Close
Faqja 0 prej 39 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 387
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Ndarja...A ndërtohet një dashuri e re mbi plagët e së vjetrës?!

    Ai te la...ti e le....ju u ndate duke qene qe te dy dakort?
    Si te jete ai ose ajo qe ju le,ose ti vete,nuk ka shume rendesi,sepse ne fund te fundit secili nga ju gjendet vetem!
    Nje ndarje......nje me teper!!!!
    Si perfundim e njejta gje...dyshime te vetja juaj,lot,katastrofe shpirti dhe ne fund....sherimi!
    Po pra,te gjithe kalojme te kjo rruge.
    Qe u ndate me sot e me neser,qe u ndate sespe ai ose ajo iku me dike tjeter,qe u ndate se ai ose ajo nuk ju donte me,qe u ndate sepse ai ose ajo ju tradhetonte,qe u ndate sepse kishit kohe qe e mendonit nje gje te tille po nuk e kishit vendosur,.....perfundimi eshte i njellojte!
    Ndarje dhe gjendemi vetem dhe pikerisht njeri nga ne do vuaje me shume se tjetri..
    Ne shumicen e rasteve edhe pse historite tona kane nje "fillim dhe mbarim te pavdekshem",cdo ndarje e ka nje shpjegim....
    Lodhemi e lodhemi duke kerkuar gabimet ne veten tone,ose lodhemi duke munduar te kuptojme gabimet te tjetri,ose bejme tjetrin ose tjetren fajtor per te patur koshiencen tone te qete,per faktin qe pendimi mos te na pengoje te nisim nje relacion te ri me dike tjeter!!
    Sado qe te lodhemi prape asgje nuk fitojme......jemi ndare!
    Problemi eshte si mund ta jetojme ndarjen!!
    Si mund te fillojme nje jete duke harruar cdo gje qe na lidhte me ate person qe deshem aq shume,duke harruar kundermimin e aromes se tij ose te saj,zerin,fjalet,cdo gje qe kemi kaluar?

    Si mund te jetojme pas ndarjes dhe a eshte e mundur te jetohet??
    A mundet serish te jemi te lumtur?
    A mund te duam serish?!

    A ndërtohet një dashuri e re mbi plagët e së vjetrës?!


    Respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 20-11-2011 më 12:49
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Jetohet por si jetohet???
    Ne te shumten e rasteve qe pesojn me ndarje une shof nje pasiguri ne vetevete nje akuz nje deshprim.... Qdo ndarje eshte e dhimbshme por me e dhimbshmja me duket e imja sepse e perjetoj vetem une.vetem mua me dhemb...Edhe Ti ndoshta ndin dhembje per mua por nuk eshte njesoj sikur te me dhemb mua dhembi e ju te qani.Ata qe duhen me plotekuptimin e fjales nuk ndahen kurr, po eshte nje me e fort qe nuk te pyet fare e dashte apo jo e ajo eshte Vdekja.Por duhet njeriu te mundohet qe mos te lendohen para atij akti te vdekjes se nuk ka me keq se ,,TE DASHURUAR MARREZISHT NE NJERI TJETRIN TE NDAR ME DHUNE DHE NE FUND TE JETOSH PA I THEN AS LAMTUMIREN E FUNDIT SEPSE AI ME NUK JETON"Kerkon te gjesh ndoshta nje dashuri tjeter dhe futesh ne nje humner qe veshtir do dalesh..Pra nje keshill per prinderit qe fatkeqesisht ende ka te tille.,,MOS NDERHYNI NE MES DY TE DASHURVE DO TI VRISNI ME DUAR TE JUAJA"

    e panjohura
    P.S.Ndoshta rreshqita pak nga tema por jo qellimisht!!!!!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga e panjohura
    Jetohet por si jetohet???
    Ata qe duhen me plotekuptimin e fjales nuk ndahen kurr, po eshte nje me e fort qe nuk te pyet fare e dashte apo jo e ajo eshte Vdekja.Por duhet njeriu te mundohet qe mos te lendohen para atij akti te vdekjes se nuk ka me keq se ,,TE DASHURUAR MARREZISHT NE NJERI TJETRIN TE NDAR ME DHUNE DHE NE FUND TE JETOSH PA I THEN AS LAMTUMIREN E FUNDIT SEPSE AI ME NUK JETON"Kerkon te gjesh ndoshta nje dashuri tjeter dhe futesh ne nje humner

    Mund te te them qe e kam njohur edhe ndarjen me dike sepse ka vdekur,e kam njohur dhe une vete personalisht!
    Mund te te them qe te kuptoj shume dhe e ndjej dhimbjen qe ti ke,per faktin qe edhe pas shume vitesh une e kam akoma!
    Dua te te them qe edhe pas kesaj edhe pas ketij rrezimi ne kete humnere qe ti thua,edhe pas ketij rrezimi....eshte dikush qe te ben te ngrihesh..;eshte dikush e dashur qe te ben te besosh akoma te dashuria dhe forca e saJ!
    Te ndahesh nga jeta eshte shume e padrejte dhe shume e dhimbsur,asaj nuk kemi cti bejme sado te qajme ose te vuajme....
    Nje ndarjeje midis dy personave duhet ta marrim me te lehte dhe pikerisht duhet te luftojme per te jetuar,duhet te luftojme sepse jeta eshte e shkurter dhe mbas nje ndarjeje te tille askush nga ne nuk meriton humneren,as vdekjen.....


    respekte per ty
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Pershendetje Diana.

    Dite kishim pa lexuar temat tuaja, kuptimplota dhe te bukura, ashtu sic dini veht ju t'i thurni e qendisni....


    Ndarja....per mendimin tim, eshte dicka e rende, dicka qe sic e ke then dhe ti, "njeri vuan me shume se tjetri" dhe kjo eshte reale per fat te keq, se po te ndodhte e kunderta"qe te vuanin te dy" nuk do ndodhnin ndarjet (mendoj).

    Nje ndarje, e cila, ne nje rast mund tejemine ata qe na bie per ta vuajtur me shume se tjetri, pikerisht aty na duhet te jemi me te fort se kurr, pikerisht ne ato momente kemi nevojen e nje shoqerie te ngushte, te dikujt, qe te na keshilloj e t'na japi mendime dhe force per te kaluar dhimbjet e shkaktuara nga nje ndarje.

    Gjithmon, sejcili prej nesh, c'fare do lloj dhimbje na shkaktohet ne jet, jeta vazhdon, vazhdon nen shoqerin e shokeve, shoqeve, te afermeve tane e nen shoqerin e te gjithve atyre qe na duan, mbase nuk e dim kurr se sa na do dikush tjeter, nje i aferm, nje shok apo nje shoqe, por gjithmon dikush rreth nesh na do dhe ka nevoj per ekzistencen tone, prandaj dhe duhet te jemi te forte ne keto raste, me shume per veht vehten tone dhe me pas per ata qe na rrethojn dhe na duan.

    Nje ndarje, nga njeriu i zemres sone, nuk eshte fundi i gjithckaje do thosha, eshte fundi i nje gjeje te bukur dhe te hidhur nje kohesisht, por me teper eshte fillimi i nje jete te re, i nje fluterimi te lire, te cilin duhet ta shikojm me syt hapur, pamvarsisht nga erresira qe mund te na mberthej e nje ndarjeje.

    Gjithmon, ne nje lidhje, ne nje dashuri, njeri do me shume se tjetri, asnjeher nuk duan te dy njesoj (flas nga eksperienca ime) dhe keshtu gjithmon ndodh qe te largohet i pari ai qe do me pak se tjetri.
    Te gjithe e perjetojm nje dite nje gje te ketill, por prap jemi ne kemb, prap jemi te fort dhe kesaj radhe gjendemi ne vendin e duhur, aty ku na duan dhe i duam me te vertet, aty ku nuk mbaron dashuria....prane njerezve tane dhe shoqeris tone.

    Sic e keni then dhe veht ju pak me lart "sado qe te lodhemi e te mundohemi, eshte e kote, jemi ndar" pra nga ai moment shikojm vetem perpara, dhe me besim e deshire me te forte e me te madhe per te jetuar jeten ne vazhdim....
    Nje person qe largohet prej meje, nga momenti qe i fal me teper nga c'duhet, nuk meriton qe te vuaj per te....




    Pershendetjet e mia te sinqerta, dhe pergezime per temen, ku si gjithmon na shtoni cdo here e me shume deshiren per t'ju lexuar.




    Shefqeti!
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ja qe ndarja u be!
    U ndame dhe jemi vetem.....
    Mbas shume muajsh ose vitesh tensioni,mbas shume thenie fjalesh qe ju kane plagosur rende,mbas gjithe kesaj "qetesie te rendomte"....ju keni mbyllur porten pas tij ose pas saj,ose ai ose ajo eshte larguar per gjithmone,eshte larguar perfundimisht nga jeta juaj...
    Nje tjeter episod i jetes vazhdon....Per disa ai fillon me nje shfryrje te madhe shpetimi dhe per disa te tjere me lot!
    Po si do qe te jete duhet ti bejme balle te ardhmes....
    Nje te ardhme per te cilen nuk dini cte mendoni sepse jeni mesuar me pare qe te mendonit te dy ose me mire per te dy!
    Cfare do te benit tani qe jeni vetem dhe aq me teper si mund ti kalojme dhe cilat jane etapat e sherimit?????
    "Carpe Diem"

  6. #6
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895

    ...

    Citim Postuar më parë nga DI_ANA
    Ai te la...ti e le....ju u ndate duke qene qe te dy dakort?
    Si te jete ai ose ajo qe ju le,ose ti vete,nuk ka shume rendesi,sepse ne fund te fundit secili nga ju gjendet vetem!
    Nje ndarje......nje me teper!!!!
    Si perfundim e njejta gje...dyshime te vetja juaj,lot,katastrofe shpirti dhe ne fund....sherimi!
    Po pra,te gjithe kalojme te kjo rruge.
    Qe u ndate me sot e me neser,qe u ndate sespe ai ose ajo iku me dike tjeter,qe u ndate se ai ose ajo nuk ju donte me,qe u ndate sepse ai ose ajo ju tradhetonte,qe u ndate sepse kishit kohe qe e mendonit nje gje te tille po nuk e kishit vendosur,.....perfundimi eshte i njellojte!
    Ndarje dhe gjendemi vetem dhe pikerisht njeri nga ne do vuaje me shume se tjetri..
    Ne shumicen e rasteve edhe pse historite tona kane nje "fillim dhe mbarim te pavdekshem",cdo ndarje e ka nje shpjegim....
    Lodhemi e lodhemi duke kerkuar gabimet ne veten tone,ose lodhemi duke munduar te kuptojme gabimet te tjetri,ose bejme tjetrin ose tjetren fajtor per te patur koshiencen tone te qete,per faktin qe pendimi mos te na pengoje te nisim nje relacion te ri me dike tjeter!!
    Sado qe te lodhemi prape asgje nuk fitojme......jemi ndare!
    Problemi eshte si mund ta jetojme ndarjen!!
    Si mund te fillojme nje jete duke harruar cdo gje qe na lidhte me ate person qe deshem aq shume,duke harruar kundermimin e aromes se tij ose te saj,zerin,fjalet,cdo gje qe kemi kaluar?
    Si mund te jetojme pas ndarjes dhe a eshte e mundur te jetohet??


    respekte
    DI_ANA kam i pytje per ty : Tek kush nga rastet me posht do lendoheshe me shume dhe pse?

    1-Ndahesh me nje njeri qe ti e doje dhe ai te donte.

    2-Ndahesh nga nje njeri qe ti e doje por ai ste donte.

  7. #7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga LlaCiPaCi
    DI_ANA kam i pytje per ty : Tek kush nga rastet me posht do lendoheshe me shume dhe pse?

    1-Ndahesh me nje njeri qe ti e doje dhe ai te donte.

    2-Ndahesh nga nje njeri qe ti e doje por ai ste donte.

    Shume pyetje te drejta dhe domethenese!
    Do mundohem te te jap shpjegimin ne te dyja rastet pasi nuk mund te zgjedh as njeren dhe as tjetren,sepse qe te dyja jane te lendueshme!

    Zakonisht kur ndahesh me dike qe ti doje dhe ai te donte,gjithmone besoj se ka nje te ardhme prape per te dy,ka nje te ardhme sepse per hir te kesaj dashurie reciproke nga te dyja palet,pikerisht aty pasioni nuk vdes kurre!
    Do te vuaja shume nga ky rast po ne te njejten kohe do luftoja ashtu si do luftonte edhe ai qe me donte.....do te luftoja perkrah tij,qe kjo ndarje te ishte thjesht nje zenie dhe nje pajtim!!!

    Ne rastin kur ti do dike dhe ne fund te ndarjes tjetri ose tjetra te thote"Kurre nuk te kam dashur" ose kur e kupton ti vete qe kjo dashuri nuk ka qene reciproke,edhe ketu do vuaja.....
    Do vuaja se desha dike qe nuk meritonte ate qe une i dhashe,do vuaja sepse nuk eshte e drejte qe te japesh zemren dhe te ta lendojne,do te vuaja sepse do me dukej vetja teper naive dhe budallaqe,ngaqe kur e kuptova qe ai nuk me donte ishte teper vone!!!
    Po ne te njejten kohe do te vuaja ne vendin e ketij personi,do me vinte keq qe nuk arriti te vleresonte dashurine,do me vinte keq qe te isha nje njeri i tille!!

    Ne te dyja rastet vuajme dhe mendoj qe vuajtja eshte e njellojte...
    Vetem se ne rastin e pare jane te dy qe vuajne,kurse ne te dytin eshte vetem nje!!!
    Nuk eshte e drejte te vuash per dike qe nuk te do,po ja qe jemi njerez dhe vuajtja eshte njerezore!

    respekte
    "Carpe Diem"

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Asgje tjeter nuk ekziston per secilin nga ne pas ndarjes!....Boshllek...enderrojme thellesine...sa thelle,po humbim,po marrim fryme,jemi mire!
    Cdo gje do shkoje mire_thote dikush!
    Do te deshem shume ta besonim po nuk arrijme dot.
    Cfare do te bente nje komandant ne te tilla raste?A ka jetuar ai nje histori te tille?
    Asgje nuk e prek ate...eshte i paprekeshem!Qendron stoike dhe vazhdon rrugen e tij...
    Pse kjo gjendje?.....Dashuria!
    Asgje skemi kunder saj,sado qe ajo nuk vazhdon nje jete te tere,sado qe ajo vazhdon nje fare kohe dhe iken.Sa e veshtire qenka!
    Eshte gjithmone kjo dhimbje,kjo vuajtje qe nuk mund ta ndajme dhe qe na jep pershtypjen e te qenit asgje,qe na jep deshiren per te vdekur,vetem e vetem per te harruar kete dhimbje!
    Vetem ne gjirin e nje burimi jete kjo vuajtje mund te shuhet.
    Edhe kur shkruajme ne nje leter te gjitha fjalet dalin per ate per te cilin ose cilen mendojme...atehere i grisim faqet,i bejme shuk,mendojme qe eshte e pamundur ta harrosh dhe atehere fjalet behen me te forta dhe ritmi i tyre me agresif!
    Kerkojme ngrohtesine e miqve qe na njohin prej kohesh.Cfare mund te na thone ata?Nuk i durojme dot shikimet e tyre miratuese dhe qe na japin te drejte,nuk i durojme dot lotet e tyre dhe brengen qe u shkaktojme per fajin tone.Nuk e duam as meshiren e dikujt tjeter!
    Asgje nuk mund te na fshinte kujtesen sado qe ne vuajme.Jemi te vetmuar ne kete bote dhe te hedhur diku jashte saj....
    Dhe jeta vazhdon pa ne....
    Deshira per te qene prane si dikur,deshira per ti degjuar zerin,per ta ndjere,kjo deshire eshte teper e madhe po ja qe nuk mundemi me!Nuk duhet bere me!
    Sado qe e dime qe te gjitha keto do te na benin teper mire dhe do ishin ilacet me te vlefshme per kete dhimbje..
    Por nuk mundemi ti japim te kuptoje dot tjetrit dhimbjen qe ne ndjejme,nuk mund ta detyrojme te na doje atehere kur morem vesh qe kurre nuk na ka dashur,nuk mund te kerkojme meshiren e tij sepse do te ishte teper pa vlere dhe shume e kote.
    Si ka mundesi qe duam kaq shume dhe si ka mundesi qe te vuajme dyfish?
    Thone qe koha fshin gjithcka!
    Thone po sa eshte e vertete valle?Si mund te mposhtim lotet qe dalin kur imagjinojme dike qe kemi dashur ne krahet e dikujt tjeter?
    Perse ekziston dhimbja,perse?
    Perse syte nxjerrin lot dhe perse zemra nxjerr dhimbje?
    Pse kaq e nderlikuar kjo jete,pse kaq mizore kjo ndarje..?!!
    "Carpe Diem"

  9. #9
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895

    Thumbs up .....

    Citim Postuar më parë nga DI_ANA
    Shume pyetje te drejta dhe domethenese!
    Do mundohem te te jap shpjegimin ne te dyja rastet pasi nuk mund te zgjedh as njeren dhe as tjetren,sepse qe te dyja jane te lendueshme!

    Zakonisht kur ndahesh me dike qe ti doje dhe ai te donte,gjithmone besoj se ka nje te ardhme prape per te dy,ka nje te ardhme sepse per hir te kesaj dashurie reciproke nga te dyja palet,pikerisht aty pasioni nuk vdes kurre!
    Do te vuaja shume nga ky rast po ne te njejten kohe do luftoja ashtu si do luftonte edhe ai qe me donte.....do te luftoja perkrah tij,qe kjo ndarje te ishte thjesht nje zenie dhe nje pajtim!!!

    Ne rastin kur ti do dike dhe ne fund te ndarjes tjetri ose tjetra te thote"Kurre nuk te kam dashur" ose kur e kupton ti vete qe kjo dashuri nuk ka qene reciproke,edhe ketu do vuaja.....
    Do vuaja se desha dike qe nuk meritonte ate qe une i dhashe,do vuaja sepse nuk eshte e drejte qe te japesh zemren dhe te ta lendojne,do te vuaja sepse do me dukej vetja teper naive dhe budallaqe,ngaqe kur e kuptova qe ai nuk me donte ishte teper vone!!!
    Po ne te njejten kohe do te vuaja ne vendin e ketij personi,do me vinte keq qe nuk arriti te vleresonte dashurine,do me vinte keq qe te isha nje njeri i tille!!

    Ne te dyja rastet vuajme dhe mendoj qe vuajtja eshte e njellojte...
    Vetem se ne rastin e pare jane te dy qe vuajne,kurse ne te dytin eshte vetem nje!!!
    Nuk eshte e drejte te vuash per dike qe nuk te do,po ja qe jemi njerez dhe vuajtja eshte njerezore!

    respekte
    Kete doja te Lexoja DI_ANA...Bravo.

    Sado ti thua qe eshte njelloj per te dy rastet ne shkrimin tend un kuptova qe ndjen me shum dhimbje per rastin e dyte...sepse i pari eshte vetem nje zenke thua ti. Ashtu mendoj dhe une. Ndersa ne rastin e 2-te , me e rrenda eshte se ti me se fundmi kupton qe dikush eshte TALLUR me ty ndersa ti i ke falur dashuri. Kshu do ta interpretoja

  10. #10
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga LlaCiPaCi
    Kete doja te Lexoja DI_ANA...Bravo.

    Sado ti thua qe eshte njelloj per te dy rastet ne shkrimin tend un kuptova qe ndjen me shum dhimbje per rastin e dyte...sepse i pari eshte vetem nje zenke thua ti. Ashtu mendoj dhe une. Ndersa ne rastin e 2-te , me e rrenda eshte se ti me se fundmi kupton qe dikush eshte TALLUR me ty ndersa ti i ke falur dashuri. Kshu do ta interpretoja

    Ke shume te drejte ,
    Po kjo eshte e verteta dhe interepretimi eshte shume i sakte!

    flm dhe respekte
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 39 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndarja e Maqedonisë do të jetë e pashmangshme
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 07:00
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit
    Nga sadete71 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2006, 09:14
  4. Risalet Ibn Asakir (shpjegimi)
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 13:55
  5. Petersen: Ndarja e Kosovës nuk është opsion
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •