Jo gjithmone gjerat shkojne ashtu siç i ke planifikuar ne nje lidhje. Madje mund te ndodhe qe te shkojne shume me keq sesa mund te ishte marre me mend. Si te jetosh nje lidhje në largesi?! Si të shmangesh qe ajo flaka te mos shuhet per shkak te disa kilometrave largesi?!
Nuk perben aspak një çudi qe gjate nje udhetimi pune apo ne muajin e pushimeve apo qofte edhe ne nje shetitje të thjeshte ose njohje të rastesishme, te dashurohesh me dike!. Dhe sigurisht qe ndodh shume shpesh që ky "dike"-ja te mos ta kete shtepine tek pallati përballe shtepise tende, as ne lagjen aty prane dhe as ne nje lagje tjeter shumë larg tendes.
Por edhe ne ndodhte qe te mos jesh e detyruar te besh shume rruge per te arritur tek shtepia e tij sepse fati e deshi qe te jetoni ne nje qytet, me mijera arsye mund te behen shkak qe ai te transferohet ne nje vend tjeter, pa perjashtuar ketu edhe mundesine e nje shteti tjeter. Arsye pune, studimi, çeshtje familjare e te tjera te ketij lloji mund te behen shkaku qe nga partneri yt te te ndajne qindra kilometra largesi, mbase edhe mijera. Dhe ne raste të tilla jo gjithmone mund të ndodhe qe te gjesh nje zgjidhje ideale të tipit "Do vij me ty! Do jetoj me ty kudo qe te shkosh" dhe kjo ne te shumten e rasteve shkakton probleme ndonjehere aq te medha, sa perfundimi aspak i lumtur do te ishte fundi i lidhjes njehere e pergjithmone, pavaresisht se duheni, pavaresisht se midis jush gjerat shkonin shume mire, pavaresisht se kishe menduar se mund të përballonit gjithçka bashke!!!
Largesia nuk eshte asnjehere nje aleat i mire per nje lidhje. Sepse ajo, siç thone me te vjetrit, eshte si era, shuan zjarret e vegjel dhe ndez të medhenjte.
Pastaj largesia shkakton dhimbje, vuajtje, keqkuptime dhe xhelozi. Ka ne mes edhe pak ndjenje fajesie, sepse mund te te paraqiten shumë raste dhe jo gjithmonë eshte kaq e thjeshte t'u thuash "jo"!
Me pak fjale, te jetosh nje lidhje në distance jo gjithmone mund të jete romantike si neper filma. Ne me te shumten e rasteve rezulton se eshte jo pak e veshtire.
Dhe ndonese largesia eshte e pashmangshme,dashurojme njelloj sikur njeriun ta kishim prane,por ne shumicen e rasteve jetojme mes dyshimeve dhe frikes per ta humbur tjetrin/tjetren,pikerisht sepse dikush tjeter mund te jete me prane tij/saj!
Atehere lind pyetja....cfare mund te bejme?
A e kemi te drejten te dashurojme ne largesi?
Si mund te shmangim dhimbjen qe ndjejme pasi keqkuptohemi dhe si mund te jemi te afte te bashkohemi kur gjerat jo gjithmone shkojne ashtu siç i duam dhe enderrojme ne fillim?
A ju ka ndodhur te jetoni nje "dashuri te madhe" ne largesi?!
Si e keni perjetuar ose si e perjetoni?!
Krijoni Kontakt