Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Të kuptuarit e “la ilahe il-lallah”


    Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
    Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.
    Të nderuar besimtarë!

    Adhurimi është afrim tek Allahu me fjalë dhe vepra të dukshme dhe të padukshme. Adhurimi është obligim i njeriut ndaj Allahut dhe dobia e saj i kthehet njeriut.Kush refuzon adhurimin e Tij, ai është jobesimtar kryelartë, kush adhuron së bashku me Allahun dikë tjetër, ai është idhujtar (mushrik), kush adhuron Allahun me diçka që Ai nuk e ka shpallur, ai është bidatçi, kush adhuron Allahun me atë që Ai ka shpallur, është besimtar i vërtetë.Krenaria, lumturia dhe nderi në këtë botë dhe në botën tjetër është për shkak se njeriu ka nevojë për Krijuesin e tij dhe nuk mund të pavarësohet asnjë moment, kurse Allahu nuk është i nevojshëm për adhurimin e njerëzve. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse ju nuk besoni, Allahu nuk është nevojtar për ju…”1
    “E Musai tha: "Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, Allahu është i panevojshëm (për falënderim), është i lavdishëm (vetvetiu)."2Adhurimi është një term përmbledhës i të gjitha atyre që Allahu i do dhe është i kënaqur me to, qofshin këto fjalë apo vepra, të dukshme apo të padukshme.

    Të nderuar muslimanë!
    Hytbeja jonë e sotme titullohet “Tëkuptuarite"la ilahe il-allah’’. Këtë temë do ta shtjellojmë si vijon:
    1.Fjala e teuhidit “La ilahe il-lallah”
    2.Llojet e teuhidit
    3.Kushtet e teuhidit “La ilahe il-lallah”
    E lus Allahun e Lartësuar që ta lehtësojë shtjellimin e kësaj teme!


    Fjala e teuhidit ‘’La ilahe il-lallah’’Kur një individ dëshiron me vullnet të lirë t’i dorëzohet Krijuesit Allah, duhet t’i shprehë disa fjalë që kanë kuptim, rëndësi dhe domethënie shumë të madhe, me këtë rast duhet të thotë fjalën e teuhidit:LA ILAHE IL-LALLAH ve MUHAMEDUN RESULULLAH (Nuk ka Zot tjetër i cili meriton të adhurohet përveç Allahut dheMuhamedi salallahu alejhi ue selam është i Dërguar i Tij).Kur shqiptojmë dëshminë, shehadetin, teuhidin, konfirmojmë se nuk ka zot tjetër i cili meriton adhurimin përveç Allahut. Kjo nënkupton që ne refuzojmë nënshtrimin dhe robërimin ndaj dikujt tjetër përveç Allahut. Nënkupton që nuk i frikësohemi askujt tjetër përveç Allahut, që ndjenjat tona më madhështore të dashurisë dhe të mirënjohjes janë për Allahun, sepse e dimë se Ai është furnizuesi i vërtetë i çdo gjëje që ne posedojmë. Nënkupton që ne nuk kërkojmë kënaqësinë apo miratimin e dikujt tjetër përveç Allahut.
    “Feja e vetme e pranueshme tek Allahu është Islami.”3
    “E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.”4


    Të nderuar muslimanë!

    Për fjalën njehsuese “La ilahe il-lallah”, Allahu ka krijuar krijesat dhe njeriun që ata ta adhurojnë: “Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhinët, veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua.”5Për dëshminë “La ilahe il-allah” dëshmoi vetë Allahu i Lartësuar, dëshmuan engjëjt dhe të diturit: “Allahu dëshmon se La Ilahe il-la Huve (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij); (dëshmojnë) edhe melekët, edhe ata që kanë mend e që dinë; Ai e mban krijimin e Tij në drejtësi të plotë. La Ilahe il-la Huve (askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Atij), i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.”6Atëherë duhet të kuptojmë se teuhid do të thotë deklarim me gjuhë, vërtetim me zemër dhe zbatim në praktikë. Imani i njeriut është të folurit i vërtetuar me zemër dhe duke u dëshmuar edhe në praktikë. Ky është qëndrimi i Ehli Sunetit dhe vetëm ky qëndrim qëndron. Kështu ishte te sahabët, tabiinët dhe te dijetarët e umetit islam.


    Të nderuar robër të Allahut!

    Llojet e TeuhiditAi që pranon teuhidin “La ilahe il-lallah” duhet të njihet edhe më tutje me disa standarde që janë jetike për këtë botë dhe botën tjetër.Prej besimit tek Allahu i Lartmadhëruar është besimi në njëshmërinë e Tij, në adhurimin e Tij të vetëm përbëjnë tre llojet e teuhidit. Imani, besimi në Allahun e Lartësuar, përfshin tri gjëra, të cilat janë:

    1.Teuhidi Rububije (Njehsimi i Allahut në zotërim)Besimi i prerë se Allahu është i vetmi Zot i çdo gjëje dhe Sunduesi i gjithçkaje. Ai është Krijuesi i vetëm, Rregulluesi dhe Komanduesi i Gjithësisë, vepron në të si të dojë. Ai i ka krijuar robërit dhe i furnizon ata, u jep jetë e ua merr atë dhe përcakton gjithçka. Argumenti për këtë lloj teuhidi është: “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e Alemin-it (Zoti i të gjitha botëve, i gjithësisë dhe i gjithçkaje që gjendet në të, gjithçka që ka krijuar Allahu).”7

    2.Teuhidi Uluhije (Njësimi i Allahut në adhurim)

    Teuhidi i adhurimit dhe kuptimi i tij është besimi i plotë dhe i vendosur se Allahu i Lartmadhëruar është Zot i vërtetë dhe nuk ka të adhuruar tjetër veç Tijdhe çdo i adhuruar tjetër veç Tij është i kotë dhe i padrejtë. Njehsimi i Tij në adhurim është me përulje dhe bindje të plotë, duke mos i bërë askush shok Atij dhe duke mos iu drejtuar dikujt tjetër përveç Tij, sikurse namazi, agjërimi, zekati, haxhi, lutja, kurbani, mbështetja, frika, shpresa, dashuria. Argumenti për këtë lloj teuhidi është: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në çdo kohë dhe për çdo gjë).”8

    3.Teuhidi Esma ues-Sifat (Njehsimi i Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij)Pra, besimi i plotë dhe i prerë se Allahu i Lartmadhëruar ka emra të bukur dhe cilësi të përsosura, është i shenjtëruar, i pastër nga të gjitha cilësitë e mangëta. Pranimi i çdo emri dhe cilësie që Allahu e ka pohuar për veten e Tij pa i përngjarë ato, pa i krahasuar, pa i mohuar dhe pa i ndryshuar. Argumenti për këtë lloj teuhidi është: “Dhe të Allahut janë gjithë Emrat më të Bukur, kështu që luteni Atë me ta dhe largojuni shoqërisë së atyre të cilët i përgënjeshtrojnë Emrat e Tij. Ata shpejt do të shpërblehen për çfarë kanë vepruar.”9


    Kushtet e teuhidit ‘’La ilahe il-lallah’’Këto ishin tre llojet e teuhidit. Në vazhdim po kujtojmë së bashku edhe kushtet e dëshmisë, fjalës “La ilahe il-lallah”. Ato janë:

    1.El-Ilmu – Dituria

    Ai i cili thotë “La ilahe il-lallah” duhet të mësojë dhe të dijë për atë se çka kërkojnë këto fjalë. Allahu i Lartësuar thotë: “Dije pra, se padyshim La ilahe il-lallah (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar pos Allahut), dhe kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret. Dhe Allahu di mirë për lëvizjet tuaja dhe për vendin ku qëndroni.”10

    2.El-Jekin – Bindja e paluhatshmeAi i cili thotë “La ilahe il-lallah” duhet të ketë bindje të plotë dhe aspak dyshim. Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që besimtarë janë vetëm ata që kanë besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe pastaj nuk kanë më pikë dyshimi, por përpiqen e luftojnë me pasurinë e tyre dhe me jetën e tyre për Çështjen e Allahut. Të tillë janë ata të vërtetët.”11
    3.El-Kabul – PranimiAi i cili thotë “La ilahe il-lallah” duhet të tregojë gatishmëri për çdo gjë që fton dhe kërkon kjo fjali. Allahu i Lartësuar thotë: “Fjala e vetme e besimtarëve të vërtetë, kur ata thirren tek Allahu (te Fjala e Tij, Kurani) dhe i Dërguari i Tij për të gjykuar mes tyre, është që të thonë: “Dëgjuam dhe u bindëm.” Dhe mu këta janë ata që fitojnë lumturinë (xhenetin e pasosur).”12

    4.El-Inkijad – NënshtrimiAi i cili thotë “La ilahe il-lallah” duhet të tregojë dorëzimin dhe nënshtrimin e plotë ndaj asaj që kërkon teuhidi. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kushdo që ia nënshtron fytyrën (vetveten) e tij Allahut duke qenë muhsin (mirëpunues), atëherë ai ka kapur mbajtësin më të sigurt (fjalën: La ilahe il-lallah). Dhe tek Allahu është përfundimi për gjykim i të gjitha çështjeve.”13

    5.Es-Sidk – VërtetësiaAi i cili thotë ‘’La ilahe il-lallah’’ duhet të jetë besnik dhe të tregojë vërtetësi. Allahu i Lartësuar thotë: “Elif, Lam, Mim. A mendojnë njerëzit se do të lihen pa u trazuar ngaqë thonë: “Ne besojmë” - dhe nuk do të sprovohen? Dhe sigurisht që Ne i sprovuam ata të cilët ishin para tyre. Dhe vërtet që Allahu do ta bëjë të njohur (të vërtetën e) atyre që janë të vërtetë dhe (po kështu) vërtet që Allahu do ta bëjë të njohur (gënjeshtrën e) atyre që janë gënjeshtarë (edhe pse Allahu di gjithçka para se t’i vërë ata në provë).”146.El-Ihlas – SinqeritetiAi i cili thotë “La ilahe il-lallah’’ duhet të tregojë sinqeritet në teuhid, duke e ruajtur dhe mbrojtur adhurimin nga njollat e shirkut. Allahu i Lartësuar thotë:“Medoemos se feja e vërtetë (adhurimi, përkushtimi e nënshtrimi) është vetëm për Allahun.”15

    7.El-Mehabe – DashuriaAi i cili thotë “La ilahe il-lallah” duhet të shprehë dashurinë dhe respektin ndaj teuhidit. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ka prej njerëzve të cilët zgjedhin (për adhurim) të tjerë përveç Allahut, si shokë e të barabartë (me Allahun). Ata i duan këta të adhuruar të tjerë si Allahun, por ata që besojnë, e duan Allahun më shumë (se gjithçka tjetër). Veç sikur të mund të shihnin ata të cilët veprojnë të keqen, kur ta shohin dënimin, se gjithë fuqia i takon vetëm Allahut dhe se Allahu është i Rreptë në ndëshkim.”16

    8.Mohimi i Tagutit – Çdo gjë që adhurohet krahas AllahutAi i cili thotë “La ilahe il-lallah” duhet të mohojë tagutin. Nuk guxon që të veçojë ndokënd tjetër me adhurim. Nëse e bën këtë, atëherë ka adhuruar tagutin. Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk ka asnjë detyrim në fe. Vërtet, Rruga e Drejtë është bërë e qartë nga rruga e gabuar. Kushdo që mohon Taghutin (çdo gjë tjetër që adhurohet përveç ose krahas Allahut) dhe beson në Allahun, atëherë ai është kapur për mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet kurrë. Dhe Allahu është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.”17

    Të nderuar robër të Allahut!

    Në këtë hytbe mësuam për kuptimin e “La ilahe il-lallah”, llojet e teuhidit dhe shartet (kushtet) e dëshmisë. Në hytbet e ardhshme do të flasim për llojet dhe kushtet teuhidit një nga një.
    Allahu im! Të lutemi të na bësh të mundur që ta kuptojmë drejt teuhidin!
    Allahu im! Na jep dije, bindje, sinqeritet, vërtetësi, dashuri, nënshtrim dhe pranim!

  2. #2

    Tevhidul-esma’i ves-sifat

    Tevhidul-esma’i ves-sifat shkurtimisht do të thotë bindshmëria e fuqishme se All-llahut xh.sh. i përkasin të gjithë emrat e bukur dhe cilësitë e përsosmërisë, se Ai është larg atributeve të mangëta dhe se Ai me cilësitë e Tij shquhet mbi të gjitha krijesat. Cilësitë dhe emrat të cilat na janë të njohura vetëm nga fjalët e Tij dhe nga fjalët e Pejgamberit të Tij, pa kurrfarë ndryshimesh të fjalëve të tyre, pa mohimin e tyre parcial apo të tërësishëm, pa tentim që tërësisht të kuptohen ato dhe të shpjegohen thelbësisht apo komparacionet me cilësitë e krijesave.

    Nga ky formulim jipet të kuptohet se tevhidul-esma’i ves-sifati, bazohet në tri parime, e, kush largohet prej tyre, ai nuk do të jetë besimtar në këtë lloj të tevhidit.[xix]

    a) - Të besuarit se All-llahu xh.sh. nuk i gjason krijesave dhe se është larg çdo të mete;

    b) - Të besuarit në emrat dhe në cilësitë e All-llahut xh.sh. që janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet, pa kurrfarë mungese apo shtimi dhe pa kurrfarë shtrembërimesh apo mohimesh; dhe

    c) - Shuarja e çdo dëshire për të kuptuar domethënien e vërtetë të këtyre cilësive;

    a) - Me parimin e parë nënkuptohet mohimi i çdo ngjashmërie ndërmjet cilësive të All-llahut xh.sh. dhe cilësve të krijesave. Argument për këtë janë fjalët e All-llahut xh.sh.:

    “Dhe askush nuk i gjason Atij!” (El-Ihlas: 4).

    “All-llahun mos e krahasoni me kurrgjë!” (En-Nahl.

    Imam Kurtubi, duke komentuar ajetin “Dhe askush nuk i gjason Atij!” thotë: “Këtu flitet se All-llahut xh.sh., me lartësinë e Tij, në madhështinë e Tij, me pushtetin e Tij, me emrat e bukur dhe me cilësitë e përsosura të Tij, nuk i gjason askush nga krijesat e Tij, e as që mund krahasohet ndokush të me Të. Gjithashtu edhe cilësitë e All-llahut xh.sh., të cilat janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet, e ato janë të përbashkëta sipas shqiptimit në raport me All-llahun xh.sh. dhe krijesat e tjera, assesi nuk i gjasojnë domethënies së vërtetë të tyre, ngase cilësitë e Atij që gjithmonë ekziston nuk janë të njëjta sikurse cilësitë e atyre të cilët janë krijuar nga Ai.”[xx]

    Kurse El-Vasiti - rahimehullahu te’ala - thotë: “Nuk ekziston ndonjë qenie siç është qenia e Tij, as ndonjë emër siç është emri i Tij, as ndonjë vepër siç është vepra e Tij, përveçse nga pikëpamja gjuhësore (shqiptimit). Qenia, që nuk është e krijuar, është larg asaj që të ketë cilësi çfarë posedon e krijuara. Siç është e pamundur që qenia e krijuar të ketë cilësitë e Atij që nuk është i krijuar. E tërë kjo është drejtim i pasuesve të së vërtetës, udhës (Sunnes) së Pejgamberit a.s. dhe xhema’atit të gjeneratave të para të myslimanëve.”[xxi]

    Sejjid Kutbi në tefsirin e vet, duke komentuar këtë ajet, thotë: “Natyra e njeriut në tërë këtë beson vetvetiu, ngase gjërat e krijuara, të cilat i ka krijuar ai vetë, njëherit nuk mund t’i përngjajnë krijuesit.”[xxii]

    Në këtë parim bënë pjesë edhe mohimi i çdo gjëje që i kundërvihet asaj me çka All-llahu xh.sh. e ka përshkruar Vetveten, ose me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij. Prandaj besimi në All-llahun xh.sh., si të Vetmit që i përkasin emrat dhe cilësitë e përsosmërisë, kërkon prej nesh të mohojmë dhe të dëbojmë mundësinë se Ai mund të ketë grua, shok, partner (ortak), ndihmës, ndërmjetsues (përveç me lejen e All-llahut) dhe mbrojtës nga poshtërimi. Siç kërkon edhe mohimin se Atë mund ta kaplojë kotja dhe gjumi, lodhja, kapitja, vdekja, padrejtësia, shkujdesja, harresa, pagjumësia, transformimi dhe cilësi të tjera mangësie.

    b) - Parimi i dytë kërkon obligueshmërinë e kufizimit të çdo gjëje që i përshkruhet All-llahut xh.sh. vetëm në atë që është përmendur në Kur’an dhe në hadithet e Pejgamberit a.s. Sepse, cilësitë dhe emrat e All-llahut xh.sh. kuptohen me anë të të thënave, e jo me anë të përsiatjes personale. All-llahu xh.sh. assesi nuk mund të përshkruhet, përveçse me atë që e ka përshkruar Vetveten apo me çka e ka përshkruar PejgamberiTij.

    Gjithashtu edhe nuk emërohet, përveçse me emrat me të cilat e ka quajtur Vetveten apo me të cilat e ka quajtur Pejgamberi i Tij. Për shkak se All-llahu xh.sh. i di më së miri emrat dhe cilësitë e Vet. All-llahu xh.sh. thotë:

    “... Thuaj: “A e dini më mirë ju apo All-llahu?.” (El-Bekare: 140).

    Duke qenë se All-llahu xh.sh. e di më së miri për Vetveten, dhe pasi që Pejgamberët e Tij e kanë folur vetëm të vërtetën, sepse ata kanë transmetuar vetëm atë që u ka shpallur All-llahu xh.sh., atëherë, në sferën e emrave dhe të cilësive të All-llahut xh.sh. - duke i pranuar ato - jemi të obliguar t’i përmbahemi asaj që na ka informuar All-llahu xh.sh. dhe Pejgamberi i Tij. Imam Hambeli thotë: “All-llahu xh.sh. nuk përshkruhet, përveçse me atë që e ka përshkruar Vetveten, apo me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij, duke mos e tejkaluar aspak Kur’anin dhe Hadithin.”[xxiii]

    Nu’Ajm bin Hammad - mësuesi i Buhariut - ka thënë: “Ai i cili e krahason All-llahun xh.sh. me krijesat e Tij, ai ka bërë kufër, kush mohon çkado qoftë nga ajo me çka All-llahu xh.sh. e ka përshkruar Vetveten apo me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij, ai ka bërë kufër, dhe ajo me çka All-llahu xh.sh. e ka përshkruar Vetveten dhe me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij nuk mund të barazohet me asgjë dhe nuk mund të krahasohet me asgjë.”[xxiv]

    Ky parim kërkon nga çdo njeri i moshës madhore - moshës ligjore sipas Sheriatit - që të besojë tërë atë që transmetohet nga emrat dhe cilësitë e All-llahut xh.sh. në Kur’an dhe në Sunnetin e Pejgamberit a.s. Dhe t’i pranojë ato sipas domethënieve të tyre të qarta dhe parimore në gjuhën arabe, duke mos mohuar diç prej tyre dhe duke mos shtrembëruar diç gjatë komentimit duke u larguar nga domethënia e tyre.

    c) - Parimi i tretë kërkon nga njeriu që t’i besojë të gjitha cilësive të përmendura në Kur’an dhe në Sunnet, pa pyetje për esencën e tyre dhe për domethënien e tyre të vërtetë (lidhur me All-llahun xh.sh.). Sepse, të konceptuarit e cilësive bazohet në të konceptuarit e qenies, sepse, cilësitë dallohen në ujdi me dallimin e bartësve të tyre. Sikurse që assesi nuk pyesim për qenien e All-llahut xh.sh. dhe kualitetin e Tij, po ashtu assesi nuk është korrekte të pyesim për cilësitë e Tij.[xxv] Prandaj transmetohet nga një numër i madh i gjeneratave të para (selef) se, kur i patën pyetur për ngritjen (el-istiva) e All-llahut xh.sh., ishin përgjegjur: “Ngritja është e njohur, ndërsa mënyra e saj është e panjohur, të besuarit në të është vaxhib e pyetja për mënyrën e saj është bid’at.”[xxvi]

    Pra, selefët janë pajtuar se mënyra (e ngritjes së All-llahut xh.sh.) është e panjohur për ne dhe se pyetja për të është bid’at. Andaj sikur të na pyeste dikush: “Në ç’mënyrë Zoti ynë zbret në qiellin botëror?” Ne do ti thoshim: “Si duket Ai?” E, nëse thotë se nuk e di se si duket Ai, ne do t’i thoshim: “Ne nuk dimë se si zbret Ai, sepse dituria për atributin kërkon dituri mbi bartësin e atij atributi. E, si mund të kërkosh prej nesh të të shpjegojmë në ç’mënyrë All-llahu xh.sh. dëgjon, sheh, flet, si ngritet dhe si zbret, e ti nuk e di se si duket Ai? Nëse ti pranon se All-llahu xh.sh. dhe eksiztenca e tij është me të gjitha cilësitë e përsosmërisë dhe se askush nuk i gjason Atij, ngjashëm me këtë është edhe të dëgjuarit dhe të pamurit e Tij, zbritja dhe ngritja e Tij, është fakt i vërtetë, e që njëkohësisht nuk i gjason shqisës të të dëgjuarit të krijesave, të të pamurit, të folurit, zbritjes dhe ngritjes së tyre.”[xxvii]

    Me sa ekspozuam më lartë, rezulton se këtë lloj të tevhidit e trazojnë disa gjëra, të cilat myslimani nuk do të guxonte t’i lejojë vetes:

    1 - Et-teshbih - krahasimi i cilësive të All-llahut xh.sh. me cilësitë e krijesave (antropomorfizmi), siç e krahasojnë të krishterët Isain a.s. (të birin e Merjemës), hebrenjtë Uzejrin, e mushrikët idhujt e tyre më All-llahun xh.sh. Apo, sikurse që disa sekte e krahasojnë fytyrën e All-llahut xh.sh. me fytyrën e krijesave, dorën e Tij me dorën e krijesave, të dëgjuarit ë Tij me të dëgjuarit e tyre e të ngjashme.[xxviii]

    2 - Shtrembërimi i domethënies së cilësive të All-llahut xh.sh. me komentime, dhe çfarëdo ndërrimi dhe zëvendësimi në to (et-tahrif bit te’vil), siç është shtrembërimi i fjalëve, emrave dhe cilësive duke shtuar, duke munguar apo duke ndërruar herektet (konsonantet) në fjalë, siç kanë vepruar disa me fjalët e All-llahut xh.sh.: “... E, All-llahu, me siguri, ka biseduar me Musain.” (En- Nisa: 164) - kështu që ne vend të damme-s në fjalën All-llah e kanë vënë fet’h-in, në mënyrë që domethënia të jetë se All-llahu nuk ka folur me Musain, por Musai ka folur me All-llahun.

    Rruga më e drejtë përkitazi me cilësitë e All-llahut xh.sh. është drejtimi i gjeneratave të para myslimane (selef), të cilët i kanë përshkruar All-llahut xh.sh. atë që Ai i ka përshkruar Vetes dhe atë që ia ka përshkruar Pejgamberi i Tij, pa alegori, me të cilat mohohen cilësitë dhe pa komparacione të cilat nuk i përshtaten Madhërisë dhe Unitetit (vahdanijjeit) të All-llahut xh.sh.

    Prandaj e tërë ajo që përmendet në Kur’an dhe në hadithe autentike, siç është dora, fytyra, ngritja, zbritja, hidhërimi, kënaqësia dhe cilësitë e tjera, ne ia përshkruajmë All-llahut xh.sh., pa krahasime me cilësitë njerëzore dhe pa komentime alegorike të cilat shpiejnë në mohimin e tyre.[xxix] Dhe themi ashtu siç ka thënë imam Shafiu: “E besoi All-llahun dhe tërë atë çka ka ardhur nga All-llahu ashtu siç dëshiron Vetë Ai dhe e besoj Pejgamberin e All-llahut dhe tërë atë që ka ardhur prej tij ashtu siç ka menduar dhe siç ka dëshiruar ai.”[xxx]

    3 - Et-ta’til - Të kuptuarit se All-llahu është i privuar nga të gjitha atributet, mohimi i cilësive të All-llahut xh. sh dhe kundërshtimin e lidhshmërisë së tyre me qenien e All-llahut xh.sh. Siç është mohimi i përsosmërisë së plotë të All-llahut xh.sh. me anë të kundërshtimit të emrave dhe të cilësive të Tij. Apo mohimi i ndërsjelljes me All-llahun xh.sh. duke lënë ibadetin, ose mohimi i lidhjes mes krijesave dhe Krijuesit të tyre, ose, siç konfirmojnë disa, që materia ka ekzistuar gjithnjë (nuk është krijuar) dhe se All-llahu xh.sh. nuk e ka krijuar atë.[xxxi]

    4 - Et-tekjif - shqyrtimi mbi kualitetin;: caktimi i kualitetit të cilësive të Zotit xh.sh. dhe të konstatuarit e esencës së tyre.

    Pranimi i vërtetë i cilësive dhe i emrave të All-llahut xh.sh., të cilat janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet, në domethënien e tyre origjinare, pa bërë krahasime, shtrembërime, mohime dhe polemizime mbi kualitetin e tyre, ka qenë drejtimi (medhhebi) i selefëve - as’habëve, tabi’inëve, dhe tabi tabi’inëve. Esh-Shevkani thotë: “Drejtimi i selefëve nga as’habët, tabi’inët dhe tabi tabi’inët është pranimi dhe transmetimi i argumenteve (teksteve) mbi cilësitë e All-llahut xh.sh. në domethënien e tyre rrënjësore, pa kurrfarë shtrembërimesh, alegorishë tejet të theksuara, komparacionesh dhe mohimesh kah shpie pjesa më e madhe e te’vilit (komentimit figurativ). Ata, nëse i pyeste dikush për diçka lidhur me cilësitë e All-llahut xh.sh., i citonin argumentet dhe përmbaheshin nga thashethemet, duke thënë: “All-llahu xh.sh. ka thënë kështu, dhe ne asgjë më tepër nuk dimë lidhur me këtë, dhe nuk tentojmë të flasim për atë që nuk dimë, e as që na ka dhënë të drejtë All-llahu xh.sh. ta tejkalojmë këtë.” E, nëse pyetsi megjithatë përpiqej të kuptojë diç më tepër përkitazi me këtë, ata e qortonin duke ia ndaluar të interesohet për atë që nuk i përket atij dhe të kërkojë diç që është e pamundur të arrihet, përveçse duke hyrë në bid’at i cili është jashtë asaj në çka bazoheshin ata, e që e kanë mbajtur mend nga Pejgamberi i All-llahut xh.sh., e tabi’inët nga as’habët dhe tabi tabi’inët nga tabi’inët. Në këta shekuj të famshëm ka mbretëruar qëndrimi unanim përkitazi me cilësitë e All-llahut xh.sh. Ata kujdeseshin për atë që u ka urdhëruar All-llahu xh.sh. dhe bëni atë që u ka urdhëruar ta bëjnë, duke filluar nga emrat e All-llahut xh.sh. e gjer tek namazi, dhënia e zekatit, agjërimi, haxhxhi, xhihadi, ndarja (dhënia) e pasurisë për qëllime bamirësie, që është garancë e fitimit të Xhennetit dhe shpëtimit nga zjarri i Xhehennemit. Pastaj, kujdeseshin për të udhëzuar në të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja, e pengonin përdhunuesin nga trazirat me të gjitha mjetet që i kishin në disponim, dhe nuk interesoheshin për asgjë tjetër që All-llahu xh.sh. nuk ka kërkuar prej tyre, e as që i ka obliguar të kuptojnë esencën e tij. Prandaj atëbotë feja ka qenë e pastër nga miksturat e risirave (bid’ateve).[xxxii]


    --------------------------------------------------------------------------------

    [xix] Menhexh ve dirasat li ajatil esma’i ves-sifat, faqe 3 dhe 25, lish-shejh Muhammed el-Emin esh-Shenkiki.

    [xx] Tefsirul Kurtubi, 16: 8, në botimin Mektebetul kutubil masrijje.

    [xxi] Tefsirul Kurtubi, 16: 9, darul kutubil masrijje.

    [xxii] Fi zilzilil Kur’an, 7: 272.

    [xxiii] Er-Revdatun nedijje, f. 22; Sherhul ‘akidetil vasitijje li Muhammed Halil Herras, f. 21

    [xxiv] Dy veprat e sipërcituara; Ithaful kainat, f. 6; Sherhul Mulla ‘Ali el-****, f. 15.

    [xxv] Menhexh ve dirasat li ajatil esma’i ves-sifat, f. 25; Er-Revdatun nedijje, f. 23 dhe 28.

    [xxvi] Er-Revdatun-nedijje, f. 29.

    [xxvii] Er-Revdatun-nedijje, f. 34.

    [xxviii] El-Esiletu vel-exhvibetul usulijje, f. 35; Li ‘Abdul Aziz el-Muhammed es-Selman, Er-Revdatun nedijje, f. 35.

    [xxix] El-Fikhul ekber, f. 15.

    [xxx] El-Esiletu vel-exhvibetul usulijje, f. 50.

    [xxxi] Er-Revdatun nedijje, f. 25; El-Esiletu vel-exhvibe, f. 32-33.

    [xxxii] Et-Tiuhaf fiu mezahibis selef, f. 8, Lish-Shevkani.

  3. #3


    Tevhidul-uluhijje

    --------------------------------------------------------------------------------

    Tevhidul-uluhijje shkurtimisht do të thotë: bindshmëria e fuqishme se vetëm All-llahu xh.sh. është Zot i vërtetë dhe se tjetër zot nuk ekziston, dhe se të gjitha llojet e ibadetit (adhurimit) duhet t’i kushtohen vetëm Atij.

    Fjala Ilah (Zot) në gjuhën arabe përdoret në domethënien e fjalës Me’luh (ai i cili adhurohet - atij të cilit i bëhet ibadet)[xi] E, ibadet në gjuhën arabe do të thotë të qenët i dëgjueshëm, i përulshëm, i përvuajtshëm. Disa alimë ibadetin e kanë definuar si dashuri e sinqertë me përvuajtëri të plotë. Ibadeti i cili na është urdhëruar në vete ngërthen domethënien e përvuajtërisë, e njëkohësisht edhe domethënien e dashurisë, andaj kjo është përulësia e plotë ndaj All-llahut xh.sh. me dashuri jashtëzakonisht të madhe ndaj Tij. Prandaj ibadeti ndaj All-llahut xh.sh. nuk është i rregullt nëse aty nuk përfshihen që të dy domethëniet e përmendura, dhe vetëm njëra prej tyre nuk është e mjaftueshme për korrektësinë e tij. All-llahu xh.sh. për ne duhet të jetë më i dashur se çdo gjë tjetër që ekziston, e njëkohësisht më i lartësuari prej të gjithëve.[xii]

    Tevhidul-uluhijje, pra, bazohet, të besosh vetëm All-llahun xh.sh. sinqertë edhe esencialisht edhe formalisht (në batin dhe në zahir), kështu që asgjë prej tij (besimi) nuk guxon t’i kushtohet dikujt tjetër përveç All-llahut xh.sh. Prandaj, besimtari adhuron (i bënë ibadet) vetëm All-llahun e askë tjetër, pastaj vetëm Atë e don me të vërtetë, frikësohet vetëm prej Tij, shpreson vetëm prej Tij, duanë ia drejton vetëm Atij, mbështetet vetëm në Të, vetëm ndaj Tij shprehë përvuajtërinë, përulësinë, pendesën dhe të gjitha llojet e tjera të ibadetit.

    Kjo pjesë e tevhidit në esencën e vet ngërthen të gjitha pjesët e tjera të besimit në All-llahun xh.sh. si Krijues dhe besimin në atë se Ai është i Vetmi që posedon emra të bukur dhe cilësi të përsosmërisë, që nuk është rast i kundërt. Sepse, të besuarit dhe të pranuarit e All-llahut xh.sh., si Krijues dhe Sundues nuk do të thotë se i njëjti e pranon si të vetmin të cilin e adhuron.[xiii]

    Njeriu mund ta pranojë All-llahun xh.sh. si të Vetmin Krijues, por assesi mos ta adhurojë Atë (nuk i bënë ibadet Atij). Gjithashtu, edhe besimi në All-llahun xh.sh. si të Vetmit që i përkasin emrat e bukur dhe cilësitë e përsosmërisë (tevhidul-esma’i’ ves-sifat) nuk i përfshinë llojet e tjera të tevhidit.

    Por, njeriu, i cili i bënë All-llahut xh.sh. tevhidul-uluhijje, duke u bindur dhe duke e pranuar Atë si të Vetmin i Cili meriton të adhurohet (që T’i bëhet ibadet) dhe se këtë askush tjetër përveç Tij nuk e meriton nga kurrnjë aspekt, ai me këtë pranon All-llahun xh.sh. për Krijues dhe Sundues të të gjithave dhe se vetëm Atij i përkasin të gjitha emrat dhe të gjitha cilësitë e përsosmërisë, sepse ibadeti i njëmendtë mund T’i bëhet vetëm Zoti të Përsosur, e jo dikujt tjetër që nuk është Zot.[xiv] Sepse, si mund të adhurohet dikush, që nuk është krijues i cili nuk udhëheq me të, dhe si mund të adhurohet dikush, që nuk është i përsosur dhe i përkryer?

    Me sa parashtruam më sipër, shihet qartë se kelimei shehadeti (La ilahe ilAll-llah) në vete ngërthen të gjitha llojet e tevhidit, sepse domethënia e tij e drejtpërdrejtë është të besuarit në tevhidul-uluhijje i cili në vete ngërthen edhe tevhidur-rububijje edhe tevhidul-esma’i ves-sifat.

    Prandaj, me këtë lloj të tevhidit (tevhidul-uluhijje) ka filluar feja dhe me të ka përfunduar, kjo është forma (zahir) dhe esenca (batin) e fesë dhe për shkak të tij janë krijuar të gjitha krijesat. All-llahu xh.sh. thotë:

    “Xhinnët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Edh-Dharijat: 56).

    Ibni Tejmiu thotë: “Sipas këtij lloji të tevhidit dallohen muvehhidët dhe mushrikët - ata të cilët sinqerisht adhurojnë All-llahun xh.sh. dhe ata të cilët, krahas Tij adhurojnë edhe diç tjetër - dhe për shkak të këtij do të realizohet shpërblimi apo ndëshkimi edhe në këtë botë edhe në botën tjetër, e kush nuk pranon këtë, do të mbetet ndër mushrikët.”[xv]

    Për shkak të këtij lloji të tevhidit janë dërguar edhe Pejgamberët dhe janë shpallur Librat. Nuk ka ekzistuar kurrnjë Pejgamber që i është dërguar njerëzve, e që tevhidul-uluhijje të mos i jetë bazë dhe esencë e misionit të tij. All-llahu xh.sh. thotë:

    “Ne çdo populli i kemi dërguar nga një Pejgamber. Të gjithë ata thonin: “Adhuroni vetëm All-llahun, e shmagiuni idhujve”. (En-Nahl: 36).

    “Ne nuk kemi dërguar asnjë Pejgamber para teje e që të mos ia kemi shpallur: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj adhuromëni vetëm Mua!” (El-Enbija: 25).

    All-llahu xh.sh. na informon se Pejgamberët e Tij janë: Nuhi, Hudi, Salihu, dhe Shu'ajbi, dhe çdo njëri prej tyre i ka thënë popullit të vet:

    “O populli im, adhurojeni vetëm All-llahun! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij!” (El-Mu’minun: 23; Hud: 61; El-A’raf: 65).

    All-llahu xh.sh. gjithashtu na informon se Ibrahimi a.s. i ka thënë popullit të vet:

    “Unë e kthej fytyrën time kah Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qenë besimtar i vërtetë, dhe nuk jam nga ata që i bëjnë shok All-llahut!” (El-En’am: 79).

    Pra, Ky lloj i tevhidit është thelbi i fesë islame, andaj sharti i parë i Islamit është kelimei shehadeti. Pejgamberi i All-llahut thotë: “Islami bazohet në pesë gjëra: dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe Muhammedi është Pejgamber i All-llahut, kryerja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i muajit Ramazan dhe kryerja e haxhxhit.”[xvi]

    Të pranuarit e All-llahut xh.sh. si të Vetmin i Cili adhurohet, nga ne kërkon që vetëm Atij T’i drejtohemi me çdo trajtë adhurimi dhe që zemrat tona gjatë kësaj të jenë tërësisht të pastra nga çdo drejtim tjetër. Në këtë formulim hyjnë edhe shumë gjëra të tjera. Ja disa prej tyre:

    1 - Domosdoshmëria e dashurisë së sinqertë ndaj All-llahut xh.sh. Njeriu nuk guxon që edhe në dashurinë e vetë të ketë dikë të barabartë apo përmbi All-llahun xh.sh. Prandaj, nëse dikush e do dikë sikur që e do All-llahun xh.sh., apo më tepër se Atë, atëherë ky ka bërë shirk. All-llahu xh.sh. thotë:

    “Ka njerëz që në vend të All-llahut marrin disa gjëra të tjera për hyjni dhe i duan ato si All-llahun; ndërsa ata që besojnë, e duan shumë më tepër All-llahun.” (El-Bekare: 165).

    Në shirkun e madh, të cilin All-llahu xh.sh. nuk do ta falë, pos me pendesë për të, bën pjesë edhe ajo që njeriu ta dojë dikë tjetër përveç All-llahut siç duhet All-llahu xh.sh.[xvii] Njeriu, sipas natyrës së vet, është i prirur për ta dashur vetvetën, prindërit, fëmijët, atdheun, pasurinë e të ngjashme, andaj përshpirtëria (devotshmëria) e tij e sinqertë ndaj All-llahut xh.sh. nuk do të thotë asgjësim apo pengesë të kësaj ndjenje natyrore, por nga besimtari kërkohet që dashuria e tij ndaj çkado qoftë tjetër në këtë botë, të jetë pas dashurisë ndaj All-llahut xh.sh., që dashuria ndaj All-llahut xh.sh. tek ai të jetë përmbi dashuritë e tjera, kështu që të jetë i gatshëm që tërë atë që dashuron, nëse vjen gjer tek kontradikta mes asaj që kërkon nga ai dashuria ndaj All-llahut xh.sh. dhe çkado qoftë tjetër që dashuron, duhet ta sakrifikojë në emër të All-llahut xh.sh. All-llahu xh.sh. i kërcënohet atyre të cilët i japin përparësi vlerave të kësaj bote, të cilat i duanë më shumë sesa All-llahun xh.sh., e thotë:

    “Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj, që e keni fituar, tregtia - për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë - në të cilat e ndieni veten rehat, u janë më të dashura se sa All-llahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa ta sjellë vendimin All-llahu. E, All-llahu, nuk do t’i udhëzojë mëkatarët në rrugën e drejtë.” (Et-Tevbe: 24).

    2 - Domosdoshmëria e veçimit të All-llahut në dua, në tevekkul (mbështetje) dhe në shpresë, nga aspekti se askush përveç All-llahut xh.sh. nuk është në gjendje ta plotësojë atë. All-llahu xh.sh. thotë:

    “Dhe, përveç All-llahut mos iu lut tjetërkujt, të cilët nuk të sjellin as dobi as dëm, e nëse e bën këtë, ti atëherë, me të vërtetë, je nga pabesimtarët.” (Junus: 106).

    “...Dhe, nëse jeni besimtarë (të vërtetë), mbështetuni në All-llahun!” (El-Maide: 23).

    “Ata të cilët besojnë dhe të cilët emigrojnë dhe luftojnë në udhën e All-llahut, ata mund të shpresojnë mëshirën e All-llahut. Se All-llahu është mëshirues dhe falë.” (El-Bekare: 218).

    3 - Domosdoshmëria e veçimit të All-llahut xh.sh. përkitazi me frikën. Ai i cili konsideron se disa nga krijesat mund t’i sjellin dëm me vullnetin dhe fuqinë e tyre personale,[xviii] e nga ky shkak i frikësohen atyre, atëherë ky i ka bër shirk All-llahut xh.sh. All-llahu xh.sh. thotë:

    “... Dhe, druajuni vetëm prej Meje!” (En-Nahël: 51)

    “Nëse All-llahu të sjellë ndonjë dëm, askush nuk mund të ta largojë, përveç Tij, e nëse Ai don të ta bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush të ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë nga robërit e Tij; dhe Ai është falës dhe mëshirues.” (Junus: 107).

    4 - Domosdoshmëria e veçimit të All-llahut xh.sh. në të gjitha llojet e ibadetit trupor, siç është namazi, ruku’a, sexhdeja, agjërimi, therja (e kurbanit), tavafi dhe të gjitha format e ibadetit gjuhësor, siç është betimi, kërkim ndjese etj.

    Ky dhe çdo lloj tjetër i ibadeteve duhet t’i kushtohen vetëm e vetëm All-llahut xh.sh., e ai i cili çkado qoftë prej tyre i kushton dikujt tjetër, përveç All-llahut xh.sh., ai i ka bër shirk. All-llahu xh.sh. thotë:

    “All-llahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë tjerat mëkate kujt të dojë (përveç këtij). Kushdo që t’i bëjë shok All-llahut, ai me të vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejtë.” (En-Nisa: 116).


    --------------------------------------------------------------------------------

    [xi] Fjala ilah në trajtën fe’al e në kuptimin e trajtës mef’ul, siç është fjala kitab në kuptimin e fjalës mektub. Shih: El-Meshahul munirdhe Tarilul vusul ‘ilet ‘ilmil me’mul, f. 12.

    [xii] Sherh kasideti Ibnul Kajjim, 2: 259; Igasetul lehfan, 2: 128-129; El-’Ubudijje li-Ihni Tejmijje, f. 9.

    [xiii] Me gjithë vërejtjen se të pranuarit e All-llahut xh.sh. si të vetmin Krijues është argument se vetëm Ai meriton të adhurohet, siç kemi thënë më parë kur folëm për tevhidur-rububijje, një numër i madh njerëzish assesi nuk e përfillin këtë të vërtetë nga inati dhe mosbesimi. Ata e pranojnë All-llahun si Krijues, por nuk e pranojnë si të vetmin i Cili adhurohet, duke mohuar kështu atë që i udhëzon vetë pranimi i tyre.

    [xiv] Sherhul ‘akidetit-Tahavijje, f. 79.

    [xv] Risaletul-haseneti ves-sejjiu, në koleksionin e njohur të Ibni Tejmijje nën titullin Mexhm'u’atur resail, f. 261.

    [xvi] Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Shih Zadul Muslim fima ittefeka ‘alejhi Buhari ve Muslim, 1: 139.

    [xvii] Sherh kasidet, Ibni Kajjim, 2: 268.

    [xviii] Ky kusht jipet për shkak të sqarimit të dallimit mes frikës si ibadet dhe frikës natyrore: e para nuk është e lejuar, por vetëm nga All-llahu xh.sh. Që do të thotë se njeriu duhet të jetë i bindur se vetëm All-llahu xh.sh. është Ai, i Cili me vullnetin dhe me fuqinë e Vet mund të dëmtojë, e kushdo qoftë tjetër nuk mund të sjellë dëm apo dobi, përveç nëse All-llahu e bënë shkak të dëmit apo të dobisë. E, për sa i përket frikës natyrore, siç është frika nga bishat, apo frika që paraqitet kur të drejtohet arma e të ngjashme, kjo frikë nuk e trazon tevhidin, për shkak se ky është në vetë natyrën e njeriut, sipas së cilës e ka krijuar All-llahu xh.sh.

    Tevhidur-rububijje

    Tevhidur-rububijje shkurtimisht do të thotë:
    Bindshmëria e fuqishme se All-llahu xh.sh. është Krijues dhe Sundues i të gjithave dhe se tjetër Sundues nuk ekziston.
    Fjala Rabb në gjuhën arabe do të thotë pronar - udhëheqës[ii] E, rububijjeti i All-llahut mbi krijesat e Veta do të thotë se vetëm Ai dhe i Vetmi Ai i ka krijuar ato, se vetëm Ai është pronar dhe se vetëm Ai i mirëmbanë ato dhe udhëheqë me to. Prandaj tevhidur-rububijje do të thotë pranimi se All-llahu xh.sh. është i Vetmi Krijues i të gjitha krijesave dhe i Vetmi Pronar i tyre, se vetëm Ai i ngjallë dhe i vdesë ato, se Vetëm Ai u sjellë dobi apo dëm dhe se Vetëm Ai i pranon lutjet e krijesave, po qe se gjenden në situatë pa shtegdalje. Se vetëm Ai mund të bëjë me ta çka të dojë Vet, se vetëm Ai me të vërtetë jep dhe merr, se vetëm Ai krijon dhe se në duart e Tij janë të gjitha. Përkitazi me këtë All-llahu xh. Na thotë:

    “Vetëm Ai krijon dhe sundon! I Lartësuar është All-llahu, Sundues i botëve!” (El-A’raf: 54).

    Në këtë lloj të tevhidit bënë pjesë edhe besimi në përcaktimin e All-llahut xh.sh. - besimi se çdo gjë që ndodh, ndodh me dijeninë, vullnetin dhe fuqinë e All-llahut xh.sh.[iii] Me fjalë të tjera ky lloj i tevhidit do të thoshte: të kuptuarit dhe të pranuarit se iniciator i njëmendtë që me të vërtetë vepron në këtë Gjithësi është vetëm All-llahu xh.sh. me krijimin, udhëheqjen, ndryshimin, drejtimin (e lëvizjes), rritjen dhe zvogëlimin, ringjalljen dhe vdekjen dhe me veprime të tjera, dhe se në tërë këtë askush nuk i shoqërohet Atij.

    Kur’ani tejet qartë flet për këtë lloj të tevhidit. Gati se asnjë kaptinë e Kur’anit nuk e lë pa e përmendur atë, apo bile pa treguar atë në të në mënyrë të zhdrejtë. Ky është themel i llojeve të tjera të tevhidit, ngase vetëm Ai është Krijues i njëmendtë, Sundues dhe Udhëheqës, i Cili meriton t’i bëhet ibadet (çdo formë e adhurimit), që T’i shprehet dhe T’i drejtohet përulja dhe bindja. Dhe vetëm Ai është meritor që T’i drejtohet falënderimi, dhikri, duaja, shpresa, droja e të ngjashme. Pra, çka do qoftë nga ibadeti mund t’i kushtohet vetëm Atij i Cili posedon pushtet absolut dhe udhëheqë me të gjitha.[iv]

    Nga ana tjetër, vetëm Ai është Krijues i njëmendtë, Sundues dhe Udhëheqës, që i meriton cilësitë madhështore, të bukura dhe të përsosura. Për shkak se këto cilësi mund t’i posedon vetëm Sunduesi i të gjitha botëve, sepse, është e pamundur t’i përshkruhet pronësia dhe sundimi dikujt që nuk është i gjallë, që nuk dëgjon, nuk sheh, që është i pafuqishëm, memec, që nuk është në gjendje të bëjë atë që dëshiron vet dhe që nuk është i përkryer në të folmen e vet dhe në veprat e veta.[v]

    Andaj gjejmë se Kur’ani e përmend këtë lloj të tevhidit në kontekst të hamdit (falënderimit), të ibadetit, të nënshtrimit, të përkushtimit All-llahut xh.sh. dhe në kontekst të shpjegimit të cilësive të lartësuara dhe emrave të bukur të Tij.

    Në kontekstin e hamdit (falënderimit) çdo myslimanë në çdo rekatë këndon:

    “Falënderimi i përket vetëm All-llahut, Zotit të botëve!” (El-Fatiha: 1).

    All-llahu xh.sh. thotë: “Pra, falënderimi i përket vetëm All-llahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës - Zotit të Gjithësisë!” (El-Xhathije: 36).

    Në kontekstin e nënshtrimit dhe përkushtimit (devocionit) Atij, All-llahu xh.sh. thotë:

    “Thuaj: “Rruga e All-llahut - është e vetmja rrugë e drejtë, dhe neve jemi të udhëruar t’i bindemi Zotit të Gjithësisë”. (El-En’am: 71)

    Në kontekstin e të drejtuarit dhe mbështetjes vetëm Atij, All-llahu xh.sh. thotë: “Thuaj: “Me të vërtetë, namazi im dhe adhurimi im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm All-llahut, Zotit të Gjithësisë”. (El-En’am: 162)

    Në kontekstin e sqarimit se vetëm All-llahu xh.sh. mirret për mbrojtës e askush tjetër, Kur’ani thotë:

    “Thuaj: “A të marr për mbrojtës dikë tjetër përveç All-llahut, Krijuesit të qiejve dhe të Tokës! Ai ushqen (botën), e Atë askush nuk e ushqen!” Thuaj: “Mua më është urdhëruar që të jem i pari nga ata që përulen”, - dhe: kurrsesi mos u bënë nga ata që i bëjnë shok Atij!” (El-En’am: 14).

    Në kontekstin e duave, All-llahu xh.sh. thotë:

    “Vetëm Ai krijon dhe sundon! I lartësuar është All-llahu, Zoti i Gjithësisë! Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë (në vete)! Ai, me të vërtetë, nuk i do ata që luten me zë të lartë.” (El-A’raf: 54-55)

    Në kontekstin e ibadetit, All-llahu xh.sh. thotë:

    “Përse të mos e adhuroj Atë, i cili më ka krijuar. E, te Ai do të ktheheni ju?” (Ja Sin: 22).

    “O njerëz! Adhuroni Zotin tuaj, i Cili u ka krijuar juve dhe ata para jush, që të ruheni nga ndëshkimi. Zoti është Ai, që për ju Tokën e ka bërë shtrat dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej qielli lëshon shira dhe bënë që të rriten frutet, ushqim për ju. Prandaj mos i bëni me vetëdije shok All-llahut, sepse ju e dini (që Ai nuk ka shok)!” (El-Bekare: 21-24).

    Me të vërtetë, vetëm Krijuesi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet në to, eshtë i Vetmi i Cili meriton që njeriu ta pranojë për Zot dhe për mbrojtës, dhe tërësisht t’i dorëzohet Atij, që duatë e veta t’ia drejtojë Atij dhe të mbështet tek Ai.

    Nga ana tjetër vërejmë se Kur’ani ndërlidhë rububijjetin e All-llahut xh.sh. - i cili pasqyrohet në sundimin e Tij me qiejt e me Tokën dhe me çdo gjë që ekziston në to - me konservimin e tyre me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të lartësuara. Soditi fjalët e All-llahut xh.sh. në ajetul-Kursijj:

    “All-llahu është - s’ka tjetër zot përveç Tij - i Gjalli dhe i Përjetshmi! Atë nuk e kaplon as kotja as gjumi! Të Atij janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë. Kush mund të angazhohet për ndokend pa lejen e Tij?! Ai di çdo gjë që ka ndodhë përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen. Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç që Ai ka dashur t’ua tregojë. Froni (Madhëria) i Tij përfshinë qiejt dhe Tokën dhe Atij nuk i vie rëndë t’i ruajë ato. Ai është shumë i Larti, i Madhëruari!” (El-Bekare: 255).

    Me të vërtetë, Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën është i Vetmi që jeton përgjithmonë dhe kurrë nuk vdes, i Cili i mirëmbanë të gjitha, di çdo gjë, kujdeset për çdo gjë, i Cili është më i Lartësuari, më Madhështori.

    Pastaj përqëndrohu në këto fjalë të All-llahut xh.sh.:
    “Ne e krijojmë njeriun dhe Na dimë çka pëshpërit shpirti i tij, sepse Ne jemi më afër se damari i qafës së tij.” (Kaf: 16).
    “E si mos të dinte Ai, i Cili ka krijuar çdo gjë dhe është i informuar hollësisht.” (El-Mulk: 14).
    Pra, nuk ka kurrfarë dyshimi se Ai i Cili i ka krijuar të gjitha krijesat, i mbikëqyrë ato dhe se Ai di çdo gjë ç’veprojnë ato.
    E, për sa i përket atyre, të cilët pranojnë se All-llahu xh.sh. është Sundues dhe Krijues i të gjithave, por nuk e veçojnë nga hyjnitë e tjerë, por së bashku me Të adhurojnë edhe të tjerët, dhe që nuk e veçojnë sipas emrave dhe cilësive të Tij, duke i mohuar ato apo duke i krahasuar ato me cilësitë e krijesave të tjera, apo duke i komentuar ato në kuptimin figurativ që nuk ka bazë, atyre tevhidi i këtij lloji nuk do t’u shërbejë dhe assesi nuk do t’i nxjerrë ata nga rrethi i mosbesimit në rrethin e imanit. All-llahu xh.sh. na tregon në Kur’an se jobesimtarët (mushrikët) kanë pranuar se All-llahu është i Vetmi Krijues, por përkundër kësaj kanë mbetur mushrikë,[vi] ngase nuk e kanë veçuar All-llahun xh.sh. në uluhijjetin (hyjninë) e Tij, por i kanë adhuruar edhe të tjerët përveç Tij. Dhe për shkak se ata nuk i kanë bërë tevhid All-llahut xh.sh. në emrat dhe cilësitë e Tij, ashtu që disa i mohonin dhe nuk i besonin atyre. Prandaj All-llahu xh.sh. Thotë për ta:

    “Shumica e tyre nuk i besojnë All-llahut, por i bëjnë shok Atij”. (Jusuf: 106).

    Mufessiri i njohur El-Muxhahidi, gjatë komentimit të këtij ajeti thotë: “Imani i tyre në All-llahun është pranimi se ne na ka krijuar All-llahu dhe se Ai na furnizon që të gjithëve, por ata krahas këtij pranimi i bëjnë ibadet edhe të tjerëve përveç Atij.”[vii]

    Një pjesë e ulemasë nga gjeneratat e para ka thënë: “Ku t’i pyesish: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?” Ata përgjigjen: “All-llahu”, por megjithëkëtë e adhurojnë tjetër kë.”[viii]

    All-llahu xh.sh. na thotë në Kur’an se edhe mushrikët kanë besuar se All-llahu është Krijues, Furnizues dhe Sundues:

    “E, nëse i pyet kush i ka krijuar, ata, me siguri, do të thonë: “All-llahu!” E, nga po ia mbajnë atëherë?” (Ez-Zuhruf: 87).

    “Thuaj: “Kush ju ushqen juve nga qielli dhe nga Toka? Ose, kush mund të krijojë të dëgjuarit dhe të pamurit? Dhe kush mund të nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli? Dhe kush i drejton gjërat? Ata do të thonë: “All-llahu!” E ti (o Muhammed!) Thuaj: “E, përse atëherë nuk i frikësoheni Atij?” (Junus: 31).

    Nga ajetet e cituara shihet qartë se, gjithsecili që pranon se All-llahu është Zot i të gjithave, njëherit nuk është edhe ai që e ka besuar All-llahun si të Vetmin Zot, të Cilit i bëhet ibadet dhe i Vetmi të Cilit i përkasin të gjitha emrat e bukur dhe cilësitë e përsosmërisë.[ix] Shumica e njerëzve nuk mohojnë Krijuesin dhe udhëheqjen e Tij me krijesat, por shumë mosbesime të tyre rrjedhin nga adhurimi i tjetërkujt përveç All-llahut xh.sh.[x]


    --------------------------------------------------------------------------------

    [ii] El-Mishabul munir.

    [iii] Sherhul ‘Akaidetit-Tahavijje, f. 76-77; Tejsirul ‘Azizil Hamid, f. 17-18.

    [iv] Tefsirul Kurtubi, 5: 395; Sherh Mulla ‘Ali el-**** ‘alel fikhil ekber, f. 9.

    [v] Fet’hul Mexhid, f. 13; El es’iletu vel exhvibe, f. 29-30.

    [vi] Sherhul”Akaidetit-Tahavijje, f. 79: Fet’hul Mexhid, f. 17; Tejsilu Azizil-Hamid, f. 17; Tathirul i’tikaf, f. 5.

    [vii] Tefsirut-Taberi, 16: 28.

    [viii] Këtë e përmend Ibni Kethiri prej Ibni”Abbasit, Muxhahidit, ‘Ata’as, ‘Ikrimes, Esh-Sha’biut, Katades, Dahhakut dhe Abdurrahman b. Zejd b. Eslemit. Shih: Tefsir Ibni Kethir, 2: 494; Tefsiru Taberi, f. 78.
    [ix] Fet’hul Mexhid, f. 18; Sherhul Mulla ‘Ali el-**** ‘alel fikhil ekber, f. 9.
    [x] Ihjau ‘ulumid din, 1: 182; Sherhul ‘akidetit-tahavijje, f. 78.

  4. #4

    Disa fjalë për “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”

    --------------------------------------------------------------------------------

    Disa fjalë për “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”
    Falenderimi i takon All-llahut, që është i vetëm; paqja dhe shpëtimi i Tij qofshin mbi profetin Muham-med, që nuk ka tjetër pas tij, mbi familjen dhe shokët e tij.
    “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”
    (Nuk ka Zot tjetër, pos All-llahut)
    Thotë All-llahu i lartësuar në Kur’an: “Atëherë, dije se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut,…”. Suretu Muham-med, ajeti 19.
    Thotë i dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të): “Kush vdes, duke e ditur se nuk ka të adhuruar të vërtetë, veç All-llahut, hyn në xhen-net”.
    Ky njësim patjetër duhet të bie e të burojë nga zemra, dhe ajo duhet ta dijë atë e të punojë me ato gjëra që janë në pajtim me këtë. Për këtë dituri na urdhëron All-llahu i lartësuar, sepse ajo është dituria për njësimin e Tij. Ajo është detyrë e domosdoshme për çdo musliman (për çdo njeri) dhe nuk përjashtohet nga kjo asnjë nga krijesat, çfarëdo qoftë ajo.
    Rruga e dijes për njësimin (nuk ka të adhuruar të vërtetë veç All-llahut) ka këto kushte:
    1- Më e madhja: të mendojë njeriu për emrat, cilësitë dhe veprat e All-llahut të lartësuar, të cilat tregojnë plotësimin dhe madhështinë e Tij. Për këtë adhurim të Zotit njeriu duhet të përpiqet me të gjitha mundësitë.
    All-llahu është Ai, i Cili meriton çdo lavd, falenderim, madhështi dhe bukuri.
    2- Të dijë se All-llahu i lartësuar është i vetëm në adhurim, është Ai, i Cili vendos vetë për gjithë krijesat.
    3- Të dijë se All-llahu është i vetëm (nuk ka shok) për mirësitë e jashtme dhe të brendshme fetare dhe jetësore dhe kjo ka lidhje me zemrën.
    4- Të shikojë dhe të dëgjojë për mirësitë dhe ndihmën e shpejtë, të cilat ua zbret All-llahu i lartësuar të dashurve të tij, si dhe për ndëshkimin që u jep armiqve (politeistëve).
    Kjo dije është thirrje që All-llahu është Një, dhe vetëm Ai meriton të adhurohet.
    5- Të njohë cilësitë e idhujve, të cilat disa i marrin për zota dhe i adhurojnë bashkë me All-llahun. Këto idhuj janë të mangët nga të gjitha anët dhe të varfër. Ato (idhujt) nuk kanë pushtet që të bëjnë as mirë e as keq. Ato nuk kanë në dorë as jetë, as vdekje dhe as ringjallje. Ato nuk mund të ndihmojnë dhe as t’i bëjnë dobi as edhe një grimce të vogël (atomi). Ato nuk mund të afrojnë të mirën dhe as të largojnë të keqen.
    Dhe për këtë është e domosdoshme të dimë që All-llahu është Një, që nuk ka të adhuruar të vërtetë veç Tij dhe të gjitha adhurimet e tjera janë të kotë, të pavlerë dhe nuk lejohen.
    6- Të dijë se të gjitha librat e zbritur nga All-llahu i lartësuar për tek profetët, vërtetojnë njësimin e All-llahut.
    7- Të dijë se më të veçantët e krijesave, të cilët janë më të plotë në moral, arsye e dije janë profetët dhe dijetarët, të cilët kanë dëshmuar All-llahun si të vetmin Zot të adhuruar me të drejtë.
    8- Të dijë se argumentet të cilat na i jep Zoti në horizont dhe në vetet tona tregojnë njësimin e madhërimin e Tij, krijimin, mjeshtërinë, urtësinë dhe gjëra të tjera të shumta të panjohura nga ne për krijesat e Tij.
    Këto janë rrugët, të cilat All-llahu i lartësuar i ka shumuar, në mënyrë që të ftojmë krijesat me “Nuk ka të adhuruar të vërtetë, veç All-llahut” dhe këtë ftesë e filloi me librin e Tij.
    Njeriu patjetër duhet të arsyetojë dhe të ketë siguri e dituri për këtë. Ai duhet të bashkohet, dhe të fusë themele e të ndërtohet mbi bazat e njësimit në të gjitha anët.
    Kështu ngulitet ky besim dhe kjo dituri në zemër të njeriut, kështu bëhet besimi si malet e larta dhe nuk lëkundet nga dyshimet e fantazitë edhe pse shtohen kotësitë dhe përngjasimet, atij veçse i shtohet plotësimi.
    Dhe për këtë ai anon në shikimin e argumentit dhe urdhërit të madh. Ky arsyetim është në Kur’anin e nderuar dhe çdo mendim e gjykim duhet të bazohet në ajetet e tij, të cilat janë fjala e All-llahut të nderuar.
    Kur’ani është porta më e madhe për dijen e njësimit dhe përfitohen prej tij shpjegime të shumta, që mund të gjenden vetëm aty.
    Së fundi, dëshmija “nuk ka të adhuruar të vërtetë veç All-llahut” kërkon sinqeritet në adhurim dhe të gjitha gjërat e tjera që adhurohen (njerëz, engjëj etj) janë adhurime të kota.
    Merita e adhurimit i takon vetëm All-llahut, i Cili është i vetëm.
    Thotë All-llahu i lartësuar në Kur’an: “Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos tij është e kotë …”. Suretu El Haxh, ajeti 62.
    Punë, të cilat bien në kundërshtim me fjalën
    “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”.
    Dije o vëlla musliman se All-llahu i lartësuar e bëri detyrë për të gjithë robët e Tij, hyrjen dhe kapjen në islam dhe ka ndaluar kundërshtimin e asaj që iu zbrit profetit Muham-med (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të), i cili i ftoi njerëzit për njësim.
    All-llahu i lartësuar e ka bërë të qartë, se kushdo që e ndjek islamin, vërtet është drejtuar dhe kushdo që i kthen shpinën, vërtet ka humbur.
    Po kështu në shumë ajete Kur’ani na thotë që të kemi kujdes nga llojet e shirkut dhe të mohimit.
    Për këtë, përmendin dijetarët, muslimani del nga feja e tij (islami) në shumë lloje. Këto e prishin njësimin e tij dhe lejohet pastaj gjaku dhe malli i tij.
    Shkurtimisht disa nga këto rrugë të rrezikshme janë:
    1- Politeizmi (adhurimi i shumë zotave) në adhurimin e All-llahut.
    Thotë All-llahu i lartësuar në Kur’an: “S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet atij shok (idhujtarinë)…”. Suretu En Nisaë, ajeti 48.
    2- Ndërmjetësimi i dikujt tjetër midis teje e Zotit. Ai, i cili i kërkon ndihmë këtij ndërmjetësi, i lutet atij dhe mbështetet tek ai, vërtet ka mohuar.
    3- Kush beson se udhëzimi dhe gjykimi i dikujt tjetër, është më i mirë se i profetit Muham-med (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të), ai është mohues.
    4- Kush nuk mohon politeistët, kush dyshon në mohimin e tyre dhe ai i cili lavdëron idetë e tyre, ai ka mohuar.
    5- Kush urren diçka, e cila ka ardhur prej profetit Muham-med (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të) edhe sikur të punojë me të, vërtet ka mohuar.
    Thotë All-llahu i lartësuar në Kur’an: “Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat”. Suretu Muham-med, ajeti 9.
    6- Kush tallet me shpërblimin dhe ndërshkimin e Zotit, të cilat i ka njoftuar profeti (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të) ose me ndonjë gjë brenda fesë islame, ai ka mohuar.
    Thotë All-llahu i lartësuar në Kur’an: “…Thuaju: A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni? Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë besuat , keni mohuar…”. Suretu Et Teube, ajeti 65-66.
    7- Kush vepron magjinë ose kënaqet me të, ai ka mohuar.
    Thotë All-llahu i lartësuar në Kur’an: “… E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bë i pafe!…”. Suretu El Bekare, ajeti 102.
    8- Kush ndihmon dhe bashkëpunon me politeistët kundër besimtarëve, ai me të vërtetë ka mohuar.
    Thotë All-llahu i lartësuar në Kur’an: “… E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë”. Suretu El Maide, ajeti 51.
    9- Kush beson se mund të gjejë një sheriat (ligj) më të plotë se ai i profetit Muham-med (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të), ai është mohues.
    Thotë All-llahu i lartësuar në Kur’an: “E, kush kërkon fe tjetër, përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit”. Suretu Ali Imran, ajeti 85.
    10- Kush e di, dhe i kthen shpinën fesë së Zotit, nuk e mëson dhe nuk punon me të, ai ka mohuar.
    Thotë All-llahu i lartësuar në Kur’an: “E, kush është më zullumqarë se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve”. Suretu Es Sexhde, ajeti 22.
    Nuk ka dallim në të gjitha këto gjëra, dhe këto janë të rrezikshme. Prandaj është detyrë për muslimanin që të ketë frikë dhe kujdes për veten e tij.
    Kërkojmë mbrojtje prej All-llahut për punët tona, në mënyrë që të mos marrim zemërimin dhe dënimin e Tij, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi më të mirin e krijesave, profetin Muham-med, familjen dhe shokët e tij.
    Fjala e një të mençuri:
    “Humbja e kohës është më keq se vdekja, sepse humbja e kohës të shkëput ty nga Zoti, kurse vdekja të shkëput ty nga bota dhe banorët e saj”.


  5. #5

    Perkthim nga boshnjakishtja i disa komenteve te Shejh Abdulatif Abdurrahman ibn Hassan,nipi i shejh Abduluehhabit me komentin nga Ali bin Hudajr el Hudajr por ka edhe komente nga vet ligjeruesi boshnjak.
    Ne grupin :
    2.Jane ata qe i bejne Allahut ibadet por,nuk e kan mohuar shirkun ose kufrin e madh,
    3.Jane ata njerez qe nuk ju kan kundervu beresve te shirkut,pra nuk kane adauet (armiqesi) ndaj tyre,
    4.Jane ata qe jane permbajtur dhe nuk tregojne interesim ndaj teuhidit por nuk kane interesim edhe ndaj shirkut,d.m.th nuk e dojne teuhidin por edhe nuk e urrejne shirkun,
    5.Ka prej atyre mushrikeve qe i bejne Allahut ibadet por qe kane bere kufr (tekfir) mbi muvehidet.Mushriket kur rane ne kurthen e injorances filluan te bejne shirk duke e thir shirkun me emra te bukur ose madherimi (respektimi) dhe nderimi i njerezve te mire me pretekst se u bejne atyre nder.Kur muvehidet i kritikojne ato u thone: ju shani udheheqesat ton,uleman ton,ju shani njerezit e mire,shani islamin, dhe keshtu muvehidve per kete shkak u thojne qafira,tekfira,havarixh..etj.Shembull tjeter:kur muvehidet i kritikojne ata qe votojne duke u thene se ajo veper eshte shirk ata u thojne:ju nuk e njihni islamin,ju e nencmoni islamin dhe pejkamberin sepse ne kemi zgjedh prej dy te keqijave ajo qe eshte me pak e keqe,ne kerkojme te drejtat tona dhe dobine per myslimanet dhe islamin..etj
    6.Prej tyre jan ata qe as nuk e dojne shirkun por as edhe nuk e urrejne.Kjo i perngjan pikes se dyte me dallim se ketu mushriku ben ibadet por nuk ka dashuri as edhe urrejtje ndaj shirkut.
    7.Jan ata te cilet nuk njohen shirkun dhe normalisht edhe nuk e mohuan,
    8.Jan ata te cilet nuk e njohen teuhidin dhe nuk e mohuan.
    9.Ne kete grupe jane mushriket me te rrezikshem sepse jane ata qe praktikojne teuhidin (ibadetullah) por,nuk e kane kuptuar rendesin e vertete te teuhidit NEGACIONIN,dhe nuk i urrejn ata qe e kan lene teuhidin dhe nuk bejne kufr mbi ta (tekfir).Per shembull,jane ata njerez qe nuk shkuan te votojne per parlamentin (tagutin) ose te vendojne deputete dhe ligjvenesa (delegate-taguta);por keta nuk e kuptojne rendesin e asaj vepre dhe nuk i urrejne ata qe bejne ate dhe nuk i urrejne beresit e shirkut dhe ata qe nuk jane ne teuhid.Keta i pasojn njerezit,duke i pare dhe menduar se keta nuk bejne shirk, dhe
    10.Prej tyre jan ata te cilet e kan lene shirkun dhe qe e kan urrejt shirkun por,nuk e kane kuptuar DEMIN dhe RREZIKUN te atij shirku DHE NUK U KUNDERVIHEN BERESVE TE SHIRKUT,NUK BEJNE KUFR MBI TA.Nuk kan ndjenja themelore dhe njohuri se mushriku eshte jomusliman edhe PSE THIRRET ME EMER MYSLIMAN.
    Ne kete kategori hyn edhe disa njerez qe mbi 10 vite bejne davet dhe therrasin njerezit ne islam,kurse njerezve nuk u folin per RREZIKUN dhe DEMIN e shirkut per individin si ne dunja dhe ahiret,kundrejt kesaj primare e kane qe ti ndalojne njerezit nga zinaja,ngrenia e mishit te thiut,rrena,mosdigjimi i prinderve,sihri,alkohooli...etj,dhe te keta njerez eshte fut si primare mendimi se zinaja eshte me e keqe se shirku,keshtu qe kur digjojne per dike se ka be zina thojne: oooo aj ka be zina,ooo ai ka be incest,oooo ai ka ngren mishin e thiut,ooooo ai ka pir alkohol.Ata e fillojne davetin nga tespijat dhe mevludet dhe bidatet tjera te jashtme ne namaz,psh.ka ndodhur qe e ka hudh televizorin prindit kurse prindin e ka mushrik...etj.

  6. #6

    Kuptimi I Fjalës “la Ilahe Il-lall-llah” Dhe Kushtet E Saj

    --------------------------------------------------------------------------------

    “LA ILAHE IL-LALL-LLAH” është formula e Tevhidit të pastër (Kelimetu Tevhid), është obligimi (farzi) më i madh që Allahu ua caktoi robërve të Tij. Rëndësia e saj në fe është si rëndësia e kokës për trupin.
    Për vlerën e kësaj fjale flasin shumë hadithe, prej tyre:
    - Hadithi që transmetohet nga Abdullah bin Omeri, radijallahu anhuma, i cili thotë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Është ngritur Islami mbi pesë shtylla: Dëshmia (shehadeti) se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, haxhi dhe agjërimi i Ramazanit.” [Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi]
    - Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Më e mira që kam thënë unë dhe pejgamberët para meje është: “La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir.”- S’ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut Një dhe të Pashoq. Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send.” [Transmeton Tirmidhiu, kurse shejh Albani tha se është hasen]
    - Hadithi që e transmeton Buhariu në librin “El edeb el mufred”, të cilin shejh Albani e bëri sahih, nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë: “Pejgamberi i Allahut, Nuhu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur i erdhi vdekja i tha të birit: Të urdhëroj me “La ilahe il-lall-llah”, sepse po të vendoseshin shtatë qiejt dhe shtatë tokat në njërën anë të peshores, ndërsa në tjetrën fjala “La ilahe il-lall-llah”, do të peshonte më shumë fjala “La ilahe il-lall-llah”.”
    Këto janë disa nga vlerat e kësaj fjale.
    Ndërsa, sa i përket kuptimit të saj dijetarët kanë thënë: Nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet, përveç Allahut. Kjo përbëhet prej dy pjesëve kryesore:
    Pjesa e parë: Mohimi i adhurimit të vërtetë ndaj dikujt tjetër, përveç Allahut subhanehu ve teala.
    Pjesa e dytë: Vërtetimi i adhurimit të vërtetë për Allahun, e jo për dikënd tjetër.
    Nuk është synimi i Thirrjes së pejgamberëve të shprehurit e kësaj formule vetëm me fjalë, e të mjaftohemi me kaq, por, patjetër duhet të plotësohen edhe kushtet e saj në mënyrë që të jetë e dobishme dhe e pranuar te Allahu xhel-le shanuhu. Këto kushte që i kanë përmendur dijetarët janë si vijon:
    1. Dituria për kuptimin e kësaj fjale. Shqiptuesi i kësaj fjale duhet të dijë edhe kuptimin e saj si dhe çfarë përmban duke përfshirë mohimin e adhurimit të dikujt tjetër përveç Allahut, si dhe vërtetimin e adhurimit për Allahun. Allahu i Lartësuar thotë: “Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos Allahut.” [Muhammed, 19]
    2. Bindja e sigurtë. Kjo do të thotë se në zemrën e thënësit të kësaj fjale nuk duhet të ketë asnjë fije dyshimi rreth kësaj fjale apo të asaj që përmban, ngase Allahu thotë: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të Dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillët janë ata të vërtetit.” [Huxhuratë, 15]
    Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe se Unë jam i Dërguari i Allahut. Një rob që e takon Allahun me këto dy dëshmi (shehadetin me të dy pjesët) pa pasur asnjë dyshim në to, do të hyjë në xhenet.” [Transmeton Muslimi]
    3. Pranimi i asaj që përmban kjo fjalë, me zemër dhe me gjuhë. Synimi me fjalën “pranimi” është pranimi dhe të qenurit i kënaqur me gjithçka që ofron fjala “La ilahe il-lall-llah”, e cila është e kundërta e fjalës refuzim, kundërshtim e mendjemadhësi. Allahu na tregon se shumë popuj e refuzuan fjalën “La ilahe il-lall-llah”, i cili u bë shkak i dënimit të tyre, i Lartësuari thotë: “Kështu Ne veprojmë me kriminelët. Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata e mbanin veten lart.” [Safatë, 34-35]
    4. Nënshtrimi dhe puna në bazë të asaj që thërret e tregon kjo fjalë. Kjo do të thotë se robi duhet të punojë sipas asaj që urdhëron Allahu dhe të largohet prej asaj që ka ndaluar. Allahu xhel-le shanuhu thotë: “E kush ia dorëzon veten Allahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek Allahu është përfundimi i çështjeve.” [Llukman, 22]
    Abdullah bin Abasi thotë: “Lidhja e sigurtë është La ilahe il-lall-llah”.
    5. Të besuarit. Ta thotë njeriu me sinqeritet e besim nga zemra, e jo ta shqiptojë rrejshëm. Zemra të përputhet me gjuhën e tij, Allahu thotë: “Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.” [Bekare, 8-9]
    6. Sinqeriteti. Ta dëshirojë me këtë fjalë kënaqësinë e Allahut azze ve xhel-le. Allahu thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” [Bejjine, 5]
    7. Dashuria ndaj kësaj fjale dhe ithtarëve të saj që punojnë dhe i përmbahen kushteve të saj, si dhe urrejtja e gjërave që e prishin këtë fjalë. Allahu thotë: “E nga njerëzit ka asish që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë.” [Bekare, 165]
    Ky është kuptimi i kësaj fjale dhe këto janë kushtet e saj, të cilat janë shkak i shpëtimit te Allahu subhanehu ve teala. I është thënë Hasenit: Disa njerëz po thonë: Kush thotë “La ilahe il-lall-llah” do të hyjë në xhenet? Ai (Haseni) tha: kush thotë “La ilahe il-lall-llah” me plotë të drejtë duke i kryer obligimet e saj, ai do të hyjë në xhenet.
    Andaj, fjala “La ilahe il-lall-llah” nuk i bën dobi thënësit të saj nëse nuk punon sipas saj dhe nëse nuk i plotëson kushtet që i obligon. Ndërsa, vetëm të shprehurit e saj me fjalë, e të mos punohet sipas saj, nuk ka dobi derisa t’i bashkohet fjalës edhe puna. Lusim Allahun e Madhërishëm të na bëjë prej ithtarëve të sinqertë të fjalës “La ilahe il-lall-llah” me plotë të drejtë që punojnë me të dhe për të! Allahu është poseduesi i sukseseve!

Tema të Ngjashme

  1. Mjerë për ju …zgjohuni, o ju të rinj !!
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 18:20
  2. Mësime të përgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  3. Allahu E Turbullon Të Kuptuarit E Jobesimtarëve
    Nga valiii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 18:38
  4. Tradita e Shenjtë: Rruga që të shpie në shtëpi
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 01:05
  5. Te menduarit, te kuptuarit dhe dituria
    Nga KOMFORT LUX në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-10-2003, 03:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •