Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Satelit spiun per te kapur "UFO"-n

    Artan Cena


    Nje skuader hetuesish italiane kane mberritur ne Shqiperi, menjehere pas lajmit te arrestimit te njeriut te cilesuar si "UFO", i denuar perjete, Ilir Pajes, i arratisur nga burgu i Livornos, nje vit me pare. Por, nga pertej Adriatikut, ne vendin tone kishte mberritur dhe nje skuader tjeter, qe ka kryer hetimet per gjetjen e vendndodhjes se Pajes. Vendi ku ai qendronte eshte zbuluar me aparate pergjimi te teknologjise "GPS", te mbikeqyrjes satelitore, pasi jane mbajtur nen vezhgim miqte e tij te mbetur ne Itali. Mediat italiane kane publikuar lajmin dje, duke iu referuar te dhenave te prokurorise dhe policise vendase. Nderkohe qe Paja akuzohet per "vrasje te mbetur ne tentative per shkak te cilesive te vecanta" ndaj agjentit Bledar Haxhimihali, ku mbeti edhe vete i plagosur.

    Zbulimi me satelit

    Ka qene nje prej shokeve te te dyshuarit Ilir Paja, qe eshte mbajtur nen pergjim satelitor per te pakten disa muaj nga policia italiane. Nje muaj me pare, kishte mberritur edhe nje grup ekspertesh per te verifikuar te dhenat e aparaturave "GPS", qe kane zbuluar mesazhet mes 35-vjecarit dhe shokut te tij, qe shkonte e kthehej shpesh ne linjen Itali-Shqiperi. Por, me arrestimin e 35-vjecarit Paja dhe me aksidentin e efektivit te Repartit Operacional te policise se Tiranes gjate operacionit, ne vendin tone ka mberritur dhe nje grup tjeter nga policia dhe prokuroria italiane, e cila ka sjelle dhe dosjen me akuzat qe rendojne mbi te riun, i cili gjendet i plagosur dhe i shtruar ne Spitalin Ushtarak qe prej dites se djeshme. Sipas burimeve zyrtare te uniformave blu, Ilir Paja ka marre nje plumb ne krahun e djathte te kraharorit, pa rrezik per jeten. Per kete, ai eshte derguar ne spital, ku jane dhe efektivat blu, te cilat e ruajne. Nga ana tjeter, efektivi i policise, Blendi Haxhimihali, eshte ne spitalin e Kirurgjise ne QSUT "Nene Tereza", ne gjendje koma dhe mbahet nen terapi intensive.

    Eksperte nga Italia

    Diten e djeshme kane zbarkuar ne Tirane dy eksperte te tjere te policise italiane dhe nje prokuror, qe ka dosjen e te denuarit perjete per vrasje ne Gjermani dhe trafik droge, femrash e perdhunime ne Itali. Mesohet se Paja eshte marre ne pyetje ne ambientet e Spitalit Ushtarak nga hetuesit italiane dhe i jane komunikuar akuzat, perfshi edhe dy arratisjet nga burgu i Livornos dhe Firences. I cilesuar si njeriu "UFO", me banim ne Kucove, Paja hetohet edhe per ndonje veper penale te kryer ne Shqiperi. Burime zyrtare thane se 35-vjecari nuk ka pasur precedente ne vendin tone, pasi aktivitetet i ka kryer jashte vendit. Ai akuzohet nga prokuroria italiane per vrasje, trafik droge, dhune seksuale, rrembim personi dhe shfrytezim prostitucioni. Paja kerkohej per vrasje ne Gjermani, dyshohet per nje tjeter, ndersa u kap se bashku me nje shqiptar ne apartamentin e tyre, ku u gjeten edhe dy prostituta rumune. Nderkohe qe dhe ne vendin tone, atij i eshte komunikuar akuza e "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative, te personave me cilesi te vecanta", kjo per momentin, sipas gjendjes shendetesore te efektivit te policise se kryeqytetit.

    Te plagosurit ne spital, vetem vizita familjaresh e gardh policesh

    Efektivi i Repartit Special te Kerkimeve, Blendi Haxhimali, eshte ne gjendje te rende ne Spitalin Kirurgjik ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne kryeqytet. Kete gje e kane bere te ditur dje burime spitalore, qe thane se agjenti Bledar Haxhimihali po mbahet nen terapi dhe se ka shembje te kraharorit, si pasoje e goditjes nga rrotat e vetures se drejtuar nga i shumekerkuari Ilir Paja. "Duhet te pritet permiresimi i gjendjes dhe dalja nga koma per te marre ndonje nisme dhe dergimin me helikopter drejt Greqise", tha nje prej bluzave te bardha. Te dera e Urgjences qendronin dy efektive qe kontrollonin personat qe hynin ne spital dhe nuk lejonin kontaktet, pervec familjareve. Po keshtu edhe te dhoma ku efektivi mbahej nen terapi e kushte te larta sigurie. Ministria e Brendshme nderkohe ka marre persiper te gjitha shpenzimet e trajtimit mjekesor te agjentit te policise te plagosur ne operacionin per kapjen e te shumekerkuarit Ilir Paja. Ndersa menjehere pas ngjarjes eshte transportuar per ne Spitalin Ushtarak edhe i plagosuri Paja, per te shmangur perplasjet mes familjareve. Edhe aty mjeket mbajne nen kontroll gjendjen e 35-vjecarit, qe ka marre nje plumb ne kraharor. Ndersa vetem te afermit lejohen qe ta takojne dhe te dera e dhomes ka police, qe nuk lejojne te hysh.

    Italianet, gati kerkesen per ekstradimin

    Kane mberritur nga Italia me dosje dhe me nje kerkese per ekstradimin e Ilir Pajes ne drejtim te vendit te tyre, dy dite me pare ne aeroportin e Rinasit. Burime nga Policia e Shtetit bene te ditur dje, se ne vend eshte sjelle dosja me te gjitha akuzat, veprat per te cilat eshte akuzuar Paja, nderkohe qe ne te eshte dhe urdhri nderkombetar i kerkimit, denimet e dhena dhe materiale te tjera, qe, sipas te dhenave, u sherbejne italianeve per te bere kerkesen e ekstradimit te Ilir Pajes, per ta derguar per te vuajtur denimin atje, ku ai ishte arratisur me daten 14 gusht te nje viti me pare. Por, nje muaj me pare policia e Milanos, ne Itali, kishte sjelle ne vendin tone dhe nje tjeter skuader me efektiva policie, pasi kishin zbuluar vendndodhjen e Pajes dhe kane bashkepunuar me Policine e Tiranes. Kjo gje eshte bere e ditur nga media italiane, qe i kane bere jehone te arratisurit nga burgu, per se dyti. Aktualisht mesohet se do te dorezohet nje kerkese ne Ministrine e Drejtesise per procedurat e ekstradimit dhe me pas do te vendoset nese Paja do te dergohet drejt Livornos, apo do te qendroje ne Shqiperi.

    20 Eshte numri i policeve qe moren pjese ne operacion per kapjen e te shumekerkuarit Ilir Paja. Gjate momentit qe agjenti Bledar Haxhimihali ka dhene shenjen per ndalim, 35- vjecari e ka goditur me makine.

    5 Akuza jane ngritur ndaj Ilir Pajes, ndersa per nje prej tyre, vrasje ne Gjermani, eshte denuar me burgim te perjetshem. Ai akuzohet edhe per arratisje dy here nga burgu, trafik femrash e droge dhe perdhunim.

    Marre nga "Koha"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #2
    DaRk §©®īžt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anėtarėsuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Obobobobobob na myeten ufot
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Epo "Ufo" dhe e ka shume ky te quhet.....

    Ja me keto lloj njerezish na ulen vlerat e kombit.Edhe e ka fajin policia e huaj pastaj,qe i kerkon dhe i burgos.Leri te lire keta te vrasin,te perdhunojne dhe te shesin lloj lloj femre!
    Per keta as burg i perjetshem po vdekja do ishte me mire!
    "Carpe Diem"

  4. #4
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    lol, Enemy of the State!
    Emri:  enemy.jpg

Shikime: 338

Madhėsia:  5.2 KB
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    ishalla iken se nuk dua te paguaj taksa te mbaj me buke edhe nje kriminel tjeter, pak i kemi neper burgjet tona ne, mangut edhe Ufon tani.

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja e internetit me satelit
    Nga balada nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2006, 07:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •