Close
Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 217
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli-Festa shqiptare, shtate te plagosur

    Të rinjtë shqiptarë “luftë” njëri tjetrin në zemër të Londrës

    Festat shqiptare të përgjakura

    Shtatë të plagosur në lokalin SOUND

    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    Një tjetër festë shqiptare në Londër, një tjetër natë e përgjakshme me shtatë persona të plagosur.
    SOUND një ndër lokalet e natës më me emër në qendër të Londrës është kthyer në një arenë përleshje të dhunshme mes të rinjve shqiptarë.
    Supozohej të ishte një festë argëtuese me muzikë shqiptare por një sherr banal mes dy grupeve që mësohet të jenë nga Tropoja dhe Burreli e ka përgjakur atë.
    Si gjithmonë shkaku tejet banal. Ngacmim femrash.
    Mësohet se njëri prej djemve nga Tropoja i kërkoi një cigare një vajze që ishte e dashura e një djali nga Burreli. Kjo është marr si ngacmim.
    Kaq ka mjaftuar për të nisur një betejë të vërtëtë alla shqiptarçe.
    Disa të pranishëm në këtë festë i thanë gazetës Shqip se rreth 30 veta nga të dy grupet filluan të godasin njëri tjetrin me ç’të mundeshin. “Kudo shikoje gjak, gota, shishe dhe tavlla duhani që thyheshin në kokat e njerëzve. Të gjithë shtyheshin në ashensor për të dalë nga salla” tha një vajzë e quajtur Sabina.
    Forca të shumta policie kanë rrethuar lokalin në zemër të Londrës në Leicester Square për të shuar sherrin që ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit . Ata kanë nxjerrë shkopat e gomës pasi goditjet mes dy grupeve rivale kanë vazhduar edhe jasht.
    Shtatë persona të lënduar rëndë por pa probleme për jetën janë dërguar në spital.
    Ilir Balla njëri prej promotorëve të aktiviteteve për të rinj shqiptarë e qujtur “Festa Jonë” i cili organizoi mbrëmejn shqiptare në lokalin SOUND tha se u krijua një situatë e rëndë e cila po i bën ata të mendojnë realisht të heqin dorë nga të tilla organizime.
    Ndërsa një trjetër promotor shqiptarë nga “Fundjava.com” tha se “Rrahjet në të tilla veprimtari janë bërë të modës. Ne pranojmë vetëm djem të shoqëruar me vajza në aktivitetet tona. Megjithatë deri në fund të mbrësjes jemi në tension se çfarë mund të ndodhë. Është për të ardhur keq, që këto mundësi për tu argëtuar nën ritmet e muzikës shqiptare në Londër përgjaken.”


    Muzikë shqiptare dhe rrahje

    Nëse Xhamajkianët kur dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar Rege pinë kanabis duke u zhytur në një botë tjetër , e kundërta ndodh me shqiptarët e Anglisë.
    Kur ata dëgjojnë muzikë shqiptare karikohen për tu rrahur apo nxjerrë thikat.
    Ngjarja në lokalin Sound nuk është një incident i izoluar. Vitin e shkuar një festë shqiptare në zonën Shepherds Bush u përdor si arenë hakmarrje duke u çarë me thika mes dy grupeve rivale që këndojnë muzikë rrep.
    Grupi OTR “On Top of the Rest” (mbi të gjithë) e cilësojnë veten si rrepistat shqiptarë më me emër në Londër. Ata janë përleshur me një grup tjetër duke nxjerrë thikat. Policia arrestoi pejstarë nga të dy grupet disa prej të cilëve janë në proces gjykimi.
    Rasti më ektrem u shënua në një koncert natën e krishtlindjeve të vitin 2004 në veri të Londrës në lagjen Wood Green. Gjatë një koncerti me këngëtar shkodran organizuar nga biznesmeni Besnik Berisha u ther me thikë për vdekje Xhevahir Demaj.
    Aurori i vrasjes Robert Linadi pasi shkëmbeu disa fjalë me vitkimën doli nga salla dhe u kthye me një thikë që e mori në makinën e tij, duke mos u kontrolluar nga rojet e sigurisë kur u rikthye në sallë.
    Pasi e ka goditur Xhevahir Demaj ka mundur që ti mbijetojë goditjes për vetëm 20 minuta i mbuluar nga gjaku. Ai ka ndërruar jëtë në spital vetëm disa minuta pas mbërritjes dhe fillimit të përpjekjeve nga mjekët për ta mbajtur në jetë.
    Rober Linadi nga Malësia e Madhe kap të nesërmen e krimit në portin e Doverit duke u larguar nga Anglia me një pasaportë falc. Ai u dënua me burgim përjetë.
    “Kudo që shkojmë nëpër lokalet shqiptare jo vetëm në Londër por edhe në Luton apo vënde të tjera është e pamundur që mos të ketë rrahje mes të pranishmëve” tha një muzikant shqiptar i cili nuk deshi ti përmendet emri.
    Edhe shqiprarët e Birminghamit gjatë një koncerti tre vjet më parë nuk do ti shpëtonin “virusit” të rrahjeve në një koncert me këngëtar shqiptarë.
    Dëshmiratë i një arene tjetër rrahje në Lindje të Londrës ka qënë edhe vetë këngëtari Bujar Qamili. Një promotor aktivitetesh nga Vlora është shprehur se ai ka vite që ka hequr dorë nga të tilla veprimtari. “Shqiptarët nuk vinë për tu argëtuar siç e bëjnë komunitetet e tjera por me thika në brez për tu rrahur e treguar se cili është më i forti.”

  2. #2
    Shih me sy,s`jam per ty! Maska e juliana_86
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    182

    :(

    Eh,si gjithmone shqiptaret shquhen per keshtu gjerash,grindje,rremuje,kercenime,ngacmime etj... Flas keshtu sepse nuk eshte hera e pare dhe se besoj qe do jete e fundit ( uroj qe te jete) qe ndodhin keto gjera. Dhe kjo ndodh ngaqe disa prej tyre duan te tregojne trimerine apo forcen ndermjet njeri-tjetrit dhe nuk jane vetem ato qe e pesojne sherrin por edhe te tjere qe kan ardhur te argetohen. Vertet eshte per te ardhur TURP dhe gjithashtu sh.keq sepse ka ndodhur qe te merren dhe jete njerezish me grindje te tilla.Shpresoj qe te zene mend ndonjehere eshte vertete gje shume e ulet per te gjithe . PS: Uroj qe mos te kene marre plage serioze kto te famshmit e sherrit....
    "T€ Ðüå §hµM€ §hpï®tï ïM€,

    ÿºµ'R£ Th€ øñL¥ ¤Ñ€ I ñ€€Ð 4 TH£ WÕ®LÐ K€€P§"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Gjetet c'te mesoni prej anglezeve...

  4. #4
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Ky eshte nje rast mjaft serjoz e cila tregon, kulturen dhe ``civilizimin``Shqipetar.
    Nuk duhet te shqetesohemi per nj rast , kur eshte vetem nje apo dy Sqiptar. . Kur perfshihen dhjetra atehere perse na vjen keq kur ka vite dhe shekuj qe na quajne njerez ``te eger``. Ja nje rast flagrant, ku qetesine e ve, shkopi do thosha xhandari i Kalces . Turp shume i madh dhe uroj mos te kete qene asnje nga djemte , ose njerezit qe shkruajne ne forum. Hajd shendet , edhe mos ju vije keq kur ju therrasin me emra, flas per ata qe e meritojne.

  5. #5
    i/e larguar Maska e KillinGRoutinE
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    London
    Postime
    42
    Citim Postuar më parë nga juliana_86
    Eh,si gjithmone shqiptaret shquhen per keshtu gjerash,grindje,rremuje,kercenime,ngacmime etj... Flas keshtu sepse nuk eshte hera e pare dhe se besoj qe do jete e fundit ( uroj qe te jete) qe ndodhin keto gjera. Dhe kjo ndodh ngaqe disa prej tyre duan te tregojne trimerine apo forcen ndermjet njeri-tjetrit dhe nuk jane vetem ato qe e pesojne sherrin por edhe te tjere qe kan ardhur te argetohen. Vertet eshte per te ardhur TURP dhe gjithashtu sh.keq sepse ka ndodhur qe te merren dhe jete njerezish me grindje te tilla.Shpresoj qe te zene mend ndonjehere eshte vertete gje shume e ulet per te gjithe . PS: Uroj qe mos te kene marre plage serioze kto te famshmit e sherrit....

    Juliana sherret i bejnte ata qe i bejne plaget i marrim ne te tjeret, Po a ka plage me te madhe se te te trogojne me gisht .....
    Me te vertete e shoh me dyshim vendin ne pemen e evulucionit te nj pjese te mire te shoqerisse Shqipetare .!!!
    ndjej keqardhje ....eshte koha qe te kapni librat e jo thikat ....! nuk e di se cfare poezie do shkruante migjeni po te ishte gjalle patjeter kengen e mjerimit
    po kesaj rradhe te mjerimit medor besoj ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e cufi british
    Anëtarësuar
    25-05-2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    28
    mos u merzisni per rrahje te tilla ,se te tjeret bejne me keq se shqiptaret

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sic Tha Dhe Ky lart ka edhe me keq sduhet te brengosemi mirepo eshte dicka negative kjo veti qe e kan te gjith shqiptaret po cte bejm..!
    Sui generis

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London
    Festat shqiptare të përgjakura

    Një tjetër festë shqiptare në Londër, një tjetër natë e përgjakshme me shtatë persona të plagosur.

    Muzikë shqiptare dhe rrahje

    Nëse Xhamajkianët kur dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar Rege pinë kanabis duke u zhytur në një botë tjetër , e kundërta ndodh me shqiptarët e Anglisë.
    Kur ata dëgjojnë muzikë shqiptare karikohen për tu rrahur apo nxjerrë thikat.

    Ngadale o burr, ngadale. Po pse re... sa shpesh ndodh kjo? Ti me ket artikullin flet sikur zihen c'do dite neper festa. Edhe cfare esht kjo qe muzika shqiptare"karikon" shqiptaret per t'u zier?

    Mos ja fut kot. Boll me keto sensacione pa vlera.

  9. #9
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Te shqiptaret kjo eshte si semundje ngjitese.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga KillinGRoutinE Lexo Postimin
    Juliana sherret i bejnte ata qe i bejne plaget i marrim ne te tjeret, Po a ka plage me te madhe se te te trogojne me gisht .....
    Me te vertete e shoh me dyshim vendin ne pemen e evulucionit te nj pjese te mire te shoqerisse Shqipetare .!!!
    ndjej keqardhje ....eshte koha qe te kapni librat e jo thikat ....! nuk e di se cfare poezie do shkruante migjeni po te ishte gjalle patjeter kengen e mjerimit
    po kesaj rradhe te mjerimit medor besoj ...
    ke folur shume mire
    nuk ka plage me te madhe se te tregojne me gisht
    respekte

Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •