Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Gjendet i vdekur brenda në pus anglezi i zhdukur prej 18 ditësh

    Eduard Krejthorn (Edward Craythorne), 21-vjeçari anglez që ishte shpallur person i zhdukur që nga data 3 shkurt e këtij viti, është gjetur i pajetë në një pus, në Shëngjin. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë njoftuan dje se "trupi i pajetë që u gjet të martën në mbrëmje brenda një pusi në Shëngjin, i përket shtetasit anglez Eduard Kejthron". Burimet policore saktësuan gjithashtu se nga këqyrja e kufomës është arritur në përfundimin që 21-vjeçari kishte vdekur përpara disa ditësh dhe ishte hedhur në një pus të mbuluar me kapak, në një kodër të Shëngjinit. Trupi u zbulua rastësisht nga një grup fëmijësh që luanin pranë pusit në fjalë. Policisë i janë dashur disa orë të identifikojë kufomën, që kishte shenja goditjesh me mjete të forta në kokë. Burime zyrtare të policisë lokale bënë me dije se pas identifikimit të kufomës janë shoqëruar në ambientet e policisë disa persona, të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Dje në mbrëmje vonë policia njoftoi se ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen e anglezit dy të rinj nga Shëngjini, Arlind Vukaj dhe Marjo Pjetrushi. Këta dy persona kanë pasur njohje me 21-vjeçarin Eduard Kejthorn dhe kanë qenë me të në ditën që ai u zhduk. Policia tha se vrasja e anglezit është kryer për grabitje dhe se dy të arrestuarve u janë gjetur një orë dhe një varëse floriri të viktimës. Anglezi 21-vjeçar kishte ardhur në tetor të vitit 2007 në Shëngjin, ku jetojnë nëna dhe motra e tij. Nëna e Eduardit, Ajlin Kejthorn, ishte shpërngulur nga Anglia në Shqipëri në vitin 2004, pas martesës së vajzës së saj Sofia, me një djalë nga Shëngjini. Të shtunën e datës 2 shkurt, Eduardi doli për një kafe me shokun e tij, Marjon (i akuzuar tashmë për vrasjen). Kur zhdukja e 21-vjeçarit nga Anglia u bë objekt i emisionit televiziv "Njerëz të humbur", Marjo Pjetrushi deklaroi se Eduardi ishte takuar atë ditë me tre persona nga Lezha, të cilët flisnin anglisht. "Ata janë ngjitur në një veturë me targa angleze dhe me timon nga krahu i djathtë", tregoi Marjo, duke shtuar se nuk kishte arritur të kuptonte asgjë nga biseda në anglisht mes Eduardit dhe tre lezhjanëve. Ai tregoi se ata i kishin bërë ftesë për të shkuar me ta në Tiranë, por ai nuk ka pranuar, duke e lënë Eduardin nën shoqërinë e tyre.


    © Gazeta Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e cufi british
    Anëtarësuar
    25-05-2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    28

    Vrasja e britanikut, arrestohen dy shokët e tij

    Vrasja e britanikut, arrestohen dy shokët e tij







    Kufoma e dekompozuar e Shëngjinit i përket Edëard Craythorne, i zhdukur më dy shkurt. U vra me një shufër hekuri

    Policia ka arrestuar dje Mario Pjetrushi e Arlind Vukaj. E vranë për t'i marrë varësen dhe byzylykun

    SHËNGJIN- Kufoma e pjesërisht e dekompozuar e një mashkulli që u gjend dy ditë më parë në Shëngjin i përket shtetasit anglez Edëard Craythorne. Djali 21-vjeçar është zhdukur që më datë dy shkurt kur ka dalë për të pirë një kafe me miqtë e tij e më pas nuk është parë më nga askush. Por pak orë më pas policia e Lezhës ka mundur që të arrestojë edhe autorët e vrasjes së tij. Ata janë shokët e vetë viktimës, Mario Pjetrushi dhe Arlind Vukaj. Vrasja është kryer me një shufër hekuri dhe motivi i saj ishte grabitja e një varseje dhe një byzylyku floriri. Më pas "shokët" e kanë hedhur trupin e viktimës në një pus e kanë deklaruar në polici se ai ishte larguar me një makinë së bashku me tre njerëz që nuk i njihnin.

    Zhdukja

    Britaniku Edëard Craythorne është zhdukur më datë dy shkurt të këtij viti në Shëngjin. Ai kishte dalë me disa shokët e tij por nuk është kthyer asnjë herë në shtëpi. Pasi kanë pritur tërë natën, të nesërmen në mëngjes nëna dhe motra e tij kanë bërë denoncimin përkatës në polici. Sipas denoncimit të nënës, Edëard Craythorne kishte ardhur në Shqipëri në tetor të vitit ta kaluar për të qëndruar disa muaj së bashku me familjen. Plani i tij ishte që më datë katër shkurt të këtij viti të kthehej sërish në Angli. Mëngjesin e datës dy shkurt ai ka dalë nga shtëpia duke i thënë familjes se do të takohej me shokun e tij Mario por që nga ai moment nuk është kthyer më. Dëshmitarë të ndryshëm kanë pohuar se 21-vjeçari britanik është parë për herë të fundit nga tre persona nga Lezha, të cilët flisnin anglisht. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Mario por ai ka pohuan se nuk kishte kuptuar asgjë nga biseda pasi nuk flet anglisht. "Grupi" i njerëzve është larguar më pas me një makinë me targa angleze e timon në krahun e djathtë. I vetmi që ka qëndruar ka qenë Mario. Që nga ai moment edhe telefoni celular i Edëard Craythorne ka qëndruar i mbyllur ndërsa pasaporta dhe bileta e udhëtimit e 21-vjeçarit ndodheshin në banesën e tij.

    Identifikimi

    Burime të policisë së Lezhës pohuan dje se nga ekspertimet që i janë bërë kufomës së gjetur në pusin e ujit në fshatin Mal Shëngjin, kanë vërtetuar se bëhet fjalë për shtetasin anglez Edëard Craythorne. Trupi i pa jetë është nxjerrë nga pusi ku është gjetur e më pas është dërguar në polici. Aty ai është identifikuar edhe nga e ëma dhe e motra. Dy gratë kanë pohuar përpara policëve se viktima, edhe pse në dekompozim e sipër, ishte njeriu i tyre. Hetuesit shpjeguan se nga hetimet e para rezulton se Edëard Craythorne ka të çara në kokë, gjë që tregon se ai është goditur me sende të forta përpara hedhjes në pusin e ujit. Për 12 orë me radhë policia shkencore ka punuar me trupin e 21-vjeçarit duke fiksuar prova të mundshme që mund t'i shpien në identifikimin e autorëve të vrasjes. Grupi hetimor ka shoqëruar rreth 40 persona për t'i marrë në pyetje në lidhje me këtë çështje.

    Arrestimi

    Dëshmitë e dhëna nga Mario Pjetrushi nuk kanë bindur policinë e Lezhës, e cila ka vazhduar hetimet intensive. Të gjitha të dhënat e kanë drejtuar policinë tek "shoku i ngushtë" i viktimës, i cili ishte edhe personi i fundit me të cilin ishte parë. Pas një kontrolli që i ka ushtruar atij policia ka gjetur një byzylyk floriri, për të cilin e ëma dhe e motra e viktimës kanë pohuar se i përkiste atij. Menjëherë Mario Pjetrushit dhe Arlind Vukajt i janë hedhur prangat ndërsa pas marrjes në pyetje është gjetur edhe mjeti i krimit. "Janë bllokuar në cilësinë e provave materiale, një byzylyk floriri që i përkiste viktimës Edëard Craythorne si dhe një shufër hekuri me të cilën autorët kanë kryer vrasjen. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se vrasja është kryer për motive të dobëta, pasi viktima dhe autorët kanë pasur një njohje ndërmjet tyre",- thanë dje burimet zyrtare të policisë në lidhje me këtë çështje.

    Të arrestuarit

    Arlind Vukaj, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shëngjin.

    Mario Pjetrushi, 19 vjeç, lindur dhe banues në Shëngjin.

    HISTORIA

    Ailin Craythorne, nënë e katër fëmijëve jetonte në Britaninë e Madhe. Vite më parë njëra nga vajzat njihet dhe dashurohet me një shtetas shqiptar Edmond Ftonin. Lidhja e tyre kthehet në një gjë serioze dhe Sofia martohet me Edmondin. Në vitin 2004 çifti vjen të jetojë në Shqipëri. Pak kohë më pas Ailin Craythorne vjen edhe ajo në Shqipëri për të jetuar me të bijën. Por martesa e saj me Edmond Ftonin nuk shkon ashtu siç ishte parashikuar dhe çifti ndahet. Ailin dhe Sofi Craythorne nisin një jetë të re në Shëngjin. Në shtator të vitit të kaluar Edëard Craythorne vendos të vizitojë nënën dhe motrën e tij në Shqipëri. Ai punonte në ngarkim shkarkim por kishte vendosur që deri në fillim të shkurtit 2008 të jetonte në Shqipëri. Vetëm dy ditë përpara kthimit për në Britani ai është vrarë për t'i marrë disa sende me vlerë.

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Pupupu, s'paskan te sosur keto bema ...

  4. #4
    Ca bajne keto kshu, vrasin njeriun per nje byrzylyk edhe nje varse floriri .

  5. #5
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Ne rradhe te pare doja te shprehja ngushellimet e mia per familjen. Kjo ka qene me te vertete nje ngjarje makabre.

    Luaneshe, nuk e di nese di dhe me te forten? Gjithsesi po e shkruaj historine me pak fjale ketu.

    Per personin ne fjale, u prehte ne paqe, kishin derguar te dhenat e tij ne emisionin "Njerez te Humur" ne Vizion +. Dhe, javen e dyte qe u publikua rasti i tij behet nje lidhje telefonike me shokun e tij Mario. Dhe ky ia nis nga historia. Tha e kam takuar ne kete ore, pastaj kemi shkuar ketu e aty e atje dhe jam ndare me te ne filan ore e ne filan vend. Kur jam ndare me te ai ka ikur ne nje mercedez te tipit te fundit me 2 shoke te tij, ato nuk i njihja thoshte ky Mario, por me duket se ishin angleze nga menyra se si ishin veshur.

    Pra, ky mire qe e ka vrare, por doli dhe ne televizion duke qare per te. Ja deri ku ka arritur hipokrizia e disa Shqiptareve.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #6
    edhe "shoke" gjasme

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Do Zoti s'e bejne te madhe ne mediat angleze, se dhe kete kemi manget keto dite ... .

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Ne rradhe te pare doja te shprehja ngushellimet e mia per familjen. Kjo ka qene me te vertete nje ngjarje makabre.

    Luaneshe, nuk e di nese di dhe me te forten? Gjithsesi po e shkruaj historine me pak fjale ketu.

    Per personin ne fjale, u prehte ne paqe, kishin derguar te dhenat e tij ne emisionin "Njerez te Humur" ne Vizion +. Dhe, javen e dyte qe u publikua rasti i tij behet nje lidhje telefonike me shokun e tij Mario. Dhe ky ia nis nga historia. Tha e kam takuar ne kete ore, pastaj kemi shkuar ketu e aty e atje dhe jam ndare me te ne filan ore e ne filan vend. Kur jam ndare me te ai ka ikur ne nje mercedez te tipit te fundit me 2 shoke te tij, ato nuk i njihja thoshte ky Mario, por me duket se ishin angleze nga menyra se si ishin veshur.

    Pra, ky mire qe e ka vrare, por doli dhe ne televizion duke qare per te. Ja deri ku ka arritur hipokrizia e disa Shqiptareve.
    Skandal skandal.

    Po gjithe kete kohe qe kane harxhuar per ta vrare e per te mbuluar vrasjen me mbrapa, ta kishin bere pune dhe e kishin blere ate byzylyk te shkret.

  9. #9
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    bobo sa turp..e hudhen jeten ato te dy kot per pak flori...kush edi cfare thojn mediat angleze per ne shqiptarert tani edhe nuk kan faj...TURP!

  10. #10
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    vetem shqiptaret qe jetojne dhe punojne jashte shqiprise,mund ta imagjinajne dhe perjetojne turpin e keti krimi makaber!!!
    me besoni se me vjen turp te shkoj tek puna!!
    kam 9 vjet qe punoj me nje Anglez dhe kisha arritur qe te i krijoja atij nje konsiderat te mire per shqiperin dhe shqiptaret,po tani Cfar te i them atij neser pasi te lexoj Gzeten ne syt e mi!!?
    TURP!!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  4. E shtrenjta Liliana
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 17:06
  5. Në trupin e një 75-vjeçareje gjendet një bebe e vdekur!
    Nga shkodrane82 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 21:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •