Nga Shejh Salih bin Feuzan El-Feuzan
Nga leksioni:
I gjithė lavdėrimi i takon Allahut, Zotit tė Botave, dhe paqja e bekimet qofshin mbi zotėriun e tė gjithė Pejgamberėve, mbi familjen e tij dhe tė gjithė Shoqėruesit e tij.
Ky ėshtė njė shtjellim i shkurtė mbi ēėshtjen e llojeve tė ndaluara tė transaksioneve tė biznesit, i cili ėshtė kompiluar me qėllim qė Muslimanėt t’u shmangen atyre nė pėrditshmėrinė e tyre – ashtu qė pėrfitimet tė jenė nga e lejuara, me tė cilėn Allahu do t’u bėjė dobi nė kėtė botė dhe nė Tjetrėn. Fillimisht, burimi i kėtij shtjellimi ishte njė leksion tė cilėn e dhashė nė Mesxhid Sumu Ueli el-Ehd El-Emir Abdullah bin Abdil-Aziz Ali Su’ud nė Rijad, nė muajin Xhumadel-Ule 1411H. Kjo qė pason ėshtė transkriptim i atij shtjellimi:
O Vėllezėr! Nuk ka dyshim se tregtia dhe biznesi janė dy gjėra tė cilat janė tė nevojshme dhe tė domosdoshme. Kjo ėshtė pėr shkak se Allahu na ka urdhėruar qė ta kėrkojmė furnizimin dhe mbajtjen e vetvetes sipas kanaleve tė duhura pėrgjithėsisht, dhe specifikisht, Ai tha nė lidhje me tregtinė (d.m.th. shitblerjen):
“Por, Allahu e ka lejuar tregtinė dhe e ka ndaluar kamatėn (Riba).” (El-Bekare:275)
Dhe Ai thotė:
“O ju qė besoni, kur tė bėhet thirrja pėr namaz nė ditėn e Xhumasė, nxitoni qė ta pėrkujtoni Allahun dhe lini tregtinė. Kjo ėshtė mė mirė pėr juve, vetėm sikur ta dinit. Dhe kur namazi tė pėrfundojė, atėherė shpėrndahuni nėpėr tokė dhe kėrkoni prej tė Mirave tė Allahut, dhe pėrkujtoni Allahun shumė qė tė jeni tė suksesshėm.” (El-Xhumu’a 9 -10)
Dhe Allahu thotė, duke i lavdėruar ata qė e kombinojnė kėrkimin e furnizimit (rizkun) me adhurim:
“Nė shtėpitė (xhamitė) tė cilat Allahu ka urdhėruar tė ngrihen, dhe nė tė cilat pėrmendet emri i Allahut. Ai madhėrohet nė to mėngjes e mbrėmje. Njerėz tė cilėt as tregtia as biznesi nuk i shmang nga pėrkujtimi i Allahut, e as nga kryerja e namazit apo dhėnia e zekatit.” (En-Nur 36-37)
Nė kėtė ajet, Allahu thotė se prej cilėsive tė Muslimanėve ėshtė edhe ajo se ata bėjnė tregti. Por, kur tė vijė koha e namazit, ata e lėnė shitblerjen dhe shkojnė pėr ta falur namazin.
“As tregtia as biznesi nuk i shmang ata prej pėrkujtimit tė Allahut.” (En-Nur 37)
Allahu na ka urdhėruar neve qė t’i kėrkojmė mėnyrat e furnizimit (rizkut) sė bashku me urdhėrimin qė ta adhurojmė Atė, siē thotė Ai:
“Kėrkoni furnizimin tuaj nga Allahu dhe adhurojeni Atė. Dhe tė jeni falenderues ndaj Tij; Atij do t’i ktheheni.” (Ankebut 17)
Pra, udhėheqja e biznesit dukė bėrė shitblerje apo ēfarėdo lloji tjetėr tė lejuar tė pėrfitimit ėshtė diēka qė kėrkohet sipas Fesė, pasi qė prej saj do tė rezultojė njė dobi mjaft e madhe pėr individin dhe shoqėrinė.
Shitblerja, nė veten e vet, ėshtė e lavdėrueshme dhe e domosdoshme, pėrderisa nuk i shkakton ndonjė dėm adhurimit apo tė bėjė qė ai ta vonojė kryerjen e namazit me xhemat nė xhami.
Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thėnė: “Tregtari i ndershėm dhe i besueshėm do tė jetė me Pejgamberėt, martirėt dhe njerėzit e drejtė.” Kjo do tė thotė: Tregtari i cili kryen shitblerjen duke qenė i ndershėm do tė jetė me kėto grupe tė njėrėzve nė Ditėn e Gjykimit. Kjo ėshtė njė pozitė madhėshtore, e cila tregon nė bujarinė e profesionit tė kėtillė. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) qe pyetur njė herė se cili lloj i pėrfitimit ėshtė mė i dėliri? Ai u pėrgjigj: “Tregtia e bekuar (e pranuar nga Allahu) dhe puna tė cilėn njeriu e bėn me duart e tija.” (Transmetuar nga Et-Teberani)
Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) po ashtu ka thėnė: “Dy persona qė e zhvillojnė njė biznes janė nė mirėsi pėrderisa ata tė mos ndahen prej njėri-tjetrit. Pra, nėse ata tė dytė janė tė ndershėm dhe tė hapur me njėri-tjetrin, ata janė tė bekuar nė transaksionin e tyre. Por, nėse ata gėnjejnė dhe fshehin (tė vėrtetėn), bekimi i transaksionit tė tyre fėshihet.”
Bėrja e biznesit me ndershmėri dhe me drejtėsi ėshtė nga mėnyrat mė tė mira pėr pėrfitimin e furnizimit. Sa i pėrket udhėheqjes sė biznesit me rrena, mashtrime dhe hile, atėherė kjo ėshtė prej formave mė tė kėqija pėr pėrfitimin e furnizimit.
Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) njėherė kaloi pranė njė grupi tė Muslimanėve tė cilėt qenė duke bėrė shitblerje nė njė treg tė Medinės, dhe tha: “O tubim i tregtarėve!” Ata e ēuan kokėn pėr tė dėgjuar se ēfarė do tė thoshte. Ai tha: “Vėrtet, tregtarėt do tė ringjallen si mėkatarė keqbėrės (fuxhar) pėrveē atyre qė i frikohen Allahut, qė janė tė drejtė dhe tė ndershėm.” (Transmetuar nga Et-Tirmidhi i cili tha se ishte hasan sahi)
Vetė Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) mirrej me transaksione biznesi gjatė pjesės sė parė tė jetės sė tij, kur ai menaxhonte paratė e Hatixhes (radiallahu anha). Kjo ishte para zbritjes sė pejgamberllėkut tė tij. Ai blinte, shitte dhe pėrfitonte.
Kėshtu ishte rasti edhe me Shoqėruesit e Pejgamberit tė Allahut – ata blinin dhe merreshin me tregti. Nė mesin e tytre gjindeshin edhe njerėz tė pasur tė cilėt e shfrytėzuan pasurinė e tyre pėr pėrkrahjen e Xhihadit nė Rrugėn e Allahut, siē ishte Uthman bin Affan (radiallahu anhu) i cili i furnizonte tė varfėrit nė ushtri me pajisje. I tillė ishte edhe Abdur-Rahman bin Auf (radiallahu anhu) i cili dononte para pėr Muslimanėt kur ata kishin nevojė dhe kur ishte koha pėr xhihad.
I tillė ishte edhe Ebu Bekr es-Sidik (radiallahu anhu), ai po ashtu mirrej me shitblerje dhe e sakrifikonte pasurinė e tij nė pėrkrahje tė Islamit dhe Muslimanėve, gjatė kohės kur ishte nė Meke para migrimit dhe po ashtu edhe pas migrimit. Ai jipte sasi shumė tė mėdha tė pasurisė sė tij pėr kauzėn e Allahut.
Prandaj, kėrkimi i mėnyrave sipas kanaleve tė lejuara – mė e madhja prej tė cilave ėshtė shitblerja – ka shumė tė mira nė tė.
Sidoqoftė, kjo shitblerje duhet tė vendoset sipas direktivave fetare, ashtu qė Muslimanėt t’iu shmangen transaksioneve tė ndaluara dhe formave tė palejuara tė pėrfitimit. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) na ka ndaluar prej llojeve tė caktuara tė transaksioneve tė biznesit, pėr shkak tė asaj ēka ato pėrmbajnė nga mėnyrat mėkatare tė pėrfitmit dhe ajo ēka gjindet nė to nga rreziqet ndaj njerėzimit dhe marrjen e paligjshme tė pasurisė. Prej kėtyre llojeve tė transaksioneve tė ndaluar janė:
1: Kur shitblerja e mban njeriun tė preokupuar duke e shmangur atė nga adhurimi, d.m.th. ata e humbin kohėn e adhurimit, siē ėshtė ajo kur personi mirret me shitblerje dhe nuk e falė namazin me xhemat nė xhami, deri nė atė masė sa qė atij i kalon namazi apo njė pjesė e tij. Kjo ėshtė e ndaluar. Allahu thotė:
“O ju qė besoni, kur tė bėhet thirrja pėr namaz nė ditėn e Xhumasė, nxitoni qė ta pėrkujtoni Allahun dhe lini tregtinė. Kjo ėshtė mė mirė pėr juve, vetėm sikur ta dinit. Dhe kur namazi tė pėrfundojė, atėherė shpėrndahuni nėpėr tokė dhe kėrkoni prej tė Mirave tė Allahut, dhe pėrkujtoni Allahun shumė qė tė jeni tė suksesshėm.” (El-Xhumu’a 9 -10)
Dhe, Allahu thotė nė njė tjetėr ajet:
“O ju qė besoni! Mos lejoni qė fėmijėt dhe pasuria juaj t’ju shmangin nga Pėrkujtimi i Allahut. Dhe kushdo qė e bėn kėtė, tė tillėt janė tė humburit.” (El-Munafikun: 9)
Kini parasysh thėnien e Allahut: “…tė tillėt janė tė humburit.” Ai i kategorizon ata si tė humbur, ndonėse ata mund tė jenė tė pasur, duke qenė se kanė grumbulluar para tė mėdha – edhe nėse ata mund tė kenė shumė fėmijė.
Kjo ėshtė pėr atė se, pasuria dhe fėmijėt e tyre s’mund ta zėvendėsojnė atė qė e kanė humbur nga Pėrkujtimi i Allahut. Pra, edhe nėse ata pėrfitojnė pasuri nė kėtė botė, ata megjithkėtė do tė jenė tė humbur nė ēdo kuptim tė fjalės.
Ata mund tė pėrfitojnė realisht vetėm nėse e kombinojnė kėrkimin e furnizimit dhe adhurimin e Allahut, duke bėrė shitblerje kur ėshtė koha pėr shitblerje dhe duke prezentuar nė namaz kur ėshtė koha pėr namaz; atėherė ata do tė kishin kombinuar mes tė mirės sė kėsaj jete dhe tė mirės sė Jetės sė Pėrtejme. Dhe ata do tė vepronin sipas thėnies sė Allahut:
“Kėrkoni furnizimin tuaj nga Allahu dhe adhurojeni vetėm Atė”
“Dhe kur tė pėrfundojė namazi, atėherė shpėrndahuni nėpėr tokė dhe kėrkoni tė mirat e Allahut.”
Prandaj, tregtia ėshtė dy llojesh – tregtia e e jetės sė kėsaj bote dhe tregtia e Jetės Tjetėr. Tregtia e kėsaj bote ėshtė me pasuri dhe me pėrfitime, derisa tregtia e Jetės Tjetėr ėshtė me vepra tė mira. Allahu thotė:
“O ju qė besoni, a doni t’ju udhėzojė juve nė njė tregti e cila do t’ju shpėtojė nga dėnimi i dhimbshėm? Besoni nė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, dhe pėrpiquni fort e luftoni ne Rrugė tė Allahut me pasurinė tuaj dhe jetėt tuaja. Kjo do tė ishte mė mirė pėr ju, vetėm sikur ta dinit! (nėse veproni kėsisoji), Ai do t’ua falė mėkatet dhe do t’ju pranojė nė Kopshtet nėn tė cilat rrjedhin lumenj, dhe nė vendbanime tė kėndshme nė Kopshtet e Adnit (Parajsė). Vėrtet, ky ėshtė njė sukses i madh. Dhe Ai po ashtu do t’ua japė njė tjetėr (bekim), tė cilin ju do ta doni – ndihmėn e Allahut dhe fitoren e afėrt. Pra, pėrgėzoji besimtarėt.” (As-Saff: 10 – 13)
Kjo ėshtė njė tregti madhėshtore, e cila ėshtė dobiprurėse. Nėse tregtia e lejuar e kėsaj bote i ngjitet asaj, ajo bėhet edhe mė e mirė. Por, nėse personi e kufizon tregtinė vetėm nė atė tė kėsaj bote, derisa e braktisė tregtinė e Jetės sė Pėrtejme, ai do tė humbė, siē thotė Allahu: “…tė tillėt janė tė humburit.” (El-Munafikun: 9)
Prandaj, sikur njeriu ta pėrqendronte vėmendjen nė kryerjen e adhurimit dhe faljen e namazit, dhe sikur ta pėrkujtonte Allahun shumė, duke e bėrė atė qė Allahu e ka urdhėruar ta bėjė, Allahu sigurisht do t’ia hapte dyert e furnizimit atij. Nė tė vertetė, namazi ėshtė mėnyrė pėr pėrfitimin e furnizimit (rizkut), siē thotė Allahu:
“Dhe urdhėroje familjen tėnde nė namaz dhe bėhu i durueshėm nė kėtė. Ne nuk kėrkojmė prej teje qė tė na furnizosh Neve. Ne do do tė tė furnizojmė ty dhe pėrfundimi i mirė ėshtė pėr ata qė kanė frikė Allahun.” (TaHa: 132)
Pra, namazi pėr tė cilin disa njerėz pohojnė se u merr kohė nga kėrkimi i rizkut (furnizimit) dhe nga shitblerja, nė tė vėrtetė ėshtė mu e kundėrta e asaj ēka ata pohojnė. Ai (namazi) ua hapė atyre dyert e furnizimit, komoditetit dhe bekimit. Kjo pėr atė se furnizimi ėshtė nė Dorėn e Allahut. Pra, sikur ju tė kishit pėrqendruar vėmendjen nė pėrkujtimin e Tij dhe nė adhurimin e Tij, Ai do t’ua lehtėsonte dhe do t’ua hapte derėn e furnizimit. “Dhe Allahu ėshtė Furnizuesi mė i mirė.” (El-Xhumu’a: 11)
Allahu thotė, duke pėrshkruar adhurimin e besimtarėve:
“Nė shtėpitė (xhamitė), tė cilat Allahu ka urdhėruar tė ngrihen, dhe nė tė cilat emri i Tij pėrmendet. Ai madhėrohet nė to mėngjes e mbrėmje. (Ata janė) Burra tė cilėt as biznesi as shitblerja nuk i devijon nga Pėrkujtimi i Allahut, e as nga namazi apo dhėnia a zekatit. Ata i frikohen njė dite kur zemrat dhe sytė do tė pėrmbysen nga frika (e tmerreve tė Ditės sė Gjykimit).” (En-Nur: 36-37)
Nė shpjegimin e kėtij ajeti, disa nga Selefi thanė: “Ata (sahabėt) blinin dhe shitnin, por kur ndonjėri prej tyre dėgjonte muezinin duke thirrur pėr nė namaz dhe peshoja ende gjindej nė dorėn e tij, ai e gjuante peshojėn dhe nisej pėr ta falur namazin.”
Pra, siē thuhet mė lart, qėllimi ėshtė se, nėse shitblerja tė largon nga falja e namazit, atėherė kjo tregti ėshtė e ndaluar dhe e kotė. Dhe paratė e pėrfituara nga ajo janė Haram (tė paligjshme) dhe tė ndyta.
2. Dhe prej llojeve tė ndaluara tė biznesit ėshtė: Shitja e produktit tė ndaluar. Kjo ėshtė sepse kur Allahu ndalon diē, Ai po ashtu e bėn tė ndaluar edhe marrjen e parave nga ajo, siē ėshtė kur dikush shet diēka qė ėshtė e ndaluar tė shitet. I Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ndaloi qė tė shiten shtazėt e vdekura, khamri (vera), derri dhe statujat. Pra, kushdo qė shet shtazė tė vdekura, d.m.t.h mish pėr tė cilin s’ėshtė dhėnė zekati i urdhėruar, atėherė ai ka shitur njė shtazė tė vdekur dhe ka pėrfituar para tė paligjshme.
E njėjta vlen edhe pėr shitjen e verės (Khamr). Ajo qė ėshtė menduar me fjalėn Khamr ėshtė ēdo gjė qė deh, bazuar nė thėnien e Pejgamberit: “Ēdo pije dehėse ėshtė khamr, dhe ēdo lloj i khamrit ėshtė Haram.” Ai (sallallahu alejhi ue selam) mallkoi dhjetė njerėz nė lidhje me khamr, siē ėshtė shėnuar hadithin autentik: “Vėrtet Allahu e ka mallkuar khamrin – njeriun qė e prodhon atė, atė pėr tė cilin ai (khamri) ėshtė prodhuar, atė qė e shet dhe atė qė e blen, atė qė e pin dhe atė qė pėrfiton nga shitja e tij, atė qė e bart dhe atė tek i cili bartet, dhe atė qė shėrben me tė.” (Transmetuar nga Et-Tirmidhi dhe Ibn Maxhe)
Khamr ėshtė ēdo lloj i pijes dehėse pa marrė parasysh a quhet ajo khamr, pije alkoolike, verė apo viski. Nuk ėshtė me rėndėsi se a quhet me njėrin nga kėta emra apo emra tjerė – ndryshimi i emrit nuk e ndryshon faktin se ajo ėshtė khamr. Ėshtė ashtu siē ėshtė transmetuar nė hadith se: “Do tė ketė njerėz gjatė ditėve tė fundit, tė cilėt do ta quajnė khamrin me emėr tjetėr dhe do ta pijnė atė.”
Po ashtu, ajo qė ėshtė edhe mė e keqe se kjo, ėshtė shitja e narkotikėve, siē ėshtė hashishi apo opiumi, si dhe lloje tjera tė drogave, tė cilat u shpėrndahen njerėzve nė ditėt e sotme. Pra, ai i cili e shet atė dhe e shpėrndanė atė ėshtė kriminel – nė shikimin e Muslimanėve dhe nė shikimin e tėrė botės. Kjo pėr atė se drogat mbysin njerėzit, dhe ajo ėshtė sikurse njė armė shkatėrruese.
Prandaj, kushdo qė shet drogė apo e distribuon atė, apo ndihmon nė distribuimin e saj – tė gjithė ata bien nėn mallkimin e tė Dėrguarit tė Allahut (sallallahu alejhi ue selam). Marrja e parave nga ajo ėshtė prej akteve mė tė shėmtuara dhe pėrfitmi mė i urryer. Pėr mė tepėr, ai i cili shpėrndanė drogėn, meriton tė ekzekutohet sepse ai ėshtė njėri prej atyre tė cilėt bėjnė ērregullime nė tokė.
E njėjta gjė vlen edhe pėr shitjen e cigareve dhe katit (gjethe tė cilat pėrtypen nė vendet Arabe). Cigaret janė tė dėmshme dhe ato shkaktojnė sėmundje. Nė tė vėrtetė, tė gjitha karakteristikat e ligėsisė janė tė grumbulluara nė cigare. Nuk ka absolutisht asnjė dobi nė pirjen e cigares. Nėse duhanxhiu ulet pran jush nė ndonjė veturė apo aeroplan, ju ndjeheni tė ngushtuar nga tymi qė ai e bėn dhe nga kundėrmimi i ndyrė. Mjafton vetėm era qė del nga goja e tij kur ai fryn nė fytyrėn tuaj, pra si do tė ishte rasti sikur ai tė pinte cigare nė praninė tuaj dhe tymi i cigares tė pluskon nė fytyrėn tuaj! Ēėshtja do tė ishte edhe mė e keqe.
Pra, pirja e cigares ėshtė e dėmshme nga tė gjitha kėndvėshtrimet dhe nuk gjindet asnjė dobi nė tė. Prandaj, ajo ėshtė e ndaluar pa asnjė hezitim apo dyshim. Pirja e cigares ėshtė e ndaluar bazuar nė disa perspektiva, jo vetėm nė njė.
Kur personi pin cigare, ai humb paratė dhe kohėn. Cigarja e shėmton fytyrėn, i nxinė buzėt dhe njollosė dhėmbėt. Sa u pėrket sėmundjeve qė shkaktohen nga ajo, ato janė shumė.
Shumė njerėz janė dėmtuar nga ajo dhe megjithatė, ata e trajtojnė atė me mendjelehtėsi dhe si diēka tė parėndėsishme. Kjo madje ėshtė deri nė atė masė sa qė disa vuajnė nga efektet e saja edhepse ata kurrė nuk e kanė pirė atė dhe e urrejnė pirjen e duhanit. Sidoqoftė, ata ua shesin atė tė tjerėve sepse dėshirojnė tė pėrfitojnė para me ēfarėdo mėnyre. Por, kėta njerėz nuk e dinė se ky lloj i biznesit i prish tė gjitha pėrfitimet e tyre, sepse disa prej tyre i pėrziejnė paratė e fituara nga ajo me biznesin e tyre, dhe kėshtu e prishin atė, pasi qė (bėrja e kėsaj) ėshtė e ndaluar dhe mosbindje (ndaj Allahut). Furnizimi nuk duhet tė kėrkohet prej Allahut pėrmes mosbindjes ndaj Tij. Mė saktė, furnizimi dhe mjetet e jetesės duhet tė kėrkohen nga Allahu duke iu bindur Atij. Ēfarėdo qė Allahu ka paracaktuar pėr juve nga rrizku (furnizimi) me siguri do t’ju vjen. Nėse ju e kėrkoni atė duke qenė tė dėgjueshėm ndaj Allahut (nė tėrė atė qė Ai urdhėron dhe ndalon), Ai do tė ndihmojė dhe do tė bekojė pasurinė tuaj.
3. Njė tjetėr lloj i biznesit tė ndaluar ėshtė: Shitja e instrumenteve muzikore dhe argėtuese nė tė gjitha format e ndryshme tė tyre, siē janė instrumentet me tela dhe ato me tė fryrė, apo aplikimet muzikore dhe tė gjitha instrumentet qė pėrdoren pėr atė qėllim, edhe nėse ato emėrtohen me emra tjerė s’i “aparate teknike” etj.
Pra ėshtė haram pėr Muslimanin qė tė shesė kėto instrumente dhe aplikime, sepse ėshtė obligim tė shkatėrrohen ato dhe qė asnjė prej tyre tė mos mbetet nė vendet Muslimane. Pra, nėse ky ėshtė rasti, si mund tė shiten ato? Dhe si mundet njeriu tė merr para pėr to? Kjo ėshtė prej akteve tė ndaluara!
4. Dhe prej llojeve tė ndaluara tė transaksioneve tė biznesit ėshtė: Shitja e fotografive (pikturave, statujave). Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) na ka ndaluar qė tė shesim statuja, dhe ajo qė ėshtė patur pėr qėllim me statuja janė fotografitė (e qenieve tė gjalla). Kjo ėshtė sepse fillimisht, statujat janė bazuar nė paraqitjen e figurave, pa marrė parasysh se a paraqesin kuaj, shpezė, shtazė apo qenie njerėzore. Ēdo gjė qė ka shpirt (rruh), shitja e fotografisė sė saj ėshtė haram, dhe paratė e fituar nga ajo janė Haram.
Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka mallkuar bėrėsin e fotografive dhe ai na ka informuar se ata do tė jenė tė cilėt do tė kenė dėnimin mė tė keq dhe mė tė ashpėr nė Ditėn e Gjykimit.
Ngjashėm, nuk ėshtė e lejuar qė tė shiten revista qė janė tė mbushura me fotografi, posaēėrisht nėse kėto revista pėrmbajnė fotografi tė pamoralshme (femra tė zhveshura). Kjo ėshtė sepse krahas faktit se ato pėrmbajnė fotografi, tė cilat janė tė ndaluara, ato po ashtu shėrbejnė si fitne (sprovė) dhe nxitje nė bėrjen e akteve tė kėqija.
Kur burri shikon fotografinė e njė femre tė bukur e cila vė nė dukje disa hollėsi apo ajo zbulon njė pjesė tė trupit tė saj (zhveshet), nė shumicėn e rasteve kjo do tė zgjojė dėshirat e burrit. Dhe kėto dėshira do ta ēojnė kėtė individ nė bėrjen e akteve tė turpshme dhe kriminale. Kjo ėshtė pikėrisht ajo ēka djajtė nė mėsin e njerėzimit dhe xhinėve shpresojnė me distribuimin dhe shitjen e kėtyre fotografive.
Po ashtu, nga njė perspektivė mė e lartė, ėshtė shitja e filmave amoral (filmave pornografik), posaēėrisht videokasetat, me tė cilat komunitetet Muslimane i kanė mbushur shtėpitė e tyre. Kėta filma shfaqin imazhe tė femrave tė zhveshura si dhe imazhe tė akteve tė turpshme dhe amorale! Kėta filma joshin dhe nxisin mashkujt dhe femrat e reja, dhe bėjnė qė ata tė edukohen nė dashuri ndaj kėtyre amoraliteteve.
Prandaj, s’ėshtė e lejuar qė tė shiten kėta filma tė turpshėm. Mė saktė, ėshtė obligim pėr juve qė tė parandaloni, shkatėrroni dhe t’i distanconi kėta filma nga ambientet Muslimane.
Kushdo qė hapė shitore qė tė shesė (apo tė japė me qira) kėto videokaseta tė ndyta, ai ka nė fakt ka hapur njė vend pėr mosbindje ndaj Allahut dhe ai ka pėrfituar para tė paligjshme, nėse ai i shpenzon apo pėrdor ato nė familjen e tij. Mė saktė, ai e ka hapur njė vend tė fitnes (ērregullimit) dhe njė fortesė pėr Djallin.
5. Dhe po ashtu nga llojet e ndaluara tė transaksioneve ėshtė: Shitja e Kasetave nė tė cilat janė tė incizuara kėngė amorale, me zėra tė kėngėtarėve mashkuj dhe femra tė shoqėruar me muzikė. Kėto kėngė pėrbėhen nga fjalėt qė flasin pėr epsh, pasion dhe mani pėr femėr. Pra kjo ėshtė e ndaluar (Haram) qė tė dėgjohet, incizohet dhe tė shiten kėto kėngė. Dhe marrja e parave nga kjo konsiderohet pėrfitim i paligjshėm, tė cilin i Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) e ka ndaluar rreptėsisht, meqė ato pėrhapin tė keqen dhe amoralitetin. Dhe ato e ēorodisin sjelljen e individit dhe transportojnė tė keqen nė shtėpitė e Muslimanėve.
6. Prej llojeve tė ndaluara tė shitblerjes ėshtė: Shitja e diēkaje tė cilėn blerėsi do ta pėrdorė nė bėrjen e Haramit. Pra, nėse shitėsi e di se blerėsi do ta pėrdorė atė produkt qė e blen pėr tė bėrė ndonjė akt tė ndaluar, atėherė tė shiturit atė ėshtė e ndaluar dhe e pavlerė. Kjo ėshtė sepse ju do ta asistoni atė nė mėkatim dhe shkelje (tė ligjeve), dhe Allahu thotė:
“Dhe ndihmojeni njėri-tjetrin nė devotshmėri dhe frikė ndaj Allahut, dhe mos e ndihmoni njėri-tjetrin nė mėkatim dhe shkelje.” (El-Maide: 2)
Pėr shembull, nėse ndokush blen fruta apo hurma me qėllim tė bėrjes sė verės (alkoolit) nga ato, apo ai blen njė shpatė me qėllim qė tė mbys Muslimanė me tė apo me qėllim qė tė plaēkisė njerėzit nė rrugė apo qė tė jetė njė ngatėrrestar, dhe kėshtu me radhė. Kushdo qė do tė pėrdorė njė produkt kundėr asaj ēka Allahu ka ndaluar apo do ta pėrdorė atė nė mėnyrė tė cilėn Allahu e ka ndaluar, atėherė shitja e kėtij produkti atij personi s’ėshtė e lejuar. Kjo, nėse personi e di me siguri se blerėsi do ta bėjė atė apo ai dyshon se ai do ta bėjė atė.
7. Dhe prej llojeve tė ndaluar tė shitblerjes ėshtė: Kur njeriu shet diēka tė cilėn nuk e posedon. Pėr shembull, njė njeri shkon te njė biznismen duke kėrkuar ndonjė produkt specifik, por ky biznismen nuk e posedon atė produkt. Megjithkėtė, ata tė dytė pajtohen qė tė bėjnė kontratė (pėr shitjen e produktit) dhe pajtohen pėr ēmimin (e artikullit) menjėherė apo nė tė ardhmen. Dhe gjatė gjithė kohės, produkti nuk gjindet nė posedimin e biznismenit apo blerėsit. Pastaj, biznismeni shkon dhe e blen kėtė produkt dhe ia dorėzon atė blerėsit pasi qė tashmė janė pajtuar pėr ēmimin dhe kanė bėrė kontratė, s’i dhe kanė caktuar vlerėn ashtu siē ndėrlidhet me kushtet e pranishme apo nė tė ardhmen.
Pra ky lloj i shitblerjes ėshtė Haram. Pse? Sepse ai ka shitur diēka tė cilėn nuk e posedon dhe ka shitur diēka para se ta pėrfitojė atė, nėse produkti ka qenė specifikuar. Sa i pėrket asaj nėse produkti s’ka qenė specifikuar dhe ēmimi i tij qe vonuar, ai nė tė vėrtetė ka shitur njė borxh me kredi. I Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) na ka ndaluar qė ta bėjmė kėtė, siē ishte rasti kur Hakim bin Hazam (radiallahu anhu) erdhi tek ai dhe tha: “O i Dėrguari i Allahut, ēka nėse njė njeri vjen tek unė dhe kėrkon tė blejė diē prej meje, ndėrsa unė nuk e posedoj atė. Pastaj, unė shkoj nė treg dhe e blej atė pėr tė? Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) tha: “Mos e shit atė tė cilėn nuk e posedon.”
Kjo ėshtė ndalesė e qartė, prandaj s’ėshtė e lejuar pėr ndonjė person qė tė shesė ndonjė artikull specifik, pėrveē nėse ai e posedon atė para se tė bėjė kontratė mbi tė, qoftė nėse ai e shet atė menjėherė apo nė tė ardhmen.
Nuk ėshtė e lejuar qė kjo ēėshtje tė zihet asgjė. Pra, kushdo qė don t’u shesė diēka njerėzve, atėherė ai duhet ta magazinojė atė apo ta vendosė nė shitoren e tij, nė portbagazhin e tij apo nė zyren e tij, ashtu qė ta ketė produktin tė gatshėm me vete. Pastaj, nėse ndokush qė don ta blejė produktin vjen tek ai, ai mund t’ia shesė atė drejtėpėrdrejt apo mė vonė.
8. Dhe prej llojeve tė shitblerjeve tė ndaluara ėshtė: Shitblerja ‘Ijna. Ē’ėshtė shitblerja ‘Ijna? Kjo ėshtė kur njė produkt i shitet personit pėr njė ēmim tė shtyrė (d.m.th. me njė ēmimi tė ngritur pėr t’u paguar mė vonė), atėherė i njėjti produkt blihet prapė prej tij me vlerėn aktuale mė pak se ēmimi i shtyrė pėr tė cilėn ai i ėshtė dhėnė. Dhe, kur tė vijė koha nė tė cilėn pagesa e shtyrė duhet tė kryhet, ai e paguan kreditorin plotėsisht.
Kjo ėshtė ajo qė njihet si shitblerja El-Ijna. Quhet ‘Ijna (derivat i ‘ejn – njėjtė), sepse produkti i njėjtė qė qe shitur i kthehet prapė poseduesit tė vet. Kjo ėshtė haram, sepse e mashtron dikė nė kamatė (Riba).
Nė realitet, kjo ėshtė sikurse tė shitni euro me ēmim aktual pėr euro tė shtyrė (d.m.th. qė tė jepen mė vonė), e cila ėshtė mė shumė se sasia e vėrtetė. Dhe ju vetėm jeni duke e pėrdorur produktin si mjet apo mėnyrė pėr fitimin e kėsaj kamate. (Sqarim: Njė tjetėr shembull i kėsaj ėshtė kur ju ia shitni dikujt njė artikull qė vlen 25 euro pėr 50 euro pėr shkak se ai do t’ju paguajė muajin tjetėr, e jo tash. Por pėr ndonjė shkak, blerėsit i mungojnė paratė dhe dėshiron t’ua shesė artikullin prapė juve, ashtu qė ai vjen tek ju ditėn tjetėr dhe ju e bėni atė qė t’ua shesė atė me ēmimin aktual nė treg, i cili ende ėshtė 25 euro. Pra kur vjen data, muajin tjetėr, nė tė cilėn ju u pajtuat qė ai t’ua paguajė 50 euro, ai ua paguan paratė. Pra, tė gjitha sė bashku ju i fitoni 25 euro ndaras nga artikulli, gjė qė konsiderohet kamatė.)
Kjo ėshtė obligim pėr juve nėse ju ka borxh ndokush, sepse ju ia keni shitur njė produkt pėr ēmim tė shtyrė qė ta lini t’ia shesė atė dikujt tjetėr, apo ta lini tė sillet lirisht nė kėtė ēėshtje – nese ai do, mund ta mbajė atė apo nėse ai do, ai mund t’ia shesė atė dikujt tjetėr, nėse ka nevojė pėr para. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thėnė: “Kur tė mirreni me shitblerjen ‘ijna dhe tė mbaheni pėr bishtat e lopėve, dhe tė jeni tė kėnaqur me agrikulturėn, Allahu do ta zbresė poshtėrimin mbi ju. Ai nuk do ta largon atė prej jush derisa ju t’i ktheheni Fesė suaj.” (Transmetuar nga Ebu Daud dhe kjo ka dėshmi pėrkrahėse)
9. Dhe prej llojeve tė ndaluara tė shitblerjes ėshtė: En-Nexhesh. Ajo qė mendohet me en-Nexhesh ėshtė kur ju e ekspozoni ndonjė produkt pėr shitje nė njė ankand publik. Pastaj vjen ndonjė person dhe ofron ēmim mė tė lartė pėr artikullin, por jo me qėllim qė ta blejė atė, mė saktė, ai vetėm dėshiron qė ta ngrisė ēmimin pėr konsumatorėt duke pasur qėllimin t’i mashtrojė blerėsit. Kjo ėshtė njėjtė qoftė kur ai pajtohet me shitėsin tė bėjė kėtė, qoftė kur e bėn kėtė vetė.
Kushdo qė ofron ēmim pėr ndonjė produkt dhe nuk e ka pėr qėllim qė ta blejė atė, por mė saktė, ai vetėm do qė ta ngrisė ēmimin e tij pėr konsumatorėt, atėherė ky person ėshtė Naxhish, i cili e ka kundėrshtuar ndalesėn e tė Dėrguarit tė Allahut (sallallahu alejhi ue selam). Bėrja e kėsaj ėshtė Haram, siē ka thėnė Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam): “Dhe mos bėni Nexhesh me njėri–tjetrin”.
Personi i cili nuk e dėshiron apo nuk ka nevojė pėr artikullin, ai s’duhet tė merr pjesė nė auksion dhe tė ofrojė ēmim pėr tė. Nė vend tė kėsaj, ai duhet t’i lė konsumatorėt, tė cilėt vėrtet e dėshirojnė artikullin, qė tė pajtohen rreth ēmimit.
Ndoshta personi don qė ta ndihmojė shitėsin, dhe simpatia ndaj shitėsit e kaplon atė. Ashtu qė ai e ngrit ēmimin e artikullit me qėllim qė ta ndihmojė shitėsin – sipas perceptimit tė tij. Apo ndoshta, shitėsi mund tė pajtohet me njė grup tė shoqėruesve tė tij qė tė formojė grumbull rreth artikullit me qėllim qė ta tėrheq vėmendjen e njerėzve. Kėto akte konsiderohen tė jenė prej Nexheshit dhe janė haram, sepse kėto janė mėnyra pėr mashtrimin e Muslimanėve dhe mėnyrė e marrjes sė parave tė tyre padrejtėsisht.
Po ashtu, dijetarėt e Fikhut kanė deklaruar qartazi se ajo qė bie nėn Nexhesh ėshtė kur shitėsi i thotė konsumatorit: “Unė e kam ble kėtė artikull me kėtė ēmim”, duke gėnjyer pėr ēmimin, ashtu qė blerėsi tė mashtrohet dhe tė blejė artikullin me njė vlerė tė ngritur.
Apo kjo ėshtė kur shitėsi thotė: “Ky produkt mė ėshtė dhėnė me kėtė ēmim” apo thotė: “Unė e kam pranuar atė pėr kaq”, duke gėnjyer nė lidhje me ēmimin. Ai vetėm do qė t’i mashtrojė konsumatorėt qė ta ngrit ēmimin pėr ta arritur kėtė ēmim tė rrejshėm, tė cilin ai pohon se e ka shpenzuar pėr artikullin. Kjo ėshtė prej Nexhesh, tė cilin i Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) e ka ndaluar. Kjo ėshtė tradhėti dhe mashtrim i Muslimanėve, dhe kjo ėshtė rrenė dhe jobesnikėri, pėr tė cilėn ai do tė mirret nė pėrgjegjėsi para Allahut.
Pra, ajo qė ėshtė obligative pėr shitėsin, ėshtė ajo se ai duhet ta thotė tė vėrtetėn nėse blerėsi e pyet atė se sa e ka blerė ai artikullin. Ai duhet ta thotė tė vėrtetėn e jo tė thotė se e ka marrė pėr kaq para, duke gėnjyer pėr ēmimin. Ajo ēka po ashtu bie nė definicionin e En-Nexhesh ėshtė nėse njerėzit e tregut apo pronarėt e dyqanit pajtohen tė mos e ndryshojnė ēmimin me njėri tjetrin kur tė prezentohet ndonjė artikull pėr shitje, me qėllim qė ta detyrojnė pronarin ta shesė atė me ēmimi mė tė lirė. Prandaj, ata tė gjithė janė pjesėmarrės nė kėtė akt, i cili ėshtė haram. Dhe kjo ėshtė En-Nexhesh. Kjo po ashtu ėshtė formė e marrjes sė parave tė njerėzve padrejtėsisht.
10. Dhe prej llojeve tė ndaluara tė shitblerjes ėshtė: Kur Muslimani udhėheq ndonjė shitje krahas shitjes sė vėllait tė tij. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thėnė: “Dhe asnjeri prej jush nuk duhet tė bėjė ndonjė shitje krahas shitjes sė vėllait tė tij (Musliman).” Si bėhet kjo? Kjo bėhet, pėr shembull, kur njė person i cili dėshiron tė blejė ndonjė produkt tė caktuar vjen dhe e blen atė prej njėrit nga biznismenėt, i cili i jep atij zgjidhje qė tė finalizojė marrėveshjen nė dy apo tri ditė apo mė shumė. Nė kėtė rast, s’ėshtė e lejuar pėr ndonjė tjetėr biznismen tė vijė dhe tė ndėrhyjė, duke i thėnė blerėsit: “Lėre kėtė produkt. Unė do tė ta jap tė njėjtin produkt, madje edhe mė tė mirė se ky, pėr njė ēmim mė tė ulėt.” Kjo ėshtė Haram sepse ai ėshtė duke udhėhequr njė shitje krahas shitjes sė vėllait tė tij.
Prandaj, pėrderisa ai ia shet atij artikullin dhe i jep atij zgjidhjen (qė ta finalizojė marrėveshjen mė vonė), lereni ta arrijė atė dhe mos ndėrhyni nė marrėveshje. Pra, nėse ai e anulon marrėveshjen pėr shkak tė zgjedhjes sė tij (d.m.th. duke mos qenė i detyruar apo i ndikuar), atėherė s’ka asgjė qė tė parandalon qė t’ia shesish (tash) atij artikullin tėnd.
(Nė anėn tjetėr) udhėheqja e blerjes krahas blerjes sė tij, po ashtu ėshtė Haram. Pra, nėse Muslimani vjen dhe e blen njė produkt nga njėri prej biznismenėve pėr njė ēmim fiks, dhe pastaj i jepet zgjidhje pėr njė periudhė kohore (qė ta finalizojė marrėveshjen), s’ėshtė e lejuar pėr njė tjetėr blerės qė tė ndėrhyjė duke shkuar te biznismeni apo shitėsi, duke i thėnė: “Unė do ta blejė produktin tuaj prej juve pėr njė ēmim mė tė lartė se ai personi qė e ka blerė nga ju.”
Kjo ėshtė haram, sepse kėto lloje tė shitblerjeve u shkaktojnė dėme Muslimanėve dhe i shkelin drejtat e tyre, dhe vendosin urrejtje nė zemrat e tyre (ndaj njėri-tjetrit). Kjo ėshtė pasi qė Muslimanit i bėhet e njohur se ju keni ndėrhy nė shitblerjen e tij dhe ju keni qenė shkak pėr prishjen e marrėveshjes qė ishte nė mes atyre dyve, ai do tė mbushet me urrejtje, keqdashje dhe neveri.
Apo ndoshta ai mundet edhe tė bėjė lutje kundėr teje, sepse ju i keni bėrė padrejtėsi atij. Dhe Allahu thotė: “Dhe punoni me njėri-tjetrin nė devotshmėri dhe frikė nga Allahu, e mos punoni me njėri-tjetrin nė mėkat dhe shkelje (tė dispozitave). (El-Ma’ide: 2)
11. Dhe po ashtu prej shitblerjeve tė cilat janė tė ndaluara ėshtė: Shitja Mashtruese, e cila ėshtė kur ju e mashtroni vėllain tuaj Musliman duke shitur produktin i cili ka defekte dhe ju dini pėr kėto defekte, megjithkėtė ju nuk e informoni atė pėr kėto. Pra, ky lloj i shitblerjes s’ėshtė i lejuar dhe ėshtė mashtrim, hile dhe gabim.
Ėshtė e obligueshme pėr shitėsin qė t’ia sqarojė kėto defekte shitėsit dhe ta njoftojė atė pėr kėto. Por, nėse ai dėshton qė ta informojė atė pėr kėto, atėherė kjo ėshtė prej mashtrimeve tė cilin i Dėrguari i Allahut (sallallahu laejhi ue selam) e ka ndaluar nė thėnien e tij: “Dy persona tė cilėt udhėheqin ndonjė tregti janė nė gjendje tė mirėsisė pėrderisa ata tė mos ndahen prej njėri–tjetrit. Nėse ata tė dytė janė tė ndershėm dhe tė hapur me njėri-tjetrin, ata janė tė bekuar nė tregtinė e tyre. Por, nėse ata gėnjejnė dhe fshehin (tė vėrtetėn) prej njėri-tjetrit, bekimi i tregtisė sė tyre fshihet.”
Pra, ėshtė obligim pėr ne, O rob i Allahut, qė tė jemi tė sinqertė. I Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ka thėnė: “Feja ėshtė sinqeritet, feja ėshtė sinqeritet, feja ėshtė sinqeritet.” Ata (Shoqėruesit) thanė: “Ndaj kujt, O i dėrguar i Allahut?” Ai tha: “Ndaj Allahut, Librit tė Tij, tė Dėrguarit tė Tij, udhėheqėsve Muslimanė dhe Muslimanėve tė rėndomtė.”
Pra, Muslimanėt duhet tė jenė tė sinqertė. Ajo ēka mendohet kur personi ėshtė i sinqertė ndaj diēkaje ėshtė ajo kur ai ėshtė i lirė dhe i pafajshėm nga gjėra tė caktuara. Pra tė qenit i sinqertė do tė thotė tė qenit i pastėr nga mashtrimi (shembull).
Njė herė, i Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) kaloi pranė njė personi i cili shitte ushqim nė treg, dhe ushqimin e kishte tė grumbulluar. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) e vendosi dorėn e tij bujare brenda grumbullit tė ushqimit dhe gjeti disa pjesė tė lagėshta nė fund tė grumbullit. Ashtu qė ai tha: “Ēfarė ėshtė kjo, O posedues i ushqimit?” Ai tha: “Qielli ka ndikuar nė tė” – d.m.th. shiu ka ndikuar qė tė bėhet e lagėsht. I Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) tha: “A s’do ta bėsh qė kjo tė duket, ashtu qė njerėzit ta shohin? Kushdo qė na mashtron, nuk ėshtė prej nesh.”
Ky hadith konsiderohet njėra prej parimeve fundamentale nė udhėheqjen e transaksioneve tė biznesit nė mes Muslimanėve. Nuk ėshtė e lejuar pėr njė Musliman qė t’i fshehė tė metat (e artikullit). Nėse artikulli i tij ka ndonjė defekt, atėherė ai duhet ta bėjė atė tė dukshme, ashtu qė blerėsi ta shohė atė dhe tė jetė i vetėdijshėm pėr tė, dhe qė ai tė marrė artikullin me ēmim i cili ėshtė i arsyeshėm pėr atė defekt. Ai s’bėn ta marrė artikullin me ēmimin i cili do tė ishte me vend sikur tė ishte pa gabime, sepse atėherė shitėsi do tė ishte mashtrues dhe hilexhi, bazuar nė thėnien e tė Dėrguarit tė Allahut: “A s’do ta bėsh qė kjo tė duket, ashtu qė njerėzit ta shohin? Kushdo qė na mashtron, nuk ėshtė prej nesh.”
Pra, O robėr tė Allahut! Sa shumė mashtrimet i shihni nė kohėn e tashme? Sa herė shihni njerėz duke i vendosur artikujt e prishur nė fund tė enėve dhe kutive, ndėrsa artikujt e shėndoshė i vendosin nė maje – qofshin ato perime apo artikuj ushqimor? Ata qėllimisht i vendosin artikujt e prishur nė fund derisa nė maje i vendosin tė paprishurat. Ky ėshtė mashtrim, i cili bėhet qėllimisht.
Lusim Allahun qė tė na falė ne dhe juve, dhe qė Ai tė na bėn furnizimin (rizkun) dhe pėrfitimet tona Hallall. Dhe ne e lusim Atė qė tė na furnizojė neve prej Mirėsisė sė pakufijshme tė Tij.
O Allah, na e bėj tė mjaftueshme atė tė cilėn e ke bėrė Hallall mbi atė tė cilėn e ke bėrė Haram, dhe (na e bėj tė mjaftueshme) Mirėsinė Tėnde mbi atė tė tė tjerėve krahas Teje. Dhe na fal, na mėshiro dhe na e prano pendimin. Vėrtet, Ti je Ai qė e pranon pendimin, Mėshiruesi. Dhe paqja e bekimet qofshin mbi tė Dėrguarin e Allahut.
Krijoni Kontakt