Po kufirin ruajne Ushtaret Amerikane. Po ua mbajti ruseve le ti sulmojne ushtaret amerikan pastaj do perfundojne si Iraku.
Po kufirin ruajne Ushtaret Amerikane. Po ua mbajti ruseve le ti sulmojne ushtaret amerikan pastaj do perfundojne si Iraku.
Edhe une jam dakord me ju dy. Mirepo, per keto dite qe shkuan, na kane nxjerre jo pak telashe, dhe kete duhet pranuar deshtem apo nuk deshtem ne. Mirepo, tash e tutje secilen here e me shume situata do vij duke u qetesuar dhe ne fund edhe sdo kene opcion tjeter pos pranimit te pavaresise se Kosoves.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Kadare: Serbët nuk duhet të harrojnë ç'ka ndodhur
Laura Konda
Zëri i Amerikës
22-02-2008
Për të biseduar më gjerë mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe në Serbi, Zëri i Amerikës kishte të ftuar nga Tirana, për një intervistë të drejtpërdrejtë në programin “Ditari” shkrimtarin Ismail Kadare.
Zëri i Amerikës: Zoti Kadare këto ditët e fundit, që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por sidomos gjatë 24 orëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të kundërshtimit të serbëve, të shprehur edhe me dhunë, si dje ndaj ambasadës amerikane në Beograd dhe ndaj ambasadave të tjera perëndimore. Si do t’i komentonit këto ngjarje?
Ismail Kadare
Ismail Kadare: Kam ndjekur me shumë interes ato që kanë ndodhur dhe kam pritur me interes një reagim, të gjithë kanë pritur një reagim, por ai ka qenë më i keq se ç’është pritur, dmth. ka ndodhur diçka, që është kapërcyer arsyeja. Kam përshtypjen, që një njeri që asiston në këto ngjarje, përnjëherësh e kupton se këtu është harruar diçka; është harruar burimi i bormbardimit të vitit 1999; kjo gjë nuk thuhet, bëhte sikur harrohet; bëhet sikur ka ndodhur diçka, por nuk shpjegohet ç’ka ndodhur në atë vit: gati-gati, sikur ballkanasit u çmendën dhe u çmend edhe NATO-ja atë vit, që e bombardoi Jugosllavinë, si të thuash, pa arsye. Kurse, këtu duhet thënë në mënyrë të qartë, duhet thënë se ky bombaridm, ky ndëshkim i Serbisë para 10 vjetësh, ka patur një kuptim, ka patur një arsye, një arsye të fortë, madje; se nuk u ngritën kot avionët në qiell; avionët e Aleancës Atlantike u ngritën në qiell, sepse ndodhte një krim i madh në Tokë, sepse një popull masakrohej. Ka qenë një masakër nga më të tmerrshmet që ndodhte në Ballkan, ka qenë masakrimi i popullsisë, ka qenë një shpërngulje e papërfytyrueshme, gati-gati 1 milionë banorë u shpërngulën brenda disa javëve; ka ndodhur një përdhunim masiv i grave dhe i vajzave shqiptare, që ka qenë rrallë në këto përmasa në historinë e Ballkanit; prandaj kjo gjë u duk sikur u harrua, ngaqë ka kaluar shumë kohë, ngaqë shumë njerëz kanë lindur tashti, shumë njerëz nuk i dinë shumë mirë ato që kanë ndodhur dhe tashti, gati-gati, u duk si e natyrshme, që serbët të protestojnë kundër shkëputjes së Kosovës, duke u hequr, madje, si viktima. Unë mendoj se këtu është burimi i këtij keqkuptimi, që mund ta quaj keqkuptim tragjik.
Zëri i Amerikës: Ajo që po ndodh në Serbi është komentuar si pjesë e një procesi pastrimi brenda vetë shoqërise serbe: nga njëra anë një pjesë e popullsisë që shikon drejt Perëndimit, dhe pjesa tjetër, ende e pushtuar nga ndjenjat nacionaliste, një proces që me sa duket do të kërkojë kohë...Mendimi juaj?
Ismail Kadare: Po. Ky proces që përmendët ju, është kryesori në historinë e sotme të të gjithë Evropës, e sidomos të Ballkanit. Dmth., njerëzit që duan vërtet që ky gadishull të ketë paqen, duhet të gjejnë edhe mënyrat se si arrihet kjo. Ka një arsyetim të tillë, që po të kujtojmë ç’ka ndodhur, këto krime, si të thuash, këto tmerre, ne do të acaronim të dy etnitë, pra shqiptarët dhe serbët me njeri-tjetrin. Unë mendoj të kundërtën, që acarimi më i keq është ai kur krimet harrohen, kur s’përmenden dhe secili i mban, si të thuash, brenda zemrës së vet. Kështu, në se serbët harrojnë ç’kanë bërë dhe hiqen si viktima dhe nga ana e komunitetit evropian, në vend që t’u kujtohet kjo, ka një lloj përkëdhelje, dhe duket sikur u bën mirë. Unë e kuptoj, që popujt nuk duhen acaruar, natyrisht, që është e drejtë, që të mos acarohen, por të vijmë tek pyetja "ju bën mirë kjo gjë, apo ju bën keq"? Unë mendoj se ju bën keq, sepse lihet pa prekur, thelbi i problemit. Dhe tek serbët, çfarë ndodh? Ata kanë një burim vreri; tashti, ata thotë se u është bërë një padrejtësi shumë e madhe, si “ ne na kanë marrë Kosovën”, apo “ne na kanë bombarduar pa asnjë arsye”. Dhe tek një popull, kur ka një grumbull vreri të tillë, një ide që po i bëhet një padrejtësi, është jashtëzakonisht e rrezikshme. Ne e dimë nga përvoja e historisë botërore, se kështu, psh, nazizmi ka grumbulluar vrerin që u krijua në Gjermani, pas Luftës së Parë Botërore, për të përgatitur, pastaj, krimet e ardhshme. Ne e dimë që terrorizmi, sot psh., baza e terrorizmit, është një vrer i grumbulluar. Në vende të catuara, thuhet që Evropa i ka shkaktuar këtyre popujve në Lindjen e Afërme, u ka shkaktuar shumë fatkeqësira dhe prandaj duhet të marrin tashti revansh dhe o burra, të krijojmë një kryqëzatë terroriste, kundër një kryqëzate tjetër, që ka qenë kryer dikur, kundër tyre. Me një fjalë, në se do të donim që të fajësohej Ballkani, duhen thënë të vërtetat dhe nuk duhen harruar asnjëherë, sidomos në një rast të tillë, kur serbët kanë këtë reagim. Është më lehtë për vetë serbët, që ta kalojnë këtë traumë, sepse unë e kuptoj, se tek shumë njerëz ka një trishtim, ka një dëshpërim nga kjo që po ndodh, që Kosova po shkëputet, por është mirë që të sqarohet, se përse po ndodh kjo gjë? Në Kosovë, nga ata njerëzit, që ka me mijëra në rrugë, ka midis tyre, për të thënë një shembull, ka qindra të rinj, që në atë kohë kanë qenë 10 vjeç, të cilët kanë parë me sy tragjedinë që ka ndodhur, kanë parë me sy shpërnguljen, masakrat, por kanë parë me sy, sidomos diçka, që nuk përmendet, ose që përmendet tepër, tepër rrallë. Kanë parë përdhunimet masive të grave, të motrave, të nënave të tyre; dhe ata nuk mund ta harrojnë kurrë këtë gjë. Dhe unë këtë e them, kurressi jo për të nxitur, ne duhet t’ua kujtojmë serbëve, që të kuptojnë se çfarë kanë bërë serbët në Kosovë, dhe kështu do ta kenë më lehtë dhe nuk do të vuajnë nga mllefe të kota.
Zëri i Amerikës: Kryeministri Koshtunica, i cili përfaqëson klanin nacionalist në Serbi, e ka kthyer vështrimin drejt Moskës, kam parasysh fjalimin e tij dje para demonstruesve. Si e shikoni ju rolin e Rusisë, në mbarë këtë proces?
Ismail Kadare: Për fat të keq, roli i Rusisë, si një vend i madh, një vend që qëndron në largësi dhe që duhet ta kishte vizionin më të qartë, në fakt qëndrimi i saj është tepër zhgënjyes. Unë nuk e kuptoj, se si në konfliktin që ndodh në Ballkan, Rusia të niset vetëm nga një pikëpamje që do ta quaja racore, në mos raciste. Dmth., që meqenëse miqtë tanë serbë janë sllavë, ne në çdo rrethanë, do të marrin anën e tyre, pa parë, kurrsesi, se cila është e drejta. Pra në Ballkan, po kthehem prapë tek ajo që thashë në fillim, nuk ndodhi një çmendje e përgjithshme: u përleshën dy palë – njëra palë kishte ushtrinë, policinë, tanket, gjithshka. Pala tjetër, s’kishte asgjë, veç duarve të zveshura. Ndodhi pra, një tragjedi. Rusia duhej të jepte një ndihmë, t’u thoshte serbëve, për të mirën e tyre, këtë po e theksoj, të frenoheshin në këtë psikozë revanshiste, se nga një psikozë e tillë nuk del asgjë. Tani thuhet se Rusia ka interesat e saj, e të tjera gjëra, por unë mendoj se ky qëndrim jo konstruktiv, jo ndërtues i Rusisë, nuk i shkon asnjë vendi, aq më tepër një vendi të madh.
Zëri i Amerikës: Të dielën Kosova shpalli pavarësinë, që ishte kurorëzimi i përpjekjeve dhe sakrificave shumëvjeçare. Tashmë një numër i konsiderueshëm vendesh e njohën atë....Në mozaikun më të fundit ballkanik, si e shikoni ju pozicionin e Kosovës?
Ismail Kadare: Mendoj që qëndrimi i Kosovës në përgjithësi, i shqiptarëve, i liderëve të saj, i institucioneve, ka qenë me të vërtetë një qëndrim shumë konstruktiv, shumë pozitiv, shumë gjakftohtë, një qëndrim, i cili bazohet vërtet në standartet dhe kryesorja, në idenë e një të ardhmeje në paqe, pa luftë, në miqësi me fqinjët e tjerë, natyrisht, duke përfshirë edhe serbët, që janë në kufi dhe sidomos serbët që janë brenda në Kosovë. Unë e kam admiruar qëndrimin gjakftohtë të shqiptarëve, nuk ka patur asnjë thirrje revanshi. Nuk ka patur asnjë thirrje për hakmarrje, siç është krijuar legjenda e hakmarrjes së famshme të shqiptarëve, që “tashti erdhi ora, shqiptarët do t’i venë zjarrin manastireve të serbëve, do të hakmerren, do të gjejnë rastin... " Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Prandaj, po kthehem përsëri tek këto profeci të errëta, të cilat nuk u vërtetuan dhe kjo është një gjë shumë e gëzueshme për shqiptarët dhe për të gjithë ballkanasit, duke përfshirë edhe serbët.
Zëri i Amerikës: Zoti Kadare, faleminderit për intervistën.
Ismail kadare: Ju falënderoj juve, gjithashtu.
Vazhdojne kercenimet drejt nderkombetareve!
Moska kërcënon Perëndimin: Do të ndërhyjmë me ushtri në Kosovë
Ambasadori rus në NATO ngre tensionin. Serbët, protestë e dhunshme në Mitrovicë
Pas sulmeve serbe në ambasadat perëndimore në Beograd, Moska jo vetëm që nuk është distancuar, por ka shkuar edhe më tej, duke kërcënuar SHBA-të dhe vendet e Bashkimit Evropian. "Rusia mund të përdorë forcën nëse NATO-ja ose Bashkimi Evropian sfidon Kombet e Bashkuara rreth Kosovës, deklaroi i dërguari rus në NATO. "Nëse BE-ja punon jashtë qëndrimit të përbashkët, apo nëse NATO-ja thyen mandatin e vet në Kosovë, këto organizata do të jenë në konflikt me Kombet e Bashkuara", tha Dimitri Rogozin nga Brukseli. "Ne gjithashtu do të na duhet të veprojmë në mënyrë që rregulli të respektohet - do të përdorim dhe forcën e armatosur", tha Rogozin.
Mitrovicë
Ishte paralajmëruar se protesta e së premtes në Mitrovicë do të kishte së paku 10 mijë veta, por autobusët plot me serbë të ndalur nëpër pikat kufitare e kanë rrudhur shumë këtë shifër. Një vlerësim i KFOR-it numëronte pak më shumë se 2000 vetë. Por edhe pse jo shumë në numër, agresiviteti i tyre ishte shumë i lartë. Me xhepa të mbushur me gurë dhe shashka, ata kanë marshuar në rrugën kryesore të qytetit dhe i janë afruar urës. Me dhjetëra trupa speciale të pajisur me mburoja dhe skafandra, i prisnin aty por nuk iu është dashur të ndërhyjnë asnjë çast, pavarësisht provokimeve me mjete plasëse. Serbët kanë hedhur shashka te këmbët e policëve, për të rritur tensionin, ndërsa dy helikopterë të KFOR-it kanë vëzhguar nga lart. Me këngë nacionaliste që ju këndojnë luftërave në Bosnjë dhe Kroaci, por edhe miteve, serbët edhe në këtë protestë të mllefosur deklaruan se Kosova është zemra e Serbisë dhe se nuk e japin Kosovën. Policia ka vlerësuar se ata kanë qenë më të rrezikshëm se të gjitha ditët e tjera, prandaj i kanë larguar edhe mediat prej tyre. Protesta nuk u zhvillua në orën 12:44, një orë e zgjedhur në mënyrë simbolike që nënkupton respektimin e rezolutës 1244 për Kosovën. Policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i vendosën të mos lejojnë hyrjen ne Kosovë të qytetarëve serbë, të cilët kishin për qëllim pjesëmarrjen në protesta. Zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani, tha se disa makina me serbë në pikën kufitare të Merdarës nuk u lejuan të futen në territorin e Kosovës. "Duke filluar nga ora 22:00 e së enjtes portat kufitare 1, 3, 4, dhe 31 janë urdhëruar që të kontrollojnë dhe bastisin të gjithë personat, automjetet e veçanërisht autobusët, të cilët hyjnë në territorin e Kosovës nga ana e Serbisë", tha Elshani. Disa dhjetëra vetë udhëtuan në këmbë nga Leposaviqi dhe iu bashkëngjitën protestuesve të mllefosur. Nga ana tjetër, edhe trupat e TMK-së ishin vendosur rreth 100 metra larg urës dhe nuk kanë lejuar qarkullimin e shqiptarëve drejt saj. Ndërkohë, gjykatësit shqiptarë as të premten nuk kanë mundur të shkojnë të punojnë në veri. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ka takuar punonjësit e gjykatës që kanë dashur të shkojnë në punë dhe i ka bindur që të kthehen në shtëpi derisa të krijohen kushtet e sigurisë. "Dje është atakuar gjyqi nga punëtorët e gjykatave paralele serbe, me qëllim që në objektet e gjykatave kosovare të vendoset departamenti i gjyqit serb, por nuk është lejuar nga forcat e UNMIK-ut dhe KFOR-it", tha Rexhepi. Sipas tij, këtyre strukturave ju është bërë thirrje që t‘i mbrojnë me çdo kusht gjykatat dhe burgun, të cilat gjenden në veri të qytetit. Ndërkohë sipas burimeve të "Shqip", të enjten në darkë është sulmuar burgu i Mitrovicës, ndërsa gardianët serbë kanë rrahur për vdekje një të burgosur shqiptar. Serbët kanë deklaruar se do të zhvillojnë protesta deri më 17 mars.
Shqip
Sui generis
NATO paralajmëron krerët e Serbisë: Mos shpërndani armë në kufi
Admirali Mark Fitzgerald: U futën armë kur kufiri Kosovë-Serbi ishte i hapur
Komandanti i NATO-s në Komandën e Forcave të Bashkuara në Napoli, admiral Mark Fitzgerald, i ka bërë thirrje nga Tirana dje Beogradit, që të mos shpërndajë armët, por të protestojë si një vend demokratik. Komandanti i NATO-s i cilësoi protestat në Beograd si destabilizuese për rajonin. "Ne duam të sigurohemi që udhëheqësit e atij vendi të marrin parasysh këtë fakt dhe t‘i tërheqin njerëzit e vendosin nën kontroll. Është e drejta e qytetarëve që të protestojnë në një vend demokratik, por nuk është e drejta e tyre që të marrin armët", tha admirali Mark Fitzgerald. Komandanti i NATO-s dhe admirali Fitzgerald ka përsëritur disa herë se mandati i KFOR-it nuk ka ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. "Mandati i NATO-s ka qenë ruajtja e kufijve të Kosovës dhe ruajtja e mjedisit të sigurt brenda këtyre kufijve. Ne jemi duke punuar si me Kombet e Bashkuara, ashtu edhe me qeverinë e zgjedhur, në mënyrë që të ruhet ky mjedis", tha ai. Lidhur me incidentin në kufirin me Kosovën, Fitzgerald u përgjigj se "ky incident ishte rezultat i disa njerëzve që futën armë e protestuan, kur dyert e doganave ishin të hapura për mbledhjen e taksave. Por Kombet e Bashkuara, të mbështetura edhe nga KFOR-i, kanë ristabilizuar situatën në dogana dhe janë duke ruajtur kufirin midis Kosovës dhe Serbisë". Ditën e djeshme, nga Brukseli, përfaqësuesi rus në NATO ka kërcënuar se vendi i tij do të përdorë forcën e armatosur, nëse NATO thyen mandatin e saj në Kosovë. Admirali Fitzgerald nga Tirana, duke komentuar këto deklarata, është shprehur se mandati KFOR-it në Kosovë është për të ruajtur sigurinë dhe për të krijuar një mjedis të sigurt në atë vend. "Kjo do të thotë që ne do të sigurojmë që Forcat tona të Armatosura të lëvizin lirshëm në të gjithë vendin dhe se do t‘i trajtojmë njerëzit në mënyrë të barabartë dhe të paanshme. Ky ka qenë dhe do të jetë mandati i KFOR-it dhe besoj se këtë ne e bëjmë shumë mirë", tha ai, duke shtuar se KFOR-i ka forcat e duhura në Kosovë që të mbrojë çdo qytetar. Kryeministri Berisha nuk është treguar i rezervuar ndaj protestave të palës serbe, duke theksuar se të tilla veprime të rikujtojnë të shkuarën millosheviçiane. "Ngjarjet e së enjtes në Beograd janë të dënueshme. Të sulmosh ambasadat e vendeve të lira, do të thotë të rikujtosh të shkuarën millosheviçiane", tha Berisha. Sipas Kryeministrit, "populli serb nuk iu përgjigj thirrjes dhe kjo duhet vlerësuar. Me gjithë mobilizimin e të gjitha mjeteve të transportit të Serbisë, shumica e serbëve dëshmuan dje se nuk e përqafonin protestën". Përpos kësaj, Kryeministri Sali Berisha ashpërson gjuhën e komunikimit me homologun e tij serb, Voisllav Koshtunica. "Ishte jashtëzakonisht e rëndë që Kryeministri i vendit thërret mitingjeve për t‘u rënë sirenave të nacionalizimit. Ishte edhe më e shëmtuar që grupe huliganësh, gangsterësh dhe njerëz të papërgjegjshëm u vunë zjarrin ndërtesave. Kjo është një rrugë që të çon drejt së shkuarës dhe jo drejt së ardhmes. Unë besoj se ky qëndrim është i kundërt me interesin e kombit serb", tha Berisha. Admirali në fund të takimit u shpreh se "meqenëse sfidat tona tashmë janë të mëdha pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është shumë e rëndësishme që Shqipëria t‘u tregojë vendeve të tjera një mënyrë të qytetëruar sesi festohet pavarësia dhe si ruhet paqja". Gjatë vizitës në Shqipëri, Fitzgerald u takua me Presidentin Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallin, zëvendësministrin e Mbrojtjes, Petrit Karabina, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralin Luan Hoxha.
Shqip
Sui generis
Hoolbrook paralajmeron serbet, Uisner: Nuk mund ta kuptoj kundershtimin rus
Ish- ambasadori amerikan ne OKB Riçard Hollbruk shton se ne asnje menyre serbet nuk duhet te nisin luften per Kosoven, pasi nese do ta benin do hynin ne lufte ne NATO-n
Diplomate dhe analiste amerikane komentojne situaten e krijuar ne ballkan dhe ne bote pas pavaresise se Kosoves si dhe marredheniet mes Perendimit dhe Rusise. Ish- ambasadori amerikan ne OKB Riçard Hollbruk thote se vendimi i Kosoves per shpalljen e pavaresise ishte i pashmangshem dhe i nevojshem. Duke folur per APTN, ose Associated Press Television News
Hollbruk argumenton se Kosova nuk perben precedent per pjese te tjera dhe ruset, kinezet dhe vendet e tjera e dine mire kete. Kosova ishte nje rast unik. Ajo qe ndodhi ne Kosove ishte plotesisht e autorizuar ne vitin 1999 me rezoluten e Keshillit te Sigurimit 1244 qe krijonte nje situate unike. Ai shton se ne asnje menyre serbet nuk duhet te nisin luften per Kosoven, pasi nese do ta benin do hynin ne lufte ne NATO-n.
Nga ana tjeter ambasadori Frenk Uisner qe ishte dhe i derguar i SHBA per Kosoven, ne perberje te trojkes negociatore, tha se asnje territor ne bote, asnje grup etnik nuk ka patur kete profil si Kosova, vrasje ne mase, nderhyrje nderkombetare, rezolute te KS, administrim nga OKB. “Te gjitha keto e bejne Kosoven rast unik dhe jo precedent”. Uisner thote se tashme eshte koha qe Serbia te ece ne rrugen europiane. ‘Une nuk mund ta kuptoj kundershtimin rus per ceshtjen e Kosoves, thote Uisner, i bindur se edhe Rusia ka interes per nje ballkan te qendrueshem.
Nderkohe Kroulei, analist i qendres per progresin amerikan thote se refuzimi rus per Kosoven eshte padobi. Ai thote se eshte me teper nje shqetesim per republikat e veta te trazuara si Cecenia, se mos ndjekuin sheimbullin e Kosoves sesa si nje rikthim i retorikes se luftes se ftohte apo si nje perpjekje per t’i treguar muskujt SHBA-se.
(EvaKushova-News24)
Sui generis
Khalilzad optimist: Rusia me realiste per Kosoven
Rusia po tregohet me realiste per Kosoven. Moska zyrtare duke iu referuar akuzave qe iu eshte bere nga mbeshtetesit perendimore te pavaresise se Kosoves per sulmet e turmes ndaj ambasadave te Perendimit ne Beograd, I mohon ato. “Keto akuza jane ne mosperputhje me qendrimin e Moskes mbi kete çeshtje ne Kombet e Bashkuara, tha ambasadori amerikan ne Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad.
"Po shoh se ruset jane shume realiste. Brenda sistemit te Kombeve te Bashkuara, ne e shohim deshiren e ruseve per t'iu pershtatur shpalljes se pavaresise se Kosoves", ka thene ambasadori Khalilzad.
news24
Sui generis
Rajs: Serbia te njohe Kosoven. Putin: Njohja e shtetit te ri, thike me dy presa
Kondoleza Rajs shprehu shpresen se zgjidhja e statusit te Kosoves do te filloje me ne fund te lejoje Ballkanin qe ta lere pas historine e tij te tmerrshme.
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rajs ka deklaruar se eshte koha qe Serbia te ece perpara dhe te njohe Kosoven.
Ajo shprehu shpresen se zgjidhja e statusit te Kosoves do te filloje me ne fund te lejoje Ballkanin qe ta lere pas historine e tij te tmerrshme.
“Serbia duhet te ece perpara, Kosova po ashtu. Dhe duhet te levize perpara duke respektuar vlerat demokratike, ne nje menyre qe do te lejonte si serbet edhe kosovaret te kene nje perspektive evropiane. Ne duam te kemi marredhenie miqesore me popullin serb dhe une ia thashe kete Presidentit Boris Tadic”.
Duke folur per gazetaret Rajs ka keritikuar qeverine serbe per masat e pamjaftueshme te sigurise diten kur u sulmua ambasada amerikane. Si pergjigje ndaj Beogradit, SHBA ka terhequr stafin e vet diplomatik jo te domosdoshem, bashke me familjet e tyre nga Beogradi. Ajo tha se qeveria serbe konsiderohet pergjegjese per cdo lloj sulmi ndaj interesave amerikane
Nderkohe qe nga Moska presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar situaten ne Serbi dhe Kosove duke thene se pavaresia e Kosoves do shenoje nje precedent te tmerrshem. Ky hap do te shkaterroje gjithe sistemin e marredhenieve nderkombetare qe eshte krijuar ne dekaden e fundit. Pasojat sipas tij do te jene te paprashikueshme. Ai tha se ata qe mbeshtesin shtete te tilla duhet te mendojne pak per pasojat. Sipas Putinit kjo eshte si nje thike me dy presa dhe maja e dyte do t’i godase keto shtete heret a vone.
(EvaKushova-News24)
Sui generis
Ho me i degjuat dje ruset..Thane qe nqs NATO shkel rregullat atehre ne do vijme te clirojme kosoven.Do hapim lufte ne kosove.Po e bukura eshte se ca do ti clirojne1...2-)Lufte nuk eshte me me kallasha po me icbm me raketa me b2 me mig me tralalala.Lexova ne nje studim qae ruset kishin aq arsenal nuclear sa mund ta hedhin ne ere 2000 here planetin jo 2 here po 2000 here.![]()
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
Krijoni Kontakt