Marrėveshja e fshehtė Rama-Berisha, ndėrtim pa leje politik i palegalizuar nga Shaban Memia
Tuesday, 26 February 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Mė nė fund dje, kryetari i PS, Edi Rama e pranoi se mes tij dhe kryeministrit Berisha ekziston njė marrėveshje e fshehtė, tė cilėn ai u mundua qė ta justifikonte me eufemizmin se bėhet fjalė pėr njė marrėveshjeje tė madhe nė interes tė vendit: “Ju siguroj, qė jo vetėm nuk mė komplekson asnjė situatė dhe asnjė sjellje demagogjike dhe abuzive lidhur me marrėveshjen PS-PD, por pėrkundrazi ne synojmė njė marrėveshje tė madhe tė tė gjitha forcave politike, ku sigurisht PS dhe PD janė boshtet e patjetėrsueshme tė dy anėve tė spektrit politik pėr tė garantuar integrimin e Shqipėrisė nė NATO pėrmes kryerjes sė dy reformave themelore, pėr tė garantuar zgjedhje tė lira dhe tė ndershme dhe plotėsimin e aspiratave tė shqiptareve dhe shqiptarėve, qė kėrkojnė sot nga politika pikėrisht kėtė qė po bėjmė dhe pėr kėtė arsye konsensusi pėr politikėn tonė tė re rritet pėrditė pėr tė garantuar atė ēka pėr vet natyrėn e kėtyre reformave dhe pėr vet natyrėn e proceseve integruese nuk mund tė garantohet me arsyen e forcės, por vetėm me forcėn e arsyes. Sigurisht me forcėn e arsyes tė sa mė shumė pjesėmarrėsve nė kėtė proces”. Rama, sipas stilit tek tij projekton tek kritikėt e tij, problemin e vet. Tashmė nuk ėshtė demagogji tė thuash se ka marrėveshje tė fshehtė Rama-Berisha, por tė mohosh kėtė gjė. Se qė ka marrėveshje tė fshehtė kjo ėshtė bėrė e qartė, derisa PD nuk reagon ndaj balonave tė provės qė lėshon njeriu kryesor i Ramės pėr reformėn zgjedhore, Kastriot Islami pėr modelin rajonal proporcional spanjoll. PD duhet ta kundėrshtojė modelin proporcional rajonal, edhe pse ia ka lėnė opozitės tė drejtėn tė zgjedhė modelin, se modeli proporcional rajonal zbatohet nė vende qė janė federata, ose kėrkojnė tė bėjnė pėrfaqėsim politik nė sens federal pėr njėsitė administrative, duke favorizuar njėsitė e vogla. PD hesht edhe pse e di se me zbatimin e modelit rajonal proporcional do tė dėmtohet shumė LSI, ēka ėshtė qėllimi i Ramės. Por shkatėrrimi zgjedhor i LSI logjikisht nuk i intereson PD, se koha zgjedhjet e vitit 2005 treguan se LSI e ndarė nga PS, pėr shkak tė moskompromisit tė liderit tė PS, ėshtė kundėrbalancues i PS tek e majta. Kėshtu qė PD logjikisht e pranon shkatėrrimin zgjedhor tė LSI vetėm nėse si pjesė e marrėveshjes sė fshehtė Rama-Berisha ėshtė PS t’ i humbė zgjedhjet e ardhshme, nuk po them qė t’ i fitojė PD, se fitorja e PD do tė jetė pasojė e dėshirės sė Ramės pėr t’ i humbur zgjedhjet, duke dashur ta pėrdorė humbjen pėr tė spastruar tė padėshiruarit nė PS nga grupi parlamentar, dhe partitė e vogla tė sė majtės. Si shpėrblim tjetėr Rama do tė marrė bashkėqeverisjen me Berishėn, nga e cila realisht po pėrfiton duke bėrė tė dy pazare pėr tenderė, leje ndėrtimi, nė dobi tė njėri-tjetrit, si dhe siē e tregoi rasti i fundit kur Rama i rriti taksat bashkiake dhe me votėn e anėtarėve tė Kėshillit Bashkiak tė PD. Marrėveshja e fshehtė Rama-Berisha nuk ka tė bėjė me interesat e vendit, as me hyrjen nė NATO, por ėshtė njė marrėveshje abuzive, e cila tashmė ėshtė zbuluar tė jetė “njė ndėrtim pa leje” nė politikė. Kur Rama kėrkon ta justifikojė atė bėhet qesharak, aq mė tepėr kur Berisha hesht duke ia lėnė atij kėtė barrė. Tashmė “forca e arsyes”, po tė pėrdor njė term tė Ramės, e detyron atė tė kėrkojė legalizim te Shaban Memia pėr kėtė marrėveshje tė fshehtė, si ndėrtim pa leje politik.
Krijoni Kontakt