Close
Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 212
  1. #201
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Beograd, ambasada amerikane rihapet të mërkurën

    Lajmi është deklaruar nga zëdhënësja e ambasadës amerikane Rian Harris duke shtuar se seksioni I vizave do të vazhdojë të qëndrojë derisa dëmet në ndërtesë të riparohen

    Ambasada amerikane në Beograd rihapet të ditën e mërkurë. Ka qënë kjo deklarata e zëdhënësja e ambasadës amerikane Rian Harris gjatë ditës së sotme. Pas shkeputjes së diplomatëve amerikanë në sajë të protestës kundër pavarësisë së Kosovës, tashmë shpresohet që gjithçka ti rikthehet normalitetit. Një gjë të tillë ka shpresuar edhe vetë SHBA duke deklaruar se do të rifillojnë punën në Beograd. Ambasada evakuoi një pjesë të stafit dhe familjet e tyre të shtunën e kaluar, në datën 21 shkurt, drejt Kroacisë. Një gjë e tillë ka ardhur pasi ndërtesa u sulmua dhe iu vu zjarri nga demonstruesit që kundërshtonin ndarjen e Kosovës nga Serbia. Harris tha për agjencinë serbe të lajmeve BETA se seksioni I vizave të ambasadës do të vazhdojë të qëndrojë I mbyllur për një periudhë të pacaktuar kohe derisa dëmet në ndërtesë të riparohen. Një paralajmërim për shtetasit amerikanë në Serbi, që të marrin masat e nevojshme të sigurisë dhe të shmangin vendet ku ka trazira, vazhdon të jetë I publikuar në sitin në internet të ambasadës.

    (News24/Balkanweb)
    Sui generis

  2. #202
    Nikolas Bërns: Serbia nuk do ta marrë kurrë Kosovën


    Ilir Ikonomi
    Uashington
    26-02-2008


    Nënsekretari amerikan i shtetit, Nikolas Bërns tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranojnë ndarjen e Kosovës. Ai tha se këtë nuk do ta pranojë as Europa dhe as NATO-ja. Numri tre i Departamentit amerikan të Shtetit i bëri komentet mbrëmë në një forum të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington.

    Zoti Burns tha se Serbia e ka humbur përgjithmonë Kosovën dhe e humbi atë në periudhën mars-qershor të vitit 1999, kur ajo u përpoq të dëbojë 1 milion njerëz nga ai vend. "Kur u miratua rezoluta 12-44 në qershor 1999, ajo në fakt bëri që Kombet e Bashkuara t’ja merrnin Kosovën Serbisë. Serbia nuk do ta marrë kurrë Kosovën. Që nga qershori 1999 e deri kohët e fundit, pyetja e vetme që është shtruar ka qenë: cili do të ishte statusi përfundimtar i Kosovës, do të ishte ajo e pavarur apo autonome dhe kur do të ndodhte kjo. U deshën 9 vjet që kjo pyetje të merrte përgjigje dhe rreth një vit më parë Shtetet e Bashkuara erdhën në përfundimin thelbësor se nëse e vononim ende pavarësinë e Kosovës, atëhere mundësia më e madhe do të ishte që kjo të provokonte dhunë dhe mungesë qendrueshmërie në Ballkan."

    Zoti Burns tha se pavarësia ka qenë alternativa e qartë dhe përfundimtare qysh vitin e kaluar kur Presidenti Ahtisari bëri propozimin e tij. Nënsekretari i shtetit vlerësoi lart udhëheqjen në Prishtinë për faktin që ajo tregoi vetpërmbajtje. "Ne kemi parë në Prishtinë një udhëheqje të jashtëzakonshme e cila u rezistoi një mijë provokimeve me të cilat u përball. Ata e mbrojtën popullsinë serbe, kishat dhe trashëgiminë e tyre. Ata nuk e kaluan lumin Ibër për të shkuar në veri të Mitrovicës ashtu siç dëshironin serbët dhe serbët e Kosovës. Ata janë treguar të përmbajtur."

    Zoti Bërns kritikoi ashpër Beogradin për “retorikë sharëse” që, siç u shpreh ai, “të kujton një epokë tjetër në Serbi”. "Të enjten e kaluar ne pamë një sulm huliganësh kundër ambasadës sonë në Beograd. Pamë policinë që të zhdukej dhe situata e krijuar ishte tmerrshme sepse disa diplomatë amerikanë mbetën të bllokuar në ambasadë për disa orë me radhë dhe ne nuk e dinim se cili do të ishte fati i tyre. Mu desh të merrja në telefon kryeministrin e Serbisë të cilit i thashë: hape televizorin te CNN-i dhe shiko se ç’po ndodh me ambasadën tonë! Duhet të dërgosh forcat e policisë atje! Dhe më në fund ata e bënë këtë."

    Serbët duhet të kuptojnë se ata duhet të shikojnë nga e ardhmja, duhet të kuptojnë se Europa dhe Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që të kenë marrëdhënie tregtare dhe politike me ta, duan që ata të jenë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Europian, tha nënsekretari i shtetit Bërns. E kanë gabim ata serbë, shtoi ai, të cilët sulmuan 8 ambasada javën e kaluar apo njerëz si ministri i qeverisë serbe për Kosovën Samarxhiç, i cili gjatë fundjavës tha se ishin Shtetet e Bashkuara që e krijuan këtë problem.

    Zoti Bërns u tregua i prerë në komentet e tij lidhur me zërat se mund të ketë një ndarje të Kosovës. "Mund t’ju them se ne nuk do ta pranojmë ndarjen e Kosovës. As Kombet e Bashkuara, as Bashkimi Europian dhe as NATO-ja nuk do ta pranojnë atë. Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në kufijtë e tanishëm dhe këtë njohim ne. Nëse Serbët e Kosovës apo serbët në Beograd mendojnë se ata mund ta ndajnë Kosovën, ata e kanë gabim."

    Zoti Burns tha se në Kosovë nuk do të ketë konflikt të armatosur por do të ketë paqe. Kombet e Bashkuara, tha ai, besojnë në tërësinë e tyre se rruga përpara është ajo e paqes dhe e qendrueshmërisë. Është e nevojshme, tha nënsekretari i shtetit Bërns, që Serbia të bashkëpunojë me autoritetet kosovare dhe anasjelltas. Gjithashtu, është e nevojshme që të mbrohen të drejtat e serbëve të Kosovës, që ata të qendrojnë në Kosovë, të mbrohen kishat dhe objektet e tyre të trashëgimisë.

    Nuk besoj se ka ndonjë që të ketë sugjeruar seriozisht se zgjidhja është forca, tha zyrtari i lartë amerikan. Ne të gjithë besojmë, tha ai, se kompromisi dhe bashkëpunimi politik është rruga për të ecur përpara. Nuk do të kishte më keq për shqiptarët e Kosovës, tha zoti Bërns, nëse ata do t’u përgjigjeshin provokimeve të hapura në veri të lumit Ibër. Por ne kemi parë durim dhe një udhëheqje mjaft të sofistikuar në Prishtinë, gjë që na ka bërë shumë përshtypje, theksoi nënsekretari amerikan i shtetit.

    Duke iu përgjigjur disa qendrimeve të Rusisë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, zoti Bërns tha: "Ishim ne ata që qendruam në Kosovë gjatë 9 viteve të fundit me trupat dhe me paratë tona e të Europës ndërsa Rusia u largua para katër vjetësh. Ishim ne ata që i kërkuam Kombeve të Bashkuara të emëronin një të dërguar të posaçëm – Presidentin Ahtisari – për të zgjidhur të ardhmen e Kosovës. Pastaj, me kërkesën e Rusisë ne e shtymë njohjen e Kosovës për pothuajse një vit. Bisedimet shtesë nuk dhanë rezultat prandaj ne morëm vendim logjik për të njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu si edhe 30 vende të tjera në Europë si dhe shumë vende në botën myslimane. Mendoj se Rusia është mjaft e izoluar," tha zoti Bërns.

    Nënsekretari i shtetit shprehu keqardhje për deklaratat e ambasadorit të Rusisë në NATO, i cili pak ditë më parë kërcënoi për përdorim force lidhur me Kosovën. Ma merr mendja se ky ishte një gabim i tij sepse ai nuk është diplomat profesionist dhe është i ri në këtë detyrë, tha zoti Bërns. E megjithatë, shtoi ai, Rusia nuk e përgënjeshtroi deklaratën e tij.


    VOA

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryezyrtari i zbulimit amerikan thotë se Beogradi i lejoi sulmet ndaj ambasadave

    28-02-2008


    Zyrtari më i lartë amerikan për zbulimin thotë se qeveria serbe e urdhëroi policinë që të mos ndërhynte për të ndaluar protestuesit që sulmuan ambasadat e vendeve perëndimore në Beograd, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara pasi ata njohën pavarësinë e Kosovës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Deborah Tate njofton nga Kongresi, ku Drejtori i Zbulimit Kombëtar Michael McConnell i bëri dje komentet e tij:

    Drejtori i Zbulimit Kombëtar McConnell tha para Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura se qeveria e Serbisë e udhëzoi policinë të mos ndërhynte në demonstratat e dhunshme në Beograd javën e kaluar.

    “Ne kemi informacion të mjaftueshëm se kur Ambasada amerikane, ajo britanike dhe të tjerat u sulmuan, qeveria e Serbisë mori vendimin për ta tërhequr policinë dhe për të lejuar që ato të sulmoheshin, të digjej ambasada dhe të ndërmerreshin aktet e dhunshme”.

    Ambasada amerikane në Beograd u rihap dje, afro një javë pasi demonstruesit i vunë zjarrin seksionit të zyrës konsullore, për të protestuar ndaj mbështetjen amerikane kundër pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, në një deklaratë të ambasadës thuhej se seksioni konsullor do të mbetet i mbyllur për një periudhë të pacaktuar.

    Zoti McConnell tha se ai parashikon që dhuna të vazhdojë në Serbi në një farë niveli dhe vuri në dyshim vullnetin e qeverisë në Beograd për të kontrolluar trazirat në të ardhmen.

    “Forcat që janë aktualisht atje mund të frenojnë një shkallë të ulët dhune. Nëse ajo merr përmasa, ndoshta do të dilte jashtë kontrollit të tyre. Pyetja që shtrohet është se sa e vendosur është udhëheqja e Serbisë dhe a do të nxisë dhunë në një shkallë shumë më të lartë nga ajo që kemi parë deri tani”.

    Në raportimin para Komisionit të Senatit, teksti i të cilit ishte publikuar në faqen e internetit të zyrës së zotit McDonnell, ai bëri një ekspoze të rreziqeve ndaj sigurisë në botë, ku shprehet se gjendja në Ballkan, mendohet të mbetet e paqëndrueshme pas pavarësisë së Kosovës dhe me keqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Bosnje. Shpallja e pavarësisë në Kosovë, thotë zoti McDonnell mund të sjellë si rezultat përplasje me serbët që jetojnë në Veri dhe disa masa hakmarrëse nga Beogradi.

    Ai shtoi se ekziston mundësia për dhunë ndëretnike, që do të kërkonte ndërhyrjen e forcave të NATO-s, veçanërisht nëse serbët ndërmarrin hapa provokues për të bllokuar autoritetin e Prishtinës dhe nëse ka dhunë ajo mund të përhapet në shtetet fqinjë.

    Zoti McConnell paralajmëroi se pakicat shqiptare në Maqedoni dhe Serbinë Jugore mund të vazhdojnë të kërkojnë më shumë autonomi dhe ekstremistët mund të përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësinë e publikut dhe të përdorin dhunë në shkallë të ulët për të siguruar mbështetje për bashkimin me Kosovën.

    Në të njëjtën seancë, Drejtori i Agjencisë së Zbulimit të Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Michael Maples shprehu shqetësimin për dhunën e mundshme në veri të Mitrovicës, megjithëse ai tha se paqeruajtësit e NATO-s atje kanë qenë në gjendje të garantojnë një ambjent të sigurt deri tani.

    I pyetur për rolin e Rusisë në situatën e krijuar, Drejtori i Zbulimit Kombëtar, McConnell tha se Moska po përpiqet ta tërheqë Serbinë në orbitën e saj dhe përmendi mosmarrëveshjet mes Kryeministrit Vojislav Kostunica dhe Presidentit Boris Tadic për drejtimin e ardhshëm të vendit.

    Në raportimin para Komisionit të Senatit, teksti i të cilit ishte publikuar në faqen e internetit të zyrës së zotit McConnell, ai bën një ekspoze të rreziqeve ndaj sigurisë në botë, ku shprehet se gjendja në Ballkan, mendohet të mbetet e paqëndrueshme pas pavarësisë së Kosovës dhe me keqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Bosnje. Shpallja e pavarësisë në Kosovë, thotë zoti McConnell mund të sjellë si rezultat përplasje me serbët që jetojnë në Veri dhe disa masa hakmarrëse nga Beogradi.

    Ai shton se ekziston mundësia për dhunë ndëretnike, që do të kërkonte ndërhyrjen e forcave të NATO-s, veçanërisht nëse serbët ndërmarrin hapa provokues për të bllokuar autoritetin e Prishtinës dhe nëse ka dhunë, ajo mund të përhapet në shtetet fqinjë.

    Zoti McConnell thotë paralajmëron se pakicat shqiptare në Maqedoni dhe Serbinë Jugore mund të vazhdojnë të kërkojnë më shumë autonomi dhe ekstremistët mund të përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësinë e publikut dhe të përdorin dhunë në shkallë të ulët për të siguruar mbështetje për bashkimin me Kosovën.//kk//
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #204
    Ne Wall Street Journal te henen kishin vene artikull per ate qe u dogj ne ambasaden Amerikane. E tregonin si djale te mire, qe shkonte ne universitet, tifoz i Partizanit te Beogradid. Tregonin per vuajtjet qe kishte kaluar familja e tij. Si ishin detyruar te largohej nga Kosova pas 1999 se kishte frike per jeten. Si i kishin vrare gjyshen ne shtepine qe kishin ne Kosove (Prishtine me duket). Si u ishin shkaterruar shtepite e bizneset nga kosovaret.

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ne Wall Street Journal te henen kishin vene artikull per ate qe u dogj ne ambasaden Amerikane. E tregonin si djale te mire, qe shkonte ne universitet, tifoz i Partizanit te Beogradid. Tregonin per vuajtjet qe kishte kaluar familja e tij. Si ishin detyruar te largohej nga Kosova pas 1999 se kishte frike per jeten. Si i kishin vrare gjyshen ne shtepine qe kishin ne Kosove (Prishtine me duket). Si u ishin shkaterruar shtepite e bizneset nga kosovaret.
    QYFYRE,

    une mendoj se ti do i kerkosh Edi RAMES, ta shpalle qytetar nderi te Tiranes, kete serbin
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #206
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ne Wall Street Journal te henen kishin vene artikull per ate qe u dogj ne ambasaden Amerikane. E tregonin si djale te mire, qe shkonte ne universitet, tifoz i Partizanit te Beogradid.
    Edhe terrorristat qe bojn terrorr ne Europe, me universitet jan, veç se i ka mor koka ere.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #207
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    QYFYRE,

    une mendoj se ti do i kerkosh Edi RAMES, ta shpalle qytetar nderi te Tiranes, kete serbin
    se kuptova lidhjen, po liria fjales i ka kto gjera.

    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Edhe terrorristat qe bojn terrorr ne Europe, me universitet jan, veç se i ka mor koka ere.
    se mbaj mend nese e shpjegonin se si ka mundesi ky "djale shembullor" dhe i vuajtur kishte perfunduar ne ambasaden amerikane.

    E kishin dhe lajm ne faqe te pare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 29-02-2008 më 10:18

  8. #208
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    çfare kompromisi dun kta legenat?

    "What's important is to find a compromise," Tadic said in the newspaper interview. "If the Albanians are going to get everything and the Serbians are going to lose everything, there will be a problem."

    Asked whether the compromise he envisioned would include partitioning Kosovo, Tadic said, "I'm not speaking of partition, but of compromise. ... We want a solution that is acceptable for both parties."
    http://edition.cnn.com/2008/WORLD/eu...tml#cnnSTCText
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #209
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe pse serbet e kane deshmuar veten qindra e mijera here me aktet me makabre kriminale ndaj shqiptareve, prape e kam nje ndjenje dhembshurie per serbet normale qe jane duke jetuar ne Serbi ne keto dekadat e fundit. E gjitha kjo, per vet faktin qe une nuk e kam shpirtin e prishte dhe e kam edhe nje ndjenje humaniteti, sado modeste te jete ajo. Kryetari i Partise Liberale Serbe Cedomir Jovanoviqi, partia e te cilit eshte deklaruar per njohjen e pavaresise zyrtare te Kosoves qe shume kohe, pas djegieve te zyrave te kesaj partie ne pothuajse te gjitha qytetet me te medha te Serbise, djegies se shtepise se tij ne Beograd, dhe tentim atentatit, u detyrua te marr familjen bashke me plackat dhe te iki larg nga Serbia. Mediat e pakta demokratike dhe normale ne Serbi jane gjithmone te sulmuara, dhe gazetaret e tyre rrihen, marrin kercenime konstante me vdekje, e disa edhe vriten. Parlamenti serb eshte i mbushur me shumice nga ultranacionalistet cetnike te Sheshelit, Nikolicit, dhe Koshtunices. Kjo eshte gjendja politike ne Serbi, tani, dhe kjo pershkruan veshtiresite jetesore te serbeve normal qe nuk jane te pakte dhe qe e duan nje Serbi normale e demokratike qe njeh pavaresine e Kosoves.

    Nje Serbi normale e demokratike dtth. njohje e pavaresise se Kosoves, respektim i te drejtave te njeriut ne Serbi e me te edhe te shqiptareve te Lugines se Presheves, dhe nje fqinj i mire per Kosoven. Pra, eshte ne interesin e jo vetem serbeve por edhe te shqiptareve e te gjithe rajonit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 02-03-2008 më 23:46
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Zbulimi Amerikan: Sulmet u lejuan nga qeveria e Serbisë


    Deborah Tate/”Zëri i Amerikës”

    Zyrtari më i lartë amerikan për zbulimin thotë se qeveria serbe e urdhëroi policinë që të mos ndërhynte për të ndaluar protestuesit që sulmuan ambasadat e vendeve perëndimore në Beograd, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, pasi ata njohën pavarësinë e Kosovës. Korrespondentja e “Zërit të Amerikës”, Deborah Tate, njofton nga Kongresi, ku drejtori i Zbulimit Kombëtar, Michael McConnell, i bëri dje komentet e tij: Drejtori i Zbulimit Kombëtar McConnell tha para Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura se qeveria e Serbisë e udhëzoi policinë të mos ndërhynte në demonstratat e dhunshme në Beograd javën e kaluar.

    “Ne kemi informacion të mjaftueshëm se kur Ambasada Amerikane, ajo britanike dhe të tjerat u sulmuan, qeveria e Serbisë mori vendimin për ta tërhequr policinë dhe për të lejuar që ato të sulmoheshin, të digjej ambasada dhe të ndërmerreshin aktet e dhunshme”.

    Ambasada Amerikane në Beograd u rihap dje, afro një javë pasi demonstruesit i vunë zjarrin seksionit të zyrës konsullore, për të protestuar ndaj mbështetjes amerikane kundër pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, në një deklaratë të ambasadës thuhej se seksioni konsullor do të mbetet i mbyllur për një periudhë të pacaktuar.

    Zoti McConnell tha se ai parashikon që dhuna të vazhdojë në Serbi në një farë niveli dhe vuri në dyshim vullnetin e qeverisë në Beograd për të kontrolluar trazirat në të ardhmen.

    “Forcat që janë aktualisht atje mund të frenojnë një shkallë të ulët dhune. Nëse ajo merr përmasa, ndoshta do të dilte jashtë kontrollit të tyre. Pyetja që shtrohet është se sa e vendosur është udhëheqja e Serbisë dhe a do të nxisë dhunë në një shkallë shumë më të lartë nga ajo që kemi parë deri tani”.

    Në raportimin para Komisionit të Senatit, teksti i të cilit ishte publikuar në faqen e internetit të zyrës së zotit McDonnell, ai bëri një ekspoze të rreziqeve ndaj sigurisë në botë, ku shprehet se gjendja në Ballkan mendohet të mbetet e paqëndrueshme pas pavarësisë së Kosovës dhe me keqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Bosnje. Shpallja e pavarësisë në Kosovë thotë zoti McDonnell mund të sjellë si rezultat përplasje me serbët që jetojnë në Veri dhe disa masa hakmarrëse nga Beogradi.

    Ai shtoi se ekziston mundësia për dhunë ndëretnike, që do të kërkonte ndërhyrjen e forcave të NATO-s, veçanërisht nëse serbët ndërmarrin hapa provokues për të bllokuar autoritetin e Prishtinës dhe nëse ka dhunë ajo mund të përhapet në shtetet fqinjë.

    Zoti McConnell paralajmëroi se pakicat shqiptare në Maqedoni dhe Serbinë Jugore mund të vazhdojnë të kërkojnë më shumë autonomi dhe ekstremistët mund të përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësinë e publikut dhe të përdorin dhunë në shkallë të ulët për të siguruar mbështetje për bashkimin me Kosovën.

    Në të njëjtën seancë, Drejtori i Agjencisë së Zbulimit të Mbrojtjes, gjeneral Lejtnant Michael Maples shprehu shqetësimin për dhunën e mundshme në veri të Mitrovicës, megjithëse ai tha se paqeruajtësit e NATO-s atje kanë qenë në gjendje të garantojnë një ambient të sigurt deri tani.

    I pyetur për rolin e Rusisë në situatën e krijuar, drejtori i Zbulimit Kombëtar, McConnell tha se Moska po përpiqet ta tërheqë Serbinë në orbitën e saj dhe përmendi mosmarrëveshjet mes Kryeministrit Vojislav Kostunica dhe Presidentit Boris Tadiç për drejtimin e ardhshëm të vendit.

    Në raportimin para Komisionit të Senatit, teksti i të cilit ishte publikuar në faqen e internetit të zyrës së zotit McConnell, ai bën një ekspoze të rreziqeve ndaj sigurisë në botë, ku shprehet se gjendja në Ballkan mendohet të mbetet e paqëndrueshme pas pavarësisë së Kosovës dhe me keqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Bosnje. Shpallja e pavarësisë në Kosovë, thotë zoti McConnell, mund të sjellë si rezultat përplasje me serbët që jetojnë në Veri dhe disa masa hakmarrëse nga Beogradi.

    Ai shton se ekziston mundësia për dhunë ndëretnike, që do të kërkonte ndërhyrjen e forcave të NATO-s, veçanërisht nëse serbët ndërmarrin hapa provokues për të bllokuar autoritetin e Prishtinës dhe nëse ka dhunë, ajo mund të përhapet në shtetet fqinje.

    Zoti McConnell paralajmëron se pakicat shqiptare në Maqedoni dhe Serbinë Jugore mund të vazhdojnë të kërkojnë më shumë autonomi dhe ekstremistët mund të përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësinë e publikut dhe të përdorin dhunë në shkallë të ulët për të siguruar mbështetje për bashkimin me Kosovën.






    29/02/2008 gazeta standard

Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. Ambasada Amerikane: Si duhet të aplikoni për viza!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 22:33
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •