Bashkimi Demokratik Kombėtar (BDK) ka reaguar ndaj siē thotė taktizimeve politike tė Qeverisė sė Maqedonisė, rreth njohjes sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės. BDK nė reagimin e tij thotė se Maqedonia ėshtė shteti i tretė nė botė, me numėr mė tė madh tė shqiptarėve, dhe ėshtė dashur qė menjėherė pas SHBA-ve, Shqipėrisė, tė jetė shteti i tretė me radhė qė do ta njihte pavarėsinė e Kosovės.
Politika zyrtare e Maqedonisė jo vetėm qė ėshtė vonuar lidhur me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, por nuk ka treguar seriozitetin e mjaftueshėm rreth kėsaj ēėshtje, qė ėshtė me interes madhor jo vetėm pėr shqiptarėt por edhe pėr tėrė rajonin, thuhet nė reagimin e BDK-sė. Nga kjo parti potencojnė se deklarata e para disa ditėve e kryeministrit Nikolla Gruevski se Qeveria do tė dalė me njė qėndrim rreth ēėshtjes sė Kosovės, ku do tė mbrohen interesat shtetėrore dhe nacionale, ėshtė qėndrim i papranueshėm dhe naiv. Kjo nė vetvete ngėrthen njė tendencė, qė ne e llogarisim si tė vjetėrsuar, kur kihet parasysh fakti se, Maqedonia mė herėt, nė tėrėsi ka qenė e kontrolluar nga politika e Beogradit, kur kanė qenė nė pyetje shqiptarėt. Meqė Maqedonia pretendon tė jetė anėtare e NATO-s dhe BE-sė dhe se qė mė herėt ėshtė ditur qėndrimi i BE-sė, SHBA-ve dhe NATO-s pro pavarėsisė sė Kosovės, atėherė ēudit fakti se pse Maqedonia rreth kėsaj ēėshtje edhe mė tej mbetet e rezervuar, thuhet mė tej nė reagim. Sipas BDK-sė, nėse qėndron ajo se Maqedonia frikėsohet nga politika zyrtare e Beogradit, se mund ta tollovisė Maqedoninė me njė pėr qind serb, atėherė mund tė konstatohet se politika zyrtare nė Maqedoni, shkelė mbi vullnetin e njė tė tretės sė popullatės sė saj, me pėrkatėsi etnike shqiptare, por edhe mbi interesat e pėrgjithshme nė Maqedoni. BDK falėnderon tė gjitha shtetet tė cilat deri mė tani edhe zyrtarisht e kanė njohur apo do ta njohin pavarėsinė e Republikės sė Kosovės.
Krijoni Kontakt