Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Shtetet që janë dhe shtetet që janë zhdukur në histori

    Me lindjen e shtetit më të ri, Kosovës, bota ka ndryshuar hartën vet, duke u bërë tashmë me 193 shtete. Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, tashmë së bashku me Kosovën njeh 193 shtete të pavarura në tërë botën. Lista e tyre prej 193 shteteve reflekton agjendën politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleateve të saj. Të mungosh në listën e Departamentit të Shtetit domethënë të jesh një entitet që mund të mos konsiderohet shtet, varësisht se për kënd bëhet fjalë.

    Shtetet e zhdukura

    Meqenëse shumë shtete janë shkrirë, ndarë, ose thjesht kanë vendosur që të ndryshojnë emrat, ka shumë shtete që "mungojnë", e të cilat nuk ekzistojnë më fare. Kjo listë është ende larg të qenit e plotë, ndonëse ajo është paramenduar që të shërbejë si udhëzues lidhur me shtetet më të njohura të zhdukura deri më sot.

    Historitë

    Abisinia: Ishte emri i Etiopisë deri në fillim të shekullit XX. Austro-Hungaria (e njohur po ashtu edhe si Perandoria Austro-Hungareze): Monarkia që ishte krijuar në vitin 1867 dhe që përfshinte jo vetëm Austrinë dhe Hungarinë, por edhe pjesë të Republikës Çeke, Polonisë, Rumanisë dhe të Ballkanit. Perandoria u shkatërrua në fund të Luftës së Parë Botërore. Basutolend: Emri i Losoto's para vitit 1966. Bengali: Një mbretëri e pavarur mes viteve 1338-1539, tani pjesë e Bangladeshit dhe e Indisë. Burma: Burma zyrtarisht e ndryshoi emrin në Myanmar në vitin 1989, megjithëse shumë shtete ende nuk e pranuan ndryshimin, si për shembull Shtetet e Bashkuara. Katalonia: Ky rajon autonom i Spanjës ishte i pavarur në vitet 1932-1934 dhe 1936-1939. Cejloni: E ndryshoi emrin në Sri Lanka në vitin 1972. Champa: Ndodhej në pjesën jugore dhe qendrore të Vietnamit, prej shekullit VII deri në vitin 1832. Korsika: Ku ishull i Mesdheut u sundua nga popuj të shumtë gjatë historisë, por pati edhe disa periudha të shkurtra të pavarësisë. Sot, Korsika është pjesë e ndarë e Francës. Çekosllovakia: E ndarë paqësisht në Republikën Çeke dhe në Sllovaki, në vitin 1993. Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore: Të shkrira në vitin 1989, për të formuar kështu Gjermaninë e bashkuar. Pakistani Lindor: Kjo provincë e Pakistanit mes viteve 1947-1971, u shndërrua në Bangladeshin e sotëm. Gran Colombia: Një shtet i Amerikës Jugore, që mes viteve 1819-1930 përfshinte Kolumbinë e sotme, Paramanë, Venezuelën dhe Ekuadorin. Gran Colombia pushoi së ekzistuari kur Venezuela dhe Ekuadori u ndanë prej saj. Hawai: Ndonëse ekzistoi si mbretëri për mijëra vjet, Hawaii nuk u pranua si shtet i pavarur deri në vitet 1840. Shteti iu aneksua SHBA-së në vitin 1898. New Granada: Ky shtet i Amerikës Jugore ishte pjesë e Gran Colombia (shiko lart) mes viteve 1819-1830, ndërsa ishte i pavarur mes viteve 1830-1858. Në vitin 1858 shteti i cili u bë i njohur si Kofederate Grenadine, e pastaj, në vitin 186,1 edhe si Shtetet e Bashkuara të New Granadas, në vitin 1863 si Shtetet e Bashkuara të Kolumbisë, dhe në fund, në vitin 1886, si Republika e Kolumbisë. Jemeni Verior dhe Jemeni Jugore: Jemeni u nda në dy shtete në vitin 1967, në Jemenin Verior (ose republikën Arabe të Jemenit) dhe Jemenin Jugor (ose Republikën Popullore Demokratike të Jemenit). Megjithatë, në vitin 1990 dy shtetet u ribashkuan dhe krijuan Jemenin e bashkuar. Perandoria Otomane: E njohur edhe si Perandori Turke, ajo u shfaq rreth vitit 1300 dhe u zgjerua aq shumë, saqë brenda vetes përfshinte pjesë të Rusisë së sotme, pastaj Turqisë, Hungarisë dhe Ballkanit, të Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme. Perandoria Otomane u shua në vitin 1923, kur Turqia deklaroi pavarësinë e saj nga ajo që mbeti prej perandorisë. Persia: Perandoria e Persisë shtrihej prej Detit Mesdhe deri në Indi. Persia moderne u themelua në shekullin XVI, ndërsa më vonë ajo u bë e njohur si Iran. Prusia: U bë perandori në vitin 1660, ndërsa në kohën e shtrirjes së saj më të madhe përfshinte dy të tretat e pjesës veriore të Gjermanisë dhe Poloninë. Prusia, ishte njësi federale e Gjermanisë deri në kohën e Luftës së Dytë Botërore, e pas luftës u shkri plotësisht. Rodezia: Zimbabve para vitit 1980 njihej si Rodezi dhe ishte e emërtuar sipas diplomatit britanik, Cecil Rhodes. Skocia dhe Uellsi: Përkundër avancimeve të fundit në autonomi të një pjese të Mbretërisë së Bashkuara dhe Irlandës Veriore, Skocia dhe Uellsi dikur ishin shtete të pavarura që u shkrinë me Anglinë për të formuar Mbretërinë e Bashkuar.

    Shtetet qe jane

    Kosova-Prishtinë
    Shqipëria -Tirana
    Afganistani - Kabul
    Algjeria - Algjeri
    Andorra - Andorra la Vella
    Angola - Luanda
    Antigua & Barbuda - Saint John's
    Argjentina - Buenos Aires
    Armenia - Jerevan
    Australia - Kanberra
    Austria - Vjena
    Azerbajxhani - Baku
    Bahamës - Nassau
    Bahrain - Manama
    Bangladesh - Dhaka
    Barbados - Bridgetow
    Bjellorusia - Minsk
    Belgjika- Bruksel
    Belize - Belmopan
    Benin - Porto-Novo
    Butan - Thimphu
    Bolivia - La Paz
    Bosnja e Hercegovina - Sarajeva
    Botsvana - Gaborone
    Brazil - Brazilia
    Brunei - Bandar Seri Begawan
    Bullgaria - Sofja
    Burkina Faso - Ouagadougou
    Burundi - Bujumbur
    Kamboxhia - Fnom Penh
    Kamerun - Yaounde
    Kanada - Otava
    Cape Verde - Praia
    Republika Afrikane - Bangui
    Çad - N'Djamena
    Kili - Santiago
    Kina - Beijing
    Kolumbia - Bogota
    Comoros - Moroni
    Republika Kongo -Brazzaville
    Republika Demokratike Kongo - Kinshasa
    Kosta Rika - San Jose
    Bregu i Fildishtë -Yamoussoukro
    Kroacia - Zagreb
    Kuba - Havana
    Qiproja - Nikosia
    Republika Çeke - Praga
    Danimarka - Kopenhaga
    Djibouti - Djibouti
    Dominika - Roseau
    Republika Dominikane - Santo Domingo
    Timori Lindor - Dili
    Ekuadori - Kuito
    Egjipti - Kajro
    El Salvador - San Salvador
    Guineja Ekuatoriale - Malabo
    Eritreja - Asmara
    Estonia - Tallinn
    Etiopia - Addis Ababa
    Fixhi - Suva
    Finlanda - Helsinki
    Franca - Parisi
    Gabon - Libreville
    Gambia - Banjul
    Gjeorgjia - Tbilisi
    Gjermania - Berlin
    Gana - Accra
    Greqia - Athina
    Grënada - Saint George's
    Guatemala - Guatemala City
    Guineja - Conakry
    Guinea-Bissau - Bissau
    Guyana - Georgetown
    Haiti - Port-au-Prince
    Honduras - Tegucigalpa
    Hungaria - Budapesti
    Islanda - Rejkjavik
    India - New Delhi
    Indonezia - Jakarta
    Iran - Tehran
    Irak - Bagdad
    Irlanda - Dublin
    Izrael - Jerusalem
    Itali - Rome
    Xhamajka - Kingston
    Japonia - Tokio
    Jordania - Amman
    Kazakistan - Astana
    Keni - Nairobi
    Kiribati - Tarawa Atoll
    Koreja Veriore - Pyongyang
    Koreja Jugore - Seul
    Kuvajti Kuwait City
    Kirgizia - Bishkek
    Laos - Vientiane
    Letonia - Riga
    Libani- Bejrut
    Lesotho - Maseru
    Liberia - Monrovia
    Libia- Tripoli
    Lihtenshtajni - Vaduz
    Lituania - Vilnius
    Luksemburgu -Luksemburgu
    Maqedonia -Shkupi
    Madagaskar - Antananarivo
    Malawi - Lilongwe
    Malajzia - Kuala Lumpur
    Maldives - Male
    Mali - Bamako
    Malta - Valletta
    Ishujt Marshall - Majuro
    Mauritania - Nouakchott
    Mauritius - Port Louis
    Meksika - Meksiko City
    Mikronezia, Shtetet Federale - Palikir
    Moldavia- Chisinau
    Monako - Monako
    Mongolia - Ulaanbaatar
    Mali i Zi - Podgorica
    Moroko - Rabat
    Mozambik - Maputo
    Myanmar (Burma) - Rangoon
    Namibia - Windhoek
    Nauru - pa kryeqytet zyrtar
    Nepal - Kathmandu
    Holanda - Amsterdam;
    Zelanda e Re Wellington
    Nikaragua - Managua
    Nigeri - Niamey
    Nigeria - Abuja
    Norvegjia - Oslo
    Oman - Muscat
    Pakistan - Islamabad
    Palau - Melekeok
    Panama - Panama City
    Papua New Guinea - Port Moresby
    Paraguay - Asuncion
    Peru - Lima
    Filipinet - Manila
    Polonia - Warsaw
    Portugalia - Lisbona
    Katar - Doha
    Rumania - Bukuresht
    Rusia - Moska
    Ruanda -Kigali
    Saint Kitts & Nevis - Basseterre
    Saint Lucia - Castries
    Saint Vincent & the Grenadines - Kingstown
    Samoa - Apia
    San Marino - San Marino
    Sao Tome & Principe - Sao Tome
    Arabia Saudite - Rijad
    Senegali - Dakar
    Serbia - Beogradi
    Seychelles - Victoria
    Sierra Leone - Freetown
    Singapori - Singapori
    Sllovakia - Bratislava
    Sllovenia - Lubjana
    Ishujt Solomon - Honiara
    Somalia - Mogadishu
    Afrika Jugore - Pretoria, Cape Town
    Spanja - Madrid
    Sri Lanka - Colombo
    Sudan - Khartoum
    Suriname - Paramaribo
    Suaziland - Mbabane
    Suedia - Stokholm
    Zvicra - Bern
    Siria - Damaskus
    Tajvani - Taipei
    Tajikistan - Dushanbe
    Tanzania - Dar es Salaam; Dodoma
    Tailanda - Bangkok
    Togo - Lome
    Tonga - Nuku'alofa
    Trinidad & Tobago - Port-of-Spain
    Tunizia - Tunis
    Turqia - Ankara
    Turkmenistani -Ashgabat
    Tuvalu - fshati Vaiaku, Funafuti
    Uganda - Kampala
    Ukraina - Kiev
    Emiratet e Bashkuara Arabe - Abu Dhabi
    Britania e Madhe - Londra
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës - Uashington D.C.
    Uruguai - Montevideo
    Uzbekistani - Tashkent
    Vanuatu - Port-Vila
    Venezuela - Karakas
    Vietnam - Hanoi
    Jemen - Sanaa
    Zambia - Lusaka
    Zimbabve - Harare

    Te zhdukurit

    Abisinia
    Austro-Hungaria
    Basutolend
    Bengali
    Burma
    Katalonia
    Cejloni
    Champa
    Korsika
    Çekosllovakia
    Gjermania Lindore
    Gjermania Perëndimore
    Pakistani Lindor
    Gran Kolombia
    Hawai
    New Granada
    Jemeni Verior dhe Jemeni Jugor
    Perandoria Otomane
    Persia
    Prusia
    Rodezia
    Skocia dhe Uellsi
    Siami
    Sikkim
    Vietnami Jugor
    Afrika Jugperëndimore
    Tajvani
    Tanganjika dhe Zanzibari
    Teksasi
    Tibeti
    Transjordani
    Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS
    Republika e Bashkuar Arabe
    Republika Urjanchai
    Vermonti
    Republika e Lirë e Floridës Perëndimore
    Samoa Perëndimore
    Jugosllavia
    Zairi
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Zong Qinghou, founder and chairman of Chinese beverage maker Wahaha Group, was investigated by the local authorities for accusation of tax evasion in April.

    kto budalliqe shkrun ky lart,,,,,,,,,,,na tregon evazionin fiskal te kines...........hajde **** hajde.se kujt i rruhet se kinezet nuk pagujn taksa!..............pastaj ca lidhje ka kjo qe ke postu ti me temen?..........debil
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Për të qenë të lumtur
    Nga hope31 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:36
  3. Histori nga e shkuara ...
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-05-2004, 10:44
  4. E verteta ne Histori
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •