..............................................http://www.peshkupauje.com/benazir-bhutto-vdes-ne-nje-shperthim/2007/12/27/
Ish Kryeministria dhe Kryetarja e Opozitës në Pakistan, Benazir Bhutto humbi sot jetën pas një atentati kamikaz gjatë një mitingu elektoral. Bhutto ishte rivalja kryesore e Presidentit Musharaf për zgjedhjet e 8 janarit. Vdekja e saj mund ta përkeqësojë situatën e nderë politike në kombin prej 165 miljonësh që disa e konsiderojnë një nga pikat më të nxehta të globit.
E rikthyer në Pakistan pas një azili politik Bhutto paraqiste alternativën civile karshi prejardhjes ushtarake të Presidentit Musharaf ndërkohë që Pakistani, me gjithë potencialet luftarake atomike, lëkundet midis një shoqërie demokratike dhe talibanizmit. Pakistani vuan nga korrupsion i theksuar, mungesë e lirisë së shtypit, anarki në rritje, klerikë me axhenda politike, feudalizëm dhe konflikte me Indinë mbi Kashmirin, të gjitha në një vend të pashkolluar. Fondet e shumta që përdoren për ushtrinë vonojnë demokracinë në Pakistan ku realisht vetëm 10% deri 20% e njerëzve dinë shkrim dhe këndim.
Krijoni Kontakt