt qė thua ty se nuk mund qė tė jenė ekonomistė,ku e din ty tė fshehtėn qė je duke u bėm mė i ditur se ata nė ēėshtjen e kamatės.Ēka mendon ty se nė fakulltetin ku e kryejnė ata ,mendon ty se nuk bėjnė ekonomi?Si mund qė tė shprehet njė musliman nė njė mėnyrė si ty kundėr hoxhallarėve,kur e dimė se duhet pasur tepėr kujdes tė pėrgojohet muslimani pa prezencėn e tij.Kur ti thua hoxhallarėt(nė shumės)a spo tė vjen ndėrmend se hoxha i gjithė hoxhallarėve ka qenė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.,i pa shkollė dhe nuk ka qenė ekonomist si mendon ty,por e ka shprehur pėr kamatėn ma mirė se ekonomistėt qė ty i mendon.Pra tė tėrhek vėrejtjen qė para se tė postojshė diēka mendohe njė ēik,se metėvėrtetė je duke e tepruar dhe unė kam frikė pėr ty se ndoshta do tė dėnohesh pėr ata qė ke thėnė,vetėm se nė rastėse pendohesh nė kohė(para se tė vjen meleku i shpirtit).Dhe tė lutem qė mos e zė njėsoj si interesi i quajtur kamatė,me interesin qė All-llahu do tė na gjykojė!Ma bėn hallall nė rastėse kam gabuar dhe ju pėrshėndes me selam alejkum we rahmetulla we berekatuhu.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Roli i Akides sė Selefėve nė bashkimin e muslimanėve
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  4. A e shikon dot njeriu Zotin?
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 15:07
  5. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •