Close
Faqja 6 prej 22 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 212
  1. #51
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Mua po me tregonin dje sesi nje gazetare serbe ne B92 po ankohej ndaj asaj qe shihte ne Serbi, posacerisht Beograd keto ditet e fundit qe pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, masa njerezish qe kryejne akte dhune, vandalizma. Nderkohe ishte e tmerrshme te ktheje syte nga Prishtina dhe te shihje sesi aty ne menyre te civilizuar shqiptaret fne Prishtine festonin pavaresine nen tingujt e filarmonise se Kosoves. I binte me pak fjale qe paskesh ardhur koha qe serbet ta merrnin kulturen nga shqiptaret.
    Kemi qen ne "Njerezit me bishta" qe na quante serbia dhe serbet, por si duket rolet kan ndruar pak...
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  2. #52
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Me e bukura eshte se reporterja e ngjarjeve ne Serbi eshte nje fare zonje Jovanovic. Komenti i perseritur i saj ishte se situata ne Beograd eshte shume e keqe, ka perplasje te egra mes policise (Serbe) dhe demonstruesve. (Nenkupto: Qeveria Serbe po perpiqet por nuk ka cfare t'i beje popullit i cili eshte zhveshur nga e drejta e tij legjitime e autoktonise ne Kosove!).

    Ankora e CNN komenton "Pyetja eshte se ku ishte policia? Policet dolen ne rruge vetem pasdreke nderkohe qe demnstrata kishte filluar ne mengjes dhe Ambasada Amerikane dihej qe ishte ne qender te pakenaqesise."
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #53
    Per mendimin tim serbet perfundimisht i vune zjarrin vetes se tyre me kete qe bene sot. Tashme te gjithe ne bote e shohin me syte e tyre dhunen serbe e cila eshte bere pjese e pandare e mentalitetit te ketij populli. Kosova sot fitoi edhe me shume pike ne kauzen e saj te pavaresise.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #54
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim:
    Postuar më parë nga Styx
    Asnje nga mediat perendimore nuk po shoh t'i cilesoje Serbet si vandale. Perkundrazi, fajesojne Bushin qe me vendimin e tij ka krijuar armiqesi me popullin e dashur Serb. E njejta edhe ne Britani. Paparaci kosovar/shqiptar (Visar Kryeziu) pasuron mediat e huaja me pamje te shiptareve te raskapitur duke terhequr karroce me kale ne Vuciterne, nderkohe qe serbet publikojne fotografi te popullates qe vajton. Mesazhi eshte i qarte.
    Shume e vertete, kam gjithe diten qe shoh Euronews dhe BBC dhe aktet nuk shihen si akte vandale, bile, e fillojne raportimin me "the serbs feel humiliated and hurt, hence ... etj etj etj" dhe japin pamje te serbeve te zhvendosur nga Kosova qe jetojne neper barraka jashte Beogradit.

    Nje organ mediatik e gjeta une tani qe i quan huligane serbet qe dogjen ambasaden amerikane.

    Shihni ketu:

    http://diepresse.com/home/politik/au...do&selChannel=

    Eine Randalierergruppe drang in die US-Botschaft über den ersten Stock ein und ersetzte die US-Flagge durch die serbische Staatsfahne.


    Sipas ketij artikulli pre e sulmeve me te fundit qenkan bere dhe ambasada kroate dhe ajo kanadeze.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Per mendimin tim serbet perfundimisht i vune zjarrin vetes se tyre me kete qe bene sot. Tashme te gjithe ne bote e shohin me syte e tyre dhunen serbe e cila eshte bere pjese e pandare e mentalitetit te ketij populli. Kosova sot fitoi edhe me shume pike ne kauzen e saj te pavaresise.

    Si po e tregojn lajmin andej ne USA , a esht lajm i par dhe si e paraqesin rastin ?

  6. #56
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po ashtu dhe gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung i pershkruan serbet zjarrvenes si huligane.

    Shihni:

    http://www.faz.net/s/RubDDBDABB9457A...~Sspezial.html

    21. Februar 2008 Am Rande der Großdemonstration gegen die Unabhängigkeit des Kosovos in der serbischen Hauptstadt Belgrad ist es am Donnerstagabend zu schweren Ausschreitungen und Plünderungen gekommen. Mehrere hundert Randalierer steckten die amerikanische Botschaft in Brand, demolierten die kroatische Vertretung und beschädigten die Gebäude der Botschaften von Großbritannien und der Türkei.


    Sipas ketij artikulli demtime paska pasur dhe ne ambasaden britanike, gjithashtu dhe ne ambasaden gjermane.

    Kane ndodhur vjedhje ne shume shitore te Beogradit.

  7. #57
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Si po e tregojn lajmin andej ne USA , a esht lajm i par dhe si e paraqesin rastin ?
    Gjate dites u moren me ate pune, por ne primetime, dmth ne darke kur mblidhen njerezit ne shtepi, po merren vetem me zgjedhjet.

  8. #58
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Si po e tregojn lajmin andej ne USA , a esht lajm i par dhe si e paraqesin rastin ?
    Sigurisht qe eshte lajm i pare dhe rasti paraqitet shume thjesht. Ne menyre metaforike Amerika i thote Serbise: "Rrini urte dhe kini mendjen mos beni budallalleqe qe te prekni personelin amerikan se ju piu e zeza".
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #59
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Per mendimin tim serbet perfundimisht i vune zjarrin vetes se tyre me kete qe bene sot. Tashme te gjithe ne bote e shohin me syte e tyre dhunen serbe e cila eshte bere pjese e pandare e mentalitetit te ketij populli. Kosova sot fitoi edhe me shume pike ne kauzen e saj te pavaresise.
    Kjo eshte absolutisht e vertete. Mbi 99% e botes demokratike qe ka pare skenat e sotshme, jo vetem qe ka humbur edhe me te voglen simpati qe mund te kete pasur per serbet por edhe ka filluar nje urrejtje shume te madhe. Bravo shqiptareve te Kosoves qe shume mire arriten ti ruhen provokimeve. Serbet perfundimisht jo vetem qe humben cdo perkrahje potenciale nga ndonje vend por edhe kane humbur shume tani ne procesin e integrimeve euroatlantike dhe edhe ne investime te huaja, sepse cilesohet vend i rrezikshem.

    Djegiet:
    - Ambasada Amerikane
    - Ambasada Kroate, Franceze, Turke, Gjermane, Austriake, etj.
    - Mbi 10 dyqane te McDonalds-it, dyqane te Nike, Levi's etj.
    - Supermarketetet sllovene
    - Embeltoret dhe dyqanet e Bukepjekesave shqiptare ne Beograd etj.

    Kjo do te shpejtoj tani edhe njohjen zyrtare te Kosoves edhe nga vende qe deri dje deklaroheshin ne medyshje apo kunder.

    Mbi tre ore pa nderprerje e ka dhene CNN ne Amerike, Live, edhe e jepte sikur ky ishte i vetmi lajm, nuk ka amerikan qe e ka pare kete ngjarje te sotshme e te mos urrej serbet.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    SHBA do te kerkojn nga Keshilli i Sigurimit i KB , qe ta denojn aktin e sulmit ndaj ambasades se SHBA-se , thot ambasadori i SHBA ne KS Zalmaj Halilzad.

Faqja 6 prej 22 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. Ambasada Amerikane: Si duhet të aplikoni për viza!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 22:33
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •