Close
Faqja 20 prej 22 FillimFillim ... 101819202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 212
  1. #191
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Kryeplaku:

    Faktikisht populli serb eshte viktime i shekullit te 20, i futur ne nje kazan kombesish, feshe, gjuhesh e besimesh u mesua te shikoj vetem me njerin sy... ate te Serbise se Madhe.... tani hajde mbushju mendjen ketyre se nuk ishte Serbi e Madhe Jugosllavia por ishte thjesht nje incident historik.

    Interesante, qe po absolutisht po kete gje thojne dhe serbet per vete. Ata pretendojne se kane qene, jane dhe do te jene viktima. Atyre nuk do ia mbushesh dot mendjen as ti, as gjithe tokesoret bashke, madje as edhe ufot, sepse ata vete ne institucionet akademike e kane pjelle idene e Serbise se Madhe e me dhunen qe kane ushtruar jane munduar ta vejne ne zbatim.



    nga Kryeplaku

    Pra eshte dite e madhe kjo per te gjithe, per Kosovaret se u bene te pavarur, per Shqiperine sepse pa u zgjidhur Kosova as ne Nato e as ne BE nuk do hynte kurre edhe per vet Serbine qe me ne fund do i ket kembet e lira per te ecur para.

    Per Shqiperine 17 shkurti eshte dite feste kombetare Kryeplaku, iu clirua perfundimisht nga zgjedha serbe ajo pjese qe dhunshem iu mor ne 1913 dhe kaq. Shqiperia si shteti meme festoi e feston se dy milione shqiptare do te kene mundesine tash e tutje te vendosin per fatin e shtetit te vet e Shqiperia do te kete mundesine te jetoje e ndertoi te ardhmen shume me afer Kosoves, se c'ka qene e mundur qe prej shume kohesh. Se cfare do te ndodhe pastaj kur si e qysh do te hyje Shqiperia ne BE dhe ne NATO eshte pune tjeter. Shqiperia hapat per ne BE dhe NATO i ka hedhur megjithese ceshtja e Kosoves ka qene e pazgjidhur. Me veshtiresi, se e ka martuar veten me tranzicionin e sic duket ka bere betim solemn qe martesen e ka me gjithe mend e do i qendroje besnike ne jete te jeteve. Po sikur Shqiperise me gjithe pavaresimin e Kosoves, por ama per shkak te atyre qe e quajne veten politikane shqiptare, t'i shtyhej ne kohe hyrja si ne NATO, ashtu dhe ne BE, cfare do te thoshe ti? Eshte Kosova shkaku?
    Aman ne c'shkolle te kane mesuar te shkruash keshtu gjerash pa lidhje. Mblidhi ti mendte e shkruaj sic duhet, sic e do logjika e nje te shkolluari dhe sic e do zemra e nje shqiptari, nese nuk do te perflitesh si tjetercka.

  2. #192
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Si festoi Shqiperia mes te tjerash?

    Prof.Valentina Duka, e cila sic duket eshte hartuese e tekstit te historise se shkollave tetevjecare (ndoshta gabohem), u shpreh se teksti i historise se Shqiperse se klases se nente do te zgjerohet dhe do te perfshije dhe ngjarjen e madhe te 17 shkurtit, pavaresine e Kosoves si nje zhvillim i ri i rendesishem ne historine e shqiptareve.

  3. #193
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Po sikur Shqiperise me gjithe pavaresimin e Kosoves, por ama per shkak te atyre qe e quajne veten politikane shqiptare, t'i shtyhej ne kohe hyrja si ne NATO, ashtu dhe ne BE, cfare do te thoshe ti? Eshte Kosova shkaku?
    Ate fjale s'do e thosha kurre, per shkakun e thjesht qe kam edhe vet kompleks me politikanet shqiptare.

    Por thjesht te bejme nje pyetje tjeter : si eshte e mundur qe BE paska shume frike nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqiperia qe bejne 7 milione banore dhe nuk pati frike nga Polonia, Rumania dhe Bullgaria qe bejne 70 milione banore? Si thua ti, ku ka me shume te uritur?

  4. #194
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Kryeplak, dy jane arsyet e nxitimit te BE-se me Polonine Bullgarine dhe Rrumanine. Mbyllja e kufirit te jashtem Europian, dhe se dyti nje zgjerim i konsiderueshem i tregut. Po te mos ishin keto arsye, te pakten Bullgaria e Rrumania, do te hynin ne BE shume me vone se Shqiperia.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #195
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te eshte pergjigjur Drity ne postimin e mesiperm Kryeplak.

  6. #196
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Per ate qe ndodhi ne Vjene:


    Çetnikët në Heldenplatz
    Çfarë kemi ne, është një problem i rinisë së radikalizuar

    Nga Hans Rauscher

    Nëse nuk e keni ditur deri tani: Që prej të djelës është e qartë që edhe Austria ka një problem me djemtë e rinj me prejardhje emigrantë të gatshëm për dhunë. Këtë herë disa qindra të rinj serbë (me apo pa pashaportë austriake) treguan, që ata dëshirojnë ta jetojnë nacionalizmin dhe maçoizmin e tyre në tokë austriake. Një herë tjetër do të jenë ndoshta disa qindra të rinj me prejardhje turke, të cilët iu turren të rinjve me prejardhje kurde ose anasjelltas.

    Nacionalizmi, shovinizmi dhe gatshmëria për dhunë nuk janë monopol i djemve të rinj me prejadhje migrante. Skena rinore vendase e radikalëve të djathtë dhe skinheads është veç për nga numri jo kaq e fortë, dhe aty ku dhe kur digjet një shtëpi me „të huaj“ ose kur një i ri me ngjyrë rrihet, policia na tregon marrëzira që „nuk ka domethënie politike“.

    Por tek të rinjtë me prejadhje migrantë, që nuk kanë kulturë, arsimim, punë, perspektiva, por që nga ana tjetër zotërojnë një overdozë testosteroni, ekziston një prirje e stërmadhe pritëse për parrulla nacionaliste, raciste dhe autoritare. Ashtu si tek shumë të rinj austriakë që vinin pikërisht prej shtresës së ulët në atë vit 1938, të cilin e kujtojmë tani. (Shënim: Marsi i vitit 1938 është koha kur Austria bëri „Anschluss“-in me Gjermaninë. Dita)

    Politika jonë, e cila merret më me dëshirë me budallallëqe të llojit „Papa-Monat“ (Shënim: „Papa-Monat“ - muaji i babait, është një model që dy ministra aktuale austriake i kanë prezantuar publikut për përfshirjen e baballarëve në rritjen e fëmijëve, Dita) ose receta gatimi për Schweinsbraten (Shënim: gatim tipik austriak me mish derri, Dita), ka qenë në gjumë përballë këtij zhvillimi. Integrimi, edhe asimilimi, duhet të ish mbështetur në mënyrë aktive që prej të paktën dhjetë vitesh. Por tema nuk ekziston në debatin publik, përveçse në formën „jo Gjysmëhënës në vend të Kryqit!“. Partia radikale e djathtë ka zbuluar ndërkohë dobësinë e vet për lëvizjet radikale serbë. Strache (shënim: kryetar i FPÖ, Dita) u dërgon mesazhe solidariteti demonstruesve serbë me kapuçë çetnikë në Heldenplatz!

    Mirë, përshëndetja çetnike bëhet dhe me tre gishta (çetnikët në kohën e sundimit turk qenë militantë vetëmbrojtës, më pas në Luftën e Dytë Botërore guerilje dhe banda vrasëse ultranacionaliste „besnike të mbretit“).

    Ekskurs: Hipernacionalizmi serb është burimi për vuajtjet mese reale të serbëve. Jo vetëm shqiptarët deshën t’i largoheshin Jugosllavisë të dominuar nga serbët, por poashtu dhe sllovenët, kroatët, boshnjaket, malazezët, maqedonasit. Millosheviçi, por dhe një pjesë e kundershtarëve të tij në politikën e brendshme deshën një “Serbi të Madhe”, edhe me çmimin e genocidit në Srebrenicë dhe tjetërkund. Ajo që fituan është një Serbi e mbetur.

    Këtë gjë nuk duan ta shohin shumë serbë edhe të moderuar e modernë. Por treni i historisë është nisur. Një shans, psh që të sigurojnë pasuritë kulturore serbe në Kosovë dhe qasjen për aty, gjendet vetëm në një zgjidhje europiane: bashkëpunim ekonomik, praktikisht rënie e kufijve, ndërtim i rrugëve dhe lidhjeve hekurudhore.

    Tani për tani pamja është krejt tjetër, e pikërisht ajo e një edicioni të ri të 1914: Austria kundër Serbisë dhe Rusisë. Kjo nuk do të bëhet kështu megjithë papërgjegjshmërinë e kryeministrit serb Kostunica dhe pushtetarit rus Putin. Por ajo që ne kemi, është një problem i qëndrueshëm më të rinjtë „e huaj“ të radikalizuar, i cili këtë herë mundi te vihej në kontroll nga policia.


    Shqipëruar nga: Der Standard, edicioni online i datës 25 shkurt. Artikulli gjendet në formë të shtypur në edicionin e gazetës të datës 26 shkurt.

  7. #197
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mutivodë, plagosen 10 policë gjatë përleshjes me 150 serbë

    Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani tha se “pas zëvendësimit të forcave policore nga një njësi e KFOR-it demonstruesit filluan të shpërndaheshin”

    Të paktën 10 policë janë plagosur si pasojë e përplasjeve me 150 serbë, që besohet se janë rezervistë të ushtrisë. Policia e mbështetur më pas dhe nga trupat e KFOR-it përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani tha se “pas zëvendësimit të forcave policore nga një njësi e KFOR-it demonstruesit filluan të shpërndaheshin”. Ai shtoi se protestuesit kishin ardhur të organizuar në grupe nga qytetet në jug të Serbisë dhe kishin sjellë me vete kamiona me gurë. Këta të fundit gjuajtën policinë me gurë, shishe dhe objekte metalike. Protestuesit thanë se pesë nga rezervistët janë lënduar lehtë. Rezervistët me veshje civile po protestonin në fshatin Mutivodë, në lindje të Kosovës.

    (Radio Europa e Lirë/Balkanweb)
    Sui generis

  8. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Austri, proteste e dhunshme e serbeve, plagosen disa persona

    Ne duar protestuesit mbanin flamuj serb, duke thirrur “Serbia Serbia”, dhe me pas dogjen flamujt amerikane dhe ate shqiptar

    Nje proteste e zhvilluar ne kryeqytetin austriak Vjene kunder pavaresise se Kosoves ka gjeneruar ne dhune. Dy police jane plagosur dhe kater pesona jane arrestuar gjate protestes. Rreth 5000 protestues u mblodhen ne sheshin historik te Vjenes, “Heldenplaz” pasditen e se dieles. Megjithate organizatoret thone se numri i protestuesve ishte shume me i madh. Ne duar protestuesit mbanin flamuj serb, duke thirrur “Serbia Serbia”, dhe me pas dogjen flamujt amerikane. Me vone nje grup prej 600 protestuesh u drejtuan nga ambasada amerikane, por aty kordoni policor ishte i pathyeshem ndaj protestuesit shkuan drejt pjese se qytetit te mbshur me bare e restorante. Ata hodhen shishe e gure dhe mjaft dritare te dyqaneve u thyen. Protestuesit gjithashtu kane perdhosur dhe djegur flamurin shqiptar
    Nje nga demonstruesit serbe u shpreh se do te luftoje dhe do te jape jeten vetem qe Kosova te mbetet ne Serbi
    Ndersa kjo protestuese serbe thote se nuk eshte e drejte qe territori i nje vendi te merret nga dikush tjeter. Rreth 300 000 serbe jetojne ne Austri. Protesta kunder pavaresise se Kosoves jane zhvilluar edhe ne Rusi, Greqi e Australi.


    (Eva Kushova-News24)
    http://iptv.orf.at/
    nje video nga protestat
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #199
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Kryeplak, dy jane arsyet e nxitimit te BE-se me Polonine Bullgarine dhe Rrumanine. Mbyllja e kufirit te jashtem Europian, dhe se dyti nje zgjerim i konsiderueshem i tregut. Po te mos ishin keto arsye, te pakten Bullgaria e Rrumania, do te hynin ne BE shume me vone se Shqiperia.
    Bullgaria dhe Rumania do hynin pas Shqiperise? pse?

  10. #200
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bullgaria dhe Rumania do hynin pas Shqiperise? pse?
    Ne qofte se BE-ja do te aplikonte ndaj Rumanise e Bullgarise the njejtat kushte per hyrje ne bashkim si dhe ndaj Shqiperise, ato dy vende do te kishin nevoje per shume me teper kohe per ti arritur. Per arsyet qe permenda ne postimin e meparshem, shume kritere te pa arritura jane toleruar. P.sh varferia ne Rumani eshte me e thelle sesa ne Shqiperi, ndersa krimi i organizuar ne Bullgari ka permasa te pa-imagjinuara.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Tema të Ngjashme

  1. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. Ambasada Amerikane: Si duhet të aplikoni për viza!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 22:33
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •