Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    Kur Ilir Meta filloi 'protestat në Kombinat' për mungesën e dritave, Edvin Rama e gjente veten në duel me Fatos Nanon dhe njerëzit e tij në krye të PS. Në atë kohë unë shkruajta se Ilir Meta nuk ka ambicie të thjeshtë për tu ribërë kryeministër i Shqipërisë, përkundrazi, ai ambicie të tij në këto zgjedhe ka rrëmbimin e flamurit ë kreut të opozitës së majtë nga duart e Ramës dhe PS.

    Kur zgjedhjet e vitit të ardhshëm po afrojnë dhe partitë po bëjnë përgatitjet për to, të gjithë të majtët janë shokuar disi se si Meta refuzoi bulmetin e stanit të PS, dhe kërkon që të krijojë një tufën e vetë dhe një stanin e vetë që prodhon një bulmet tjetër nga ai i PS. Dhe kjo lëvizje e tij dhe LSI është një lëvizje e admirueshme dhe ka shanse që të japi edhe frutet e veta në zgjedhjet e vitit që vjen. Gjendja brenda PS është ende kaotike dhe lidershipi i Edvin Ramës është një lidership i pa testuar në zgjedhje parlamentare; në zgjedhjet e fundit lokale, edhe pse verdikti ishte shumë në disfavorin e PS, socialistet e minimizuan humbjen dhe thirrjet për marrje përgjegjësie për humbjet me zhurmën mediatike të "fitores në bashkitë e mëdha" të cilat ishin nën kontrollin e socialistëve. Por në zgjedhjet e ardhshme, do të jenë sprova e madhe e lidershipit të Edvin Ramës në PS.

    Në llogaritë e Metës hyn edhe faktori Fatos Nano dhe hasmëria politike që ky ka me ish-delfinin e tij që tani e gjen veten në krye të PS. Ilir Meta bën llogari që përfoljet në media që Fatos Nano do të krijojë parti të re, do të materializohen përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm dhe vota e elektoratit të majtë do të ndahet më tresh. Kjo e ul pragun e fitores së zërit të parë në korrin e së majtës për Metën. Llogaria e dytë që Meta bën është që duke dalë nga koalicioni me PS dhe Ramën, ai lan duart e tij me duelin midis Fatos Nanos dhe Ramës. Ju të dy hani kokën e njëri-tjetrit, teksa unë bëj fushatë dhe ju tregoj me gisht si dy plangprishës së shanseve të së majtës për të rimarë pushtetin.

    Pra Ilir Meta po e pozicionon veten dhe LSI në pozita të tilla që të përfitojë nga viktimat dhe të lodhurit e duelit Nano-Rama në PS. Dhe kjo është risia politike e vetme mes një të majte të cakorduar nga një lider diletant si Edvin Rama i cili e gjen veten jo vetëm përballë të djathtëve të veshur me pushtet, por edhe të majtëve që duan ti thyejnë kupat e gjunjve dhe ta nxjerrin jashtë fushës politike.

    Albo

  2. #12
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Rama-Meta, plas lufta në bazën e PS

    Rama-Meta, plas lufta në bazën e PS

    Kreu i LSI-së u merr socialistëve Komunën e Ndroqit me 250 anëtarë: Jam socialist që nga viti 1991


    Telenovela "E majta, dashuri dhe urrejtje" i ka ofruar dje publikut seritë më të reja të saj. 250 anëtarë të selisë rozë, kryetarja e Komunës së Ndroqit dhe këshilltarët, kanë marrë teserat e partisë së Ilir Metës. Pas këtij veprimi, ky i fundit, konstatoi rënien e "Murit të Berlinit" brenda socialistëve dhe së majtës. Duke folur më tutje në emër të ribashkimit, i cili do arrijë që të mundë Berishën në vitin 2009 e do të shpëtojë Ramën nga kurthi i mazhorancës, kryetarja e Komunës së Ndroqit, Fatime Goga, u shpreh se po bashkohet me kolegët e tjerë socialistë me LSI-në, që është e majta e vërtetë dhe mbron interesat dhe vlerat e socialistëve shqiptarë. Sipas saj, këta 250 anëtarë që vijnë sot te LSI-ja, bashkohen me Kryeministrin më të suksesshëm që ka pasur Shqipëria që pas ‘90-ës, me liderin që do të bashkojë të gjithë socialistët dhe të majtën drejt fitores, me Ilir Metën. Sipas saj, në PS nuk funksionon më parimi "një anëtar - një votë", por është vetëm një slogan, sepse kur 179 anëtarë votojnë në Ndroq me votë të fshehtë dhe të monitoruar për një kandidat të preferuar, selia e PS-së vendos për një person tjetër që kishte marrë vetëm votën e një anëtari. Kreu i LSI-së, Meta, vlerësoi se koalicioni i ri synon që të rrëzojë një herë e mirë "Murin e Berlinit" të ngritur përmes intrigave dhe komploteve midis socialistëve dhe të majtëve dhe që t‘i bashkojë ata jo atje te zyrat e ish-Partisë Socialiste, ku kryetari i saj fton Ilir Metën që të kthehet te dyert e asaj partie. "Ilir Meta, Fatime Goga dhe të gjithë ju këtu, që jemi socialistë që nga viti 1991, e dimë shumë mirë që PS-ja nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë as si godinë dhe as si zyrë, por është investimi i sakrificave, i mundimeve të mëdha nga të gjithë ju", theksoi Meta. Sipas tij, në këto kushte, të gjithë të majtët, duhet ta kuptojnë që vendin dhe të ardhmen e tij, nuk duhet ta lëmë në këto duar të pasigurta. "Pas 97-ës, shumë njerëz u afruan me Partinë Socialiste, por një pjesë e mirë e tyre erdhën për të privatizuar sakrificat e shumta të bëra nga të gjithë ju dhe nga të gjithë ne, sepse së bashku e sollëm PS-në në pushtet", u shpreh Meta. Ai pranoi se "ka pritur me dashuri Edin, kur ai ka ardhur në ‘98 direkt ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe po bën 10 vjet, sepse edhe unë kam hyrë në të njëjtën ditë në qeverinë e atëhershme të zotit Nano". Rama, kujton Meta, e kishte për turp të thoshte se jam socialist, por thoshte se vinte për të kontribuar për Shqipërinë. "Pavarësisht nga ato deformime që kanë ndodhur, pavarësisht nga këto ndarje që kanë ndodhur dhe që në një kohë të dytë, do të sqarohen se kush e futi farën e përçarjeve dhe intrigave brenda së majtës", premtoi Meta. "Unë ju premtoj gatishmëri maksimale, vendosmëri maksimale dhe fitore në 2009-ën kundër Sali Berishës dhe rikthimin e së majtës së bashkuar në pushtet", tha Meta. Duke bërë thirrje të gjithëve që të bashkohen jo vetëm këtu në Ndroq, por të bashkohen në të gjithë Shqipërinë, për këtë ndërmarrje të madhe për krijimin e Partisë Socialiste të vërtetë.


    SHQIP...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hajdute jane si te metes si te edvinit si te gjinushit si te cekes.. si te pask milo rolleksit..

    shqiperia me pd do shkoje perpara e aty eshte problemi ..qe pd te behet me e mire e me e fektive ne qeverisje..

  4. #14
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Hapni syte o njerez se kapedanet qe kemi sot per krye si nga e majta si nga e djathta jane gatuar me te njejtin brume : Dine te japin me nje dore dhe te te vjedhin me te dyja !!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Hapni syte o njerez se kapedanet qe kemi sot per krye si nga e majta si nga e djathta jane gatuar me te njejtin brume : Dine te japin me nje dore dhe te te vjedhin me te dyja !!
    shume drejt e ke thene, por kujt ja thua,

    se edhe ata qe e dine kete gje, ja lexojne si ta duan keta qe thua ti me siper,

    se vete shkruajne, vete vulosin, plus kane kallauz te huaj.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #16
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Meta, Ramës: Mos kritiko qeverisjen i PS-së në 8 vjet

    "Rreth tij janë të njëjtit njerëz që shtinë Nanon kundër meje"


    Ilir Meta i është rikthyer dje me nostalgji kohës së dikurshme kur ishte pjesë e Partisë Socialiste, teksa i ka kërkuar pa mëdyshje liderit të socialistëve të mos kritikojë më qeverisjen e tetë viteve të selisë rozë. Një qëndrim ky që ngjan me një afrim të pashpallur mes Metës dhe Nanos përballë të njëjtit objektiv, Edi Rama. Sipas kreut të LSI-së, Rama, duhet të heqë dorë nga e ashtuquajtura politikë e re që ka paraqitur deri tani. Gjatë një takimi me simpatizantë në Kamëz, Meta vlerësoi se politika e re e Ramës është një mendësi e gabuar, se s‘mund të thuash që në 17 vjet nuk është bërë asnjë gjë. "Është shumë e vërtetë që në këto 17 vjet është bërë shumë më pak nga çfarë prisnim të gjithë ne, por të thuash që nuk është bërë asgjë, duke ditur që ai është kryetar i një partie që ka qenë 8 vite në pushtet dhe që mori një pushtet të djegur dhe të shkatërruar", theksoi Meta. Duke sqaruar të pranishmit për debatin e provokuar, sipas tij, nga radhët e lidershipit të PS-së për çështjen e Kryeministrit të ardhshëm, Meta tha se "nuk ka qenë dhe nuk është një shqetësim as i LSI-së dhe as i Ilir Metës çështja e Kryeministrit. Nuk është hapur fare nga LSI-ja kjo çështje". Meta ftoi atë që e cilësoi "shokun tonë Edi", që të mos bjerë pre e servilizmave të atyre njerëzve në lidershipin e Partisë Socialiste, të cilët e nxisin me veprime dhe sjellje arrogante krejtësisht të panevojshme, të cilat nuk e ndihmojnë bashkimin e opozitës dhe të së majtës, as faktorizimin e mëtejshëm të opozitës në raport me mazhorancën për reforma më të mëdha. Janë po këta njerëz, shtoi Meta, që e nxisin sot Edin kundër koalicionit për të shkelur marrëveshjet, të cilët po dje nxisnin Fatos Nanon kur ishte Kryeministër kundër Ilir Metës dhe shumë socialistëve të tjerë që ngrinin probleme të ndryshme për qeverisjen e vendit. Në këtë kuadër ai tha se ata janë të njëjtët njerëz, me karakter intrigantësh, përçarësish, servilësh dhe abuzues me socialistët dhe me progresistët. "Do të ishte më mirë që Rama të dëgjonte zërin konsekuent të Petro Koçit dhe të shumë socialistëve dhe progresistëve, të cilët nuk kanë ardhur në Partinë Socialiste pas ‘97-ës", konstatoi Meta. Ai theksoi domosdoshmërinë e një konsensusi dhe të një transparence ndërmjet faktorëve politikë në vend për reformën zgjedhore. Sipas Metës, një nga reformat më të domosdoshme që ndërkombëtarët kërkojnë nga politika shqiptare, është ajo e reformës zgjedhore, e cila duhej të ishte realizuar prej kohësh dhe për të cilën LSI-ja ka paraqitur një platformë të qartë para 3-vjetësh. Për këtë qëllim, tha ai, ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm të prisnim edhe sugjerime për të pasur një reformë sa më gjithëpërfshirëse, duke gjetur një zgjidhje sa më konsensuale, sa më transparente dhe duke respektuar një herë e mirë votën e të gjithë shqiptarëve. Në këtë kontekst, Meta shprehu zhgënjimin nga një pjesë e lidershipit të PS-së, për mosrespektimin e protokollit të bashkëpunimit ndërmjet partive opozitare, për të pasur një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore. Duke i dhënë garanci për ta mbështetur edhe në të ardhme në drejtimin e suksesshëm të Bashkisë së Tiranës, Kryetari i LSI-së ftoi Ramën të mos ushtrojë ndikim nga pozitat e tij si kryetar bashkie ndaj televizioneve dhe gazetave, jo vetëm për të censuruar kolegët e tij të opozitës, por edhe për të censuruar zërat e ndryshëm brenda PS-së. "Sepse ne socialistët jemi krenarë që i dhamë fund në ‘97-ën traditës censuruese të Sali Berishës në 5 vitet e para të drejtimit të pushtetit nga ana e tij, kur kishte vetëm një televizion shtetëror dhe ishte krejtësisht partiak dhe kur kishte një gazetë ‘Koha Jonë‘ që u dogj, sepse ishte gazeta e vetme opozitare në atë kohë", këmbënguli Meta. Deklarimet e djeshme të Metës janë në vazhdën e turit që ai po zhvillon në bazë për të zgjeruar rrethin e mbështetësve të koalicionit "E majta për Integrim".

    Shqip...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  7. #17
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Po Meta tani po kerkon alibine e rradhes per vehten e tij apo per Nanon ?

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  8. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Sot, E Merkurre, 6-3-2008

    Donkishotëritë e së majtës, një shkallë me lart sa Sançopançizmi mbi gomar, i krahut të djathtë!!?
    Nga Besi Bekteshi

    Në këtë kohë ajo që dallohet shumë lehtësisht në fytyrat e një pjese të mirë të kryetarëve të partive të vogla është “serioziteti” i plotë dhe një farë shikimi i qartë se tashmë janë në një barrikadë.Në anën tjetër liderët kryesorë të dy forcave të mëdha politike merren njëri me qeverisjen në drejtim të NATO-s dhe tjetri me bisedat me popullin socialist në çdo kënd të Shqipërisë.

    Tashmë politikisht në Shqipëri kemi PS-në dhe PD-në në një anë dhe të gjithë siglat e tjera parlamentare dhe jo, në anën tjetër. Ligji i ri zgjedhor i paralajmëruar ka zbuluar më në fund se çfarë është në të vërtetë edhe politika aktuale shqiptare në numrat e saj parlamentar.

    Mirëpo kjo ditë kaq e çuditshme në “shahun” politik shqiptar ka ardhur si pasojë e “Donkishotërive të së majtës shqiptare ndoshta një shkallë më lart se Sançopançizmi mbi gomar i të djathtës”. Natyrisht që kjo shprehje vlen edhe për individë tepër të zgjuar që kanë kuptuar se në çfarë afërsie pranë romanit “picaresco” të Servantesit është politika shqiptare, por që pikërisht prej kësaj kanë leverdinë maksimale për të sunduar dhe prosperuar vazhdimisht. Ka vite që një pjesë te majta në fakt sillet si personazhi legjendë i Servantesit.

    Dikush i ka konsideruar në përgjithësi socialistët si më të zgjuar dhe me “të tundur” se krahu tjetër. Por po të shohësh transformimin e tyre dhe veprimet që kanë bërë këto vite të gjata dhe “shijon” produktin nën fokusin e ligjit të ri, kupton se “Kalorës të Arratisur” ka edhe sot e kësaj dite. Sot një pjesë e së majtës së çoroditur shqiptare ka veshur rrobat e kalorësisë dhe të hipur mbi kalin e famshëm Ronsinantt kërkojnë të bëjnë xhiron e botës për të larguar padrejtësitë. Tani një pjesë e saj dhe pse jo në të majtën shqiptare në përgjithësi, po kujtohen se ka padrejtësi. Për këtë çfarë bëjnë? Pikërisht si në librin e Servantesit kthejnë një fshatare në një zonjë oborri për të cilën ja vlen të “robërohesh” dhe luftosh për ta mbrojtur.

    Sot në vitin 2008-të pjesa e së majtës që ka mbijetuar padrejtësisht mbi mos votën e lirë, kërkon të mbrojë votën e lirë. Imagjinoni fantazinë e një të majte të tillë që votën aspak të lirë që kanë konceptuar dhe pranuar, por edhe përdorur deri më tani, e vendosin në pozicionin e zonjës së madhe dhe të rëndë që është “Vota e lirë”. Më “donkishotizëm” se ky zor se mund të ketë. Por as që bëhet fjalë se ne dekorin e përgjithshëm do të dilnin edhe “mullinjtë me erë” që personazhit i shëmbëllenin për “gjigandë”. Në të vërtetë në roman kanë qënë tridhjetë, por në donkishotërinë e majtë tonën janë tre, dhe përkatësisht PS-ja, PD-ja dhe OSBE-ja. Gjithmonë kjo treshe ka vite që punën e rrotullimit mbas erës bën dhe kjo është jo vetëm e kuptueshme, por edhe e pranueshme, sepse nuk ka si të ndodhë ndryshe edhe pse ndonjëherë era ju bie, apo fryn më fort.

    Por tani të majtës në problem të kalimit të pragut këto tre mullinj ju duken gjigandë dhe jo mullinj. I bëjnë objekt dhe qëllim fantazmagorik të luftës së tyre, duke ditur që nuk janë gjigandë, por vetëm mullinj me erë që rrotullohen kur ajo fryn dhe qëndrojnë në vend, kur era nuk ekziston. Më e bukura është se “hani ju duket kështjellë” dhe sot e majta donkishotiane vendin e tyre që edhe me kontributin e pikërisht të voglave të majta, të gjithë e dinë se më shumë i ngjan një hani e bëjnë si beteje të tyre, për një kështjellë të vërtetë. Gati gati, si dikur që e konsideronin kështjellë, vendin më të dobët të botës si politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.

    Janë kujtuar vonë për të mbrojtur “kështjellën” sepse me veprimtarinë e tyre edhe pse të vogla kanë krijuar “hanin” që do shumë kohë të kthehet në kështjellë dhe për të qenë në radhën e vendeve të qytetëruara të Europës. Pra nuk ka si të jetë ndryshe, kur tani në momentet që po merren armët e donkishotizmit, të harrohen veprimtaritë aspak normale dhe pjesëmarrëse në degradimin e të gjithë sistemit zgjedhur të dikurshëm dhe devijimit apo aq më keq, të vjedhjes së votës së shqiptarëve dhe kjo është padyshim fantazia tjetër e kësaj të majte që “buratinët” i merr për demonë. Po arrijnë të besojnë se “kukullat që lëvizen me tela nga lart, janë demonët dhe këtu donkishotizmi arrin kulmin se krijon luftë me principe ekzistence politike kryesisht në parlament, që populli duhet ti kuptojë si qëllime lufte në jetë a vdekje, për demokracinë”. Nejse majtas kështu duken punët.

    Por nga krahu tjetër në fakt problemin e kemi te sançopançizmi që për komoditet kanë gomarin që vërtetë mban, por nuk ecën. Vegjëlia e së djathtës është tipike e fryrë krejtësisht kot, sepse bëjnë a s’bëjnë të gjitha bashkë sa një zonë elektorale maxhoritare e PD-së. Kjo gjë, po të bëhen një herë të vetme zgjedhje të lira dhe të ndershme që asnjëherë nuk janë bërë realisht dhe me siguri.

    Dallimet në të majtën donkishotiane sëpaku janë në mesin e tyre, por në sançopançizmin e djathtë, shikon vetëm fryrje kot dhe të pa drejtë në raport me elektoratin dhe në një moment që të përdorësh rregullisht proporcional edhe të pastër pa ndihmën e PD-së që tani po kritikojnë, rrezikojnë të gjithë klasifikimin parlamentar. Të kapardisur në gomarin e tyre, një e djathtë e tillë rrezikon praktikisht çdo gjë dhe vetëm alkimitë personale të lidershipëve dhe të Berishës, mund të shpëtojnë ndonjë prej tyre. Kështu që patjetër duhet thënë në dyshim se “Donkishotëritë e së majtës janë një shkallë më lart sa sançopançizmi mbi gomar i së djathtës shqiptare”. Pasojë e të gjithë kësaj “picaresco-je” do të jetë një arratisje e mëtejshme e kalorësve sëbashku me mbajtësit e armëve mbi gomar në një anë, dhe një fitore e partitokracisë socialisto-demokrate në Shqipëri në anën tjetër.

    Patjetër që kjo me sa duket ju pëlqen edhe ndërkombëtarëve dhe ndoshta do të na pëlqejë edhe ne, që në fund të fundit kemi pasur shumë parti të cilat “pluralizuan” vetëm kthinat në portofolat e tyre për kartat e kreditit, dhe nuk bënë asgjë tjetër. Por kushedi edhe përkujdesja e Presidentit të vendit që kujton frymën përjashtuese mund të ketë si përfundim uljet në tavolina të përbashkëta, por që kur vjen fundi kanë si produkt një diçka që votohet nga shumica në parlament.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  2. UNIONI Shqiperi-Kosove
    Nga besi84 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 11:49
  3. Rritet qarkullimi i parasë jashtë sistemit bankar
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 08:06
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04
  5. Plaku dhe Shteti
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-09-2002, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •