Akademia e Shkencave ka shtuar ne radhet e saj dhe 12 personalitete te tjera. Emri me i spikatur ne liste ishte ai i ish-presidentit te Shqiperise, Rexhep Meidani. Deri tani kane qene 27 akademike, ndersa me emrat e rinj numri i tyre arriti ne 40 te tille. Ne kete liste te gjate profesoresh dhe akademikesh, pervec emrit te ish-presidentit Rexhep Meidani, eshte shtuar dhe ai i Kristo Frasherit, Jorgo Bulos dhe shume drejtuesve te tjere neper institucione te rendesishme shqiptare. Sipas te dhenave, ish-presidenti ka konkurruar edhe per postin e kryetarit te Akademise se Shkencave nder 3 kandidaturat e tjera, midis te cilave drejtuesi aktual, Ylli Popa dhe akademiku Alfred Uci. Behet e ditur se kryeakademiku aktual, Ylli Popa mori 67 vota, ndersa kandidati Meidani vetem 4 te tilla. Qe pas dorezimit te mandatit te tij presidencial ne duart e kreut aktual te shtetit, Alfred Moisiu, ish-presidenti Meidani i eshte rikthyer aktivitetit te tij normal. Hapi i pare qe ndoqi ishte rimarrja e teseres se Partise Socialiste, duke u rianetaresuar edhe nje here tjeter. Por Meidani nuk eshte rikthyer vetem ne politike, ku mundesia me e madhe eshte ajo e kandidimit te tij ne postin e kryetarit. Ai eshte radhitur ne 40 akademiket me te mire te Shqiperise, duke vleresuar kontributin e tij ne fushen e shkencave.
Krijoni Kontakt