Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Protesta para gjykatës në Mitrobicë, personeli nuk shkon në punë

    (Dërguar më: 21/02/08) Policia u ka thënë punëtorëve të organeve të judikaturës se nuk do t’i shoqërojë për në zyrat e tyre, për shkaqe sigurie të vet punëtorëve, sepse kanë protestuar mbi 100 persona, të cilët janë përgatitur për të sulmuar punëtorët e gjykatës.


    Një grup prej rreth 100 personash, kanë protestuar sot në mëngjes para objekteve të Gjykatës në veri të Mitrovicës, ndërkaq disa xhama të kësaj ndërtese janë dëmtuar si pasojë e hedhjes së gurëve mbi këtë ndërtesë natën e kaluar, konfirmoi policia rajonale në Mitrovicë. Sipas zëdhënësit të policisë, Besim Hoti, rreth orës 10:00, protestuesit janë shpërndarë, ndërkohë që njësitë e specializuara policore të UNMIK-ut, janë prezent në vendin e ngjarjes.

    Kryetari i Gjykatës Komunale në Mitrovicë, Gani Rexhepi, tha se kanë dalur tek ura si zakonisht në orar të caktuar për të shkuar në punë, por nuk kanë pasur shoqërim nga policia. “Të martën dhe të mërkurën, me rastin e fillimit të punës pas pavarësisë së Kosovës, për shkak të shpërthimeve që kanë ndodhur atje, ne kemi shkuar në zyrat tona me shoqërim të policisë, së SHPK-së dhe asaj ndërkombëtare, dhe s’kemi pasur asnjë problem sa kemi qëndruar atje”, thekson Rexhepi. Mirëpo, sipas tij, sot policia u ka thënë punëtorëve të organeve të judikaturës se nuk do t’i shoqërojë për në zyrat e tyre, për shkaqe sigurie të vet punëtorëve, sepse sipas informative që ka poseduar policia ne gjykatë, kanë protestuar mbi 100 persona, të cilët janë përgatitur për të sulmuar punëtorët e gjykatës.

    Organet e drejtësisë Gjykata e Qarkut, Komunale dhe ajo për kundërvajtje, si dhe prokuroritë e tyre, janë institucionet e vetme kosovare që kanë funksionuar në veri të Mitrovicës, nga përfundimi i luftës, përkundër shumë provokimeve që u janë bërë. (kosovalive)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Sipas Top channel , Alma Lama , njofton se esht hedh sonte nje bomb ne gjykaten e Mitrovices dhe se esht rrah kamermani i Top Channel , jo zyrtarisht arm jan duke u shperndar serbve ne Mitrovic ? Cka po ndodh , a dot ket trazira ???

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    BE tërheq përkohësisht personelin nga Mitrovica për motive sigurie

    A fillon te realizohet plani serb per ndarjen e Mitrovices ?

    Feith: Misioni i BE-së ka larguar personelin e vet nga Kosova veriore
    Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Pieter Feith, ka konfirmuar sot se misioni i BE-së "ka larguar përkohësisht personelin e saj" nga pjesa veriore e Republikës së Kosovës.

    "Përkohësisht kemi tërhequr personelin tonë, por do të mbajmë një zyre në veri", u ka thënë Feith gazetarëve në Prizren dhe ka shtuar se shpreson që “kushtet do të na mundësojnë rifillimin e aktiviteteve tona".

    Një zyrtar anonim ndërkombëtar ka konfirmuar në deklaratën e tij për agjencinë e lajmeve Reuters se, një ekip i vogël i BE-së është zhvendosur para një jave nga pjesa veriore e Mitrovicës për shkak të sigurisë, e cila është përkeqësuar qysh prej shpalljes së pavarësisë.

    Reuters transmeton se zyra e BE-së në pjesën veriore është e zbrazët, e mbyllur dhe se atë e ruajnë dy policë të nacionalitetit serb.

    Ndërkaq serbët kanë ngritur flamurin në godinën e BE-së duke e shoqëruar këtë me thirrjet “BE nuk mund të qeverisë në veri”.

    Fieth u ka bërë thirrje serbëve të bashkëpunojnë me misionin e tij në shtetin e ri.

    "Dëshiroj t'i bëj thirrje komunitetit serb të tregohet zemërgjerë, të kthejë faqen e librit të historisë dhe të shikoje përpara te bashkëpunimi me ne," u tha Feith gazetarëve në Prizren.

    telegrafi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    "Dëshiroj t'i bëj thirrje komunitetit serb të tregohet zemërgjerë, të kthejë faqen e librit të historisë dhe të shikoje përpara te bashkëpunimi me ne," u tha Feith gazetarëve në Prizren.
    Kjo po qe eshte e pakuptimte, sidomos e dale nga goja e nje diplomati, ku cdo fjale duhet te kete kuptim te mirepercaktuar. Mire qe kryen nje terheqje strategjike, por ti kerkosh zemergjeresi komunitetit serb? Komunitetit serb duhet ti kerkohet te beje vetshpelarje nga krimet e luftrave ne Ballkan. Nqs nuk do tja permendesh kete se ke frike mos i acarosh, atehere kerkoji realizem jo zemergjeresi.

    Me syrin e nje personi qe rajonin e njeh vetem nga hartat dhe shifrat e gazetave, mbase do ishte me mire per te dy vendet (Kosove dhe Serbi) qe te benin shkembim territoresh, Mitrovicen e Veriut per Presheven, por kjo zor se pranohet nga nderkombetaret se pastaj do te hapte pernjimend kutine e Pandores per gjithe vendet me pretendime territoriale ndaj njeri-tjetrit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ceshte kjo zemergjeresi qe kerkon ky idiot?
    Po te ishte per zemergjeresine e serbeve, kosovaret do kishin kaluar te gjithe ne thiken e tyre, por kjo per fat te mire nuk varet nga zemergjeresia serbe dhe as nga nje pseudodoplomat qe duhet te jape doreheqjen nga ky post qe tani.
    Mendoj se kosovaret duhet te ngrihen e te protestojne per kete deklarate qesharake dhe BE te kryej misionin e vet, Nese nuk e kryen dot , e kryejne te tjere.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Edhe ne telegraph sod doli ky artikull

    Serbian settlers plan partition of Kosovo

    duhet te jemi vigjilant

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    EULEX braktis Mitrovicen veriore, ne godinen e BE ngrihet flamuri serb


    (Dërguar më: 23/02/08) Nderkaq serbet kane ngritur flamurin ne godinen e BE-se duke e shoqeruar kete me thirrjet “BE nuk mund te qeverise ne veri”.


    Bashkimi Europian ka braktisur zyrat ne Mitrovicen veriore te Republikes se Kosoves dhe eshte zhvendosur ne jug te Mitrovices. Nderkaq serbet kane ngritur flamurin ne godinen e BE-se duke e shoqeruar kete me thirrjet “BE nuk mund te qeverise ne veri”.
    Kreu i EULEX, Piter Feith e ka konfirmuar largimin dhe eshte shprehur se eshte thjesht zhvendosje e perkohshme. Fieth madje u bëri thirrje serbëve të bashkëpunojnë me misionin e tij në shtetin e ri
    "Deshiroj t'i bej thirrje komunitetit serb te tregohet zemergjere, te ktheje faqen e librit te historise dhe te shikoje perpara te bashkepunimi me ne," u tha Feith gazetareve ne Prizren duke shtuar se shkak per kete jane bere tensionet e diteve te fundit ne Mitrovice.

    "Ne e kemi terhequr perkohesisht personelin tone, por do ta mbajme zyren tone ne veri," shtoi ai. "Shpresoj qe shume shpejt kushtet do te na mundesojne rifillimin e aktiviteteve tona."
    Zyrtarë të BE, të cilët kishin si detyrë të krijonin terren për misionin e BE, që po dislokohet në Kosovë janë zhvendosur nga zyra e tyre ne veri te Mitrovices drejt pjesës jugore nga frika e sulmeve. Një flamur serb tashmë varet në ish zyrën e BE-së, dikur hotel pikërisht në bastionin serb ne veri të Mitrovicës. Kjo zyrë është bosh dhe ruhet nga dy policë serbe. Një zyrtar duke folur për rojterin në kushte anonimati tha se serbët u zhvendosën në jug të Mitrovicës një javë më parë.
    Pak dite me pare i sapovendosur ne krye te EULEX, Fieth eshte shprehur se forcat e misionit te BE-se do te shtrihen ne gjithe Kosoven duke u premtuar kosovareve dhe serbeve te Mitrovices veriore se misioni do te vendoset dhe do te funksionoje atje si ne cdo pjese tjeter te Kosoves.
    Ai drejton një forcë prej 2000 funksionarësh, duke përbërë kështu misionin më të madh kompleks të BE-së. Aktualisht veriu i Mitrovicës banohet nga 120 000 serbë, të cilët kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, ndërsa misionin e BE-së e quajnë pushtues. Serbët kanë marrë udhëzime për të forcuar enklavat e tyre, sidomos në Mitrovicë. Perëndimorët kanë frikë se republika e re mund të përballet me ndarje, ndaj forca të shumta speciale franceze e belge janë dërguar në qytetin e ndarë të Mitrovicës për të përballuar tensione të mundshme

    Nderkohe po sot paradite, SHPK, bën të ditur se rreth orës 9.00 në afërsi të gjykatës në veri të Mitrovicës u mblodhenrreth 100 persona - ish punëtorë të gjykatës të cilët kanë kërkuar që të kthehen në vendet e tyre të punës. Mesohet se gjate kesaj proteste nuk pati incidente. (d.b)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Teknikisht kjo gje ishte e parashikuar. Me sa shohe une BE-ja sapo njohi ndarjen defakto te kosoves.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga malo666 Lexo Postimin
    Teknikisht kjo gje ishte e parashikuar. Me sa shohe une BE-ja sapo njohi ndarjen defakto te kosoves.
    Mos shpejtoni aq shume me gjykimet e juaja. Normal se Serbet jan te mllefosur dhe shtazarak ne kete kohe dhe cdo njeri jo serb (Rus, Grek dhe alet te tjere) mudn te pesoj rend ne keteo momente ne ate pjese te Kosoves. Normal se gjendja do te qetsohet, ai qe humb ka drejt te qaje dhe te mllefoset, por ne fund i bindet humbjes. Hape me vend qe jane larguar, do te kthehen patjeter.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ceshte kjo zemergjeresi qe kerkon ky idiot?
    Po te ishte per zemergjeresine e serbeve, kosovaret do kishin kaluar te gjithe ne thiken e tyre, por kjo per fat te mire nuk varet nga zemergjeresia serbe dhe as nga nje pseudodoplomat qe duhet te jape doreheqjen nga ky post qe tani.
    Mendoj se kosovaret duhet te ngrihen e te protestojne per kete deklarate qesharake dhe BE te kryej misionin e vet, Nese nuk e kryen dot , e kryejne te tjere.
    Hallall ty..
    Nuk guxon te deklarohet ne at menyrë sepse vetem e forcon bindjen serbe per ndarje.
    Jam i bindur se ky do te jet person kyq i cili do t'a pengoj edhe qeverin e Kosoves te vendos rend dhe qetsi ne pjesen veriore te Mitrovicës perkundrazi ky do te ndihmoj ne ndarjen e saj ashtu si ka filluar qysh dje me deklaraten e parë. PISI

    Ndersa ti Agon Jaguari, si duket ende je ne gjumë
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga malo666 Lexo Postimin
    Teknikisht kjo gje ishte e parashikuar. Me sa shohe une BE-ja sapo njohi ndarjen defakto te kosoves.
    Pajtohem katercipeshi me ty.

  12. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po lexoja sa me poshte ne rtklive.com:

    Çdo pjesë e Kosovës është nën kontroll të plotë, tha kryeministri Thaçi

    Kryeministri, Hashim Thaçi, ka thënë sot se çdo pjesë e Kosovës është nën kontroll të plotë të autoritetit të NATO-s, SHPK-së dhe të UNMIK-ut. Thaçi poashtu tha se se institucionet po përcjellin me vëmendje të thellë ngjarjet në pjesën veriore të Mitrovicës, pas tërheqjes së misionit të BE-së, si dhe protestave të përditshme të serbëve kundër pavarësisë së Kosovës.
    Kryeministri Thaçi ka premtuar se do të jetë pranë qytetarëve serbë, që tash një javë po protestojnë në veri.

    mbrapa 24 shkurt 2008 - 13:12:34




    Cfare do te thote kjo me shifra, pra:

    sa trupa te NATO-s
    sa trupa te SHPK-se,
    sa trupa te UNMIK-ut

    ndodhen per mbrojtjen e kufirit dhe rendit ne Mitrovice?

    Sa serbe jane kapur qe kane tentuar te hyjne ne Kosove?
    Sa serbe jane kapur qe kane tentuar te destabilizojne gjendjen ne Mitrovice?


    Nuk e kuptoj si mund te lihet ne nje situate te tille populli me kaq pak rreshta informacion.

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Mitrovica mon amour, eshka që pret shkëndijen
    Nga gentius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-02-2008, 19:15
  3. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08
  4. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •