Protestat e dhunshme e kanë katapultuar Serbinë drejt izolimit
Kryeministri serb Kostunica shprehu në një njoftim për shtyp keqardhjen për ekseset, por bën përgjegjëse bashkësinë ndërkombëtare.
Pas ekseseve kundër ambasadave të huaja në Beograd sot është kthyer sërish e përditshmja. Tribuna e mitingut të djeshëm është zhdukur përsëri. Vetëm copa xhamash, kazanë plehrash të djegur dhe dyqane të plaçkitura, jo vetëm perëndimore, dëshmojnë për ekseset.
Para ndërtesave të ambasadave në bulevardin e Knjaz Miloshit janë vendosur njësi speciale dhe shumë më tepër policë se në ditë e tjera. Por kjo shumëkujt i duket tepër e vonuar. Në momentin e duhur, kur u sulmuan ambasadat, policia nuk ishte prezente. Huliganët e kishin rrugën e lirë.
Prestigji ndërkombëtar i Serbisë është dëmtuar
Në komentin e tij të parë ministri i jashtëm Vuk Jeremic i mori në mbrojtje forcat e sigurisë."Policia ka reaguar shpejt, edhe pse ndoshta nuk është dukur kështu. Por po të marrësh parasysh njerëzit e panumërt në rrugë, nuk ka qenë e domosdoshme të siguroheshin vetëm ambasadat, por edhe i gjithë manifestimi me disa qindramijëra pjesëmarrës."
Në të njëjtën kohë politikani i kampit qeveritar properëndimor i dënoi ekseset. Ai deklaroi, se vandaluesit e pakët nuk përfaqësojnë ndjenjën kolektive të popullsisë serbe. Këtë e vertëtojnë edhe reagimet e qytetarëve të Beogradit në rrugë.
"E tmerrshme. Kjo është paradigma e asaj që na ndodh. Natyrisht që dëmton prestigjin tonë. Përse do të na duartrokiste bota, për një gjë të cilën e dënojmë vetë këtu?"
I njohuri i tij flet për një sindromë të pashërueshme. "I jam lutur zotit, që i vdekuri në ambasadën amerikane të mos ishte qytetar amerikan. Sepse përndryshe ndoshta amerikanët do të na kishin bombarduar të pasnesërmen."
Edhe në gazetat serioze serbe dënohen pamjet e shëmtuara të ekseseve. "Kjo nuk është Serbia", titullohet një nga gazetat e mëdha. Një tjetër ankohet, që vetëm disa e kanë dëmtuar emrin e Serbisë, ndërsa qindramijëra kanë demonstruar në paqe kundër pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri serb Kostunica shprehu në një njoftim për shtyp keqardhjen për ekseset e djeshme, por bën përgjegjëse bashkësinë ndërkombëtare. Mediat serbe citojnë sot nga protokolli i një mbledhjeje të kabinetit. Kryeministri me tendencë nacionaliste duhet të ketë thënë tekstualisht: "Këto njerëz, huliganë siç i quani ju, kanë reaguar vetëm ndaj shkeljes të së drejtës ndërkombëtare."
Kjo akuzë i bëhet tani vetë Serbisë. Këshilli i Sigurimit dënoi ashpër sulmet ndaj ambasadave të huaja dhe kujtoi Serbinë, se ambasadat janë të pacënueshme. Edhe SHBA-të akuzuan udhëheqjen serbe dhe kritikuan masat e këqia të sigurisë. Protestuesit nuk i bëjnë mirë popullsisë serbe, përkundrazi. Ata jo vetëm kanë hedhur hije mbi manifestimin paqësor, por e kanë katapultuar Serbinë pak më tej në izolim.
Andrea Mühlberg
DW
P.S. Cila eshte Serbia tjeter?
Deri sot ne njohim nje Serbi qe drejtohet historikisht nga manipulatore, te cilet e gjejne mbeshtetjen tek mentaliteti fshatar i popullit te tyre.
E gjithe historia e serbeve ka qene e mbushur me ngjarje te dhunshme. Ata ju kane nxjerre syte mbreterve te tyre dhe kane mbreteruar duke mbajtur syte e shkulura ne xhep.
Ata kene qene ne konflikt permanent me te gjithe popujt e Ballkanit, pa dallim, per shekuj me rradhe.
Ata kane qene dera e fshehte e enderrave rusosllave per te kontrolluar Ballkanin dhe per te mbajtur ate nen tension te perhershem.
Ata pergjaken ish-Jugosllavine, me endrren e tyre te cmendur te Serbise se Madhe dhe ishin ata qe nxoren nga gjiri i tyre vetem kriminele te kerkuar lufte dhe qindra e mijera kriminele te tjere bastarde, qe grabiten, dhunuan, plaçkiten dhe dogjen popujt sllovene, kroate, boshnjake dhe shqiptare.
Serbia dhe populli i saj jane nje Rusi ne miniature.
Krijoni Kontakt