Close
Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 212
  1. #161
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    EULEX braktis Mitrovicen veriore, ne godinen e BE ngrihet flamuri serb

    Nderkaq serbet kane ngritur flamurin ne godinen e BE-se duke e shoqeruar kete me thirrjet “BE nuk mund te qeverise ne veri”.

    Bashkimi Europian ka braktisur zyrat ne Mitrovicen veriore te Republikes se Kosoves dhe eshte zhvendosur ne jug te Mitrovices. Nderkaq serbet kane ngritur flamurin ne godinen e BE-se duke e shoqeruar kete me thirrjet “BE nuk mund te qeverise ne veri”.
    Kreu i EULEX, Piter Feith e ka konfirmuar largimin dhe eshte shprehur se eshte thjesht zhvendosje e perkohshme. Fieth madje u bëri thirrje serbëve të bashkëpunojnë me misionin e tij në shtetin e ri
    "Deshiroj t'i bej thirrje komunitetit serb te tregohet zemergjere, te ktheje faqen e librit te historise dhe te shikoje perpara te bashkepunimi me ne," u tha Feith gazetareve ne Prizren duke shtuar se shkak per kete jane bere tensionet e diteve te fundit ne Mitrovice.

    "Ne e kemi terhequr perkohesisht personelin tone, por do ta mbajme zyren tone ne veri," shtoi ai. "Shpresoj qe shume shpejt kushtet do te na mundesojne rifillimin e aktiviteteve tona."
    Zyrtarë të BE, të cilët kishin si detyrë të krijonin terren për misionin e BE, që po dislokohet në Kosovë janë zhvendosur nga zyra e tyre ne veri te Mitrovices drejt pjesës jugore nga frika e sulmeve. Një flamur serb tashmë varet në ish zyrën e BE-së, dikur hotel pikërisht në bastionin serb ne veri të Mitrovicës. Kjo zyrë është bosh dhe ruhet nga dy policë serbe. Një zyrtar duke folur për rojterin në kushte anonimati tha se serbët u zhvendosën në jug të Mitrovicës një javë më parë.
    Pak dite me pare i sapovendosur ne krye te EULEX, Fieth eshte shprehur se forcat e misionit te BE-se do te shtrihen ne gjithe Kosoven duke u premtuar kosovareve dhe serbeve te Mitrovices veriore se misioni do te vendoset dhe do te funksionoje atje si ne cdo pjese tjeter te Kosoves.
    Ai drejton një forcë prej 2000 funksionarësh, duke përbërë kështu misionin më të madh kompleks të BE-së. Aktualisht veriu i Mitrovicës banohet nga 120 000 serbë, të cilët kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, ndërsa misionin e BE-së e quajnë pushtues. Serbët kanë marrë udhëzime për të forcuar enklavat e tyre, sidomos në Mitrovicë. Perëndimorët kanë frikë se republika e re mund të përballet me ndarje, ndaj forca të shumta speciale franceze e belge janë dërguar në qytetin e ndarë të Mitrovicës për të përballuar tensione të mundshme

    Nderkohe po sot paradite, SHPK, bën të ditur se rreth orës 9.00 në afërsi të gjykatës në veri të Mitrovicës u mblodhenrreth 100 persona - ish punëtorë të gjykatës të cilët kanë kërkuar që të kthehen në vendet e tyre të punës. Mesohet se gjate kesaj proteste nuk pati incidente.


    (d.b)
    Sui generis

  2. #162
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Serbet vene ne jete planin per te sabotuar Kosoven e pavarur

    Serbia kishte paralajmeruar qe me pare per pasojat. Konkretisht behet fjale per nje plan te kalibruar me shume kujdes per te fituar pjeset me te rendesishme te Kosoves dhe per te sabotuar Kosoven si shtet i pavarur

    Nje jave pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, autoritetet serbe ne veriperendim te Kosoves po vene ne jete planin per te sabotuar Kosoven. Keshtu serbet lokale po perpiqen te c’rrenjosin e te zhdukin cdo lloj lidhjeje me shtetin e ri.
    Sipas nje artikulli te BBC, Serbia kishte paralajmeruar qe me pare per pasojat. Konkretisht sipas BBC, behet fjale per nje plan te kalibruar me shume kujdes per te fituar pjeset me te rendesishme te Kosoves dhe per te sabotuar Kosoven si shtet i pavarur. Pjese e ketij plani eshte dhuna kunder pronesive te OKB, si granatat e hedhura ndaj OKB, BE dhe ndertesave te ministrise se drejtesise ne Kosove dhe djegia dhe shkaterrimi gjithashtu i planifikuar me kujdes i dy pikave kufitare dhe doganave me 19 shkurt. Sipas gazetarit te BBC, Nik Thorp, nje front i bashkuar serb eshte krijuar nga lideret ekstremiste serbe te cilet po perpiqen te diktojne politiken e tyre OKB-se. OKB aktualisht e konsideron Kosoven si shtet neutral, as e njeh dhe as e miraton Kosoven e pavarur.
    Serbet duan te shfrytezojne insticionet e dobeta te UNMIK, qe po presin instruksione nga sekretari Ban Ki Moon dhe Grupi i Kontaktit. BBC thote se ashtu si ne luftrat e Kroacise dhe Bosnjes, OKB vazhdon te jete e perfshire nga dilemat ne lidhje me perballjen ndaj nacionalizmit radikal serb. Ndryshe nga heret e tjera armiku kesaj here nuk jane fqinjet ne Ballkan, por vendet qe njohen Kosoven e pavarur. Sulmet ne Beograd ndaj ambasadave te huaja e provuan kete.
    ”Synimi i serbeve eshte arrijne ndarjen de fakto ne lumin Iber. Nese ata forcojne operacionin e institucuioneve paralele ne enklavat serbe, pavaresia mund te cenohet, dhe nese cenohet pavaresia e Kosoves, mund te pritet nje pergjigje e dhunshme shqiptare”, sipas BBC e cila shton se ky eshte qellimi final i qeverise se Beogradit, te diskretitoje pozicionin e Prishtines ne syte e komunitetit nderkombetar.

    (EvaKushova-News24)
    Sui generis

  3. #163
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ferizaj, digjet vetura ne oborrin e nje pjesetari te SHPK-se

    Nje incident eshte shenuar ne Ferizaj ku mesohet se persona te panjohur kane djegur makinen e nje pejstari te SHPK-se. Ka qene policia rajonale e Ferizajt e cila ka raportuar per nje zjarrvenie, e cila ka ndodhur ne Brezovice, ne afersi te hotelit “Narcis”.
    Burime policore kane thene se ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te dites se sotme.
    Zedhenesi rajonal i policise, reshteri Behxhet Krasniqi tha se njesitet patrulluese dhe ato te hetimeve te stacionit policor te Shterpces kane kane konstatuar se nje veture e tipit “Renault Espace” me targa te Kosoves eshte djegur teresisht. “Vetura e djegur ishte parkuar ne oborrin e nje pjesetari te nacionalitetit serb, i punesuar si pjesetar i SHPK-se”, tha Krasniqi.

    Policia nuk e beri te ditur identitetin e personit, vetura e te cilit ishte djegur, por as motivin e ketij rasti.

    Me urdher te prokurorit, njesiti i krim teknikes se bashku me ekspertin e zjarrit do te beje ekzaminimin e vendngjarjes.

    news24
    Sui generis

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Sanksionet ekonomike do te rrisin ekstremin ne Serbi, dhe do ta afrojne me shume me Rusine. Gje qe nuk eshte per te miren e askujt.

    Shpresoj qe situata ne ditet e ardhshme te qetesohet.
    rusia vec sa llap kot me kot,se ska per te bere gje,biles rusia duhet ta mbaj mire me europen e ameriken,qe ti vijne ne ndihme kur rusia te behet akull.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  5. #165
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dhuna ne Beograd, identifikohet viktima e gjetur brenda ambasades amerikane

    Media lokale bën të ditur se viktima ishte me origjinë nga qyteti Caglavica i Kosovës, por ishte vendosur në Serbinë Qendrore gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

    Trupi i djegur i gjetur brenda ambasadës amerikane në Beograd pas zjarrit që iu vu nga huliganët serbë ishte e një të riu serb familja e të cilit ishte larguar nga Kosova. Autoritetet thanë të shtunën se viktima ishte 21-vjecari Zoran Vujovic, nga qyteti verior I Novi Sadit.

    Media lokale bën të ditur se Vujovic ishte me origjinë nga qyteti Caglavica I Kosovës, por ishte vendosur në Serbinë Qendrore gjatë konfliktit të viteve 1998-1999. Ndërkohë kryeprokurori i Serbisë ka bërë të ditur se policia ishte bërë objektivi I pjesëmarrësve në protestë të cilët sulmuan ambasadën amerikane. “Ne jemi duke mbledhur prova dhe jemi duke indentifikuar fajtorët”, ka bërë të ditur Radovanovic në një deklaratë të lëshuar të shtunën.

    Policia ka bërë të ditur se tashmë kanë arrestuar gati 200 pjesëmarrës në sulmin ndaj ambasadës.
    Më shumë se 150 vetë u plagosën gjatë dhunës më të keqe antiperëndimore të parë ndonjëherë në rrugët e Beogradit qëkur ish-lideri Sllobodan Milloshevic u rrëzua nga pushteti më 2000.
    Gati 100 dyqane ishin grabitur ose dëmtuar gjatë dhunës që shpërtheu.


    (news24/balkanweb)
    Sui generis

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin

    Trupi i djegur i gjetur brenda ambasadës amerikane në Beograd pas zjarrit që iu vu nga huliganët serbë ishte e një të riu serb familja e të cilit ishte larguar nga Kosova. Autoritetet thanë të shtunën se viktima ishte 21-vjecari Zoran Vujovic, nga qyteti verior I Novi Sadit.
    Shyqyr qe s'paska qene Amerikan ,
    se kishte per t'ja ngrit leckat nga vendi USA brenda 24 oreve Beogradit te bukur .
    Sic do e bej po dalengadale behen punet e mira .....

  7. #167
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Dydrinas


    Departamenti i Shtetit urdhëron largimin e punonjësve të ambasadës dhe familjeve të tyre nga Serbia

    23-02-2008


    Departamenti i Shtetit urdhëroi të premten pasdite largimin nga Serbia të personelit jo të domosdoshëm dhe anëtarëve të familjeve të punonjësve amerikanë në ambasadën amerikane në Beograd.

    Pas protestave të së enjtes dhe sulmit ndaj ambasadës amerikane në Beograd, Departamenti i Shtetit thotë se shtetasit amerikanë duhet të konsiderojnë seriozisht rreziqet e udhëtimit apo qëndrimit në Serbi gjatë kësaj kohe. Ndërsa ambasada amerikane vazhdon të mbetet e mbyllur, qytetarët amerikanë në Beograd këshillohen që të shmangin zonat kur mund të mbahen demonstratat, si për shembull ambasada amerikane.

    Ambasada e Shteteve të Bashuara në Beograd parashikon që grumbullime dhe aktivitete të ardhshme ku protestohet kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qofshin zyrtare ose jo zyrtare, mund të paraqesin rrezik për sigurinë për kalimtarët dhe pjesëmarrësit. Bizneset dhe organizatat me lidhje me Shtetet e Bashkuara mund të shërbejnë si pika qendrore për këto demonstrata.

    Departamenti Shtetit, në njoftimin e së premtes, u kujton shtetasve amerikanë se edhe demonstratat paqësore mund të kthehen në konfrontuese dhe mbase të përshkallëzohen në dhunë. Në njoftim bëhet thirrje të shmangen zonat e demonstrimeve dhe të tregohet kujdes. Meqenëse koha dhe vendet ku mbahen protestat mund të ndryshojnë, Departamenti i Shtetit thotë se shtetasit amerikanë duhet të ndjekin burimet e medias lokale për zhvillime të reja.


    VOA


    Do te ishte c'do te ishte, sikur ambasada amerikane qe do te hapet ne Kosove, perkohesisht per aq sa e perkufizon shteti amerikan fjalen "perkohesisht" te strehohej ne Prishtine, pra serbet te detyroheshin te merrnin vizat ne kryeqytetin Prishtine te shtetit Kosove te refuzuar prej tyre.

  8. #168
    Hej Lionness,
    Ky mesazh eshte paksa jashte teme po me zuri syri komentin tend (nr. 148) idhe m'u duk se ishte krejt i panevojshem. Ne shqiptareve nuk na pelqen kur ndjehemi te diskriminuar prandaj le ta pastrojme veten nga keto mentalitete. Te pakten te mos prishim zemren kur, si i thone asaj fjales, as na hyn e as na del gje nga xhepi.

  9. #169
    Mua te deklarata e Rajsit me beri pershtypje kjo pjesa:

    "I don't think anyone will be happier than the American president on the day that Kosovo is capable of having the kind of security forces that can take care of its people and contribute to regional stability,"

    Perkthimi pak a shume eshte:
    "
    Askush nuk do te jete me i kenaqur sesa Pres. Amerikan,diten kur Kosova te kete forca sigurie te afta per tu kujdeur per qytetaret e saj,dhe te kontribuojne ne stabilitetin rajonal"

    ..me duket pra se e mori uraten ushtria e kosoves.

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim:
    Vitet e 90-a janë turpi i historisë serbe, dhe kjo duhet të thuhet qartë kur flitet për Kosovën. Sot në Kosovë, njësoj sikur edhe në Serbi dhe në vendet e tjera të rajonit një numër i madh i njerëzve pyesin se ku ndodhen njerëzit e tyre, çfarë u ka ndodhur atyre dhe kush i ka vrarë. Përgjigjet në këto pyetje i mban të fshehura Vojisllav Koshtunica dhe shërbimi i tij sekret...
    I tërë mekanizmi shtetëror (i Serbisë) ka marrë pjesë në fshehjen e gjurmëve të krimeve masive. Trupat janë varrosur anekënd Serbisë, janë djegur në fabrika dhe termocentrale, janë fundosur në Danub ose në Peruçanc. Në këtë kanë marrë pjesë policë, oficerë, pjesëtarë të sigurimit shtetëror, politikanë, biznismenë, liderë lokalë, gjyqtarë dhe prokurorë, Qeveria dhe partitë politike. Dhe pas gjithë kësaj që ka ndodhur, Serbia prapë se prapë është e habitur me atë që i ka ngjarë. Askund nuk shihet as edhe një pikë pendimi, as edhe një ndjenjë përgjegjësie apo gatishmërie për t`i ndryshuar sjelljet...
    Serbia sot e ka për obligim që ta njohë Republikën e Kosovës. Që t`ua shtrijë
    dorën përfaqësusesve të atjeshëm legjitimë dhe të ndihmojë në krijimin e një shoqërie moderne dhe demokratike.

    Andrej Nosov
    Dragan Popoviq

    Që të dytë aktivistë nga
    Nisma e të rinjve pë të drejtat e njeriut në Beograd.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xani1 : 24-02-2008 më 04:43

Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. Ambasada Amerikane: Si duhet të aplikoni për viza!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 22:33
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •