Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2008
    Postime
    6

    Lumi i vdekur nga Jakov Xoxa

    Dua tė di pak a shumė rreth veprės "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxės e cila , siē mė kanė thėnė, ka njė pėrmbajtje shumė tė mirė . A mund ndokush tė na e tregojė subjektin e kėsaj vepre . Mė falni nėse nuk ėshtė vendi adekuat pėr pyetje . Faleminderit pėr mirėkuptim

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2007
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    2
    lumi i vdekur flet per nje familje te varfer e cila shperngulet nga fsati oer nje jete me te mire poir as atje nuk ia arrin pasi rruges i vdes gruaja gjate lindjes dhe punet e shtepise u bien mbi koke gjyshes dhe vajzes. djali i tij fillon te beje nje pune hajduti vajza bie ne dashuri me nje djale dhe kjo fami9lje sheh veten se si dita dites fillon te shkaterrohet dhe se fundi sai per te shkaterruar gjithcka lumi qe deri ate kohe ishte nje perrua bubullin. nuk e mbaju mend mire pasi kam 5 vjet qe e kam lexuar. te puth dr jani

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pellumbi
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Postime
    320
    Lumi i Vdekur (analizė)

    Ngjarjet te romani "Lumi i vdekur" shtrihen brenda viteve 1938 -1939 tė shekullit XX. Rrėfimi i ngjarjes nė romanin "Lumi i vdekur" fillon me shpėrnguljen e dhunshme tė familjes sė Pilo Shpiragut nga fshati Grizė dhe mbyllet pas njė viti, me shpėrnguljen po tė kėsaj familjeje, tani nga fshati Trokth. Brenda kėtij harku kohor janė vendosur njė varg ngjarjesh, kryesisht dramatike, me intensitet shkallėzues. Qerrja e ngarkuar me plaēkat e shtėpisė nis rrugėn pa ditur ku do tė degdiset. Sa pėr njė natė Pilo Shpiragu vendos tė strehohet tek hani i Bishtanakės, ku rastėsisht ai do tė gjejė "shpėtim" te tregtarėt e Fierit, tė cilėt do ta punėsojnė nė fermėn e fshatit Trokth. Nė tė njėjtėn kohė ai do tė njihet dhe me familjen kosovare tė Sulejman Tafilajt. Tė dyja kėto takime do tė pėrcaktojnė rrjedhėn e mėtejshme tė jetės dhe tė fatit tė familjes Shpiragu. Ngjarja pas takimit nė hanin e Bishtanakės do tė lejojė degėzimin e rrėfimit dhe tė gjurmėve tė rrugės sė familjes kosovare, por dhe tė asaj tė fshatarėve tė Trokthit, ku kemi njė pėrqėndrim tė veēantė rreth historisė sė familjes sė Koz Dynjasė. Pilo Shpiragu me familjen e vet do tė pėrfundojė nė fshatin Trokth dhe do tė marrė nė dorėzim gjėnė e gjallė tė tregtarėve fierakė. Fshati nuk e pret mirė familjen e ardhacakut dhe e konsideron si dorė tė zgjatur tė tregtarėve fierakė, por Pilo Shpiragu pėrqendrohet i tėri vetėm nė njė pikė: si ta sigurojė ekzistencėn e familjes sė vet tė mbetur nė rrugė. Bota e fshatit tė Myzeqesė, pra, shtrihet brenda projektit tė gjerė pėrmes fatit tė tri familjeve: tė familjes Shpiragu, tė dėbuar nga beu i vendit, tė asaj kosovare Tafilaj, tė dėbuar nga pushtuesi sllav dhe tė familjes trokthase tė Koz Dynjasė. E para do sprovohet pėrmes kthesave mė tė mprehta dramatike, ajo e Kosovės do tė sfidohet nga shija dhe ndjenja e ardhacakut, e tė huajit, prandaj e nėnshtruar do tė provojė tė pėrshtatet nė kushtet e reja, si dhe familjet e fshatit Trokth tė vendosura nė luftė tė pėrhershme pėr t'u mbrojtur dhe pėr tė siguruar ekzistencėn. Paralelisht me kėto rrjedha dhe e gėrshetuar me to do tė zhvillohet edhe lidhja intime mes vashės sė Shpiragajve me emrin Vita dhe kosovarit Adil. Kjo linjė nga ana e vet ka shijen dhe domethėnien e njė simbolike.
    Pakti mes Pilo Shpiragut dhe tregtarėve tė Fierit nuk do tė arrijė ta mbushė as rrethin kohor tė njė viti. Pėrmbytja simbolike e fshatit nga lumi i pėrēudnuar solli pasoja tragjike pėr Shpiragajt, tė cilėve dhe ē'ka u mbeti nga gjėja e gjallė do t'ua rrėmbejnė pėrsėri trėgtarėt. Kėshtu, familja Shpiragaj mbeti nė mes tė rrugės mė e vetmuar dhe mė pa asgjė se kurrė mė parė. Ballė pėr ballė me rrezikun pėr tė mbetur pa ekzistencė, qė tė mbiietojė, Pilo Shpiragu ai vendos t'i bindet pėrsėri beut dhe tė pranojė kėrkesat e tij qė si viktimė tė parė lakmonte Vitėn, ai vendos ta punėsojė atė kopile nė oborrin e beut. Por, shpleksja e narracionit tė romanit do tė nisė me arratisjen e Vitės dhe tė Adilit nė male.

    Figura e Pilo Shpiragut (dhe e familjes Shpiragaj) ėshtė strumbullar qė i lidh tėrė rrjedhat narrative tė romanit. Ky pėrcaktim kompozicional i autorit ka rezultuar qė, edhe pse bėhet fjalė pėr njė nga romanet mė voluminose tė letėrsisė shqiptare, rrjedhat fabulare tė tij lidhen pėrmes njė kohezioni tė qėndrueshėm, tė brendshėm. Edhe atėhere kur rrėfehen "mesele" nga urtia dhe pėrvoja jetėsore e popullit, qė nė fakt ėshtė karakteristike e rrėfimit romanesk tė kėtij autori, ato, qoftė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, lidhen dhe kanė tė bėjnė me shtratin bosht tė ngjarjes sė rrėfyer.
    Pilo Shpiragu ėshtė figurė tek i cili ėshtė pėrqendruar vėmendja e autorit. Dhe, ai, Pilo Shpiragu, ėshtė nisur tė jetė i pėrkryer si njeri, qė ta ruajė deri nė fund pastėrtinė, por ligjet e jetės mbi tė kanė rėnė me tėrė brutalitetin dhe nė ēaste tė caktuara e kanė detyruar tė lakohet. Megjithatė, Pilo Shpiragun e pėrjetojmė si figurė qė rrezaton domethėnie pėrgjithėsuese, si person qė shpreh dhe njė pjesė tė sprovave e tė dilemave tė kohės sė vet. Autori mėton qė nė tiparet e tij (edhe te Koz Dynjaja) tė koncentrohen paragjykimet dhe morali i fshatarėve shqiptare tė kohės; pėrmes tyre ai arrin tė realizojė tipizimin letrar pėr rrethanat e mjedisit shqiptar tė asaj kohe. Natyrė energjike dhe me inisiativė Pilo Shpiragu beson se do tė arrijė pavarėsinė ekonomike tė familjes, falė krahėve dhe djersės sė vet, duke mos e ndjerė nevojėn pėr solidaritet. Por ky ishte njė iluzion. Pilo Shpiragu, kėtė nevojė do ta ndjejė vonė.
    Edhe figura e familjes kosovare, ajo e Sylejman Tafilajt, nė vetvete ėshtė bėrthamė qė mpleks jehona tė rėndėsishme nga drama e pėrgjithshme kombėtare. E dėbuar dhunshėm nga pushtuesi serb ajo nuk do tė rehatohet nė moēalet malarike tė Myzeqesė dhe nuk do ta gjejė ngrohtėsinė e mjedisit. Fati i familjes sė arratisur dhe tė dėbuar kosovare do tė vazhdojė dhe nė epokėn e komunizmit shqiptar. Jakov Xoxa i ka vėrejtur me mprehtėsinė e intuitės krijuese raportet mes fshatarėve tė Myzeqesė dhe tė Kosovės qė nė fillim e kanė pėrjetuar si kundėrshtar njėri-tjetrin, si palė qė do ta rrezikonte apo vėshtirėsonte ekzistencėn e secilit.
    Tek romani Lumi i vdekur, krahas rrjedhave spontane tė veprimeve tė personazheve, qoftė tė pėrcaktuara ato nga shtysat e jashtme ose tė brendshme, ndjehet ndėrhyrja e autorit, sado e fshehtė qoftė. I tillė duket dhe veprimi i arratisjes sė dy tė rinjve, i Vitės dhe Adilit. A ėshtė ky njė veprim i paramenduar si zgjidhje e mundshme, apo vetėm veprim i turbullimit tė ēastit, qė se ka tė qartė ecjen, drejtimin, cakun? Sikur ky vendim tė ishte vendosur nė njė kontekst tjetėr kohor, bie fjala nė fillim tė viteve '30, do tė dukej plotėsisht pa rrugėdalje, si njė ikje drejt njė horizonti fare tė mbyllur. Kurdisjen e zgjidhjes si arratisje nga kurthi, autori e bėn duke thirrur nė ndihmė njė alibi tė fortė: arratisja nė fund tė viteve '30 pėrputhet me fillimin e njė pėrmbysjeje tė madhe historike, pėrmbysje qė do ta sillte dhe qė e solli Lufta e Dytė Botėrore. Vetėdijshėm apo jo, dy tė rinjtė do tė gjenden nė krahėt e kėsaj lėvizjeje pėr ndryshime tė mėdha.
    Njė parim tjetėr nė praktikėn krijuese tė Jakov Xoxės ėshtė edhe synimi pėr tė rrėfyer bindshėm. Ai qė rrėfen, pra tregimtari nė emėr tė autorit, dėshiron ta bindė lexuesin nė atė shkallė vėrtetėsie qė nuk ėshtė e mundur pa qenė njėherė i bindur vetė, ai qė rrėfen. Ky parim tregimtar e kultivon praktikisht sqarimin, arsyetimin, mbėshtetjen absolute tė ēdo detaji dhe tė ēdo veprimi.
    Njė dimension qė romanin e Jakov Xoxės e bėn tėrheqės, ėshtė ndjenja se tėrėsinė e fabulės e rrėfen njė dėshmitar i vėrtetė i ngjarjeve dhe se ky tregimtar thotė tė vėrtetėn, di tė zgjedhė fjalė e shprehje tė vėrteta, t'i shqiptojė qetė ato, tė nxisė kėrshėrinė pėr tė dėgjuar e pėr tė ditur " Ē'ndodhi mė vonė"; tė zgjojė interesim pėr personazhet. Kėshtu, Jakov Xoxa nė mbėshtetje tė pėrvojės krijuese realiste dhe tė filozofisė jetėsore tė shpirtit kolektiv, ka artikuluar stilin, shkollėn e vet nė zhanrin e romanit shqiptar nė pėrgjithėsi.
    Nese ajo qe do te thuash nuk eshte me e mire se heshtja atehere me mire hesht.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mea
    Anėtarėsuar
    05-02-2008
    Vendndodhja
    atje ku duhet!!!!
    Postime
    2
    eshte nje libre shume i bukur....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pellumbi
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Postime
    320
    Mea, e ke lexuar?
    Nese ajo qe do te thuash nuk eshte me e mire se heshtja atehere me mire hesht.

  6. #6
    Roman shum i mirė,,pas postimit te pllumbit nuk mbetet shum per te thėn..
    Tė bėn per vete ky roman qe ne faqet e para ..nder ngjarjet tjera interesante aty eshte edhe dashuria e kosovarit me muzeqaren ,si dhe problemi me beun qe lind shkaku i Vitės..

    mos mi lidh syt me shami
    se jam shqiptar kosovali.
    kenga e preferuar e Adilit ,qe e terheq vemendjen e Vites...
    JAKOV XOXA eshte nje shkrimtar i madh.

Tema tė Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendės dhe tė vėrtetės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Diana Ēuli: Ndjesė familjes sė poetit tė pushkatuar..
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  3. Lista e shkrimtarėve tė persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  4. Mjekėt e deklarojnė tė vdekur, kthehet nė jetė 6-vjeēarja
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •