Megjithese gjate gjithe paradites ra nje shi i dendur vendosa te festoja ne Teqen e Zallit Diten e Hashurese.Ishte nje dite shkurti e ftohte.Se bashku me nenen time, qe ishte bere Myhibe morem rugen drejt Teqese.Shkoja serisht ne Teqene e Zallit pas 8 vjetesh.Teqeja ngrihej ashtu madheshtore.E ndertuara e gjitha me gure, qe nga shekujt kishin mare nje ngjyre te erret te jepte pershtypjen se po hyje ne nje keshtjelle plot sekrete.Mbase keshtu eshte edhe bota Bektashiane, nje bote e mbushur plot me sekrete qe te shfaqen njeri pas tjetrit deri ne persosmeri.
Ne te djathte te oborit kishte filluar te ngrihej edhe tyrbja e BABA HAXHIUT qe kishte disa vjet qe kishte nderuar jete.
Ne nje kthine te teqese ishin vendosur kazanet e medhenj te Hashures qe ziente.Nje grup grash dhe burash trazonin njeri pas tjetrit Hashurene qe ziente.Grate kishin vendosur ne koke nga nje shami te bardhe ndersa burrat nga nje feste te bardhe.Secili priste radhen e vet per te shkuar afer kazanit dhe ta trazonte me nje luge druri te madhe.
Jashte akoma vazhdonte te binte nje shi i holle, megjithate nuk bente me ftohte.Shkova tek oda e zjarrit qe ishte ne katin e pare te Teqese.U ula sebashku me disa pleq muhibe dhe filluam muhabetin.Fillimit e mori fjalen me i moshuari i pleqve, qe ishte muhib i Baba Selimit.Na tregoi sesi festohej Hashurja ne teqe kur ishte Baba Selimi ne drejtimin e saj.Per kenget qe kendoheshin ne teqe e per festimet qe vazhdonin deri ne oret e vona.
Ashtu te zhytur ne biseda e kujtime na zuri muzgu rreth zjarrit te oxhakut.Hera-heres na vinte dervish Besniku (sot Baba Besniku) dhe regullonte zjarrin.Kazanet e Hashurese ishin hequr nga zjarri dhe i kishin lene te ftoheshin pakez.Me pas Hashureja do te ndahej ne kupa te vogla dhe do te servirej per besimtaret.Pritej qe ne Teqe te vinte edhe Dede Reshati.Te gjithe dolem ne oborin e Teqese te prisnim Dedene.Kishin ardhur qindra besimtare ne Teqe ate nate.Nuk mungonin as grupet folklorike qe kendonin kenge per Imam Aliun e Haxhi Bektashin.
Aty nga ora shtate e darkes mbriti edhe Dedeja. E shoqeronin disa dervishe me kostumet e tyre te bardha.Te gjithe zgjasnin duart ta takonin. Dedeja u ngjit ne Oden e Madhe dhe atje filluam ta takonim me radhe.Ne koridoret e Teqese buciste kenga labe.Nga njera ane kendonte grupi i Lazaratit dhe me tej vazhdonte grupi i Shyqyri Hysit.
Ne sallen e ngrenies kishin mbaruar te gjitha pregatitjet e darkes.Gra besimtare te shumta nga Lazarati ishin kujdesur per cdo gje .Tavolinat e gjata u mbushen me njerez dhe Dede Reshati se bashku me Dervish Besnikun u ulen ne tavolinen kryesore. E mori fjalen Dedeja qe pershendeti besimtaret Bektashiane per Festen e Hashurese si dhe per pritjen qe i kishin rezervuar.
Pasi u fal darka filluam te hame.Dedeja kerkoi te kendohej nje nefes per deshmoret e Qerbelase.
Filloi kenga. Te them te drejten fillova te kendoja edhe une.Vargjet e Naimit kushtuar Abaz Aliut i dija permendesh qysh ne vegjeli.U kneduan kenge per Profetin Muhamed as, per Aliun, per profetin Musa as per Haxhi Bektashin dhe per Baballare Teqesh.Nuk mund te mos rinte pa kenduar Xha Rustoja, nje besimtar 94 vjecar, qe ishte muhib i Baba Selimit.
Si gjithmone kendonte nje kenge kushtuar udherefenjesit te tij, Baba Selimit.
Darka vazhdoi deri afer mesnates.Dede Reshati pasi bekoi perseri darken e shtruar i uroi serish duke provuar Hashuren.Ndarja e Hashurese mbyllte edhe darken. Embelsira e Hashurese pas zise se Matemit, simbolizon vazhdimin e jetes.
Besimtaret vazhdojne serisht jeten sepse besimi kundrejt Zotit nuk mund te shuhet kurre, edhe kur udheheqesit vdesin.
Keshtu u mbyll festa e Hashures ne Teqene e Zallit.