E tregojne vehten qe jane nje popull violent.
Ata nuk e njohin gjuhen e komunikimit dhe tolerances.
paskan qene rreth 150 mije serbe neper rruge duke protestuar sipas nje TV amerikan
Demonstruesit pervec ambasades amerikane qenkan futur edhe ne ambasaden kroate.
http://en.rian.ru/world/20080221/99827307.html
Te shikosh keto pamje neper mediat me te fuqishme boterore eshte nje kenaqesi e vecante...nuk e di por pavaresia e Kosoves na solli 2 gezime ne nje dite, sic thote ajo kenga.
Nga njera ane kercet ahengu, nga ana tjeter digjet Beogradi, ku ka pamje me fantastike??? Nuk jam ndjere keshtu qe kur Valbona Selimllari fitoi Mrs. Globin!!![]()
As qe du me dit!
Qka Thot Zeri i Amerikes per protestat ne Beograd.
Protesta të dhunshme në Beograd: I vihet zjarri ambasadës amerikane
Zëri i Amerikës
21-02-2008
Një grup demonstruesish serbë që po protestojnnë kundër pavarësisë së Kosovës, u futën sot në ambasadën amerikane në Beograd. Njoftimet bëjnë të ditur se protestuesit arritën të futen në kompleksin e ndërtesave të ambasadës dhe u vunë atyre zjarrin.
Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Sean McCormack u bëri thirrje autoriteteve serbe të mobilizojnë mjetet e duhura për ta zgjidhur situatën. Protestuesit u futën gjithashtu në ambasadën kroate në Beograd. Këto incidente ndodhën ndërkohë që 150 mijë demonstrues mbushën rrugët e Beogradit për të protestuar kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti i Serbisë Boris Tadiç dhe kryeministri serb Vojisllav Koshtunica kishin bërë thirrje për një protestë paqësore në Beograd, pasi Kosova shpalli të dielën pavarësinë.
Gjetkë, disa qindra veteranë të ushtrisë serbe dogjën goma makinash dhe qëlluan me gurë policinë dhe paqeruajtësit e Natos në një pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë. Një incident i veçuar u njoftua në Bosnje-Hercegovinë, ku protestuesit serbë në Banja Lluka qëlluan me gurë policinë, e cila u kundërpërgjigj.
Ndërkaq, një numër vendesh të tjera vazhdojnë të njohin pavarësinë e Kosovës. Italia dhe Estonia njohën sot pavarësinë e Kosovës. Një numër vendesh kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Shqipërinë, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.//lk
Inter Campione d'Italia!!
2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500
Neser shperngulen protestuasit ne Mitrovice...
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Prit tani kur te fillojne edhe greket ne Athine ti vene zjarrit ambasades amerikane atyJane bere te dyja palet si vellezerit siameze.
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
Digjet Ambasada Amerikane në Beograd
21.02.2008
Dhjetëra protestues i kanë vënë zjarrin Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, gjatë protestës masovike kundër pavarësisë së Kosovës. Departamenti amerikan i shtetit i bën thirrje Serbisë ta kontrollojë situatën.
Dhjetëra protestues i kanë vënë zjarrin Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, gjatë protestës masovike kundër pavarësisë së Kosovës.
Ndërtesa ishte e mbyllur para protestës, ndërsa dyert dhe dritaret ishin të mbuluara.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack, tha se asnjë nga punonjësit e ambasadës nuk ndodhej brenda. Ai u bëri thirrje autoriteteve të Serbisë që ta kontrollojnë situatën.
"Ne jemi në kontakt me Qeverinë serbe për t'u siguruar se ata i kanë ndërmarrë masat e duhura për t'i përmbushur obligimet e tyre ndërkombëtare. Deri tash ata nuk kanë ofruar siguri të duhur policore. Në mënyrë që të jemi të sigurt se ambasada është e mbrojtur, ne u bëjmë thirrje që ta kontrollojnë situatën", tha Sean McCormack.
Protestuesit gjithashtu kanë djegur edhe flamujt e Ambasadës kroate dhe asaj kandeze.
Njoftohet se policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe është përleshur me protestuesit, por kjo ka ndodhur vetëm pasi demonstrata kishte marrë përmasa të mëdha.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të protestave në Beograd që të tërhiqen nga rrugët dhe të pushojnë së sulmuari ambasadat e huaja.
"Kjo vetëm e dëmton mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit tonë dhe mbrojtjen e Kosovës. Kjo vetëm e largon Kosovën nga Serbia", porositi Tadiq nga Bukureshti.
Raportohet se rreth 150 mijë njerëz morën pjesë në protestat e sotme.
Protestuesve më herët iu drejtua kryeministri Vojisllav Koshtunica.
"Vëllezërit tanë në Kosovë nuk janë të vetëm dhe nuk janë të harruar. Përderisa do t'i hedhim poshtë ultimatumet, ne do të jemi të lirë. Përkushtimet janë bërë, fjalët tona i ka dëgjuar e gjithë bota dhe dihet shumë mirë se sa e fortë është fjala serbe. Kosova është Serbi", tha Koshtunica.
Ndërkohë, nëpër kishat ortodokse të Beogradit u mbajtën shërbime fetare.
Po sot, në vendkalimin kufitar Merdare, mes Kosovës dhe Serbisë, disa qindra serbë depërtuan në zonën neutrale, duke protestuar dhe hedhur gurë ndaj policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it.
Njoftohet se disa qindra ushtarë të KFOR-it arritën në vendngjarje për t'i penguar sulmet ndaj pikës kufitare.
Në Bosnjë, protestuesit serbë gjithashtu kanë hedhur gurë ndaj policisë, e cila është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Radio Europa e Lire
s\'ja ka mbajt tajarja te shkelin brenda jo, kan hudh molotove ne fasade, se po te shkelte njeri brenda s\'dilte me aparat funksional frymemarrjejeDeri tash ata nuk kanë ofruar siguri të duhur policore. Në mënyrë që të jemi të sigurt se ambasada është e mbrojtur, ne u bëjmë thirrje që ta kontrollojnë situatën
Krijoni Kontakt