Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji flet sot para Parlamentit Evropian

    Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji ndodhet në Strasburg për të folur sot mbi pavarësinë e Kosovës para Parlamentit Evropian. Një ipeshkëv katolik ngre zërin para fuqive të mëdha, sipas traditës më të mirë të kishës katolike ndër shqiptarë, të shoqëruar gjithnjë nga binomi “Për Fe e Atdhe”.


    Flet për ne zëdhënësi i kuries së Prizrenit, don Agim Çerkini:

    * Radio Vatikani *

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Fjalimi i Ipeshkvit te Kosoves do te jete moment historik per vendet evropiane skeptike dhe te pavendosura per Pavaresine e Kosoves.

    Kleri Katolik gjithmone kane qene faktor kryesor per ceshtje madhore te shqiptareve (psh. Imzot Pjeter Bogdani, Ate Marin Barleti per Gjergj Kastriotin, Don Nikolle Kacorri per Ismail Qemalin, Ate Gjergj Fishta.. dhe ne fund Imzot Dode Gjergji per Kosoven).

    Rrofte faktori katolik!

  3. #3
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    faktor pozitiv dhe shume i nevojitshem ne keto dite te veshtira.

    respekt Dode Gjergjit
    vari leshte

  4. #4
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Ipeshkvi i Kosoves imzot Dode Gjergji kerkon nga Parlamenti Evropjan njohjen e Sovranitetit

    19.02.08

    Edhe Kisha katolike kosovare është e angazhuar për njohjen sa më të shpejt të Shtetit të ri Kosovar. Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji sot në Shtrasburg para Parlamenti Evropjan kërkoi njohjen e Shtetit të Kosovës nga Shtetet anëtare të BE-së dhe foli mbi vlerat shpirtërore e qytetare shekullore të Dardanisë.

    RV

  5. #5
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Shqyrtimi i çështjes së Kosovës nga pikëpamja e Kishës Katolike në Kosovë


    Dëshmia e Imzot Dodë Gjergji në Strasburg
    Më 19 shkurt 2008




    Fort të nderuar Ekselencë,
    të nderuar Zonja dhe Zotërinj,
    të dashur vëllezër e motra!

    Në fillim më lejoni të shpreh konsideratat e mia për Institucionin Tuaj, për strukturat që veprojnë brenda tij dhe për secilin prej Jush veç e veç.
    Në veçanti falënderoj shumë të nderuarin z Dr. Ingo Friedrich që më ftoi dhe e organizoi këtë takim.
    Zonja dhe zotërinj
    Këto ditë po shqyrtohet mundësia e marrjes së vendimeve të rëndësishme për ne qytetarët e Kosovës por edhe për të ardhmen e vendit tim.
    Kosova kërkon të këtë shtetin e vet të pavarur dhe demokratik, i cili do të mbështetet nga Bashkimi Evropian për të arritur funksionimin normal shtetëror, forcat e KFOR-it do të sigurojnë stabilitetin dhe paqen, kurse të drejtat e pakicave, sidomos asaj serbe, do të garantohen në bazë të propozimeve në Pakon e Ahtisarit. Ky proces mbështetet prej shumicës së faktorëve relevantë në Kosovë, edhe nga ne po ashtu.
    Për të kuptuar mirë arsyen pse i japim mbështetje Kosovës në këto procese të marrjes së vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e të gjithë qytetarëve të saj, duhet të bëjmë një vështirim historik të ngjarjeve, që kanë ndikuar në akumulimin e vlerave të përbashkëta të popullit Shqiptarë, pa marrë parasysh dallimin. Po edhe për të parë se Kisha Katolike ka qenë bartëse dhe ruajtjese, në mendjen dhe në zemrën e popullit shqiptar, e pashkëputshëmrisë së vlerave tona të përbashkëta të krishtera dhe evropiane.
    Vështrimi historik i veçorive tona
    Krishterimi ka depërtuar në trojet tona që nga koha apostolike, gjatë udhëtimeve misionare të Shën Palit dhe nxënësve të tij në Ilirik, ku bënte pjesë edhe Kosova e sotme. Këtë e dëshmojnë burimet biblike, historike, arkeologjike etj. Sidomos duhet theksuar argumenti faktik i pranisë së vazhdueshme, ndër shekuj, i Kishës katolike si pjesë përbërëse e shoqërisë në të gjitha periudhat historike.
    Përgjithësisht, krishterimi ynë gjatë shekujve mbartë shenja të martirizimit, sidomos gjatë përndjekjeve të Perandorisë Romake, ( deri te Edikti i Milanos 313), përndjekja dhe martirizimi i madh gjatë sundimit pesëshekullor të Perandorisë Osmane (1468-1912), dhe së fundmi diktaturës komuniste (1945-1990). Më tutje mund të themi se lashtësia dhe tradita e krishterë, pjesërisht ishte rrezikuar edhe me dyndjet e popujve sllavë, të cilët në trojet ilire gjetën një Kishë mjaftë mirë të organizuar. Kjo do të thotë, se popujt sllav nuk e sollën krishterimin në trojet tona, ata krishterimin e gjetën në mesin tonë.
    Gjatë 5 shekujve të persekutimit turko-otoman, kleri katolik bartte dritën e vetme fetare dhe kombëtare te shqiptarët, sidomos në ruajtjen e gjuhës dhe kultivimin e saj përmes veprave të botuara, që nga “Formula e Pagëzimit” (1462) e deri te veprat filozofike e teologjike. Gjatë kësaj periudhe binomi “Fe dhe Atdhe” ishte formësuar dhe thadruar në zemrën e klerit dhe të popullit, si përcaktim jetësor i veprimit shoqëror e fetar.
    Sundimi i gjatë Otoman në trojet tona la pasoja të shumta. Pasoja më e rëndë, pa dyshim, mbetet ndarja jonë fetare, e cila u shkaktua nga mungesa e lirisë fetare, ligjet diskriminuese ndaj të krishterëve, përndjekjet, mungesa e klerit katolik, lakmia për pasuri dhe privilegje, kushtëzimet me “haraç”, marrja e fëmijëve për të krijuar ushtrinë turko-otomane etj. etj. Në fillim ndarja shfaqej nën hijen e “laramanizimit – kriptokrishterimit ”, që do të thotë: pranim formal i emrave, traditës dhe fesë islame në publik dhe ushtrimi i krishterimit në jetën private. Duke qenë se kjo gjendje zgjati me shekuj, gradualisht u bë islamizimi i pjesës së madhe të popullit tim.
    Sot, ne Shqiptarët, si rrjedhojë e asaj që u tha më lartë kemi dy konfesione, fatbardhësisht kjo ndarje fetare e shkaktuar prej të tjerëve nuk ka sjell përçarje mes nesh, sepse ne arritëm të ruanim dashurinë dhe respektin paraislamik për njëri-tjetrin.
    Shqiptarët pa dallim feje janë përpjekur bashkërisht, sidomos 100 vitet e fundit, për t’u shkëputur nga lindja dhe për t’u bashkuar me familjen e popujve evropian, prej ku ishin rrëmbyer pas vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe. Me krijimin e shtetit të Shqipërisë (1912), populli shqiptar kishte filluar të merr frymë më lirshëm, edhe pse mbeti populli i coptuar në disa shtete. Fatkeqësisht, liria nuk zgjati shumë sepse Komunizmi përsëri na i grabiti atë.
    Kosova deri më 1981 e gëzonte një autonomi në ish Federatën Jugosllave. Ajo autonomi u mohua pikërisht në vitin e përmendur, kur edhe fillojë persekutimi shtetëror kundër shqiptarëve të Kosovës. Me këtë mohim flagrant të të drejtave individuale dhe kolektive, filloi kriza në Kosovë. Më vonë kjo krizë u zgjërua në tërë viset e ish-Jugosllavisë, duke shkaktuar luftëra që morën jetëra të shumta njerëzish dhe rrënuan qytete e fshatra. Kjo dhunë mori fund me ndërhyrjen e forcave të aleancës ushtarake të NATO-s, mu aty ku kishte filluar.
    Në këto kohë krize, gjithë populli dhe Kisha katolike në krye me ipeshkvin Nikë Prela (1918-1996) promovonin qëndresën paqësore. Ai frymëzohej nga paraardhësi i tij, Imzot Pjetër Bogdanit (1625-1689), i cili thoshte: “Fati i popullit tim, është fati im”, prandaj ishte i vendosur të jetë në anën e popullit të pambrojtur, duke ngritur zërin kundër çdo lloji dhune, padrejtësie, diskriminimi dhe punonte pa ndërprerë për ta motivuar kishën e përgjithshme dhe Qeveritë Tuaja për ta mbrojtur këtë popull. Po këtë qëndrim, në vazhdimësi, e mbajti guximshëm e besnikërisht edhe paraardhësi im i nderuar ipeshkvi Mark Sopi (1938-2006) së bashku me mbarë klerin i Kishës katolike në Kosovë. Po edhe pas Luftës (1999) nuk mungojë angazhimi i Tij me klerin për të qenë promovues i vlerave njerëzore dhe i të drejtave të të gjithëve, në veçanti ndaj të varfërve dhe të rrezikuarve.
    Mu për këtë, qytetarët e Kosovës pa dallim, janë miqësor dhe të afërt me Kishën tonë, sepse, si në të kaluarën ashtu edhe në ditët e sotme, ajo ka qenë dhe është gjithnjë në shërbim të Zotit dhe të popullit, pa u ndikuar nga dallimet që i kemi.
    Lashtësia e pranisë historike, vlerat që ka promovuar gjatë shekujve, gatishmëria e mishërimit me vuajtjet e popullit, kanë bërë që Kisha Katolike të jetë faktor i rëndësishëm për të gjithë njerëzit në Kosovë. Pikërisht, dëshmia mbresëlënëse e saj në të kaluarën dhe sot, ka bërë që populli shqiptar ta sheh Kishën tonë Katolike si pjesë të pandashme të vetën, edhe pse shumica i takon besimit tjetër. Mu për këtë, i gjithë populli, me nderim dhe falënderim e pranojnë përvojën e përbashkët paraislamike. Krishterimin e quajnë me simpati “feja jonë e vjetër”, sepse e dinë dhe e pranojnë se Kisha Katolike ishte thesar i përbashkët ku është ruajtur gjuha, tradita dhe kultura e mirëfilltë e shqiptarëve.
    Ky fakt, nxitë një pjesë të rinisë dhe të intelektualëve të orientohen në kërkimin e “rrënjëve”, trashëgimin tonë të përbashkët shpirtëror, që ne e quajmë “pagëzimin kulturor”. Në këtë kërkim të rrënjëve shpirtërore dhe kulturore, sidomos kanë ndikuar dy figurat më të ndritshme të popullit tonë, Gjergj Kastrioti, – Atleta Christi dhe e Lumja Nëna Terezë (1910-1997), bija e popullit tonë.
    Një rol të veçantë e ka luajtur në këtë drejtim, orientimi miqësor i Selisë së Shenjtë ndaj shqiptarëve dikur dhe sot. Sidomos kujdesi që ka treguar Papa Gjon Pali II (1920-2005) për ne.
    Në këtë frymë duhet kuptuar arsyen pse shqiptarët e krishterë nuk i konsiderojnë shqiptarët e besimit islam si të huaj, por si vëllezër të islamizuar në rrethana të vështira historike. Po ashtu edhe shqiptarët e islamizuar nuk e konsiderojnë krishterimin si fe të huajën, por, siç thamë, si “fenë e tyre të vjetër”. E sot, si fe e vëllezërve të tyre shqiptarë. Kjo përvojë historike, gati unike në botë, bënë që krishterimi dhe islami të bashkëjetojnë dhe të bashkëpunojnë mjaft mirë në çështjet e përbashkëta, shoqërore, kulturore e kombëtare.
    Shqiptarët në tërësi janë proevropian dhe prokristian, sepse nuk donë dhe nuk mund t’i mohojnë vlerat tona të përbashkëta gjatë historisë. Ky kontekst historik dhe aktual mundëson ndër ne një lloj islamizmi tradicional dhe të matur, të hapur, të orientuar më tepër rreth vlerave njerëzore të civilizimit perëndimor.
    Kisha katolike në Kosovë, edhe në fushën e komunikimit mes të krishterëve, gjithnjë ka kultivuar dhe kultivon dialogun ekumenik mes Kishave. Ne kërkojmë me këmbëngulje dialogun ekumenik me Kishën Ortodokse Serbe, sepse jemi dy Kisha të krishtera. Në të kaluarën kemi pasur suksese të mjaftueshme në këtë drejtim. Mjerisht, pas lutës së vitit 1999, nuk kemi arrit nivelin e dëshiruar, për shkak se Kisha Ortodokse Serbe ka mbetur edhe sot nën ngarkesën politike që e kanë imponuar rrethanat.
    Kisha katolike në këto momente po përpiqet të jetë urë ndërlidhëse mes dy realiteteve tona, islamizmit ndër shqiptarë dhe ortodoksizmit, kryesisht serbo-malazez. Ne po përpiqemi të japim kontributin modest për pajtimin e ndërsjellë në mënyrë që të krijohen kushte për dialog dhe jetë të përbashkët në paqe mes të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë.
    Ky është roli ynë historik dhe aktual, sepse me shqiptarët myslimanë jemi vëllezër në gjak, gjuhë, traditë, kulturë, me shekuj edhe me fe, ndërsa me ortodoksët jemi vëllezër të krishterë.
    Tani në realitetin e ri të krijuar në Kosovë, Kisha jonë po vazhdon të luan rolin e saj domethënës duke promovuar domosdoshmërinë për të bashkëjetuar të sotmen dhe të ardhmen, denjësisht me gjitha fetë. Ajo po ashtu angazhohet për të respektuar të drejtën e secilit për të qenë vetvetja, duke e respektuar të drejtën e çdo personi që të besojë atë që ia siguron mirëqenien e shpirtit, kulturën etnike dhe kundërshton çdo rryme destruktive, përçarëse e konfliktuoze, që do të mund të prishte bashkëjetesën.
    Me bindje të thellë, konsiderojmë se dialogu ndërkishtar, ndërfetar dhe ndëretnik është e mundësia e vetme për të krijuar dhe ruajtur mozaikun e kombeve, feve, gjuhëve dhe traditave të ndryshme në Kosovë e më gjerë në rajon.
    Të nderuar Zonja dhe Zotërinj
    Qëndrimi ynë lidhur me të ardhmen e Kosovës nuk ka ndryshuar asnjëherë, që nga vitet e nëntëdhjeta e deri më sot: Ne këmbëngulim se falja dhe pajtimi janë rruga e vetme që duhet ndjekur nga të gjithë që jetojnë në këtë vend. Vullneti i shumicës duhet respektuar dhe ky vullnet duhet mbështetur nga të gjithë faktorët, brenda dhe jashtë, që të mund të sigurohet paqja e qëndrueshme në këtë pjesë të Evropës.
    Në anën tjetër promovojmë pa ndërprerë se: Intensiteti i shpenzimit të energjive individuale dhe kolektive të shumicës, për të siguruar të drejtën natyrore të vetëvendosjes, arsyetohet vetëm kur do të shpenzohen të njëjtat energji në marrjen e përgjegjësisë për t’iu siguruar të gjitha pakicave, qofshin ato nacionale apo fetare: siguri të qëndrueshme, mundësi të barabarta, me “drejtësi dhe paqe”.



    Faleminderit për vëmendje!
    Dodë Gjergji, Ipeshkëv
    Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 20-02-2008 më 17:25

  6. #6
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Wink

    Dje, Parlamenti Evropian i mbledhur në Strasburg, dëgjoi fjalimin e ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili iu përgjigj kryesisht dy pyetjeve: së pari, nëse ekziston mundësia e radikalizimit islamik të Kosovës dhe, së dyti, nëse ka gjasa që të krijohet Shqipëria e Madhe.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga NoName Lexo Postimin
    Shqyrtimi i çështjes së Kosovës nga pikëpamja e Kishës Katolike në Kosovë


    Dëshmia e Imzot Dodë Gjergji në Strasburg
    Më 19 shkurt 2008



    Më tutje mund të themi se lashtësia dhe tradita e krishterë, pjesërisht ishte rrezikuar edhe me dyndjet e popujve sllavë, të cilët në trojet ilire gjetën një Kishë mjaftë mirë të organizuar. Kjo do të thotë, se popujt sllav nuk e sollën krishterimin në trojet tona, ata krishterimin e gjetën në mesin tonë.



    Faleminderit për vëmendje!
    Dodë Gjergji, Ipeshkëv[/INDENT]
    Kjo pjesa e cituar e deshmise me duket shume e rendesishme, kur dihet qe shume europiane historine tone e dine nga librat serbe.

    Ipeshkevit do ia deshiroja t`i permende me pak fjale ato 24-25 vite te historise tone te madherishme,kur Gjegj Kastrioti me shqiptare i perballoi me shume sukses
    ushtrise me te forte ne bote ne ate kohe-ushtrise otomane,tue e mbrojte qytetrimin europian nga ai aziatik.

  8. #8
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji për diskutimin në Parlamentin Evropian

    22.02.08


    Sot, kryeipeshkvi metropolit i Beogradit, imzot Stanislao Hoçevar deklaroi për agjensinë katolike Sir se shumica e manifestuesve kanë protestuar paqësisht dhe vetëm një pakicë ushtroi dhunën. Ka hapësirë për dialog, nënvizoi imzot Hoçevar. E pikërisht për dialog foli ditë më parë, edhe ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji në Parlamentin Evropian. Ai tregon sot për këtë takim, ku nuk munguan pyetjet e saktësimet e deputetëve të pranishëm.


  9. #9
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Ipeshkvi i Kosovës flet për impenjimin e Kishës katolike në këtë moment

    24.02.08

    U mbush një javë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, të dielën e kaluar, më 17 shkurt. Gjatë kësaj jave, të shumta janë shtetet që e kanë njohur atë, ndër të cilat mjafton të përmendim SHBA-të, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Italinë. Por këto ditë u karakterizuan edhe nga protestat e serbëve, të cilat nganjëherë kaluan në dhunë e shkatërrim. Po javës që kaloi, foli mbi Kosovën në një konferencë në Parlamentin evropian, ipeshkvi i vendit, imzot Dodë Gjergji. Pjesën e parë të intervistës së tij me kryeredaktorin tonë, don David Gjugja e transmetuam të premten. Sot ju ftojmë të ndiqni pjesën e dytë, në të cilën ipeshkvi imzot Dodë Gjergji ndalet në rolin e Kishës katolike në situatën e re kosovare:

  10. #10
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anëtarësuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Postime
    152
    Une jetoj ne Itali dhe, sinqerisht dhe si katolik, po mundohem shume te flas dhe bej te njihet Kosova drejtesisht. Duhet ama te them se simpatia e qarqeve katolike ketu shkon me teper drejt serbeve. I bej thirrje bashkatdhetareve te mi katolike ne Itali qe te mos lodhen se mbrojturi me kedo te drejten tone historike. Lexoni materialet e shumta te forumit (sidomos kete te fundit te Imzot Dodes) dhe shperndaini ato. Posa te kem kohe po e perkthej...

    O burra!
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •