Si të ndryshoj fjalëkalimin e llogarisë sime?
1 - Paneli juaj
2 - Fjalëkalimi dhe e-mail
Në kolonën e krahut të majtë do të gjeni
Fjalëkalimi dhe e-mail. Shtypni aty dhe forumi do ju ridrejtoheni në një faqe të re, ku do të keni mundësi ta ndërroni atë.
3 - Shkruani fjalëkalimin aktual
Është e detyrueshme të shkruani fjalëkalimin aktual nëse dëshironi ta ndërroni atë. Ju nuk mund të ndërroni fjalëkalimin nëse nuk shkruani më parë fjalëkalimin aktual.
4 - Shkruani fjalëkalimin e ri
Poshtë kutisë ku kërkohet të shkruani fjalëkalimin aktual, do të gjeni një kuti tjetër ku do të shkruani fjalëkalimin e ri. Shkruani tek kutia fjalëkalimin që keni vendosur të përdorni në forum.
5 - Ri-shkruani fjalëkalimin e ri
Kërkohet të shkruani edhe njëherë fjalëkalimin për të shmangur ndonjë problem që mund të krijohet nga ngatërrimi i karaktereve. Ri-shkruajeni edhe njëherë fjalëkalimin të njëjtë me fjalëkalimin që keni shkruar më sipër.
6 - Ruaj ndryshimet
Shtypni mbi butonin Ruaj ndryshimet për të përfunduar procedurën e ndryshimit të fjalëkalimit, në të kundërt nuk do të ruhet asgjë.
Për më tepër shikoni imazhin e mëposhtëm.
Krijoni Kontakt