Salloni ishte kthyer ne nje rremuje te vertete. Kuti te hapura mbushnin te gjithe dhomen.
Kisha kaluar 8 vjet ne ate apartament dhe tani po zhvendosesha. Cdo kutie I vija nje etikete per te dalluar me vone materialet qe do kishin brenda.
Isha perpara kutive qe kishin dokumente me te hershme dhe isha ne dileme ti lija apo ti hidhja. Ishte mbremje vone, gjume nuk kisha, as deshire per te shkuar ne ndonje klub.
Keshtu qe vendosa te rremoja brenda tyre.
Ne fundin e njeres nga kutite ishte nje fletore shenimesh me nje kapak te forte kartoni.
Nuk e mbaja mend ta kisha perdorur ndonjehere. E hapa. Shkrimi nuk ishte I imi. Ishte I shokut tim me te cilin kishim ndare apartamentin per 3 vjet rresht. Me vone ai ishte zhvendosur ne Seattle . Hapa faqen e pare. Fillova te lexoja:
The story of April
Ajo rrinte gjithmone ne fund te salles. Kur une permenda ate emertim dhe koston e tij ajo filloi te qante heshtur. Pasi mbaroi leksioni, ajo u afrua me nje ndjenje faji. Me vjen shume keq me tha per lotet. Por une kam nje histori qe dua tjua tregoj.
Mbase kjo histori mund te shpetoje jete njerezesh.
Dhe ajo filloi tregimin
Sic e dini une jam fotomodele dhe udhetoj shpesh. Tre vjet me pare, ishte fund Prilli dhe une ndodhesha ne Rome per te bere disa foto per nje kalendar. Atje takova njeriun me te mrekullueshem qe mund te ekzistoje. Quhej Stephen . Kishte buzeqeshjen me te embel dhe syte me te bukur qe kam pare ndonjehere. Ai ishte 26 ndersa une vetem 18. Megjithese isha shume e zene me pune cdo moment I lire qe me shfaqej e kaloja me te.
Isha marrezisht e dashuruar. Ajo ka qene vera me e bukur e jetes time. Ndersa vera po kalonte , mua me duhej te kthehesha ne USA. Te dy bashke numeronim ditet e mbetura. Kurre ne jeten time nuk kisha takuar nje njeri kaq xhentil, kaq te dashur, kaq te kujdesshem, kaq pasionant. Kur ai me shikonte drejt e ne sy, per mua ata sy ishin e gjithe bota. Ai ishte gjithcka qe une kisha enderruar per nje mashkull.
Kur e putha ne aeroport para ndarjes, shpertheva ne lote dhe nuk mund te ndaloja se qari. Arritem vetem ti thoshim njeri tjetrit se do te takoheshim perseri shume shpejt. U puthem gjate dhe pastaj u ndame.
Ndersa avioni fluturonte drejt USA akoma kisha ne hunde aromen e parfumit te tij. Akoma me dukej sikur isha e mbeshtjelle ne krahet e tij. Syte e tij ishin akoma ne memorjet time. Dhe isha e shqetesuar per ate ne se kisha bere zgjedhjen e duhur: karrieren apo zemren. Isha bere e gjitha akull nga nje parandjenje qe nuk do ta shikoja me kurre .
Per tre vjet rresht cdo dite mendoja Stephan. Ai ishte motivi qe me bente te perballoja ditet e veshtira. Ai ishte fantazia ime e neteve te vetmuara. Cdo mashkull tjeter qe takoja e krahasoja me ate. Por asnje nuk mund te zinte vendin e Stephan. Miqte me thoshin se une po torturoja vetveten. Duhet ta harroja ate ndjenje. Te filloja te jetoja te tashmen pa menduar me per te shkuaren. Por vetem duke menduar per Stephan une ndihesha gjalle. Si mund te harroja dicka qe me bente te ndihesha mire edhe pas 3 vjetesh. Une isha akoma e dashuruar dhe asgje nuk mund ta ndryshonte kete ndjenje. E dija se nje dite ne do te takoheshim perseri.
Pranveren e katert udhetova perseri drejt Romes. E takova perseri Stephan. Syte e tij dukeshin sikur kerkonin falje per dicka. Une vetem se qaja dhe shtrengohesha pas tij. Ai buzeqeshi dhe me pa edhe nje here drejt e ne sy.
E kuptova se gjate ketyre tre vjeteve edhe ai me kishte dashur po aq shume sa edhe une. Une isha vajza e fundit me te cilen ai ishte shoqeruar. Hera e pare dhe e fundit qe ne fjetem bashke ishte nje nate me pare se une te kthehesha ne USA. Ai ishte I vetmi njeri me te cilin une bera dashuri. Dhe ishte dashuri e vertete. Atehere ai me tha qe te mos shqetesohesha dhe une e besova.
Si te mos I besoja atyre syve dhe asaj zemre qe rrihte aq fort. Si te mos I besoja asaj buzeqeshje aq perfekte.
Teksa e shtrengoja fort ne krahet e mi ai me veshtroi edhe nje here ne sy dhe pastaj vdiq . Nuk do ta harroj kurre ate moment. Ishte momenti kur edhe zemra ime vdiq dhe une nuk isha me shume se 21 vjec..
Ai peshonte 195 pound, dhe ishte gjithe muskuj ku e takova per here te pare.
Ndersa ne momentin qe nderoi jete nga AIDS peshonte vetem 98 pound.
Une jam HIV positiv dhe harxhoj rreth $30,000 ne vit ilace vetem per te mbetur gjalle. sa me shume vite qe te jete e mundur. Une kisha shkuar vetem me nje njeri, vetem nje here, pa condom dhe une do ta paguaj ate cast per gjithe jeten.
Pra e shikon Bill, perse une qava. Nje condom 50 cent do me kishte shpetuar jeten. Muaji prill beri nje gabim te pafalshem ne jeten time ndersa une realizoja fotot ne Rome.
Krijoni Kontakt