DEPOZITIMI (AMANETI)

Ē'ėshtė depozitimi.

Depozitimi apo amaneti ėshtė lėnia e diēkaje pėr ta ruajtur tek dikush tjetėr.


Gjykimi pėr tė.


Nėse dikush i lė vėllait tė tij pėr tė ruajtur njė plaēkė (amanet), atėherė ėshtė e pėlqyeshme qė ai ta pranojė atė nėse ėshtė i sigurt te vetja se mund ta ruajė atė amanet. Shkaku i tė qėnurit e pėlqyeshme pranimi i amanetit, ėshtė duke u nisur nga rregulli i ndihmės sė njėri-tjetrin nė punė tė mira e tė devotshme.
Eshtė detyrė pėr mbajtėsin e amanetit qė t'ja kthejė atė tė zotit tė tij, kur ai ta kėrkojė atė.

Allahu i Lartėsuar thotė:

"Sigurisht qė Allahu ju urdhėron qė t'jua ktheni prapė atyre qė u takojnė gjėrat e dhėna juve amanet pėr ruajtje nė besim."


I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) thotė:

"Ktheja amanetin atij qė ta ka lėnė atė nė besim!"


Kompensimi i amanetit nėse prishet nė dorėn e mbajtėsit.


Nuk kompenson gjė mbajtėsi i amanetit vetėm nė rast se nuk kujdeset ashtu siē duhet pėr tė.
Tregon Amėr bin Shuajb nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:


"Atij qė i lihet njė amanet, nuk kompeson gjė nėse ai prishet tek ai."


Tregon gjithashtu (Amri) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Nuk ka kompesim mbi atė qė i ėshtė besuar diēka."


Enes bin Malik (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon se Umer bin Hatabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i ngarkoi atij qė tė kompensonte njė plaēkė qė u vodh dhe qė i ishte lėnė atij amanet."

Bejhakiu thotė: “Kjo ka ndodhur se ai nuk ėshtė kujdesur pėr tė ashtu siē duhet, kėshtu qė e kompensoi atė pėr shkak tė moskujdesit"