Close
Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 212
  1. #131
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kroatet kunder Serbeve dhe Serbise...

    Zagreb, policia arrestoin 44 protestues antiserb

    Policia kroate ka ber te mundur arrestimin e 44 protestuesve të cilët pasi sulmuan ambasadën kroate në Beograd gjatë një manifestimi kundër pavarësisë së Kosovës dogjën edhe flamurin e Serbisë.

    Rreth 50 protestues kroatë u grumbulluan dje në mbrëmje në sheshin kryesor të Zagrebit, ata protesuan duke hedhur parrulla antiserbe. Policia kroate ka ber te mundur arrestimin e 44 protestuesve të cilët pasi sulmuan ambasadën kroate në Beograd gjatë një manifestimi kundër pavarësisë së Kosovës dogjën edhe flamurin e Serbisë. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kroate tha se dy incidentet kërcënonin marrëdhëniet dypalëshe, të vendosura mes Kroacisë dhe Serbisë, pas përfundimit të luftës mes tyre, në vitin 1995. ''Ne besojmë se incidentet nuk do të cënojnë atë që kemi arritur me mund për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë gjatë 10 viteve të fundit. Reagimi i menjëhershëm i policisë në Zagreb tregon se ne u kushtojmë shumë rëndësi këtyre incidenteve'', deklaroi Mario Dragun.


    news
    Sui generis

  2. #132
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    amerikaneve ketu ne kabul u ka ik menja.me duket se do ja cojn me post ndonji raket TOMAHOK

  3. #133
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    A ka njeri qe ka shkruajtur ndonje copez historie gjate kohes sundimit otoman?
    Serbet shkruajne historine dhe thone botes qe Kosova eshte djepi i tyre. Une e di qe keta kan ardhur ne Ballkan nga stepet e Rusise dhe nga LLuzhica e dikurshme( jo nga Lluzhica e Kooves por kjo http://en.wikipedia.org/wiki/Sorbs ), por me interson te di se a ka shqiptar nga trojet e Dardanise te kete shkruajtur dicka per 500 vjetet e roberise?
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 22-02-2008 më 13:11
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #134
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Le te plasin nga inati jevgjit, pavarsine e mori Kosova, tani le te ngordhin nga inati.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #135
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Si nuk pata nje bomb atomike tua hedh ketyre serbeve,u knaqa me kta jane bere per te lozur si maca me miun jane bere hahahahahahahhaaaaaaaaaaaaaaa

    Unites States of Albaniaaaaaaaaaaaaaaaaa se Shpejti.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Të (pa)fajshmit për pavarsinë

    Mero Baze

    Mbi njëqind mijë serbë mbushën dje sheshin kryesor të Beogradit, duke adresuar qartë mbështetjen perëndimore për pavarësinë e Kosovës. Degradimi i protestës me sulme mbi ambasadën amerikane dhe simbolet perëndimore të qytetit ishte një mbyllje e sinqertë. Të gjithë ata që kritikojnë Beogradin për mënyrën sesi po e përjeton divorcin me Kosovën, po injorojnë një të vërtetë të frikshme që kompromenton rëndë ende sot shoqërinë serbe. E vërteta e frikshme është se Serbia ende nuk ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e saj. Ajo e përjeton pavarësinë e Kosovës si kurth ndërkombëtar dhe jo si një realitet shqiptar. Serbët
    në Beograd, nëse i vë re, po i injorojnë shqiptarët, po injorojnë qytetarët e Kosovës, po injorojnë bilé dhe Shqipërinë nga lista e armiqve. Ata kanë në shënjestër Perëndimin dhe SHBA si shkaktarë të asaj që ata e quajnë tragjedi e fundit.
    Përse ndodh kjo?

    Së pari, kjo ndodh, se serbët nuk kanë asnjë ndjesi faji për mënyrën sesi janë sjellë me Kosovën dhe shqiptarët. Ata ende vazhdojnë të mendojnë se shqiptarët e kanë merituar gjenocidin, poshtërimin dhe spastrimin etnik. Ata ende mendojnë se po të
    ishte për shqiptarët, ata do të ishin ende nën Serbi dhe se problemi i tyre i vetëm është pse Perëndimi mbështet shqiptarët. Ky përjetim i.pavarësisë së Kosovës si një gjest joshqiptar, por perëndimor ka ndezur valë të madhe urrejtjeje antiperëndimore në Serbi. Është ky shkaku që ata nuk ndjehen aq shumë të egërsuar me shqiptarët sesa me Perëndimin. Është ky dhe fakti banal që ata kanë hequr ambasadorët nga gjithë vendet perëndimore, duke harruar Shqipërinë. Dhe kjo është një akuzë e madhe për shoqërinë serbe dhe intelektualët e Serbisë, pasi ky është një racizëm i ngritur si mit kombëtar. Ata vetëndjehen racë superiore ndaj shqiptarëve dhe përpiqen të mos i llogarisin në këtë vajtim kombëtar që kanë nisur.

    Së dyti, Serbia ka deligjitimuar zgjedhjet e saj të fundit presidenciale. Votimi për presidentin Tadiç, një fytyrë properëndimore e Serbisë, ka dëshmuar se ka qenë një votim hipokrit, nën presion. Me shpresë se Perëndimi do të bëhej aleat i tyre, nëse votohej për Tadiçin, serbët i kanë dhënë votat një pakice politike në Serbi dhe janë penduar ditën që ai ka bërë betimin. Protestat dhe histeria e djeshme në Beograd dëshmon se Serbia ka nisur të vajtojë për mitin e radhës, Kosovën. Si përherë në historinë e saj, qysh prej betejës së Fushë Kosovës, ajo ka nevojë për një betejë të humbur që ta vajtojë. Tashmë, po vajton humbjen e Kosovës si një humbje të betejës mePerëndimin.

    Së fundi, Serbia po futet në rrugë pa krye në raportet rajonale. Ballkani e ka njohur dhe pranuar parimisht Kosovën si pjesë të vetën, si shtetin më të ri të rajonit. Greqia, Maqedonia, Kroacia Sllovenia e Bullgaria janë në radhë për ta njohur formalisht.
    Serbia nuk mund ta injorojë këtë realitet duke vështruar komunikimin me Kosovën. Kosova është aty në krah të Serbisë, po aty ku ka qenë mijëra vjet, por që tashmë qeveriset nga shqiptarët. Sa më parë që Serbia të ndërpresë vajtimin dhe të shohë këtë realitet shqiptar në krah të saj, aq më mirë do të jetë për të. Serbia ka nevojë të komunikojë me Kosovën si fqinjë, si treg dhe si shoqëri. Sa më shpejt ta bëjë këtë, aq më shpejt ka për ta kuptuar se shkaku i humbjes së Kosovës nuk është Perëndimi, por vlerat perëndimore dhe rruga e të qenit bashkë me Kosovën janë sërish vlerat perëndimore. Kosova nuk ka nevojë jetike si shtet për Serbinë. Fati i ka dhënë në krah Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe nuk ka asnjë rrezik për ekzistencën e saj. Sa më larg t’i qëndrojë Serbia - Kosovës, aq më dëm do t’i bëjë vetes. Kosova
    dhe shqiptarët aty janë një realitet që mbijetuan dhe fituan pavarësisht Serbisë. Tani më shumë se kurrë ata nuk kanë arsye të preken nga vajtimet serbe për Kosovën. Ata mund të jenë fqinjë të mirë me Serbinë, nëse Serbia arrin të kuptojë se Kosova është bërë e pavarur prej saj, pikërisht pse Serbia i urren shqiptarët. Nacionalistët
    e vijës së ashpër që ndezën fl akë Beogradin janë dhe shkaktarët realë të rrudhjes së Serbisë dhe humbjes së mbështetjes perëndimore për të.
    Millosheviçi, Mlladiçi, Karaxhiçi e deri te Nikoliçi janë arkitektët e humbjes së Serbisë. Është paradoks I madh për një komb, i cili i ka pasur të gjitha shanset të mbijetojë duke bërë aleat Perëndimin dhe vetëshkatërrohet duke fajësuar Perëndimin. Lotët e
    tyre në tribuna janë lotë krokodili për Serbinë, pasi, nëse ka një arkitekt serb për pavarësinë e Kosovës, ai është Sllobodan Millosheviçi, Koshtunica dhe
    Nikoliçi. Pa këtë politikë primtive serbe, Kosova vështirë se do t’i faktonte Perëndimit fytyrën e vërtetë të nacionalizmit serb. Ata janë dëshmitarët e mëdhenj pro problemit të Kosovës për vite të tëra. Nëse shoqëria serbe do t’i bëjë ndonjë herë gjyqin vetes
    për atë që ka ndodhur me Kosovën, duhet së pari të dënojë këta njerëz që deshën të injorojnë ekzistencën e shqiptarëve dhe identitetin e tyre.

  7. #137
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Darius ke 100% respekt nga une.

    Shkrimet e tua ketu:
    http://www.abovetopsecret.com/forum/thread336159/pg4

    jane si te ishe akademik. Ata akademik qe na mungojne aq shume, ne fakt na mungon respektimi dhe investimi ndaj tyre se per te pasur kemi pasur.

    Po hidhem dhe une njehere andej te te jap nje dore se i kam nja dy fakte ne gurrmaz qe s'mi mban me gurmazi.

    PS. Kerkoj ndjese, jashte teme: E verifikova personalisht te njejtin informacion mbi librin (Thoti fliste Shqip) ne librarine kryesore te Torontos. Kopja e fundit eshte marre dhe nuk eshte kthyer me nga dikush me emer dhe mbiemer Grek. Shume keq nga ata me te cilet ndajme vjetersine e historise ne Ballkan.

  8. #138
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Televizioni gjerman ZDF (transmetuar ne satelit ne 3Sat) e quajti ate qe ndodhi dje ne mbremje ne Beograd si "orgji dhune".

    Bilanci:

    1 i vrare,
    130 te plagosur,
    ambasada amerikane e djegur, te sulmuara disa ambasada, perfshi ate gjermane, gje te cilen ministri i jashtem gjerman e quajti te padurueshme
    90 shitore bizhuterish, veshjesh, kepucesh, krejtesisht te plackitura

  9. #139
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Bilanci:

    Ambasadat e sulmuara nga huliganet serbe (sipas gazetes Der Standard):

    ambasada e SHBA,
    ambasada E Turqiese,
    ambasada e Kroacise,
    ambasada e Britanise se Madhe,
    ambasada e Gjermanise,
    ambasada e Belgjikes,
    ambasada e Kanadase,
    ambasada e Bosnjes

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    JA shikoni per qka protestuan dje Serbet Per Vjedhje Plaqkitje te dyqaneve te veta. Shumica akademik Serb thojn se Serbet ne Serbi as qe e din ku asht Kosova e leje me qe te luftojn per at

Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. Ambasada Amerikane: Si duhet të aplikoni për viza!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 22:33
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •