Doja te hapja nje teme,qe nganjehere sjell probleme dhe konflikte,me dashje ose padashje brenda familjes.
Nje x person kryefamiljar,babai i kater femijeve mbasi shet shtepine e tij private me obor te rrethuar,blen nje shtepi tjeter me te vogel ku bashkepronar fut vetem 2 djemt qe ishin aktualisht,ndersa vajzen dhe djalin tjeter qe jetojne jashte i anekson.Si ju duket e drejte apo normale? Kishte mundesi Kryefamiljari qe te vendoste edhe emrat e dy te tjereve ne shtepine e re si bashkepronar apo jo?
Nejse ai e justifikon ne kete menyre ndoshta dhe pavetedije si me poshte:
Une vendosa dy djemte bashkepronar ne shtepine e re ,sepse ata ishin edhe ne shtepine e vjeter,ndersa per dy te tjeret nuk kane qene as ne shtepine e pare bashkepronar, pasi u larguan qe ne vitin 1990 nga Shqiperia,dhe mbas 2 vjetesh kur une e privatizova ata nuk ishin te pranishem.
Tani djali dhe vajza qe jetojne jashte i thone:
Mir mor Bab kur bere privatizimin me shtepine e pare ne 1992 nuk ishim,po tani heren e dyte pse na aneksove,nuk kishe mundesi te vendosje dhe emrat tane.
Babai i thote jo nuk kisha mundesi sepse noterja me tha do vendosesh vetem keta qe ke ketu ne çertifikaten familjare.Ai me pas shton se une ju jap pjesen time nuk ka problem,por djali dhe vajza thone nuk eshte fjala per pjese(para)por femijet duhen trajtuar njesoj,sepse ne jemi nje pjese e trupit tuaj.
Shenime dy djemte qe jetonin ne Shqiperi sot ndodhen ne France me letra dhe dokumenta te rregullta,kontribut i vellait dhe motres qe sot jane jashte loje.
Pres pergjigje,se si duhet te veprohej ne kete rast me konkretisht.Kishte te drejte ti fuste edhe emret e dy te tjereve,apo kishte ndonje pengese nga Noterja.
Krijoni Kontakt