Partia nacionaliste maqedonase TMRO deklaroi sot se shqiptarët dhe serbët do të gjejnë kompromis për ndarjen e Maqedonisë.
“Një marrëveshje serbo-shqiptare për ndarjen e Maqedonisë, që parasheh që Kosovës t`i bashkangjitet pjesa e territorit nga Likova deri në Strugë, duke pëfshirë gjysmën e Shkupit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë kompensim për Serbinë.Marrëveshje të tillë antimaqedonase ndërmjet akademisë serbe dhe shqiptare ekziston që nga viti 1988 dhe i njejti do të funksionojë”, theksoi kryetari i TMRO-së, Vanço Shehtanski.
Ai apeloi që Qeveria e Maqedonisë të jetë e vetëdijshme për rrezikun e përsëritjes së vitit 1913 të fatit të popullit maqedonas.
Krijoni Kontakt