Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Nuk kemi të drejtë morale që të kërkojmë asgjë nga Jasharajt. Mjaft kanë dhënë.

    Ne të tjerët duhet të lëvizim.
    më paske keqkuptuar

    nuk kërkova asgjë nga asnjë Jashar, por kritikova ata që kritikojnë sloganin..
    Nuk mendoj që Rifat Jashari do kishte qëndru heshtur n.q.s. ky slogan do të ishte në dëm të mbiemrit të tij të lavdishëm..

    Thjesht deshta të them se, njerzit që asgjë nuk i lidh me heronjtë Shaban, Hamzë e Adem Jashari po kërcejnë ndërsa vëllau dhe djali i tyre po qëndron heshtur..

    sidoqoftë.. të përshëndes

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    Ademi, Zahiri, Luani e shume tjere jane NJE.

  4. #24
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Kosova dhe...

    KOSOVA DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE NË BALLKAN JANË TË RREZIKUARA…

    KOSOVA SHQIPTARE NË RREZIK

    Edhe nëntë vjet pas Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së dhe të mbarë kombit shqiptar kundër Serbisë, në qiellin e krahinës shqiptare, Kosovës, ende po duken re të zeza, re lufte. Presionet, shantazhet, provokimet, dhuna dhe kërcënimet serbe ndaj Kosovës dhe në Kosovë janë të përditshme, të gjithanshme dhe të formave më të ndryshme. “Oreksi rritet duke ngrënë”, thotë fjala e urtë e popullit. Lëshimet (koncesionet) e njëpasnjëshme që iu bënë Serbisë i rritën ambiciet e saj për ripushtimin e Kosovës. Mbështetje e fuqishme e pretendimeve të saj shoviniste ishte dhe mbeti veçmas Rusia. Pa këtë mbështetje Serbia do të kishte “ulur bishtin” me kohë. Gjendja e krijuar në Kosovë i detyrohet kryesisht UNMIK-ut dhe politikave të tij thellësisht kundërshqiptare. Në shërbim të këtyre politikave të UNMIK-ut u vu menjëherë dhe pa përtesë LDK-ja dhe udhëheqësi i saj, Ibrahim Rugova. Kjo parti u bë edhe jatak dhe jorgan i sigurt i elementëve dhe i strukturave mjaft të organizuara të koloboracionistëve në Kosovë. Për nënshtrimin dhe thyerjen e drejtuesve të Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së, UNMIK-u filloi ndjekjet, arrestimet, burgosjet dhe dënimet e tyre. Disa prej tyre u dërguan edhe në Gjykatën e Hagës, ndërsa disa të tjerë kërcënoheshin dhe shantazhoheshin se do të arrestohen dhe dërgohen në Hagë…


    Shkruan: Xhevat BISLIMI

    Këto masa dhanë rezultatet e dëshiruara. Politikat e UNMIK-ut, rregulloret, urdhëresat, qëndrimet dhe vendimet e tij ishin të padiskutueshme (alfa dhe omega), të shenjta!! Spastrimi i Mitrovicës dhe i Kosovës Veriore nga shqiptarët ishte politikë e UNMIK-ut dhe u bë nën ombrellën e tij. Edhe krijimi i enklavave serbe, që më vonë u bënë komuna, sipas planit të Atisarit, është vepër dhe meritë e UNMIK-ut. Përveç kësaj UNMIK-u pati sukses të plotë edhe në shkatërrimin e asaj pak ekonomie që kishte Kosova dhe sidomos në shkatërrimin e tokës. UNMIK-u nuk ngeli prapa edhe në çështjen e pronave, të cilat aq shumë i ka ngatërruar sa nuk besoj se do të drejtohen edhe disa dekada.

    Klasa politike e Kosovës bëri një deklaratë për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke e shpallur Kosovën “shtet të pavarur dhe demokratik”!! Po sovraniteti ku mbeti? Ai, sipas të gjitha gjasave dhe, siç po duket edhe sot, iu rezervua UNMIK-ut (Serbisë). “Gabimin” e klasës së mjerë politike të Kosovës u përpoq ta ndreqte Qeveria amerikane, e cila të nesërmen deklaroi se “njeh shtetin e pavarur dhe Sovran të Kosovës”. Kështu thanë edhe disa shtete të tjera, përveç Italisë dhe ndonjë tjetri. I kësaj natyre është edhe “gabimi” tjetër i klasës politike të Prishtinës: Garancitë për zbatimin e planit të Atisarit pa kushte!! “Nuk ka rëndësi pse nuk e ka pranuar këtë plan Serbia, ne do ta zbatojmë me përpikëmëri, në plotni”, betoheshin e stërbetoheshin politikanët servilë të Prishtinës!!

    Mirëpo, plani i Atisarit, i miratuar nga Grupi matrapaz negociator i Kosovës,
    - garanton krijimin e komunave njëetnike serbe,
    - garanton lidhje të veçanta (speciale) të pakicës serbe me Serbinë,
    - garanton se nuk ka trashëgimi kulturore historike shqiptare në Kosovë,
    - garanton ndarjen “funksionale” të Kosovës dhe krijimin e entitetit serb në Kosovë, dhe, kryesorja,
    - garanton mohimin dhe zhbërjen e popullit dhe të identitetit shqiptar në Kosovë!!

    Të gjitha këto janë pranuar dhe miratuar nga paria politike dhe institucionale e Prishtinës. Fatmirësisht nuk janë pranuar dhe nuk do të pranohen kurrë nga populli shqiptar. Janë po këta batakçinj, që thoshin dhe deklaronin botërisht, se “zgjidhja më e mirë për Kosovën”, herë-herë, se “zgjidhja e vetme për Kosovën”, është pavarësia!! Nuk u bënte goja të thoshin se zgjidhja më e mirë dhe zgjidhja e vetme për Kosovën është ribashkimi i kësaj krahine shqiptare me Shqipërinë, siç ishte betimi dhe dëshira e UÇK-së dhe e mbarë kombit shqiptar, prandaj nuk e fituan as pavarësinë dhe shkëputjen e plotë nga Serbia…



    Këto politika kundërshqiptare të UNMIK-ut dhe të parisë politike të Prishtinës gjetën përkrahje edhe në Tiranën zyrtare, e cila nuk qe e zonja dhe as e gatshme të merrte përgjegjësit kombëtare, politike dhe historike që i takonin dhe i takojnë. Shteti shqiptar ishte dhe është i vetmi pronar legjitim, politik dhe moral i Kosovës së sotme dhe i mbarë çështjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan. Nuk mund të lihej në dorën e Serbisë dhe të një Grupi negociator të Prishtinës (shumica bashkëpunëtorë të vjetër e të rinj të Serbisë) fati i krahinës më të madhe shqiptare, Kosovës. Dëshira e mirë për të respektuar “politikanët” e Prishtinës nuk mund të pranohet dhe lejohet kur është në pyetje interesi madhor kombëtar. Sidoqoftë, është mirë që sot e tutje Qeveria shqiptare të marrë dhe t’i mbajë përgjegjësit që i takojnë. T’ia bëjë me dije Serbisë dhe mbarë botës se shteti shqiptar nuk do të lejojë ndërhyrjen e Serbisë në punët e Kosovës dhe se për Kosovën, po qe nevoja, është e gatshme të luftojë dhe ta mbrojë edhe me armë…

    Këmbëngulja dhe kokëfortësia e Serbisë për të organizuar zgjedhje serbe edhe në Kosovë (me mbështetjen e UNMIK-ut), vendosmëria e saj për të mos e respektuar pavarësinë e Kosovës dhe konsiderimi i Kosovës si tokë e Serbisë përbëjnë kërcënim dhe rrezik serioz për lirinë e Kosovës dhe për paqen e stabilitetin në Ballkan e më gjerë. Prandaj, i vetmi argument që ia ndërron mendjen dhe ia “ulë bishtin” Serbisë, i vetmi argument që e njeh Serbia është argumenti i FORCËS. Qeveria e Kosovës, nëse nuk është tepër vonë dhe, sidomos, nëse është e zonja, duhet ta shpallë të pa dëshiruar UNMIK-un në Kosovë dhe t’ia marrë të gjitha kompetencat…

    Shteti shqiptar, populli shqiptar në Kosovë dhe mbarë kombi, përfshi edhe mërgatën e fuqishme, duhet të përgatiten dhe të angazhohen për mbrojtjen e Kosovës me të gjitha mjetet dhe format. Po të arrihet kjo përgatitje politike, shpirtërore, ekonomike dhe ushtarake, atëherë, Serbia do të jetë ajo që do të kërkojë dialog, marrëveshje dhe fqinjësi të mirë. Këtë rrugë, më mirë se vetë ne dhe se vetë Tirana zyrtare e ka hapur dhe po e shtron Qeveria amerikane, e cila ka ardhur në përfundim se Kosova dhe paqja në Ballkan dhe më gjerë mund të mbrohet vetëm duke e armatosur dhe fuqizuar popullin shqiptar. Deri atëherë Kosova dhe çështja shqiptare në Ballkan janë të rrezikuara…

    18.04.2008

    Shkruar me: 18-04-2008

    Paraqet,Sabri Selmani

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Xhevat Bislimi;
    - garanton se nuk ka trashëgimi kulturore historike shqiptare në Kosovë,

    kreksi;
    - edhe une pajtohem me kete pike, eshte e papranueshme se si e hengrem ne qe te nenshkruajmi nje kontart te ketij lloji gjoja se ne nuke paskemi kurrfare trashegimsije kulturore mbi token po edhe nder token e kosoves ?

    -kyeshte nje akt i gabueshem nga perfaqsuesit tane.
    Po me vjn çudi se si e ka pranuar edhe jakup Krasniçi kete marrveshje kur ai eshte edhe historian ?

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Jo Trim nuk u kry, vetem sa ja ka nise.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Jo Trim nuk u kry, vetem sa ja ka nise.
    ketu pajtohem me ty se me te vertet nuk eshte krye se sa te jini ju bashpuntoret e shkaut ende gjall gjithmon do te perpiqeni qe ti krijoni probleme shqiptarve e me te vertet nuk eshte krye deri sa ju disa silleni posht e lart e punoni per shka marri ju qoft
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ketu pajtohem me ty se me te vertet nuk eshte krye se sa te jini ju bashpuntoret e shkaut ende gjall gjithmon do te perpiqeni qe ti krijoni probleme shqiptarve e me te vertet nuk eshte krye deri sa ju disa silleni posht e lart e punoni per shka marri ju qoft
    Me nje flamur m....te imponuar,
    me nje kushtetut m.. antikombetare e antidemokratike,
    me humbjen e 2500 hektarve te tokes shqiptare te Kosoves,
    me tendencat per krijimin e komunave te reja serbe ne token e Kosoves,
    me nje Mitrovice te ndare,
    me tendencat per krijimin e nje kombi artificial "kosovar",
    me nje status te parrumbullakesuar juridik,ligjor e nderkombetar,
    me nje koalicion antikombetar PDK - LDK medeomos se nuk u krye por vetem sa ia ka nise.

    Trim nuk u krye por vetem sa ia ka nise.

  9. #29
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ketu pajtohem me ty se me te vertet nuk eshte krye se sa te jini ju bashpuntoret e shkaut ende gjall gjithmon do te perpiqeni qe ti krijoni probleme shqiptarve e me te vertet nuk eshte krye deri sa ju disa silleni posht e lart e punoni per shka marri ju qoft
    O pis, qysh s'pot vje marre ku e ke vnue fotografin e zahir pajazitit, duhet me tardh marre pak, e ke vnu foton nat far lecke.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    sabri
    me ty veq u pajtuem se nuk u krye ende pasiqe ende sillen bashpuntoret e shkieve andej e kendej


    alibaba
    lere ti kompjuterin rehat e hik ne shkretin zallin ore mugjahedini terrorist
    po kush m... je ti ta zish ne goj te pavdekshmin Zahir Pajaziti hik baju
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •