Pershendetje te gjitheve qe kane dhene mendimet e tyre ne kete teme, hapesen e temes, si dhe ata qe do te futen ne diskutime pas nesh!
Do te ndalesha pak tek ajo se a mos lodhja eshte nje prej shkaqeve pse ndodhin ndarjet?
Pse lodhja? A eshte ngopur çifti ndaj njeri tjetrit? A nuk ka dashuri siç kishte ne fillim? A mos eshte shnderruar kjo ne jete te padurueshme? A mos njeri prej çifteve tani eshte takuar ne ndonje dashuri te re? A mos ndoshta nuk qendron diçka ne rregull ne karakterin e tij/saj?
Sipas mendimit tim, them se shumica e ndarjeve shkaktohet per shkak te cikërrimave, qe si justifikim shfrytezohen nga njeri çift per te ardhur deri tek ndarja. Krizat psikike dhe emocionale qe percillen tek çiftet, nganjehere shkojne deri ne ate mase saqe nuk kontrollohen paraprakisht, nuk u vihet kujdes pasojave qe do te dilnin, por shperthimet momentale jane me nje shkall te larte saqe nje situate e till shnderrohet ne nje kacafytje e cila do te jepte nje perfundim negativ.
Mirepo, ta pranojme kete realitet ne fillim eshte e veshtire. Edhe ju kam bindjen se pajtoheni me te, por duhet ta mesojme dhe t`ia themi vetes, fatkeqesisht, se ajo e djeshme ishte e djeshme, nuk ka mjet qe e rikthen, aktualisht, por nese ekzistojne vija komunikimi qe te diskutohen ose te futet ne nje rruge pajtimi ose rikthimi ne mes te çifteve, atehere ka mundesi te ndodhe edhe kjo.
Ja nje shebull te vogel sa per ilustrim: "[I]Fillon nje lidhje mes nje mashkulli dhe nje femre. Futen ne kontakte, shkembejne numrat e celulareve, imel adresat dhe dalin pijne kafe nganjehere se bashku, por me shume me shoqeri. Femra thote se e ka patur mashkullin "simpati" qe prej kohesh dhe se vete kishte bere sjellje te atilla qe e joshnin mashkullin se vertet ajo ka ndjenja per te. Per fat edhe mashkulli fillon ta pelqeje dhe keshtu te bie ne dashuri te vertete. Mesazhet shkembehen mbremjeve te vona duke i thene njeri tjetrit te dua. Kjo ne javet e para. Por, tek femra pas ca diteve fillon nje ndryshim, rri ne distance, vepron me shmangije te ngadalt ndaj mashkullit dhe per çudi thote se ai(mashkulli) "nuk eshte tip i imi", dhe nuk "me ka dalur ashtu siç e kam mendu ate". Ne ana tjeter, mashkulli e forcon edhe me dashurine, por kot. Femra me as nuk del te pij kafe me te, as nuk i kthen sms dhe keshtu ka vendosur qe te mos vazhdoje te kete lidhje me te edhe pse ne fillim kishte then edhe vet e kishte pranuar se kishte patur ndjenja ndaj tij. Kjo shkoi ne ndarje definitive.[/I]
Ku qendron problemi ketu? A eshte nismetare e ndarjes femra apo mashkulli? A mos femra tani ka rene ne dashuri ndaj ndonje mashkulli tejer?
Ta komentojme se bashku?!
Krijoni Kontakt