Zjarri nė njė nga motorėt rrezikon 109 pasagjerė. Incidenti, nė momentin e ngritjes.
Rreth 100 shqiptarė kanė shpėtuar pėr mrekulli dje nė Verona, kur avioni me tė cilin udhėtonin drejt Tiranės u pėrfshi nga flakėt.Media italiane njoftoi dje nė mbrėmje se njė avion shqiptar i linjės Verona-Tiranė ėshtė pėrfshirė nga flakėt nė aeroportin italian tė qytetit tė Veronės, ndėrsa ishte duke u ngritur nga pista pėr tė fluturuar drejt Tiranės.Mediat vendase, qė u referohen burimeve zyrtare tė autoriteteve italiane tė fluturimit, raportojnė se avioni me 109 pasagjerė nė bord pati probleme me njėrin nga motorėt, nė tė cilin zjarri shkaktoi dėme tė mėdha, por fatmirėsisht pa viktima nė njerėz.Mjeti fluturues shqiptar i tipit MD-80 ka dhėnė alarmin menjėherė dhe forcat e zjarrfikėsve kanė mundur tė evitojnė tragjedinė nė aeroportin "Vilafranka" tė Veronės.109 pasagjerėt, tė cilėt ishin nisur drejt Tiranės, janė evakuuar menjėherė nga avioni sė bashku me ekuipazhin. Pasagjerėt kanė qėndruar nė pritje tė njė avioni tjetėr pėr tė udhėtuar drejt kryeqytetit tė Shqipėrisė.Ndėrkohė, agjencia italiane pėr sigurinė e fluturimit ka hapur njė hetim nė lidhje me incidentin e ndodhur, qė pėr pak mund tė shkaktonte njė katastrofė nė pistė.Sipas zjarrfikėsve, zjarri mund tė jetė shkaktuar nga njė rrjedhje vaji, nėpėrmjet njė ēarjeje nė njė tub hidraulik.Edhe pėr shkak tė numrit tė kufizuar tė fluturimeve, avionėt e linjave shqiptare nuk kanė pėsuar ndonjėherė aksidente tė rėnda. Aksidenti mė i rėndė pėr sa i pėrket aviacionit civil nė Shqipėri, ka qenė dalja e njė avioni nga pista e Rinasit, disa vite tė shkuara. Nė vitin 2006, njė avion i "Turkish Airlines", qė udhėtonte nga Tirana nė Stamboll, u mor peng nga njė person i paarmatosur dhe u detyrua tė ulej nė Brindisi tė Italisė.Ndėrsa nė vjeshtė tė vitit 2007, njė avion turk, qė fluturonte edhe nė linjėn e Tiranės, u rrėzua gjatė njė fluturimi brenda Turqisė.
© Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt