Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Jo, nuk u krye ende, Bacë ! vetëm ja ka nisë...

    Edhe pse në thellësinë e qenies sime ndjeja një presion që intuitivisht më shpalosej si parandjenjë mangësie dhe dyshimi konfuz, assesi nuk e mohoj faktin se, edhe unë isha pjesë e euforisë së kremtimit të kësaj ngjarje të madhe historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjatë kësaj ndjenje të brendshme që më shpalosej si kundërshti në mes të unit tim irracional dhe egos racionale, kjo e dyta veç e kishte përqafuar realitetin e rastit të momentit euforik duke mos më kursyer as nga lotët e gëzimit.


    Në pritje edhe të aktit formal të shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, në kuadrin e skenarit të pasur festiv dhe spontan popullor, veç ishin lansuar format e ndryshme metaforike të shprehjes kreative të kësaj ngjarje. Pa dyshim, nga shumë sloganet që veç ishin dominonte në hapësirën parafestive dhe festive kosovare, si më e përqafuar nga masat e gjera popullore, u bë ai: “Bac,u kry”!
    Nuk ka dyshim! Vërtet një slogan i fuqishëm me domethënie tejet sugjestive, por, nga ana tjetër, nuk e di as vetë se si më lindi hamendja se, sa ajo në thelb mund të jetë reale dhe e qëlluar?! Pikërisht ky dyshim paradoksal, më shtyri që spontanisht të zhytem në një përsiatje mendimesh. Menjëherë fillova të bredhi në biografinë e këtij kolosi të madh, simbolit tonë të rezistencës së armatosur kombëtare kundër pushtuesit serb. Shëtita gjatë, por askund nuk gjeta se Baci ynë na paska luftuar dhe na është flijuar për një shtet të pavarur të Kosovës, në të cilën, ne si shqiptar, në vend se ta presim me gëzim dhe ovacion vendimin formal të Parlamentit të Shqipërisë për bashkimin edhe të një pjese të copëtuar trungut amë, do t’i gëzohemi të kundërtës - njohjen e Kosovës nga Shqipëria si shtet dhe legalizimit të ndarjes së saj! Po ashtu, as që guxoj të paragjykoj se, po të ishte gjallë Baci , do t’i gëzohej këtij shteti, të cilit Kushtetutën ja kanë shkruar të tjerët, ndërsa, në Preambulën e saj, as që pamendet lufta e lavdishme çlirimtare e UÇK-së; një shteti të cilit flamurin ja ka qëndisur një Marigonë, për të cilën, ku ta dimë ne se cilit brez dhe drejtim masonerik të botës i takon...?!
    I tretur tërësisht në këto mendime, ndjeva sikur para meje mu shpalos pamja e Bacit me tërë atë madhështinë e tij që ka dhe filluam të bisedojmë së bashku:
    - “S’jam i sigurt, sa ke qenë gjallë, o Bacë, a ke dëgjuar për njëfarë finlandezi Marti Ahtisari që na i ka pre sot teshat e shtetësisë sonë? Kanë disa arna këto tesha, por neve na thonë se ky dizajnë tani na qenka në modë. Sigurisht se nuk ke dëgjuar as për kallëpin e teshave ku mbështetet ky model: rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së? Jo, jo! Nuk mund ta dish atë, sepse, kur është pruar ajo, ti veç ishe flijuar pikërisht kundër asaj varësie që decidivisht përcaktohej në këtë akt ndërkombëtar: sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën.
    E di bacë, e di! Ti je kolos dhe nuk mashtrohesh me fjalët e politikanëve tanë të dyshimtë, që sot, në praninë e mediave dhe kamerave të shumta, përkulen dhe rrëfehen mbi varrit tënd. Por, më lejo mua si një vegjëli karshi tyre, ta citoj vetëm pikën 12 të Deklaratës së shpalljes së pavarësisë që u bë më 17 shkurt nga Parlamenti i Kosovës.
    Në këtë deklaratë historike në mes tjerash thuhet: “...Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përfshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999)...”
    Por, mos u brengos Bacë, dhe preu i qetë në tokën shqiptare amë. Fatlumsisht, pas teje kanë lindur dhe lindin shumë djema dhe vajza me shpirt të pastër kombëtarë, të cilët amanetin tënd të vërtetë patjetër dikur do ta qojnë në vend. Nuk do ta kesh vështirë t’i dallosh ata Bacë; e kanë shijen dhe aromën si të gjakut tënd dhe dëshmorëve tjerë; si të gjakut të njom të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, dy viktimave të fundit që u vranë prej dorës gjakatare të mu atyre që sot krekosen se na e kanë “sjellin” këtë pavarësi...
    Mos druaj Bacë! Këso atdhetar nuk janë sos ende! Janë me mira e mira që ndoshta në këto momente gëzohen por nuk festojnë me eufori.
    Ata janë të matur dhe qëndrojnë të heshtur në vigjilencë.
    Prandaj, të them sinqerisht Bacë! Nuk u krye ende! Vetëm ja ka nisë...”!

    Adnan Abrashi






    "

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ani de le te vazhdoin tash keta far Adnan Abrashash
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Adnan Abrashi paska shkrue për mrekulli. Unë kam mendu se është në taborrin e atyne tjerëve, po ky te koka taman burr.

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Adnan Abrashi paska shkrue për mrekulli. Unë kam mendu se është në taborrin e atyne tjerëve, po ky te koka taman burr.
    Po mire mo, te veje ta beje pastaj meqe koka tamam burr, ene mos t'harxhoj kohe tuj shkrujt n'gazeta.

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    këto janë si puna atyre Erjonave nuk moren asnjë post dhe tani bejne gam gam, se do e shpetojne këto Kosoven.

  6. #6
    Tani eshte e sigurte se do kryhet.

  7. #7
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    këto janë si puna atyre Erjonave nuk moren asnjë post dhe tani bejne gam gam, se do e shpetojne këto Kosoven.
    Adnan Abrashi si profesion e ka parapsikologjinë, kështu që nuk i intereson politika e pushteti. Por ka aq njohuri sa për të ditur se ç'po ndodh.
    Mbi të gjitha nuk bie viktimë e mashtrimit të atyre që na mashtruan.

    Po mire mo, te veje ta beje pastaj meqe koka tamam burr, ene mos t'harxhoj kohe tuj shkrujt n'gazeta.
    Nuk jemi TRIBU, njëri të kërcasë pushkën këtej, tjetri atje në bregdet pjek pula në helli.

    Jemi KOMB, çfarë do të ndodhë, me të gjithë. Prandaj e vetmja rrugë është informimi, dhe opinioni, derisa të bëhemi gjithë një mendje, e pastaj nuk "shkon e ta bejë" vetëm ai, por ngritemi të gjithë e "e bëjmë"

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Nuk jemi TRIBU, njëri të kërcasë pushkën këtej, tjetri atje në bregdet pjek pula në helli.

    Jemi KOMB, çfarë do të ndodhë, me të gjithë. Prandaj e vetmja rrugë është informimi, dhe opinioni, derisa të bëhemi gjithë një mendje, e pastaj nuk "shkon e ta bejë" vetëm ai, por ngritemi të gjithë e "e bëjmë"
    Ti me vlonjatet e kishe? Se s'ka bregdet ne Kosove .

    Anthem, e kemi diskutuar kete ceshtje edhe ne tema te tjera, keshtu qe ...

    PS: Qengjin pjekim ne hell derman, jo pulat de, se s'kane aq leng ene shko zjarrmi dem kot

  9. #9
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ti me vlonjatet e kishe? Se s'ka bregdet ne Kosove
    E pata me këta të mitë se mezi presin të vije vera, po pushkën sikur nuk ia do.

    Është shumë mirë që "humbin kohë" në gazeta, më mirë të tregojnë të vërtetën. Por qe 16 vite populli ynë nën propagandën gandiste, është mësuar të jetojë me gënjeshtra të ëmbla, ndaj kur ia thu realitetin sikur u djeg.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Ky është vetëm hapi i parë drejt pavarësisë, Sllogani objektiv do të duhej të ishte: BAC, U NIS

    8 mars 2008
    Ky është vetëm hapi i parë drejt pavarësisë, Sllogani objektiv do të duhej të ishte: BAC, U NIS

    Adem Demaçi

    1. Së pari dua të di si jeni me shëndet dhe si e ndieni veten në “Kosovën e pavarur”?

    A.D.- Me shëndet jam shumë mirë edhe pse Kosova ende nuk është e pavarur.

    2. Çka mendoni ju për këtë “pavarësi” të Kosovës. Është kjo ëndërra e shqiptarëve e pritur me shekuj? Është ky amaneti i dëshmorëve të lirisë, apo është vetëm edhe një mashtrim i radhës?

    A.D.- Shpallja e pavarësisë qe vetëm fillimi i procesit drejt pavarësimit të Kosovës. Ëndrra e shqiptarëve ishte çlirimi e bashkimi kombëtar, mirëpo për të sendërtuar këtë dëshirë të madhe popullit tonë i mungoi kapaciteti i nevojshëm. Pas kësaj ëndërre e dëshire të madhe filluam të vepronim e të punonim për sendërtimin e një ëndrre më të vogël – pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, as kësaj here nuk patëm kapacitet të mjaftueshëm që ta fitonim vetë, me forcat tona, lirinë tonë të plotë. Ndonëse një pjesë e popullsisë që mori anën e UÇK-së u përpoq e u flijua pa kursim, megjithkëtë nuk arritëm që të liroheshim vetë, sepse pjesa më e madhe e popullsisë mori anën e atyre që predikonin durim e pritje të pafund dhe mosflijim! Prandaj, në fund u detyruam që të kërkonim edhe mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë. Kështuqë si rezultantë e këtij bashkëpunimi me faktorët e jashtëm sot kemi këtë Kosovë me pavarësi të shpallur, por me një realitet që është ende larg nga pavarësisa.

    3. I nderuari bacë, pas shpalljes së pavarësisë, ka dalur sllogani “BAC, U KRY”! Kjo nënkupton idenë se i drejtohet legjendarit Adem Jashari. Çka mendoni ju – a u krye me këtë shpallje çështja e Kosovës?

    A.D.- Jo. Ky është vetëm hapi i parë drejt pavarësisë. Ata që lektisin për kolltuqe e fshehin këtë të vërtetë. Sllogani objektiv do të duhej të ishte: BAC, U NIS!

    4. Ju keni qenë Përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së gjatë luftës në Kosovë dhe keni qenë bashkëpunëtor i Adem Jasharit. A mund të na thoni se çfarë do të thoshte Komandanti legjendar për këtë lloj pavarësie?

    A.D.- Unë kam qenë bashkëpuntor i heroit tonë Adem Jashari vetëm permes ndërmjetësimit të Rexhep Ukë Drenicës, nga Zabeli i Ulët. Po të ishte gjallë Adem Jashari do të na porosiste që të mos ndalemi në gjysmë të rrugës…

    5. I nderuari baci Adem, pak para shpalljes së “pavarësisë”, kryeministri Thaçi ju ftoi edhe juve në një takim me të. A mund të na thoni se cila ishte arsyeja e kësaj ftese dhe lidhur me çka biseduat me z. haçin?

    A.D.- Kjo ishte një nderim që i bëri zotëri Thaçi udhëheqjes së Zyrës së Përfaqësuesit të përgjithshëm politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që veproi gjatë luftës në Prishtinë e që përbëhej nga Skender Kastrati, zëvendës, Fehmi Baftiu, përgjegjës për Marrëdhëniet diplomatike dhe unë. ( Albin Kurti, sekretari i Zyrës, mungoi). Biseduam lidhur me ruajtjen e veprave, të gjurmëve dhe të veprimtarëve të luftës heroike të UÇK-së, sidhe për disa propozime tonat lidhur me konktrezizimin e këtyre ideve.

    6. Parlamenti i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, por aty nuk u përmend fare sovraniteti i Kosovës. Çfarë mund të na thoni Ju, bacë, lidhur me këtë deklaratë dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo?

    A.D.- Nuk kishte si të përmendej sovraniteti kur ai ende nuk ekziston. PA USHTRINË TONË TË VËRTEË E TË PLOTË, PA POLICINË E KOMANDUAR PLOTËSISHT NGA VETË NE DHE PA ULËSEN TONË NË OKB – NUK KA DHE NUK MUND TË KETË PAVARËSI TË PLOTË E SOVRANITET. Këto mungesa kërkojnë nga ne përpjekje e flijime të mëtutjeshme.

    7. Pas takimit që patët ku edhe thatë disa fjalë, na habiti fakti që shkuat në Parlamentin “kukull” të Kosovës, tek ata daitë siç i quani edhe Ju?

    A.D.- Momenti historik ishte shumë serioz, i rëndësishëm dhe me plot rreziqe nga regjimi çetnik i Beogradit dhe i mbështetësve të tij në Lindje. Ishte e palejueshme që, në këto rrethana, ne të qëndronim vetëm si shikues e kritikues. NUK MUND TË LEJONIM QË PËR SHKAK TË UJIT TË NDOTUR QË ËSHTË MBLEDHUR TA HIDHNIM TEJ EDHE BEBEN E PORSALINDUR TË LIRISË!...

    8. Kosova e shpalli “pavarësinë” e saj me 17 shkurt 2008, mirëpo, në anën tjetër në Kosovë hyri edhe një qeveri e re e quajtur EULEX. Kosova, tani ka pothuajse tri qeveri: UNMIK-un, Qeverinë e Kosovës të z. Thaçit dhe EULEX-in. Një fjalë popullore thotë se kalin që mban tri shtëpi e han ujku! Cila qeveri, në të vërtetë po e qeverisë Kosovën? Mos vallë, me këto tri qeveri Kosovën tonë do të na e hajë ujku?!

    A.D.- Gjërat janë bukur të ngatërruara, por tani për tani, faktori vendimtar në Kosovë tash e tutje do të jetë Bashkimi Evroppian. Ky faktor edhe për kohë të pacaktuar do ta ketë asistencën active të amerikanëve. Megjithëkëtë rreziqet janë të mëdha dhe serioze, por edhe vetëdija e popullit tonë për këto rreziqe dhe për gabimet e lëshimet e shumta në rrugën tonë drejt lirisë po rritet e po ngritet. Prandaj, jam i bindur se parakushtet për sigurinë, për pavarësinë e sovranitetin tonë, megjithë sfidat e shumta e të mëdha që kemi para vetes, do të krijohen, do të forcohen e do të japin rezultatet e dëshiruara e të merituara.

    9. Çfarë mendoni për misionin e EULEX-i, kur dihet se FBKSH dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë kundërshtuar, kurse “pushtetarët” e Kosovës e kanë mirëpritur?

    A është në dëm, apo në dobi të Kosovës ardhja e këtij misioni evropian?

    A.D.- Mekanizmi i Këshillit të Sigurimit për shkak të vetos së mundshme të Rusisë dështoi. Për të vazhduar më tutje procesi paqësor i gjetjes së zgjidhjes për Kosovën, - deshëm s’deshëm, - përveç Amerikës, u bë e domosdoshme edhe vënja në lëvizje e mekanizmit dhe e potencialit të Bashkimit Evropian.

    10. A do të ketë EULEX-i më shumë fuqi ekzekutive se sa UNMIK-u, deri tani mbi udhëheqjen e Kosovës e mbi organizimin politik, ekonomik dhe ushtarak? Dua të shtoj edhe konkretisht – a do të ketë dorë të fuqishme mbi udhëheqjen, mbi gjykatat, policinë dhe mbi ushtrinë e ardhshme me 2500 ushtarë (e ashtuquajtura Forca e Sigurisë e Kosovës (SFK), apo këtë udhëheqje do ta kenë vendorët?

    A.D.- Pritet që EULEX të jetë më energjik, më i shpejtë e më i drejtë dhe të korrigjojë shumë gabime e lëshime të UNMIK-ut dhe gjatë realizimit, të korrigjojë shumë pika të projektit të padrejtë të Ahtisarit për Kosovën. Në rastin tonë paragjykimet nuk janë të mira. Shumë shpejt vetë rrjedha e ngjarjeve gjërat e planifikuara gabimisht ka për t’i qitur në sipërfaqe e ka për t’i hedhur poshtë...

    11. A do të ketë EULEX-i fuqi ekzekutive që të rrëzojë ndonjë vendim të parlamentit të Kosovës, pra, Piter Feith, a do të ketë rolin e fuqishëm në rrëzimin e vendimeve e ligjeve të Parlamentit të Kosovës si dikur kryeadministratorët e UNMIK-ut?

    A.D.- Me fjalë e formalisht EULEX deklarohet se do të ketë vetëm rol mbikëqyrës e këshillëdhënës, por dihet nga të gjithë se nëse do të ketë nevojë ai mund të bëjë edhe shkarkime e ngarkime!

    12. Edhe pas shpalljes së pavarësisë Rezoluta 1244 e OKB-së mbeti në fuqi, kështu tha edhe Sekretari i përgjithshëm Ban Ki Mun, në mbledhjen e fundit. Çfarë mund të na thoni Ju, baci Adem lidhur me këtë rezolutë e cila është ende në fuqi?

    A.D.- Derisa të nxirret një rezolutë e re nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Rezoluta 1244 do të mbetet në fuqi.

    14. Rusia po kërcënon BE-në dhe NATO-n edhe me forcën ushtarake në qoftë se BE-ja nuk zbaton rezolutën 1244 të OKB-së . Këtë e tha Dmitrij Rogozhin, përfaqësuesi i Rusisë në OKB. Çfarë mund të na thoni Ju lidhur me këtë dhe çfarë interesash ka Rusia në Kosovë?

    A.D.-Dmitrij Rogozhin i tërhoqi fjalët e veta kërcënuese, sepse Rusia nuk është e gatshme të fillojë Luftën e Tretë Botërore për hatrin e Serbisë. Mirëpo Rusia ka interes të madh që duke marrë Kosovën si shkas të pengojë sa të jetë e mundur më tepër zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe forcimin e NATO-s, sepse që të dyja këto po zgjerohen e po zhvillohen në ish sferën e kontrollit e të ndikimit rus dhe në dëm të hegjemonizmit rus.

    15. Çka mendoni për heqjen e flamurit kombëtar shqiptar dhe për zëvendësimin e tij me një flamur i cili nuk ka asnjë shenjë të flamurit tonë, nën të cilin janë betuar e përulur sa e sa heroj e heroina të hapësirës shqiptare dhe për të cilin u derdh aq shumë gjak e djersë në betejat për liri e ribashkim- për të bërë Shqipërinë Shqipëri.

    Me këtë rast, më lejo bacë i nderuar të ju përgëzoj juve e të gjithë luftëtarët pas jush për qëndresën tuaj për këtë flamur! Dhe, po shtoj:A mendoni Ju se me këtë akt u shkel rëndë identiteti kombëtar shqiptar, gjë kjo që u nxit nga Evropa e “re” dhe që fatkeqësisht u pranua nga vetë udhëheqësit “kosovarë”, por edhe nga vetë shqiptarët të mashtruar me ca sheqerka politike të Evropës “demokratike”?

    A ka mundur të ishte flsmuri i Republikës së Kosovës i njëjtë si falmuri i Repulikës së Shqipërisë administrative, apo së paku a do të mund të ishte i ngjashëm me të, kuptohet, me sa më pak ndryshime?

    A.D.- Dy shtete të ndryshme të pavarura nuk mund të kenë një flamur. Mirëpo, falë përbërjes etnike të popullates së Kosovës, ka pasur mundësi dhe është dashur që flamuri i Kosovës të kishte krejt pak dallim nga flamuri i Shqipërisë. Ky është edhe një gabim trashanik, në vargun e gjatë të gabimeve të faktorëve ndërkombëtar perëndimor ndaj Kosovës e lidhur me Kosovën. Kosova ka në thelbin e përmbajtjen e vet identitetin që as faktorët ndërkombëtarë sadoqë të përpiqen nuk do të mund ta zhbëjnë kurrë. DARDANIA është më e moçme se të gjithë faktorët e sotëm evropianë e amerikanë. Byrokratët evro-amerikan ende nuk e kanë kuptuar se ne jemi një matrial që nuk e ha kurrëfarë lime!...

    16. Çka mendoni Ju për përpjekjet e të ashtuquajturve reformatorë të gjuhës shqipe, me bazë dialektin gegë siç janë Migjen Kelmendi, Nexhmedin Spahiu e disa të tjerë? Këta, nën pretekstin se në Kongresin e Drejtshkrimit të mbajtur me 1972, në Tiranë është dëmtuar popullata shumicë gege, po tentojnë të kthejnë prapa rregullat e pranuara të gjuhës letrare mbi bazën e toskërishtes dhe të imponojnë bazën e dialektit gegë. Për më tepër, këta po dalin me tezën se, për shkak të fatit tonë të hidhur, zhvillimi ndaras nga Shqipëria paska krijuar edhe një identitet tjetër, të ri kombëtar!!!

    Mbase, jo rrallë, kësaj daulleje po i bien, jo rrallë edhe disa politikanë nga të dy anët e Bjeshkëve të Nemuna. Sa kanë të drejtë t’i bëjnë këto orvatje (sipas meje krejt të pakuptimta dhe kundërshqiptare) dhe ku, sipas teje na shpiejnë këto “zbulime shkencore”?!

    A.D.- Gjuhës sonë të mrekullueshme letrare i mungon vetëm INFINITIVI TË CILN NUK E KA TOSKËRISHTJA, POR E KA GEGËNISHTJA. Nëse këtë plotësim E KËTË KORRIGJIM TË DOMOSDOSHËM do të ngurrojnë që ta bëjnë gjuhëtarët tanë sa më shpejt, atëherë këtë do ta bëjmë ne letrarët vetë. Sot e përgjithmonë letrarët e gjuhëtarët nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë më nën diktatin e politikanëve toskë a gegë. SHQIPTARËT JANË NJË DHE GJUHA E TYRE LETRARE ËSHTË DHE DO TË JETË NJË!

    17. Më 17 shkurt 2008, me shpalljen e pavarësisë, shumë shqiptarë në trojet shqiptare dhe jashtë në botë, kanë festuar këtë fitore të madhe, siç thonë ata/ato, por ka edhe të atillë/a që nuk kanë qenë aq entuziastë e të mos themi se ishin krejt të pakënaqur me këtë “pavarësi”, duke thënë se edhe ky ishte një mashtrim tjetër i radhës së pafund.

    Po ti, me cilin taborr ishe ato ditë të shpalljes së kësaj pavarësie? Shkurt: a je i kënaqur me këtë lloj pavarësie?

    A.D.- Unë isha me të gjitha taborret. ISHA EDHE ME HAPIN E PARË TË MADH TË DOMOSDOSHËM TË NISJES SË PROCESIT TË PAVARËSISË E DO TË JEM EDHE ME HAPIN E FUNDIT TË PËRMBYLLJES SË PAVARËSISË!

    18 . Çfarë të bëjmë tani e tutje ne shqiptarë që të ecim përpara në procesin e ribashkimit kombëtar dhe të bashkimit, ose të integrimit me Evropën, ide kjo që po trumbetohet aq fort nga politikanët e sotëm?!

    A mundemi ne të integrohemi në Evropë pa u integruar fillimisht si komb i lashtë dhe i ri – ashtu siç jemi ne shqiptarët?

    A.D.- Evropa e ka shpejtësinë e vet dhe ne nuk po na pret, as nuk po na vetë. Prandaj – në ecje e sipër- duhet t’ i plotësojmë të gjitha çfarë po na mungojnë. Ata që e duan seriozisht dhe pa hile popullin e vet duhet me zell e me këmbëngulje të punojnë pa u ndalur në zgjerimin e thellimin e dijes së vet. Të ngrisin sa më lart e sa më shpejt vetëdijen e tyre kombëtare e njerëzore. Të përsosin me fanatizëm organizimin në të gjitha fushat. TË BESOJNË NË ZOT PA DALLAVERE DHE – NË REND TË PARË - TË MBËSHTETEN NË FORCAT E VETA!
    VETËM SI TË KËTILLË DO TË NA DOJË E DO TË NA PËRKRAHË EVROPA E BOTA E JO SI DOFARË LYPSARËSH E SAHANLËPIRËSISH!/ INTERVISTA ME ADEM DEMAÇIN ËSHTË BËRË PËR REVISTËN – ALBANIA TODAY

    Përgatiti,Sabri Selmani
    Kiel-Gjermani

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •