Close
Faqja 11 prej 22 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 212
  1. #101
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sulmet ne ambasadat e Beogradit, BE-ja “ndeshkon” Serbine

    Perfaqesuesi i Larte i BE, Havier Solana beri te ditur se do shtyhet marreveshja mes Serbise dhe BE-se qe synon afrimin e Beogradit me Brukselin

    BE merr masen e pare ndeshkimore ndaj Serbise per sulmet qe u zhvilluan dje ndaj ambasades amerikane ne Beograd.
    Perfaqesuesi i Larte i BE, Havier Solana beri te ditur se do shtyhet marreveshja mes Serbise dhe BE-se qe synon afrimin e Beogradit me Brukselin, derisa te qetesohet situata e krijuar pas shpalljes se pavaresise se Kosoves.
    Bashkimi Evropian ka kerkuar nga Serbia se duhet te mbroje ambasadat e huaja dhe ka terhequr verejtjen se sulmet ndaj ambasadave rrezikojne perpjekjet per ta sjelle Serbine me prane BE-se.
    "Keto akte dhune nuk te çojne kund dhe nuk ndihmojne njeri", tha shefi i diplomacise evropiane, Javier Solana.

    news24
    Sui generis

  2. #102
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Presidenti Topi denon dhunen e djeshme ne Beograd

    Ne nje takim në Presidencë me Komandantin e Forcës së Bashkuar Aleate në Napoli, Admiralin Mark Ficxherald, Topi ehste ndalur ne situaten ne rajon

    Tirane-Presidenti Topi denoi qendrimet ekstremiste dhe aktet e dhunshme ne Serbi dhe Mitrovicen veriore. Ne nje takim në Presidencë me Komandantin e Forcës së Bashkuar Aleate në Napoli, Admiralin Mark Ficxherald, kreu i shtetit shqiptar duke u ndalur ne situaten ne rajon dhe zhvillimet me te fundit ne Serbi kunder pavaresise se Kosoves ka denuar sulmet e djeshme duke vene ne dukje se s'ka dyshim se ato vijne nga qarqe ultra-nacionaliste. Sic ben te ditur njoftimi per shtyp nga Presidenca, Topi nenvizoi faktin se rruga dhe e ardhmja e vetme per te gjithe vendet e Ballkanit Perendimor eshte integrimi ne familjen e madhe euroatlantike.

    news24
    Sui generis

  3. #103
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    Tani, priten donacione te medha per Kosoven nga Amerika, BE, Japonia, vendet tjera perendimore dhe vendet arabe.
    Edhe ndonje mbretni jashtokesore ka gjasa. Amon o Dodon si nuk ke ndryshu o burr i dheut. Ndihma mund te vije sa te doje, nese vjen me keto permasa stratosferike qe thu ti, por duhet me punu dhe vete dreqin e mori.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #104
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Washingtoni reagon ashpër ndaj sulmit kundër Ambasadës në Beograd

    Por i menjhershem ka qene reagimi i zyrtareve serbe. Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic i tha agjencise se lajmeve Reuters se ekstremistet ishin shkaktare te dhunes

    Departamenti Amerikan i Shtetit e quajti sulmin ndaj ambasades te patolerueshem.
    Shtetet e Bashkuara kanë protestuatar zyrtarisht ndaj qeverisë së Serbisë mbi masat e pamjaftueshme të sigurimit në ambasadën Amerikane në Brograd, e cila u sulmua dje dhe u dogj pjesërisht nga demonstruesit. Departamenti i Shtetit tha se nervozizmi i serbëve mbi pavarësinë e Kosovës nuk është e justifikueshëm për sulme dhe nxitje anti amerikane në Serbi.

    Zyrtarë të Departamentit të Shtetit thanë se ata janë ende duke u përpjekur të krijojnë një tabllo të qartë të rrethanave të sakta të sulmeve. Por ata shtuan se është e qartë se forcat serbe të policisë pranë ambasadës ishin të pamjaftueshme, kur mijëra demonstrues të nervozuar mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara ishin pranë saj.

    Në një konferencë shtypi dje vonë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack, tha se zyrtarët dërguan trupa të mjaftueshme policore për të zmbrapsur turmën vetëm pasi ishte shkelur territori i ambasadës dhe pasi nën-Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet Politike, Nicholas Burns, paralajmëroi Kryeministrin serb, Vojisllav Koshtynica dhe Ministrin e Jashtëm, Vuk Jeremiç, se ata do të ishën përgjegjës direkt në qoftëse sulmet do të vazhdonin.

    “Mesazhi ishte shumë i qartë se situata ishte e papranueshme dhe se ata duhet të vepronin menjëherë për të dërguar menjëherë forca të mjaftueshme policore që territori i ambasadës dhe personelit tonë të mos sulmoheshin. Ai ia bëri fare të qartë këtë ministrit të jashtëm se ai do të vinte përpara përgjegjësisë direkte qeverinë serbe për mbrojtjen dhe sigurinë e punonjësve tanë të ambasadës”.

    Zoti McCormack tha se zoti Burns, duke zbatuar urdhërat e Sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice, i tha zyrtarëve serbë një situatë e tillë nuk mund të përsëritet më në të ardhmen dhe upër këtë mori siguri nga zoti Koshtunica.

    Zëdhënësi tha se futja në ambasadë dhe zjarret, dëmtuan vetëm një zyrë pritjeje dhe se zonat e sigurisë dhe dokumenta sekrete nuk ishin prekur.

    Duke pasur parasysh demonstratat mbi Kosovën, Ambasadori Amerikan, Cameron Munter, ndërpreu në mesditën e djeshme aktivitetin e ambasadës dhe në momentin e sulmit në ndërtesë ndodheshin vetëm disa punonjës, të sigurimit dhe të tjerë.

    Reagon Serbia: Pergjegjes jane ekstremistet

    Por i menjhershem ka qene reagimi i zyrtareve serbe. Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic i tha agjencise se lajmeve Reuters se ekstremistet ishin shkaktare te dhunes dhe e quajti ate te papranueshme. Ai tha se ngjarja nuk reflektonte qendrimin e shumices se serbeve.

    news24
    Sui generis

  5. #105
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Spanja denon dhunen ndaj ambasadave ne Beograd

    Madrid- Edhe pse Spanja ka qene nje nder vendet e para te BE-se qe ka kontestuar pavaresine e Kosoves, sot Madridi zyrtar ka denuar dhunen ne Beograd pas protestave kunder pavaresise se Kosoves. Sic bejne te ditur agjencie e ndryshme te lajmeve, qeveria spanjolle denoi sot me vendosmeri dhunen e ushtruar dje ne Beograd. "Qeveria spanjolle denon me vendosmeri te gjitha aktet e dhunes se ushtruar dje ne Beograd, qe u shkaktuan deme te medha ambasadave te ndryshme", sipas nje komunikate te Ministrise se Puneve te Jashtme. "Qeveria spanjolle shpreh mbeshtetjen e saj per qeverine dhe presidentin serb, qe denuan dhunen'', vazhdon me tej komunikata e ministrise.
    Ne total, dhuna qe shpertheu ne Beograd, shkaktoi dhjetra te plagosur, nga te cilet te pakten 32 police.


    (d.b)
    Sui generis

  6. #106
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rehn denon dhunen dhe keshillon: Tani le te shmangen deklaratat nxitese

    Bruksel-Komisioneri per Zgjerim ne BE, Olli Rehn ka reaguar menjehere pas dhunes se djeshme ne Beograd. Pasi ka denuar aktet e dhunshme ne ambasadat ne Beograd, Rehn thekson se protesta te tilla me akte dhune jane te patolerueshme pasi rrezikojne jete njerezish. Sipas Rehn, populli serb ka te drejten e reagimit, por ky reagim thekson Rehn duhet te jete demokratik.
    Madje ai konsideron se pas ngjarjeve te fundit, hapi i pare qe duhet hedhur eshte se duhet te shmangen deklaratat nxitese.
    Komisioneri per Zgjerim tha se lidhur me situaten e mbremshme Serbia duhet te ishte treguar me e kujdesshme ndaj mbrojtjes se trupave diplomatike.

    (d.b)
    Sui generis

  7. #107
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Po lexoj tani zerat e shtypit nderkombetar ne gazeten Der Standard pas ngjarjeve te djeshme ne Beograd dhe jane zhgenjyese ne maksimum.

    Corriere della Sera flet per efektin Boomerang dhe sheh qe ne pavaresine e Kosoves ndodhet potencial per destabilizimin e Ballkanit (e kane shkruar si perfundimt cfare deshen vete, pa iu referuar rezultateve te sondazhit).

    Sipas gazetes La Stampa dy te sulmuarit kryesore nga serbet jane SHBA dhe Kroacia, e cila (kjo e fundit) sipas gazetes ka qene armiku kryesor i Serbise para dhe pas daljes se Kroacise si shtet me vete.

    Sipas Süddeutsche Zeitung protestat serbe deshen te tregonin se pozita dhe opozita bashke jane kunder shtetit te Kosoves. Kesaj rryme iu largua presidenti Boris Tadic, i cili me qendrimin e vet tregoi guxim te madh ne keto dite te veshtira qe kalon Serbia.

    Sipas Tages-Anzeiger (gazete zvicerane) tashme ne Serbi mund te flitet se ka shperthyer dhuna. Kete dhune e denoi presidenti Tadic, i cili nuk eshte i gatshem qe per mbrojtjen e Kosoves te luftoje bashke me drejtuesit e partise radikale.

    Dagens Nyheter (gazete suedeze) i kushton vemendje politikes se perbashket te sigurise ne Bashkimin Europian. Sipas gazetes Ballkani ka qene gjithmone nje fushe testuese per BE, nje fushe ne te cilen ne provimet e para BE ka deshtuar. Ne kuader te pavaresise BE tregon perseri sa i veshtire eshte koordinimi i nje politike te perbashket sigurie.

    Gazeta hungareze Népszabadsag shkruan tekstin me zhgenjyes (shqiperuar nga gjermanishtja):
    "A eshte kjo province shqiptaresh ekonomisht jo e afte per te jetuar, qe eshte pas mbarimit te pushtetit serb (nen OKB) nuk ka arritur asgje, aq e vlefshme, sa per shkak te saj, edhe nese nuk shperthen Lufta e Trete Boterore, te pakten rete e nje konflikti te pashembullt nderkombetar te shfaqen ne qiell? E thene rende: cfare na duhet ne Kosova? Ne hungarezeve, qe asgje nuk na lidh me Kosoven, por ama qe shume na lidh me hungarezet ne provincen veriore Vojvodine, te cilen cdo lajm i ri krize mbi Serbine e mbush vec me frike? Hungaria nuk duhet ta njohe pavaresine e Kosoves."
    Dita, bota nuk komandohet me nga njerezit, ose e thene me sakte bota duket qarte qe nuk komandohet me nga njerezit. Pjesen me te madhe, do thoja 90% e kontrollojne interesat e elites, sepse sic po shifet ne Amerike qe kane dalur te gjithe te votojne nje gati-gati komunist si Obama (sepse retorika e tij te kujton me shume Kastron dhe Enverin se sa ndonje demokrat), popullit dhe shkrimit te lire nuk mund ti besohen dot fatet e botes sepse populli gjithmon e me shume po koqohet dhe po del nga binaret.

    Sa per Italine qe i vetmi vend qe thoshte 500,000 vete nderkohe qe ishin 150,000 sikur pashe. Komb me fiksime dhe ata, por ja qe D'Alema, nje antishqiptar i regjur nuk mund ti shpetonte dot interesave te politikes globale.

    Varianti me i mundshem dhe qe duhet edhe keta politikanet tane palla te punojne eshte qe per 10 vjet Kosova te rri kshu sic eshte nen kontroll te rrepte nderkombetar. Po nuk u fut ne OKB, ti futet nje referendum dhe me pas te kete nje republike federale shqiptare, dhe ne kete menyre sigurohet dhe karrikja ne OKB dhe kufijte sanksionohen.

    Serbia i ka blere keto gazeta, sepse deri atje mund te shkoje, nderkohe qe politika Europiane dhe sidomos angloAmerikane e ka denuar rende aktin e djeshem. Nuk behet dot logjikim me mercenarin, sepse keto gazeta kane shitur b----en, prandaj dhe me vjen te qesh me emailat e shqiptareve qe votoni ket apo ate sondazh. Ata e kane parapergatitur cfare do shkruajne.


    Mbase Dariusi mund te na ndihmoj me shume ne aspektet e interesave te elites.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #108
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sulmi ne ambasaden amerikane, Solana: Dhuna e papranueshme

    BE reagon lidhur me sulmin e djeshem ndaj ambasades amerikane ne Beograd. “Dhuna eshte totalisht e papranueshme” beri te ditur ne emer te perfaqesuesit te larte te BE, Havier Solana, zedhenesja e tij, Cristina Gallach. Lidhur me protesten qe degjeneroi ne dhune, Gallach u beri thirrje serbeve per qetesi dhe pergjegjesi per situaten e krijuar, si pasoje e te ciles u plagosen shume persona ndersa nje kufome ende e paidentifikuar u gjet e djegur.

    news24
    Sui generis

  9. #109
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KS-ja denon sulmet ne Beograd

    Keshilli i Sigurimit ka denuar sulmet kunder ambasades se Shteteve te Bashkuara dhe ambasadave te tjera ne Beograd.
    Deklarata e Keshillit te Sigurimit u lexua nga ambasadori i Panamase, Richardo Alberto Arias, vendi i te cilit ka kryesine e rradhes.

    "Anetaret e Keshillit te Sigurimit denojne shume ashper sulmet e banditeve kunder ambasadave ne Beograd, sulme qe kane rezultuar me demtime te ambasadve dhe rrezikim te personelit diplomatik", tha Arias.
    Ambasadori i Panamase mirepriti hapat e marra nga autoritetet serbe per te vendosur rendin.

    balkan
    Sui generis

  10. #110
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kot per te thene se sa te papergjegjshem jane shkrimtaret:
    http://www.theglobeandmail.com/servl.../International

    Shikoni komentet e vete kanadezeve, dhe komentet e nje gomari serb. E kapin mat autorin e shkrimit se Kanadaja nuk duhet te mbeshtesi Kosoven.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 11 prej 22 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. Ambasada Amerikane: Si duhet të aplikoni për viza!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 22:33
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •