Rruga e Shallvares pėrbri fushės

Nga Orhan Sakiqi

Pėr mė shumė se 30 vjet, fusha sportive e Shallvares nė qendėr tė Tiranės ka qenė fusha e vetme zyrtare. Siē kam shkruar edhe mė parė, aty janė zhvilluar tė gjitha aktivitetet sportive e kulturore tė kohės, pėrfshirė edhe kremtimet e festave zyrtare deri edhe parada ushtarake. Para disa kohėsh, gazetari i mirėnjohur Besnik Dizdari kėrkoi tė dinte konturet e fushės. Si banor i hershėm aty, sė bashku i shkelėm ato konture, duke pėrcaktuar afėrsisht edhe se ku kanė qenė portat. Sė fundi ai ka shkruar, nėpėrmjet faqeve tė kėsaj gazete, qė rrugės, pėrbri kafe “Tajvanit”, e cila ėshtė hapur mė vonė nė vitin 1956, t’i jepet emri i ndonjė sportisti qė ka filluar aty aktivitetin dhe pastaj ka shkėlqyer nė arenėn ndėrkombėtare si p.sh Riza Lushta. Deri kėtu nuk ka asgjė tė keqe, por unė do tė thoja qė mė parė tė kthehen emrat e vjetėr qė kanė qenė dhe janė hequr “mbas ēlirimit”. E kjo ėshtė rruga nė anėn perėndimore tė fushės, e cila fillonte mbas godinės sė postės qendrore dhe pėrfundonte nė katėr pallatet e Lanės ose pallatet e bardha tė italianėve, siē u emėrtuan nė kohėn e ndėrtimit. Kjo ėshtė quajtur rruga e Shallvares, sepse pėr tė parė ndeshjet sportive, mė tė shumtit e pjesėmarrėsve nė ndodhitė kalonin aty.

Ēdo rrugicė e Tiranės ka historinė e saj pėr njerėzit qė kanė ndėrtuar aty shtėpitė e para nė fillim tė shekullit XX. Disa prej kėtyre shtėpive janė prishur, disa tė tjera janė, por sidoqoftė ato dhe banorėt e tyre tė hershėm kanė lėnė gjurmė nė Tiranė. Ata i kanė shėrbyer asaj me qytetarinė e tyre, me urtėsinė e tyre, kėshtu qė pėrmendja e tyre ėshtė njė detyrė morale. Disa prej tyre kanė qenė tė dėgjuar dhe kanė lėnė gjurmė, tė tjerėt mė pak, por, sidoqoftė, duke banuar nė qendėr tė Tiranės dhe pranė fushės sportive-kulturore tė Shallvares, ata i kanė dhėnė shumė asaj, por edhe kanė marrė nga ajo.

Kur tė shkruhet historia e tiranasve dhe shėrbimet e tyre, mbase kėto kujtime tė miat modeste mund tė hyjnė nė punė.

Sigurisht, rrugica e Shallvares pėrmendet pėr sportistėt dhe sportdashėsit, por edhe pėr pastėrtinė e saj. E shtruar me kalldrėm me gurė lumi, karakteristike kjo pėr rrugicat e Tiranės, kufizohej me mure rrethues tė ulėt, ku mbas tyre dalloheshin zambakėt e bardhė dhe mėllagat shumėngjyrėshe. Po e pėrshkruaj rrugicėn se si ka qenė: duke filluar nga veriu ishte shtėpia e Ali Topit. Me ndėrtimin e ndėrtesave pranė bankės, shtėpia e tyre u prish. Djemtė e tij, Gėzimi dhe Fatmiri, ishin dashamirės dhe pėrkrahės tė sportit. Shpresa, e bija, ishte gruaja e futbollistit tė Vllaznisė dhe Dinamos, Hamdi Bakallit, shėnuesit tė golit tė artė kundėr Spartakut tė Moskės mė 1951-shin. Afėr saj ishte njė godinė, ku ishte sistemuar Klubi Sportiv “Partizani”. Sigurisht, stėrvitjet sportistėt e klubit i bėnin nė fushėn e Shallvares. Aty ‘stėrviteshin’ disa herė nėn syrin e tyre, kampionėt e mėvonshėm si Ali dhe Osman Mema, Mario dhe Fredi Ruēi, Bytyēi ose Bixhi dhe shumė tė tjerė. Afėr shtėpisė sė Topit ishte dhe ėshtė akoma shtėpia trikatėshe e Shijakut, qė ma parė ka shėrbyer edhe si shkollė. Ngjitur me tė ka qenė shtypshkronja “Gutenberg”, mbase e para e atij lloji nė Tiranė, pronė e vėllezėrve Ndroqi. Mbas saj vinte njė rrugicė ku banonin ndėrmjet tė tjerėve dhe i urti, inxhineri i bashkisė, Spiro Vinjau dhe familja e hershme tiranase Dashi. Lulet e kopshtit tė tyre kundėrmonin deri nė hyrje tė rrugės. Haxhi Hafiz Mahmud Dashi ka qenė imami i parė i xhamisė sė re, ndėrtuar nė rrugėn e Kavajės, me kontributin e banorėve tė zonės nė truallin e dhuruar nga Dine Hoxha. Muharrem Dashi, i biri i tij, ka qenė i burgosur i ndėrgjegjes pėr 12 vjet. Ai ishte nga tė parėt qė rimėkėmbi xhaminė nga atelie piktorėsh qė e kishte katandisur diktatura.

Mė tej ishte shtypshkronja e Qazim Kasharit, e cila shėrbeu mė vonė pėr shtypjen e bonove tė thesarit. Aty mė kujtohet qė, nė mungesė tė fletoreve, merrnim mbeturinat e letrave pėr tė shkruar. Po aty u magazinuan librat e ardhur nga UNRA. Ndėrmjet tyre ishte broshura “Amerika”, ku pėrshkruhesh demokracia amerikane dhe roli i saj nė Luftėn e Dytė Botėrore. Para bllokimit tė saj, ne fėmijet mundėm tė merrnim disa kopje, njėrėn prej tė cilave e kam edhe sot. Aty kam mėsuar pėr herė tė parė se ēfarė ėshtė demokracia dhe ēfarė ėshtė Amerika.

Pėrkundrejt shtypshkronjės “Kashari”, pėr t’i dhėnė njė orientim lexuesit ėshtė shtėpia me ‘gjethe’, pronė e dr. Bashos.

Mė pas ishte shtėpia ku banonte gjuhėtari dhe historiani Osman Myderizi. Ngjitur me tė banonte sopranoja Tefta Tashko. Mund tė ketė qenė viti 1946, e mua me kujtohet si sot vdekja dhe varrimi i saj nėpėrmjet fushės sė Shallvares, pėr tė kaluar pastaj nė drejtim tė Bamit.

Pėrbri shtėpisė sė Myderizit u hap rreth vitit 1964 rruga “M. Shyri”, e cila, nė njė farė mėnyrė e ndau rrugicėn e Shallvares nė dy pjesė.

Pikėrisht nė atė pjesė fillonte njė rrugicė qė tė ēonte nė parkun sportiv “Rinia”, ku janė zhvilluar tė gjitha aktivetet kombėtare dhe ndėrkombėtare tė lodrave me dorė, deri nė ndėrtimin e parkut “Studenti” nė rrugėn e Elbasanit, nė vitin 1955.

Ngjitur me tė ishte dhe ėshtė akoma shtėpia e Hamdi Dizdarit (sot e dr. Kapshticės). Hamdiu, dikur tregtar, u kthye nė karrocier qė na sillte drutė. “Puna nuk ėshtė turp, - thoshte ai nė konfidencė me dajėn tim, Reshat Kėlliēi, - por marrja e pasurisė ėshtė hajdutllėk.” Kur e nxorėn nga shtėpia, ajo u kthye nė burg, ku deri nė mėngjes dėgjoheshin ngashėrimet e tė burgosurve…

Tani kemi hyrė nė brendi tė fushės, ku nė vijėn e mesit tė saj ishin dy shtėpi dykatėshe. Shtėpia e patriotėve Zavalani-Ypi dhe shtėpia e gjyshit tim, Masar Kėlliēi, deputet i Tiranės nė parlamentin e parė shqiptar tė vitit 1921. Shtėpitė u prishėn me ndėrtimin e shkollės “Dora Distria” nė vitin 1963. Njė rrugicė e vogėl e ndante shtėpinė tonė nga baraka e familjes sė muzikantėve tė dėgjuar, vėllezėrit Lela. Ēobani, Rizai, Muslimi, Bilali, Ahmeti u bėnė muzikantė tė dėgjuar, sidomos Ēobani i famshėm i gėrnetės dhe Muslimi i violinės.

Sot, nga tė gjitha kėto qė pėrshkrova mė sipėr ka mbetur shumė pak. Sigurisht, qyteti duhet tė zhvillohet e kėshtu edhe do prishur, por diēka duhet tė mbetet, pėr tė treguar se ky qytet ka njė histori, e cila do t’i vlejė sė ardhmes, pėr tė mos thėnė qė gjithēka e kemi filluar prej fillimi.

Nga shtėpitė e familjeve tė vjetra tiranase Topi, Dashi, Nroqi, Kashari, Myderizi, Kashari e Kėlliēi ka mbetur vetem ajo e Ndroqit. Sė paku, rrugicave dhe rrugeve t’u kthejmė emrat e parė.

Tiranė, 22.02.2008

Tema


---