Besime ėshtė: Tė vėrtetuarit me zėmėr, tė shprehurit me gojė dhe tė vepruarit me gjymtyrė. Besimtarė i vėrtet ėshtė atėherė kur tė treja kėto janė tė pandara nga njėra tjetėra.

Muhamed bin Husejn ka thėnė: Dijetarėt musliman kanė thėnė: Besimi ėshtė detyrė pėr njerėzit nė tėrėsi. Ta vėrtetojnė atė me zemėr, ta shqiptojnė me gojė dhe ta veprojnė me gjymtyrė.
Nuk pranohet njohja, vėrtetimi i besimit me zemėr vetėm kur besimi shqiptohet me gojė. Nuk pranohet njohja, vėrtetimi i besimit me zemėr dhe shqiptimi me gojė deri sa tė veprohet me gjymtyrė. Kur kėto tė treja plotėsohen atėherė arrihet besimi.
Argumentat nga Kurani dhe suneti pėr kėtė janė:

1- Detyra e zemrės pėr obligimin e besimit

Thotė Allahu:
" O ti i dėrguar! Tė mos brengos vrapimi nė mosbesim i atyre qė me gojėt e tyre thanė: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanė besuar (munafikėt), e as i atyre qė janė jehudi, tė cilėt shumė i pėrgjigjen gėnjeshtrės dhe shumė dėgjojnė (fjalėn) njė populli qė nuk vjen te ti, ata janė qė i mėnjanojnė fjalėt pas vėnies sė tyre nė vendin e vet (nga ana e All-llahut) e thonė: “Nėse u jepet kjo, pranoni, e nėse nuk u jepet, atėherė refuzoni. Po atė qė All-llahu do ta humbė, ti nuk mund tė bėsh asgjė pėr tė (nuk mund ta shpėtosh). Janė ata tė cilėve All-llahu nuk deshi t’iu pastrojė zemrat (prej kufrit). Janė ata qė nė kėtė jetė kanė poshtėrim, kurse nė jetėn tjetėr kanė dėnim tė madh." El Maideh 41

Thotė Allahu:
" Ai qė pas besimit tė tij e mohon All-llahun, me pėrjashtin tė atij qė dhunohet (pėr tė mohuar), e zemra e tij ėshtė e bindur plotėsisht me besim, por fjala ėshtė pėr atė qė ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhėrimi nga All-llahu dhe ata kanė njė dėnim tė madh." En Nahl 106

Thotė Allahu:
" Beduinėt thanė: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorėzuar, e ende nuk po u hyn besimi nė zemrat tuaja. E nėse e respektoni All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, Ai nuk ju pakėson asgjė nga veprat tuaja, se All-llahu ėshtė shumė mėkatfalės, shumė mėshirues”. El Huxhurat 14

Tė gjitha kėto tregojnė se njohja, vėrtetimi i besimit prej zemrės nuk ka dobi, sepse zemra nuk vėrteton atė qė shpreh goja dhe veprimi.

2- Obligimi i besimit me gojė:

Thotė Allahu:
" Ju (besimtarė) thuani: “Ne i besuam All-llahut, atė qė na u shpall neve, atė qė iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhėsve (tė Jakubit qė ishin tė ndarė nė dymbėdhjetė kabile), atė qė i ėshtė dhėnė Musait, Isait dhe atė qė iu ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre pejgamberėve, ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin prej tyre dhe ne vetėm atij i jemi bindur."
" Nė qoftė se ata besuan ashtu siē besuat ju, ata vėrtet kanė gjetur rrugėn e drejtė, e nėse refuzojnė, atėherė ata janė kundėrshtarė (opozitė)...." El Bekareh 136-137

Thotė Allahu:
" Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj qė na u zbrit neve, edhe asaj qė i ėshtė zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhėsve. .." Ali Imran 84

Vjene nga Ebu Hurejre – kėnaqėsi e Allahut qoftė metė – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftė me tė – ka thėnė: " Jamė urdhėruar tė luftojė njerėzit deri sat ė thonė: Nuk ka tjetėr qė meriton tė adhurohet veē Allahut dhe unė jamė i Dėrguri i Tij…" Muslimi dhe te tjere.

Ky ėshtė besimi i obliguar me gojė e i shqiptuar.

3- Besimi i obliguar pėr gjymtyrėt si vėrtetim i besimit me zemėr dhe shqiptimit me gojė:

Thotė Allahu:
" O ju qė besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetėm Zotin tuaj adhurojeni. Bėni punė tė mira (tė dobishme), se do tė gjeni shpėtim." El Haxh 77
Thotė Allahu:
" Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata qė falen (bini nė rukuė me ata qė bien).'" El Bekareh 43
Tė vepruarit me gjymtyrėt vėrtetojnė besimin me zemėr dhe gojė. ai qė nuk e vėrteton besimin e tij me gjymtyrėt, si p.sh. Pastėrtia, namazi, agjėrimi etj kėnaqet me njohjen dhe fjalėn nuk ėshtė besimtarė. Nuk i bėnė dobi atij njohja dhe thėnia kur nuk vepron me gjymtyrėt e tija.
Thotė Allahu:
" …Ty ta zbritėm Kur’anin qė t’u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė (Kur’anin)." En Nahl 44
Profeti e ka qartėsuar popullin e tij pėr rregullat e besimit nė kundėrshtim me atė qė thonė murxhit, me tė cilėt luan shejtani.
Thotė Allahu:
" Nuk ėshtė tėrė e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson All-llahut, ditės sė gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve dhe pasurinė qė e do ua jep tė afėrmve, bonjakėve, tė varfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve, dhe ai qė e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata qė kur premtojnė e zbatojnė, dhe tė durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt janė ata tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit." El Bekare 177

Allahu nuk i fut besimtarėt nė xhenet vetėm se besojnė, por i futė ata me mėshirėn e Tij nė saj tė pranimit tė besimit qė kanė te Ai si dhe nė saj tė kryerjes sė veprave tė mira. Kjo ėshtė pėrgjigje ndaj atyre qė thonė: " Besimi ėshtė njohje" dhe ndaj atyre qė thonė: " Ėshtė njohje dhe thėnie edhe pse nuk vepron" Allahu na ruajt prej kėsaj thėnie.
Thotė allahu:
" E, pėrgėzoi ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira se ata do tė jenė nė xhennete nė tė cilėt rrjedhin lumenj. Sa herė qė u jepet ndonjė ushqim nga frutat e tij, ata thonė: “Ky ėshtė qė me te u ushqyem edhe mė parė”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashėm (vetėm nė formė, e jo edhe nė shije). Aty do tė kenė ata bashkėshorte tė pastra dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė." El Bekare 25

Thotė Allahu:
" S’ka dyshim se ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, e falėn namazin dhe e dhanė zekatin, ata i pret shpėrblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do tė kenė kurrfarė frike as brengosje." El Bekare 277

Thotė Allahu:
" Ne tė dėrguarit nuk i dėrgojmė ndryshe vetėm si pėrgėzues dhe qortues. E kush besoi dhe u pėrmirėsua, ata nuk kanė as frikė as brengė" El En'am 48

Thotė Allahu:
" Eshtė e vėrtetė se ky Kur’an udhėzon pėr atė rrugė qė ėshtė mė se e vėrteta, e besimtarėt qė bėjnė vepra tė mira i pėrgėzon se ata pa dyshim do tė kenė shpėrblim tė madh" El Isra 9

Thotė Allahu:
" Thuaj: “O ju njerėz, unė jam pėr t’ua tėrhequr haptazi vėrejtjen”.
" E ata qė besuan dhe qė bėnė vepra tė mira, do tė kenė falje (tė mėkateve), furnizim tė begatshėm (nė xhennet)." El Haxh 49-50

Thotė Allahu:
" Atė ditė i tėrė sundimi i takon vetėm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u pėrket atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata kanė kėnaqėsitė e tyre nė xhennete." El Haxh 56

Thotė Allahu:
" Po ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, Ne me siguri do t’ua shlyejmė tė kėqijat e do t’i shpėrblejmė mė sė miri pėr atė qė vepruan." El Ankebut 7

Thotė Allahu:
" E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, atyre do t’u bėjmė vend tė lartė nė xhennet nė tė cilin rrjedhin lumenj, aty janė pėrgjithmonė; sa i mirė ėshtė shpėrblimi pėr atė qė vepruan." El Ankebut 58

Thotė Allahu:
" A mos ėshtė ai qė ishte besimtar, sikurse ai qė ishte jashtė rrugės? Jo! Kėta nuk janė tė barabartė"
" Pėr sa u pėrket atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata, pėr hir tė veprave qė i bėnė, vendpritje e kanė xhennetin" Es Sexhde 18-19

Thotė Allahu:
" Nuk ėshtė as pasuria juaj, e as fėmijėt tuaj ajo qė ju afron pranė Nesh, ėshtė vetėm besimi dhe veprat e mira; tė tillėt shpėrblehen shumėfish pėr atė qė vepruan dhe ata janė nė dhoma tė larta tė shpėtuar" Es Sebe 37

Allahu nė ēdo ajet tė pėrmėndur mė sipėr e pason besimin me veprėn e mirė.

Thotė Allahu:
" …te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe veprimi i mirė…" El Fatir 10
Fjala e mirė ėshtė realitet e cila ngrihet te Allahu me veprat e mira e nėse nuk ėshtė vepra bie fjala.
Ndjekja e Profetit ėshtė shenja e dashurisė pėr tė, gėnjen ai qė e kundėrshton atė. Kush vepron e vėrteton atė. Kur thotė thėnie tė mirė dhe vepronė vepėr tė mirė Allahu e ngre fjalėn e tij me veprėn e tij. Kur thotė thėnie tė mirė dhe kryen vepėr tė keqe Allahu i pėrgjigjet fjalės nėpėrmjet veprės.
Ebu Alije nė thėnien e Allahut: " …Tė tillėt janė ata tė sinqertit…" El Bekare 177 thotė: Folėn me thėnie besimi dhe e vėrtetuan me vepėr.
Rebia bin Enes ka thėnė: Hasani ka thėnė: " Besimi ėshtė fjalė vėrtetėsia e tij ėshtė vepra dhe kur fjala nuk vėrtetohet me vepėr ajo nuk i bėnė dobi"
Thotė Allahu:
" … hyni nė xhennet, pėr hir tė asaj qė vepruat" En Nahl 32
Thotė Allahu:
" Hani e pini shijshėm e me ėndje, pėr atė e keni vepruar" El Murselat 43
Muhamed bin Husejn – Allahu e mėshiroftė – thotė: E gjithė kjo e drejton llogjikuesin se besimi nuk ėshtė zbukurim dhe as dėshirė, por ėshtė ajo qė e ka vėndin nė zemėr dhe e vėrtetojnė veprat.
Pas kėsaj pėrmėnd atė qė transmetohet prej Profetit, nga kolektivi i Sahabeve, nga shume Tabiinė: Se besimi ėshtė vėrtetimi me zemėr, thėnia me gojė dhe veprimi me gjymtyrė.
Ali bin Ebi Talib dhe Abdullah bin Mes'udi – kėnaqėsia e Allahut qoftė me ta – thanė: " Nuk ka dobi thėnia pa veprėn dhe vepra pa thėnien as thėnia e as vepra pa nijetin (qėllimin) e as nijeti pa pranimin e sunetit"
Ebu Hajan ka thėnė: Kamė dėgjuar Husenin tė thotė: " Besimi ėshtė thėnie, nuk ka thėnie pa vepėr, nuk ka thėnie as vepėr pa nijet (qėllim), nuk ka thėnie as vepėr as nijet pa sunetin"
Jahja bin Selim ka thėnė: Kam pyetur Sufjan Theurin pėr besimin? Dhe tha: " Thėnie dhe vepėr " Kam pyetur Ibn Xhurejxh tė thotė: " Thėnie dhe vepėr" Kamė pyetur Muhamed bin Abdullah bin Amru bin Othman tė thotė: " Thėnie dhe vepėr" Kamė pyetur Malik bin Enes tė thotė: " Thėnie dhe vepėr" Kamė Fudejl bin Ajad tė thotė: " Thėnie dhe vepėr" Kamė pyetur Sufjan bin Ujejne tė thotė: " Thėnie dhe vepėr"
Humejdi ka thėnė: Kamė dėgjuar Uekian tė thotė: " Dijetarėt e sunetit thonė: " Besimi ėshtė thėnie dhe vepėr" Murxhit thonė: " Besimi ėshtė thėnie" kurse Xhemhijet thonė: " Besimi ėshtė njohje".
Abdurrezaku ka thėnė: Kamė dėgjuar Sufjan Theurin, Ibn Xhurejxh, Malik bin Enes, Sufjan bin Ujejne tė thonė: " Besimi ėshtė thėnie dhe vepėr shtohet dhe pakėsohet"
Ebu Daud Sexhnani thotė : Kamė dėgjuar Ahmed bin Hambelin tė thotė: " Besimi ėshtė thėnie dhe vepėr shtohet dhe pakėsohet" Ka thėnė Ahmed: Mė ėshtė pėrcjellur se Malik bin Enes, Ibn Xhurejxh, Fudejl bin Ajad, tė cilėt kanė thėnė: " Thėnie dhe vepėr"
Ibrahim bin Shimasi ka thėnė: Kamė pyetur Bakijete bin Uelid dhe Ebu Beker bin Ajashin dhe kanė thėnė: " Besimi ėshtė thėnie dhe vepėr" Thotė Ibrahimi: Kamė pyetur Ebu Is'hak El fezari A ėshtė besimi thėnie dhe vepėr? Ka thėnė: Kamė dėgjuar Ibn Mubarek tė thotė: " Besimi ėshtė thėnie dhe vepėr".
Muhamed bin Husejn – Allahu e mėshiroftė – ka thėnė: Jamė I bindur se atė qė kam pėrmėndur ėshtė pėr atė tė cilin Allahu do tė mirėn. Duhet tė dimė se nuk plotėsohet besimi pa veprėn. Kjo ėshtė feja qė thotė Allahu: " E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė." El Bejineh 5

Marrė nga libri " Esh Sheriatu "
Me autor " Imam Ebu Bekėr Muhamed bin El Husejn bin Abdullah El Axhurri "

Faleminderit