Bac - Nis E Sos
sahanlepiresi adem demac shet pallavra..
ka nja 20 vjet qe lepin sahanet e atdhetareve neper europ.. e jo cfar do sahanesh por sahane te bollshme ku derdhet zetini e tlyni e mishi e dysheku leshit e pamuku i bute e kafiqi i rehatshem.. e dojcmarkfrang-eurodollari lume.. e sot igezohet villave te tij ne prishtin e prizren etj.. e jeton si nje pashe e fidel e sadam e enver.. per vehte e popullit i ka shit demagogji nga e cila demagogji ai popull vec e ka pesue ma keq se breshka tek nallbani..
demaqoizmi e qosizmi e arriten ate cka deshen per ate popull..
objektivin e tyre e realizoi me se miri serbia e sllobo arkanit..
deshen nje kosove qe digjet.. e pervlohet.. e qe te djegurit e te pervlumit te ishin grania e fmija e burrnia e shqiptareve.. e ate e pane e ja arriten asaj dite..
jan mijra nena qe ala nuk idin ku i kan eshtrat e bijve tyre.. e disa prej tyre nga 2 e 3 e 5 bij e bija te humbur..
mirpo per kosov fal bijve me te mire te atij populli punoj dhe ldk e rugov aganit te ciles keta perbindshat stalinisto enveristo-taleban.. i vune me mijra here shkopij nder rrota.. e kjo ldk trasoj tjera rruge.. .rruge te cilave sot po ja shohim driten..
qose demaqet pollen me ndihmen e sllobo arkanve .. laprakat e stankovacat.. kuksat e shkritoret.. jasharet e recaket.. kurse ldk polli nje miqesi.. me NATON.. e cila nato.. e tregoj nje dite vehten.. me misilet e saje ne shpi te sllobos e ne zyrat e beligradit.. qe sollen fundin e nje historie mbi 100 e ca vjecare ku nje popull u mesua nga zori te rrihej vritej e debohej ..
E sot kemi nje kosov te lire.. te pamvarur nga beligradi.. qe e mbron nje Nato.. e forte te ciles ska cka i ban as arkani e as stalin putini..
nuk eshte turp te kerkoj nje popull i dobet ndihmen e botes progresiste..
turp eshte tja sjellesh ketij populli te dobet ushtrite e celikta ruso serbe mbi shpinen e fmijve e grave.. e burrave te pambrojtur.. e ti thush ..hajt se ju ban mire pak stervitje..
cfar kujton ky demagog.. se i kemi harrue gomarlleqet e djallezite e tij e te qoses..
apo mendojn se me kallash do mbysin fjalen e lire..e te verteten..
lavdi bardhylit ajet e krejt atyre qe.. denoncuan banditet.. qe sot kujtojn se me maskat qe kan vnue kan me ja hedh lumit..
prandaj demaqi sahanlepirsllykun ta gjej te vetja e jo tek populli i kosoves..
Nuk e di se sa nha ju e keni pare Ademin ne TVSH ne programin "Perballe"?,
Pasoja te medhaja ka lene vuajtja ne burgjet sllave. Mos ja merrni per te madhe. Veç ideja e tij per "Ballkanine" tregon se sa e ka dobesuar mentalisht koha e qendrimit ne burgjet sllave.
Sidoqofte, duhet te kemi respekt per nje njeri qe kaloi 28 vjet ne burg, por jo edhe te na pelqejne te gjitha idete e tij.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
po qysh eshte e mundur qe disa njerez kritikat dhe sharjet me te mdha i bejne ne adres te atyre qe tere jeten e tyre punuan dhe sakrifikuan per kosoven.kesaj radhe ndaj demaqit neser ndaj ramushit e jasharve.ky eshte nje turp i madh.serbia nuk ka mund ti ul keta njerez te medhej te kombit e as ju qe rrini duke i sha nuk do te mundni.puna e tyre i ka lartsu prandaj......
Baca Ademi me tërë Familjen e tij ka vepru në kohën e duhur ashtu siç duhet vepruar.
BAC, U KRY! është shprehje e gabushme, por, t'gjithë e dimë se siç mendohet kjo.
E gabueshme sepse, t'iu drejtohesh Jasharajve dhe të thuash "u kry" me pavarësi, ata luftuan për Bashkim. Por edhe e saktë është sepse me Pavarësinë është vënë gurrëthemeli i bashkimit.
Pikësëpari i takon vëllaut Rifatit që të protestojë kundër ketij slogani.
E sa për Adem Demaçin, turp është edhe të mendosh keq për atë. Kurë ishte neper burgje brohorisnin Populli neper demonstrata "Adem Demaçi, Adem Demaçi..." por sapo u lirua filluan t'a e shajnë. E kemi pak si traditë, pasi që të na vdesin heronjtë ne të i kujtojmë e t'i lavdërojmë.
QE PSE NUK FESTOVA
Shkruan: Petrit Bajraktari
Për gati një shekull populli shqiptar i Kosovës luftoj pandërprerë për liri, pavarësi, vetëvendosje e demokraci. Pati luftra, protesta, demonstrata të shumta, u sakrifikua dhe u derdh aq shum gjak vetëm e vetëm që një herë e përgjithmonë të jemi të lirë, të pavarur dhe të jemi të barabartë me popujt tjerë të botës. Nën flamurin kuq e zi dhe me shqiponjën dykrenare, për qështjen kombëtare ranë shumë heronjë e patriot nga të gjitha viset shqiptare si: Ismail Qemaili, Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Shaban Poluzha, Azem Bejta e Shote Galica. Burgjet e ish Jugosllavisë gjatë gjithë shekullit njëzet ishin përplot me veprimtarë e patriot shqiptarë vetëm pse kërkonin liri e çlirim. Ndër ta sigurisht se vlen të përmendët simboli i rezistencës sonë kombëtare dhe legjenda e gjallë Adem Demaqi.
Së fundi duke mos u pajtuar që edhe më tej të qëndrojm nën qizmen e okupatorit serb, dhe duke ditur që me politikë, dhe më durim të pafund nuk po shihej gjëkundi liria, u desh mobilizimi, dhe organizimi gjithëpopullorë. Fillimisht nuk duhet harruar protestat studentore të vitit 1997 dhe 1998, të cilat udhëhiqëshin atëbotë nga Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Driton Lajqi, Bujar Dugolli e shum të tjerë. Natyrisht ato protesta e thyen atë heshtjen që mbretëronte në popull, dhe treguan që kështu më nuk durohet. Këto protesta ua kthyen dinjitetin qytetarëve të Kosovës, duke i paraprirë kështu luftës se Ushtirisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga gjiri i popullit lindi UÇK- ja e prirë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Kjo ushtri e lavdishme udhëhoqi popullin në luftë kundër pushtimit serb të Kosovës, dhe natyrisht qëllimi ishte edhe bashkimi me Shqipërinë dhe të gjitha trojet shqiptare që padrejtësisht na kishin ndarë, qe nga viti 1912 e këndej.
Po çfarë ndodhi pas kësaj lufte, të cilën ndoshta nuk do të guxonim ta quanim edhe si lufta e fundit, përshkak se me këto politika që kanë zgjedhur politikanët, po shkojmë drejtë zhdukjes se të qenurit Shqiptarë. Politikanët po e bëjnë këtë por populli nuk do e pranoj asnjëherë një gjë të tillë. Me këto pilitika Kosova po shndrrohet në vatër krize të përhershme dhe arenë e luftërave të ardhëshme.
Ndodhi për fatin tonë më të keq, që të paktën nuk arritëm të jemi një Kosovë e pavarur, dhe të linim mundësin dhe rrugën e hapur drejtë Bashkimit Kombëtarë. Pra me një emër të vetëm Shqipëri. S’ka dyshim që këtë e duan të gjithë shqiptarët sepse na ndan e na coptuan padrejtësisht me dhunë e pushtim të egër dhe e drejta për tu bashkuar është e drejtë e natyrshme.
Pra, UÇK-ja e vazhdoj rrugëtimin drejt lirisë, por fatkeqësisht caku nuk u arrit, dhe prap ne u dashtë të presim gati dhjetë vite, e në fundë të mos marrim, dhe fitojm asgjë nga ajo që meritojm.
Dhe pikërisht më 17 shkurt të këtij viti, institucionet e përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ), që ishin krijuar nga misioni sundues dhe antidemokratik i UNMIK-ut, me një seancë të jashtëzakonshme, e quajtën vendin “Shtet të Pavarur dhe Demokratik” nëpërmjet të një shpalljeje të rrejshme dhe jo të vërtetë. E rrejshme sepse nuk i parapriu, ashtu si do të duhej të ishte, referendumi popullor. Dhe jo e vertetë sepse nuk u shpall një pavarësi e mirëfilltë në kuptimin e plotë të fjalës. E shpallën atë të cilën politikanët e mjerë, kohëve të fundit patën filluar ta quanin pavarësi, pra e shpallën pakon e Ahtisarit dhe e servuan për popullin si pavarësi. Megjithatë shumë qytetarë e morën këtë shpallje si të vertetë, si pasoj e asaj lodhjes së qëllimshme nga ana e UNMIK-ut, dhe kinse institucioneve vendore, që i kishin bërë gjatë këtyre viteve të pasluftës në aspektin ekonomiko-social, dhe psikik. Dita e 17 shkurtit ishte një keqkuptim i madh, prandaj u festua. Por pati edhe shumë të tjerë që nuk festuan, në mesin e të cilëve isha edhe une. U mundova të gjej arsye për të festuar, por më besoni që nuk kishte. Po të festoja do të isha në kundërshtim me betimin e ushtarit të UÇK-së, të cilin e kisha dhënë para flamurit kombëtarë me inkuadrimin tim në atë ushtri të lavdishme, dhe gjithëçka që thuhej në betim bie ndesh me atë shpalljen që u bë më 17 shkurt.
Një veprim që për shumë kënd ishte i papranushëm, dhe të paktën për mua edhe neveritëse, ishte ideja shumë e pavend e dy tre personave të cilët kishin vendosur që të bënin një poster me foton e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, dhe duke shkruar në të, BAC, U KRY!
Nuk e di nëse këtë e kanë bërë nga deshira për tu kryer, apo thjesht nga mosdija e tyre se si, dhe çka po kryhet. Sido që të jetë ata në këtë mënyrë iu drejtuan komandantit, për ti treguar që zgjidhja për Kosovën erdhi, ama i mbetën borgj, sepse nuk i treguan si u kry. Në pika të shkurtëra do të mundohem të sqaroj pse unë mendoj që nuk është kryer.
Nuk u kry sepse IPVQ-të negociuan dhe bënë koncesione me Serbinë, pa e pyetur fare popullin dhe në kurriz të tij. Kësisoj pakoja e Ahtisarit u bë kurorë e negociatave e me vonë edhe e Kosovës. Sigurisht kurorë e shëmtuar. E shëmtuar sepse ajo privon pavarësin, mundëson ndarjen, tjetërson kulturën dhe simbolet tona. Perveq kësaj është iracionale të themi se është kryer, ngase me dhjetra mijëra luftetarë të UÇK-së luftuan dhe derdhën gjakun për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, e jo për një Kosovë Ahtisariane. Dhe tash shumë prej atyre luftëtarëve mbahen burgjeve për motive politike. Ata të cilët vërtet ishin luftëtar me zemër e me shpirt, e jo për interesa të mëvonshme përsonale siç bën disa bashkëluftëtar të tyre, nuk do të pajtoheshin më këtë status që tashmë është legalizuar. Ama duhët të punojmë që ky status të mos mbetët i tillë.
Sllogani BAC, U KRY do të kishte kuptim atëherë dhe vetëm atëherë kur populli konsumon të drejtën e vetëvendosjes nëpërmjet një referendumi, kësisoj populli zgjedh statusin politik, strukturën e brendshme dhe formën e qeverisjes. Kështu do të duhej të ishte mëse i nevojshem mobilizimi, dhe organizimi mbarë popullor, që ti kryejm punët ne sot dhe vetëm sot, për të mos na mallkuar gjeneratat e ardhshme.
(Autori është ish-ushtar i Ushtris Qlirimtare të Kosovës)
Nuk kemi të drejtë morale që të kërkojmë asgjë nga Jasharajt. Mjaft kanë dhënë.Pikësëpari i takon vëllaut Rifatit që të protestojë kundër ketij slogani.
Ne të tjerët duhet të lëvizim.
Bac u kry, por ketu nuk perfundon...
kjo do ishte me e qelluar![]()
ChMM Addiction
Bac,punen qe e ke nise do te kryhet,kjo do te ishte me reale per ate ku jemi sot.
Shum do bre do patriota te pa zbulum jan ende ...e kur te zbulohen keta auuuu do ta bejn namin ....vetem ju duhet edhe pak deri sa te rriten edhe te zgjohen nga gjumi ...se do te bjen nam te madh ....voglusht qe nuk posedojn as arom te njeriut ... eleje me arom Burrav....
Per me qen si Adem Jashari se pari duhe ti takoni gjinis mashkullore ...e jo sikur ketu disa te gjinis asnjense ...." su kry Bac po u nis " etj etj ....kthenju gjumit fleni ....sikru deri tash qe keni fjet , e tash qesin pluhen ....ketu ..Ne ani Ne, Un ani Un ....pifff sa t'pa njerzi ....
Krijoni Kontakt