Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Niko Egonopulo, Piktori i marrosur pas heronjve shqiptarė

    • Nga Arben Llalla


    Njėri nga piktorėt mė me famė nė Greqi ėshtė Niko Egonopulo i lindur nė njė familje arvanitase, pra i pėrket elitės sė piktorėve grekė me origjinė shqiptare. Fama dhe suksesi i tij i kalon kufijtė e Greqisė. Fama e madhe e tij dhe pranimi e origjinės shqiptare u pengoi disa pseudostudiuesve amator qė duke hedhur baltė mbi origjinėn e tij shqiptare duan tė bėhen tė famshėm. por edhe kjo pėrpjekje dashakeqėse po ju japim pėrgjigje me fakte tė pa mohueshme. Bėhet fjalė pėr minoritarin grek Dionis Qirzidhis i cili pasi hodhi baltė mbi figurat e shquara shqiptare Ismail Bej Qemalit dhe Eqerem bej Vlorės tentoi me njė studim primitiv tė mohonte tė vėrtetėn mbi origjinėn shqiptare tė Egonopulos edhe pse tentoi tė mohonte origjinėn e tij shqiptare dokumendat historike tė zbuluara nėpėr arkivat greke dėshmojnė tė kundėrtėn. Pas kėsaj iu riktheva edhe njė herė studimeve pėr biografinė e arvanitasit Niko Egonopulos.
    Nė kalendarin e viti 1986, Lidhja e Arvanitasve tė Greqisė botoi biografitė e piktorėve tė mėdhenj grekė me origjinė shqiptare ku nė kėtė pėrmbledhje ishte edhe biografia e shkurtėr e Niko Egonopulos. Biografitė u botuan nė kujdesin e arvanitasit tė madh, tashmė tė ndjerė, Aristidh Kola.
    Nė vitin 1950 u martua me Neli Andrikopulon dhe nga kjo martesė do tė lindte djali i tyre mė 1951 qė e pagėzuan me emrin Panajot.
    Gjatė kėrkimeve tė mia nėpėr arkivat e ndryshme ndesha se tė gjithė studiuesit grekė e pranojnė qė piktori Niko Egonopulos ishte arvanitas. Por hasa edhe tek njė gabim ku disa shkruanin se ka lindur mė 1907 dhe disa mė 1910. Sipas certifikatės sė lindjes Niko Egonopulo lindi mė 21 tetor tė vitit 1907 dhe do tė vdiste nga njė sulm nė zemėr mė 31 tetor 1985 dhe u varros me nderime dhe shpenzimet e varrimit u financuan nga ndėrmarrja publike shtetėrore.
    Niko Egonopulo bėri punėra tė ndryshme si pėrkthye nė njė Bank, sekretar nė Universitet. Mė 1930-1934, punoi si dizanjer dhe topograf nė departamentin e planifikimit urban nė Ministrinė e Punėve Publike. Nė vitin 1945 filloi punė Asistent nė Universitetin Kombėtar Teknik pėr tu zgjedhur mė 1969 po nė kėtė Universitet me titullin e lartė Profesor i Vizatimit dhe i Historisė sė Artit.
    Piktori i dashuruar pas personaliteteve shqiptare
    Qė Niko Egonopulo rridhte nga njė familje arvanitase e pohon dhe Stefano Bulaniqani nė “Fjalor i pikturės greke”, MELISA.
    Prindėrit e tij Panajoti dhe Errietti vinin qė tė dy nga familje tė mėdha arvanitase. Babai, Panajoti ishte nga Kostandinopoja, por babanė e kishte nga Mani i Mores, ndėrsa mėmėn nga Epiri. Nėna e Nikos, Errietti e cila kishte lindur nė Athinė, nga babai kishte origjinė gjermane ndėrsa nga mėma ishte arvanitase e bija e beut tė Hidrės, Gjeorgji Vulgari.
    Babai i tij Panajoti, qė nė vegjėli e ushqeu atė me njė ndjenjė tė veēantė e cila ishte dashuria pėr origjinėn shqiptare, i fliste shpesh pėr arvanitasit e Kostandinopojės, Arbėrinė, Hidrėn. Dhe kėshtu tė gjitha kėto rrėfime u bėnė tablo tė rėndėsishme qė mė pas pėrmes talentit artistik u shprehėn si motive tė veēanta dhe tė shenjta nė pikturat e tij.
    Niko Egonopulo ishte njė pėrfaqėsues i shquar i rrymės surrealiste tė pikturės nė Greqi. Shpirti i paqetė, siē, ishte, i ra anekėnd Evropės, por zemra e tij ishte e mbėrthyer nė Hidrėn e lashtė qė banohej nga arvanitasit.
    Shtėpia e tij kishte tri kėnde: Shqipėrinė – Hidrėn – Kostandinopojėn(Stambolli). Dhe nga dritaret e shumta shpirti i tij i shqetėsuar shikonte gjithė botėn.
    Nė mesin e veprave tė shumta, ato tė cilat me shumė ėndje e dashuri i punoi dhe i pėrpunoi disa herė ishin pikėrisht veprat qė lidheshin me jetėn dhe origjinėn e tij shqiptare : “Skėnderbeu”, “Mėrkur Bua”, “Odise Andruēo”, “Admiral Andrea Miauli”, “Arkitekt Sinani”, “Aleksandri dhe grekėt”, “Gjuetari nė agim”, “Gjumė dhe vdekje”, “Lufta civile”, etj.
    Nė vitin 1938 Egonopulo do tė prezantohej si piktor nė ekspozitėn e organizuar nga Asociacioni “Arti Popullor Grek”. Pėr tė vazhduar pjesėmarrjen nė disa ekspozitave profesionale mė 1942, nė Pallatin Zappeion, nė Galerinė e Artit Grek si dhe nė Ekspozitėn Ndėrkombėtare nė Nju Jork, nė Oslo etj.
    Nė vitin 1966 fiton ēmimin “Urdhėri i Kryqit tė Artit tė Geogjit I”, si piktor i suksesshėm. Dhe mė 1971 shpėrblehet me ēmimin “Kryqi i Komandantit tė Feniksit”.
    Origjina arvanitase nga nėna
    Niko Egonopulo kishte dajė ish-kryeministrin e Greqisė Dhimitėr Vulgari (1801-1877), i cili lindi mė 1801, nė ishullin e Hidrės. Ai ishte biri i beut tė Hidrės, Gjeorgjio Vulgarit. Dhimitėr Vulgari nė moshėn 17 vjeē u bė anėtar i Kėshillit tė Hidrės dhe mė 1822, u zgjodh kryetar i pėrfaqėsisė sė Hidrės. U bė dhe drejtues i anijes luftarake nė ishull. Mė 1826 ishte prokuror i Hidrės dhe mė 1848 u bė ministėr i Ekonomisė. Ishte kryeministėr nga viti 1855-1857, 1862-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875. Vdiq mė 1877 nė Athinė.
    Po ashtu Niko Egonopulo kishte dajė edhe Petro Vulgarin, i cili kishte lindur nė ishullin e Hidrės, mė 1884. Ishte oficer i Marinės nė Luftėrat Ballkanike dhe mik i ngushtė i kryetarit tė Greqisė, arvanitasit Pavlo Kunduriotit. U bė nė periudhėn 1926-1935, komandant i pėrgjithshėm i Aviacionit tė Marinės, komandant i bazės sė nėndetėseve dhe mė vonė atashe ushtarak nė Ankara tė Turqisė. U bė ministėr i Aviacionit nė qeverinė e Lindjes sė Mesme dhe nga 8.4.1945 e deri mė 17.10.1945 u bė kryeministėr i Greqisė. Nuk pranoi kurrė shpėrblimet pėr shėrbimet si kryeministėr, vdiq nė Athinė mė 1957.
    Poet dhe pjesėmarrės nė luftė kundėr gjermanėve
    Niko Egnopulos nuk ishte vetėm piktor, por ai ishte edhe njė poet i madh i cili ka botuar disa libra dhe ka shkruar edhe tekste dramash. Librat e tij i kalojnė mbi 10 herė ribotime tė cilėn tregojnė suksesin e krijimit profesional edhe nė fushėn e letrave. Nė vitin 1938 botoi pėrmbledhjen e parė me poezi “Mos e huto shoferi”, duke botuar edhe njė pėrmbledhje tė dytė me poezi “Klavikembalot e Heshtjes”.
    Lufta e dytė botėrore e gjen Niko Egonopulon nė radhėt e ushtrisė ēlirimtare greke. Mė 13 prill 1941 nė luftime midis grekė dhe gjermanėve, ai u arrestua dhe u dėrgua tė punojė nė kampet e punės, por pas disa kohėsh u arratis dhe mbėrriti nė kėmbė deri nė Athinė.
    Nė vitet e luftės kundėr gjermanėve shkruan poemėn “BOLIVAR” e cila qarkulloi nė dorėshkrim dhe lexohej nė mbledhjet e grupeve tė rezistencės greke. Poeti Niko Egonopulo kėtė vepėr ia kushton revolucionarit latino-amerikan Simon Bolivarit(1783-1830). Por nė poemė, ai flet edhe pėr Greqinė, pėr heronjtė e 1821, etj.
    Nė vitin 1944 botoi nė formė pamfleti shtatė poema dhe doli nė qarkullim tė lirė edhe poema “BOLIVAR”. mė pas krijimtaria e tij letrare do tė vazhdonte me botime e veprave “Rikthimi i Bilbilave”, “Eleusis”, “Atlantiku”. Nė vitin 1957, do tė botonte pėrmbledhjen me titull: “Nė gjuhėn greke lulėzon” tė cilėn Ministria Kombėtare e Edukimit nė vitin 1958 do ta nderonte me ēmimin e parė pėr poezi. ė vitin 1978 do tė botonte librin me poezi “Nė lugajė tė trėndafilave”.

    Revista Milosao
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Nikos Engonopoulos eshte pionieri i rrymes surrealiste ne Greqi gjate mesluftes, si ne poezi, ashtu edhe ne pikture. Ne Greqi, viti 2007 u shpall si Viti i Engonopoulos per kulturen greke, me rastin e 100vjetorit te lindjes.

    Nuk kam degjuar deri me sot ndonje dyshues mbi prejardhjen arvanitase te tij (3/4 arvanitas, 1/4 gjerman, per te qene me i sakte), te cilen e ka permendur (me qejf) disa here ai vete.

    Gjeta ne net nje foto te piktures se tij "Skenderbeu" (krijuar ne vitin 1963). Eshte ndoshta e vetmja pikture surrealiste e Heroit Kombetar (dhe me vlera te vecanta artistike).




    Per njohesit e gjuhes greke, me poshte ka copeza nga poezi te tija me tematike shqiptaro-arvanitase:

    Nje udhetim ne Elbasan

    Mos i flisni shoferit

    Ydra


    Niko Engonopoulo (1907-1985)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 22-06-2008 mė 18:17
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Hmm, dicka qe nuk e dija eshte se Engonopoulos eshte marre dy here me temen e Skenderbeut. Me poshte nje punim ne qeramike, gjithashtu me titull Skenderbeu (krijuar ne 1951)

    FLUCTUAT NEC MERGITUR

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •