Prej dy ditësh Kosova është e pavarur, por jo të gjithë e njohin mirë shtetin më të ri të Evropës. Në këtë kuadër, "Tirana Observer" hap rubrikën me titull "Të njohim Kosovën". Në këtë rubrikë që do të vijojë në ditët në vazhdim do të njihemi me historinë dhe vlerat e popullit të Kosovës, me pozitën gjeografike, relievin, klimën me përbërjen e tokës, religjionet etj.
Një vështrim historik
Popullsia e Kosovës është autoktone shqiptare. 92 për qind e popullsisë së Republikës së Kosovës është shqiptare. Ajo ka qenë gjithnjë e rëndësishme për serbët në kuptimin gjeostrategjik dhe natyrisht për faktin se është treva më e pasur në rajon për resurset natyrore. Kështu, emri zyrtar i njësisë administrative të Kosovës pothuajse gjatë gjithë periudhës së Titos ka qenë "Kosova dhe Metohia", shpesh e shkurtuar në një fjalë të vetme si "Kosmet". Gjithashtu edhe fakti se pse u bë emri i një komponenti territorial është disi e paqartë. Ky emërtim nuk është përdorur kurrë si një emër territorial nga mbretërit e Serbisë Mesjetare, ku për herë të parë paraqitet në analizat e betejës së madhe të 1389-s zhvilluar në Fushë-Kosovë. Sipas burimeve, duhet se fjala "Kos" do të thotë Zog i Zi në serbisht dhe (ovo është prapashtesë). Kosova nuk është një emër vendi i pazakontë në Ballkan. Disa fshatra apo distriktë mbajnë emra Kosovë, por që nuk kanë fare lidhje me vetë Kosovën. Gjeografikisht Fushë-Kosova mund të përshkruhet jo vetëm fushë beteje, por si një rrafshnaltë e tërë që shtrihet në veri dhe në jug të territorit të Prishtinës.
Burime të hershme bëjnë të ditur se ka ekzistuar gjithashtu një qytet minatorësh i vogël i quajtur Kosovë diku në rajon, por vendndodhja e saktë e saj nuk është e përcaktuar. Gjithashtu ka pasur edhe ndarje të vogla administrative të quajtura Kosovë në fillimet e Perandorisë Osmane, pikërisht në veri të Prishtinës është një nënrajon i njohur si Kosova e vogël. Pavarësisht nga këto fakte me termin Kosovë, të gjitha dokumentet e shkruara i referohen gjithë rajonit gjeografik në përputhje me kufijtë e pas vitit 1945 (e ashtuquajtura Kosova dhe Metohia), me emrin Kosova. Kështu gjysma perëndimore e Kosovës quhet Kosova Perëndimore dhe gjysma tjetër quhet Kosova Lindore.
Gjeografia
Gjeografia dhe gjeologjia na japin arsye thelbësore për të kuptuar rëndësinë historike dhe vazhdimësinë e Kosovës veçanërisht për gjysmën Lindore të saj. Ajo përmban përqendrim të madh të mineraleve sa e gjithë Evropa Jug-Lindore. Miniera e Trepçes (pranë Mitrovicës, në veri të Prishtinës), e eksploruar dhe e zhvilluar nga një kompani britanike në vitin 1920, u bë pas periudhës së luftërave njëra nga furnizueset më të rëndësishme dhe më të mëdha të Evropës Jug-Lindore në zink dhe plumb. Kjo minierë u rihap në vitin 1960, duke siguruar 56 % të këtyre rezervave në Jugosllavi dhe 100 % të prodhimit të nikelit. Gjithashtu të rëndësishme në të dy pjesët e Kosovës kemi edhe minierat e mëdha të qymyrit dhe bakrit, si dhe ferritë e hekurit. Toka e pasur me shumë minerale e ka bërë Kosovën synim pushtimi për shumë ushtri, që nga romakët e deri tek nazistët. Por ndër pasuritë minerale të Kosovës, më të rëndësishmet gjatë gjithë historisë së saj të hershme kanë qenë pasuritë e saj në ar. Edhe për dy shekujt e fundit të sundimit otoman, nëntoka e pasur e Kosovës mbeti e pashfrytëzuar dhe jashtë vëmendjes së otomanëve. Të dhënat gjeografike gjithashtu shpjegojnë faktin se përse pasuritë e këtij territori kanë qenë gjithmonë të rëndësishme në aspektin strategjik. Pavarësisht nga vargmalet, Kosova gjithnjë ka qenë një vendkalim për karvanët e tregtarëve dhe të ushtrive të ndryshme. Kosova kishte dy rrugë shumë të rëndësishme: Rruga e parë e lidhte atë me Shkodrën, një qendër e madhe tregtare në veri të Shqipërisë (e lidhur nga një lumë i lundrueshëm me detin Adriatik). Çështja shqiptare nuk është shfaqur tani, por ky problem ka ekzistuar që në Mesjetë. Për shtetet ekspansioniste ka qenë e pamundur të zmbrapsë shqiptarët. Kjo është arritur vetëm me anë të kolonizimit gradual. Ky është i vetmi popull që arriti gjatë një mijëvjeçarit të fundit jo vetëm të mbijetojë, por edhe të krijojë bërthamën e një shteti me bazë shqiptare.
564 km janë kufijtë tokësorë të Kosovës, me Serbinë 265 km, me Maqedoninë 146 km, me Shqipërinë 101 km, me Malin e Zi 62 km
2.656 metra
është pika më e lartë e Kosovës. Kjo pikë quhet maja e Xherovicës në Bjeshkët e Namuna.
12 miliardë
tonë janë pasuritë minerale të qymyrit në Kosovë. Rezervat e plumb-zinkut mbi 50 milionë tonë, kurse rezervat e nikelit mbi 20 milionë tonë
850 km2 është fusha e Republikës së Kosovës. Kjo është edhe fusha më e madhe e shtetit.
152 mijë serbë jetojnë në Kosovë. Popullsia serbe përbën vetëm 6 për qind të popullsisë
4997 kilometraështë rrjeti i përgjithshëm i transportit automobilistik
8 Muze ka Republika e Kosovës. Gjithashtu ajo ka edhe 2 teatro profesioniste
250 mijë banorë ka Prishtina, kryeqyteti i Republikës së Kosovës
75 për qind e popullsisë së Kosovës janë myslimanë, katolikë 19 %, ortodoksë 6%
367 shkolla fillore ka Kosova, me 13.000 mësues e 274.000
nxënës
1 universitet me 890 mësues e 14.000 studentë ka Kosova. Ajo ka edhe 60 shkolla të mesme me 3.660 mësues e 63.400 nxënës
30.51 për 1.000 banorë është shkalla e lindjeve vjetore në Kosovë. Kurse vdekshmëria 5.2 për 1.000 banorë
TIRANA OBSERVER
Krijoni Kontakt