nga Kryeplaku:
Faktikisht populli serb eshte viktime i shekullit te 20, i futur ne nje kazan kombesish, feshe, gjuhesh e besimesh u mesua te shikoj vetem me njerin sy... ate te Serbise se Madhe.... tani hajde mbushju mendjen ketyre se nuk ishte Serbi e Madhe Jugosllavia por ishte thjesht nje incident historik.
Interesante, qe po absolutisht po kete gje thojne dhe serbet per vete. Ata pretendojne se kane qene, jane dhe do te jene viktima. Atyre nuk do ia mbushesh dot mendjen as ti, as gjithe tokesoret bashke, madje as edhe ufot, sepse ata vete ne institucionet akademike e kane pjelle idene e Serbise se Madhe e me dhunen qe kane ushtruar jane munduar ta vejne ne zbatim.
nga Kryeplaku
Pra eshte dite e madhe kjo per te gjithe, per Kosovaret se u bene te pavarur, per Shqiperine sepse pa u zgjidhur Kosova as ne Nato e as ne BE nuk do hynte kurre edhe per vet Serbine qe me ne fund do i ket kembet e lira per te ecur para.
Per Shqiperine 17 shkurti eshte dite feste kombetare Kryeplaku, iu clirua perfundimisht nga zgjedha serbe ajo pjese qe dhunshem iu mor ne 1913 dhe kaq. Shqiperia si shteti meme festoi e feston se dy milione shqiptare do te kene mundesine tash e tutje te vendosin per fatin e shtetit te vet e Shqiperia do te kete mundesine te jetoje e ndertoi te ardhmen shume me afer Kosoves, se c'ka qene e mundur qe prej shume kohesh. Se cfare do te ndodhe pastaj kur si e qysh do te hyje Shqiperia ne BE dhe ne NATO eshte pune tjeter. Shqiperia hapat per ne BE dhe NATO i ka hedhur megjithese ceshtja e Kosoves ka qene e pazgjidhur. Me veshtiresi, se e ka martuar veten me tranzicionin e sic duket ka bere betim solemn qe martesen e ka me gjithe mend e do i qendroje besnike ne jete te jeteve. Po sikur Shqiperise me gjithe pavaresimin e Kosoves, por ama per shkak te atyre qe e quajne veten politikane shqiptare, t'i shtyhej ne kohe hyrja si ne NATO, ashtu dhe ne BE, cfare do te thoshe ti? Eshte Kosova shkaku?
Aman ne c'shkolle te kane mesuar te shkruash keshtu gjerash pa lidhje. Mblidhi ti mendte e shkruaj sic duhet, sic e do logjika e nje te shkolluari dhe sic e do zemra e nje shqiptari, nese nuk do te perflitesh si tjetercka.
Krijoni Kontakt