Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Mbeshtetu, shpirt, ne supin tim...

    Mbeshtetu, shpirt , ne supin tim
    Shpertheje dufin qe te mbyt
    Ti foshnja ime je tani
    Une - prindi yt…

    Do shkoje kjo vere, do vije vjeshta
    Dhe ti do ikesh pergjithnjë
    Ne gjume te thelle kur te kesh rene
    Do qaj me zë…

    S’do kete mengjes, muzgje te kalter
    Nje preher, koken ku te vë
    Nje dore, nje ze, nje fjale te dashur
    Nuk do gjej më…

    E gjalle, e ngrohte, me rri kaq prane
    Dhe me shtrengon kaq fort ne gji
    Si dreqin mundi te na ndaje
    Tumori I zi…

    Ngadale me fshin supin e qullur
    T’i fshij une lotet, gjithashtu
    Pastaj serish e vogel behem
    Ne syte e tu….

  2. #2
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ahhh Dikea...

    ...sapo isha duke lexuar nje artikull mbi relacionin e nenave me vajzat e tyre...relacioni me i ngushte, i dhembsur po dhe me i veshtiri. edhe poezite e shkruara per kte subjekt jane gjithashtu shume te veshtira. kjo e jotja shpreh qarte gjendjen e brendshme. strofa e dyte me tingellon shume e vertete pasi gjithmone ndjejme mungesen e dikujt apo dickaje kur nuk eshte me prane. me pelqen dhe rrethi qe krijohet prej moshes ne strofen e pare lidhur me ate ne strofen e fundit...si prindi behet foshnje ne moshe te rritur por ne te njejten kohe s'e humb kurre kujtimin e foshnjes se saj. flmn dikea. per guximin dhe kendveshtrimin tend.

    ani

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Be Happy!

    Nji far pol sajmën kendon ... bi hepi dont uorri...etj..


    Me merr frika te hyj te letersia se jeni bere shume sensibile (theksi te i -ja fundit) ju ketu. Do vrasim njeri tjetrin me melankoni..C'beni keshtu..Qeshni pakez..

    Ani plz..kape flamurin e optimizmit se kjo Dikea me Lotin shum lotuse jane bere..

    Nen shelgjet lotuese behet dhe dashuri ..ka then Hasan zyko Kamberi.. dikur.

    Ku eshte ajo Shiu i Veres... shi i ngroht i dashurise??
    Kane qene dhe disa ANA ktu ..ku kane avulluar?

    Po bej nji poezi te shpejt..

    PIK-Niku


    Nen nji shelg buz liqenit
    Ne shkuam te dy piknik
    U ulem dhe hengrem
    S'lam buk e as uj ne ibrik

    Mbaruam se ngreni dhe...
    Pralla zum te tregojme
    Qelluam te dy te turpshem
    E njeri jatrin s'perqafojme

    Un pres nga ty e ti pret nga une..
    Oret ikin..po iken dit e shtune..
    Ahh pak guxim me vehte..nuk e mora
    Rri e krruaj koken sikur te keme morra.

    Mir une moj lumadhe qellova guak
    Po ti moj shejtane afrohu pak.
    Ahh kjo edukata ne qafe na mori
    Eja ROLO trimi me nxirr nga ky zori.

    Cohemi tha mikja se na vajti vone..
    Prit i thash une se sot eshte e shtune.
    Ik more kaqol se ketu me kishe..
    Shko me mir bej cicin mbrapa asaj pishe..



    rolo- vellai lulkes..i njohur per guxim ne puthjen e gocave...lol.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ana_tirane
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    16

    Per: Mbeshtetu, shpirt, ne supin tim...

    si jeni shpirti i shqiptarit?
    Brari e kerkove anen ja tek e ke...
    eshte perhere ketu per ty
    si jeni ju?
    une nuk si pse nuk hyja dot per ca kohe..probleme me serverin mendoj...

    nje krijim i shpejte dhe nga une :

    mbeshtetu ne supin tim..
    ne nje sup te brishte.
    pesho.
    thyeje..
    primi krahet e nga ty me mos largohem..
    eshte nje vend i zemres qe nuk lulezon me dot..:(

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mir ne po ju ckeni..

    Anes..se Tiranes..

    Ne qe jemi jashte na falet trishtimi
    Po ju ne Tirane cfar halli kini..
    E di se zor me uje dhe drita keni..
    Behuni nji grup e shkoni ke treni.

    Mbushni ca bidona me uj qelibar..
    Domate kastraveca djath edhe buke.
    Ne kemb adidaset e Cantat ne shpine
    Shkoni ne golem dhe i nxirrni zine...

    kapele ne koke mos tju djegi dielli
    ca neper hije edhe ca ke deti..
    Kur vjen perendimi uluni ke bregu..
    tralala kendoni edhe na kujtoni...lol.

    mos harroni kosin e lyeni kurrizin
    Supet delikate vetem pak i nxini
    pastaj mikrobusit shkoni ne tirane..
    Erdha thuaj mamit e puthe babane..


    E shikon sa bukur...

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    ahaha Brari me kenaqe lol

    Mir une moj lumadhe qellova guak
    Po ti moj shejtane afrohu pak.
    Po pse nuk hap nje temen tende qe mos i hyjme Keas ne pjese me keto komentet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fiori po ta leme Kean vetem ne ketu ... Kea e ben "Lendine Lotesh " si ne Panda e di ti ..kur shkon andej lart ne Birra.

    Rruge e bukur eshte ajo andej.. nuk e di a jane ato lulishtet akoma apo i kan shkaterruar keto ndertimet..
    Ana-tirana ka qene e fundit andej e ndoshta na tregon c'behej ne Korcen tone simpatike..

  8. #8
    ~* rrapatushja *~ Maska e Pretty Devil
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Londer, Angli
    Postime
    61

    dikea...

    me pelqeu ajo poezia e jote ....

    tana te mirat ty dhe te tanve forumistave
    shnet a pare

    xafi uk :a :a
    [size=0.5]You may shoot me with your words,
    You may cut me with your eyes,
    You may kill me with your hatefulness,
    But still, like air, I`ll rise.

    Leaving behind nights of terror and fear --- I rise
    Into a daybreak that`s wondrously clear --- I rise
    Bringing the gifts that my ancestors gave,
    I am the dream and the hope of the slave.[/size]

  9. #9
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    oh c'me permalle me kete poezi peisazh....
    nuk i dua dritat, atje edhe ne erresire e njoh
    kalimin per'rreze dashurive te mija..
    deti me prqaf
    ne nje dashuri te lashte sa deti
    varret me behen lendina......
    te gjitha dhimbjet atje ne tirane
    jane me te buta se mergimi.
    biles jane me te mira...
    pune e madhe , nje cope buke me ose pa djathe.
    supet le te me digjen, pa ia fshehur diellit.
    do ecja dhe zbathur c'me duhen adidas
    atje lumturia eshte falas.
    ketu e blejme lumturine me gjakun dhe me mallin
    me mungesen e te gjitha diteve te shkuara.
    por genjehemi ne fakt, duke besuar.
    ju na ziliqoni ne...ne ju iu kemi zili...
    Ndoshta dhe ky eshte nje lloji mallkimi.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anëtarësuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Tani po kaloja faqet nje e nga nje...

    Tani po kaloja faqet nje e nga nje...
    Tani po kaloja faqet nje e nga nje, dhe po te le edhe keto fjale:

    Me puth ketu e vogla ime
    Ashtu ngadal me puth ne faqe,
    Njemije bekime ti dhashte zoti
    Notofsh ne dete lumturie!
    Shtepia e vjeter

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  2. Mendimet e kota
    Nga Mbreti_ILI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 14-12-2009, 19:22
  3. Je si shpirt
    Nga edspace në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 13:02
  4. Eshte Me Shpirt Mire Zemer Miri Apo Zemer Miri Eshte Me Shpirt Mire
    Nga ELDORADO në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-01-2007, 22:19
  5. Ah, më ka mbërthyer vjeshta...
    Nga Xhexho në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 04:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •